Tuesday 18 October 2011

Topi dhe Topalli

Mer njerin plas mbi tjetrin mund te te pergjigjet dikush. Dhe ndoshta te dy duhen injoruar, si personazhe te dores se dyte, por edhe negative te politikes shqiptare. te dy ne menyra te ndryshme, por po aq te rrezikshem sa njeri dhe tjetri. Topalli ambicioze, e eger, konfliktuale, hakmarrese po e zgjuar, ndersa Topi injorant, i tarafeve, dembel, budalla, por i ekuilibruar. Te dy i perkasin "besnikeve" te Saliut te pas '97, kur vetem nje tufe me te pazote dhe anti-komuniste fanatike ndenjen ne gjemine e mbytyr te Berishes. Berisha i shperbleu te dy me poste ne parti e me vone me poste shteterore dhe ndersa Presidenti i ktheu kurrizin, duke menduar se ishte i afte te luante lojen e tij, Zonja e Ndryshkur, mbajti vijen edhe me te ashper se te Berishes, duke prere akoma me shume, rruget e bashkepunimit me cdo force politike, opozitare apo jo opozitare. Kane nje cilesi te mire qe nuk ju duhet mohuar. Te dy nuk jane perfolur per afera te medha korrupsioni, por jane mjaftuar duke ndihmuar miqte e tarafet, me te cilat mendojense mund te fitojne rolin udheheqes ne te Djathten ne periudhen post-Berisha.
Perplasjet e fundit, jane vetem dalja hapur e kontradiktave qe fillojne me se 4vjet me pare, para se Topi te zgjidhej President. Sigurisht, pervec ambicies per poste, mes tyre do kishte kontradikta nga vete filozofia qe kane(nese Topi ka te tille)dhe karakteret. Bamiri eshte nje tiranas modest, qe ka studiuar ne kohen e Dulles dhe qe ka shkuar mire edhe ne ate kohe , por edhe me vone me te gjithe. ishte kryesisht ne saje te ketyre cilesive dhe jo thjesht per inat te Rames, qe Nanua e "vuri" President. Xhozi eshte nje katolike armike qe ne lindje kunder komunisteve dhe muslimaneve dhe me e "terbuar" nga mosdhenia e te drejtes se studimit, ndonese ishte nxenese e shkelqyer. Me ambicien, vullnetin dhe cilesite e tjera te saj, Zonja e Ndryshkur do jete gjate ne politiken shqiptare. Jo e njejta gje do ndodhe me Topin, i cili tani e ka te veshtire te pozicionohet edhe ne qender, sepse nuk ka karizmen, qe duhet te kete nje udheheqes partie ne Mesdhe.
E megjithate, te dy i bejne hesapet pa "hanxhiun" Berisha, i cili ka qe prej '98, qe luan me te gjithe ata qe ka nen ombrelle. Ne fillim dualizmi ishte Topalli-Mustafaj per postin e Ministrit te Jashtem, te cilin, pasi u tall me te dy, Berisha ja dha Lul Bashes. Berisha po tregon t enjejten mjeshteri si Dulla, per te vene njerin kunder tjetrit ata qe ka nen vete. Dhe jo vetem qe nuk ka ndermend te largohet, por per t'i patur te mbrojtur femijet, nuk eshte cudi te ngreje ne forume Argiten.
E megjithate, asgje nuk mund te thuhet me siguri per shqiperine. Dy partite kryesore edhe mund te shkarthisen dhe te krijohen brenda 4-5 vjetesh 2-3 formacione te reja politike, sikunder ndodhi ne Itali ne fillimin e viteve '90. Egocentrizmi i Rames dhe Berishes, do shpjere ne parti te reja. Problemi eshte vetem ne klasa e pasur shqiptare. A eshte ajo gati te krijoje parti te reja dhe t'i likuidoje dy ekzistueset e molepsura keq. Kete nuk e di as une, as avokati im qe ishte ne Berlin dhe aq me pak Topi e Topalli.

No comments:

Post a Comment