Saturday 8 October 2011

Te parat komente pro-Xoxe qe kam hasur.

Nga te parat komente pro-Koci, qe kam lexuar, jane te Petro Markos ne librin e tij autobiografik "Bisede me rete dhe guret". Duke lene menjane ato c'ka thene Petroja ne favor te Xoxes, e qe lidhen me faljen e jetes dhe daljen nga burgu te shkrimtarit, ka nje bisede mes tyre ne Beratin e cliruar, ne kohen e formimit te Qeverise se Pare Komuniste, Tetor 1944. eshte pike nga me kycet ne Historine e Shqiperise, ku E. Hoxha shfaq per here te pare me mjeshteri talentin e tij prej manipulatori dhe pasi ben Autokritiken e famsme te Pleniumit te Beratit, mbetet ne Krye te Luftes dhe te Qeverise. Koci i shprehet hapur Petros qe ne Parti kane hyre njerez jo te mire dhe permend me emer Hoxhen si te dyshimte dhe pak te njohur ne rrethet komuniste.
Pas konfirmimit dhe paralajmerimit te S.Maleshoves, qe PKSH nuk eshte Parti komuniste si ato Franceze, Spanjolle e Italiane, ne te cilat kishte qene antar Petro Markoja, ky i fundit nuk aderon ne PKSH.
Por te rikthehemi ne Koci, si perfaqesuesi tipik i "komunisteve" injorante te Pazarit te Korces. Gjithnje me katurbulluar mendimi, qe si eshte e mundur qe shume shegerte apo zanatcinj korcare, te kthehen lehte ne kriminele dhe te ushtrojne terror gjate vitit 44 te luftes e deri sa arrestohen Koci dhe njerezit e tij ne MPB. er mua kaqene e veshtire t'i mbush mendjen vetes, qe injoranca e gershetuar me ziline e fukarait mund te shpjere dhjetra te rinj apo burra te nje qyteti te "bute" dhe te edukuar ne kriminele te pashpirt.Kete gje mund ta kuptoja per hajdute te kallepit te Riza Kodhelit, Agush Gjergjevices apo te plot leberve, qe kishin bandat e tyre te kacakeve ne mal dhe u lidhen me "Partine" per te pasur privilegje gjate dhe pas Luftes. Po si spjegohet  kjo tek Xoxe,.Pandi Kristo, Nesti Kerenxhi, Vaske Koleci, Kristo Themelko, Nevzat Haznedari, Zoi Themeli, Niko Ceta, Peco Nedelli etj.? Orientimi i jugosllaveve, deshira per hakmarrje per shoket e vrare, frika se mos ndanin pushtetin me te tjere apo ka dicka qe eshte shumfishuar dhe lene ne kurriz te tyre per te mbuluar egersine e Hoxhes, Bedri Spahiut, Mehmet Shehut, Hysni Kapos, Shefqet Pecit, Myslym Pezes, Myslym Ketes e te tjere njerezve me ndikim ne udheheqjen e Partise?

No comments:

Post a Comment