Tuesday 18 October 2011

Po troket i uruari..

PLAZHI NE VJESHTE


Une e di që vjeshta erdhi
Dhe askush nuk është më në plazhin e braktisur.
Varkat janë kthyer thellë në tokë
Rosat e egra diku fshihen,
Vajzat kolegjet kanë rinisur.

Dhe liqeni më pas është hequr,
Ndoshta dhe ai filloi të mardhë
Një ketër pa bisht ngjan i tukequr,
Nga pas e ndjek një pulëbardhë.

Guaca të bardha, sa shumë guaca
Kanë dalë vjeshtës në këtë breg
Mbrëmja po bie dhe si dy gaca
Nga larg ndriçojnë faret e verdh'.

Unë ec i vetëm dhe s'di ç'kam dashur:
Të puthja sytë e njomëzuar
Me lotët ende mbi qerpik,
A të shëtisja me ty këmbëzbathur
Plazhit të kripur përmbi tropik?

No comments:

Post a Comment