Tuesday 11 October 2011

40 vjetori i Universitetit te Korces (vijim)

Per vete natyren e tij Bujqesore, Instituti mbeti i izoluar dhe nuk pati ndonje rol ne jeten shoqerore apo kulturore te qytetit. Ndoshta edhe per shkak te natyres se terhequr te trupes pedagogjike, qe ishte e kenaqur me mungesen e kontrollit nga Partia dhe Pushteti lokal dhe gjithashtu shijonte komoditetin e rrogave te mira dhe oreve te pakta. Ndoshta here here, Partia ju kerkonte ndonje aktivizim per seminare apo per forma edukimi, por besoj se ky ishte maksimumi i angazhimit te tyre.
E njejta gjendje vazhdoi, kur Instituti u cvendos ne ish Shtepia e femijeve, ku eshte edhe sot. Ne krye erdhi Kico Kotonika(Igrasia) i cili vazhdoi te ndiqte te njejten politike "indipendence" nga rrethi dhe mbajtje maredhenie te mira me Ministrine e arsimit, e cila kishte ne dore gjithshka per Institutin. Per shkak te shtrengimit te te drejtave te studimit ne deget e tjera, ne Institut filluan te shkonin edhe studente te mire apo edhe shume te mire. Behet fjale per fundin e viteve '70, kur shume femije te dyte apo te trete, sidomos meshkuj, ishin te detyruar te pranonin agronomine, per mos shkuar ushtare. Mospelqimi i agronomise nuk lidhej vetem me faktin se do punoje ne fshat dhe me orar e pa orar, por me shume me rrezikun e emerimit ne zona te thella te rrethit ose edhe shume larg tij. Askush nuk donte te shkonte agronom ne Shishtavec te Kukesit apo ne ndonje fshat te humbur te Librazhdit. Ata qe ishin me fat dhe emeroheshin ne Ferma(NB) apo ne Kooperativa te medha dhe jo larg qytetit, shpejt do kuptonin qe agronom ne Shqiperine socialiste ishte disi me mire se te ishe inxhinier ndertimi apo miniere, bile edhe me mire se mjek ne nje fshat te larget. Ne vitet '70 e '80 te krizes per mish, bulmet e ushqime te tjera, agronomet jo vetem qe kishin me bollek per shtepite e tyre, por edhe i kishin xhaba.
Pra kishte nje permiresim ne kontigjentin e studenteve, gje qe do detyronte edhe permiresimin e trupes mesimore. E megjithate, per shkak se me te miret e cdo dege te UT qendronin ne Tirane, prane katedrave dhe Instituteve, ne ILB-ne e Korces, vazhduan te jepnin mesim pedagoge mesatare. E njejta gje vazhdoi ne fundin e viteve '80 kur rektor u be Ylli Manoku, ekonomist agrar, qe konsiderohej si kerkues dhe njeri qe mund t'i jepte shtytje Institutit. Ne nje bisede me te, per emerimin e nje pedagogu ne nje vend bosh, ai me beri te qarte, qe do preferonte nje burre me mesatare te ulet, ndaj nje gruaje me mesatare shume te larte, sepse i duheshin njerez per zboret, dezhurnet, punet prodhuese dhe grate e kishin te veshtire kete. I dhashe te drejte edhe pse Ministria me veshtiresi miratoi ing.Ilir Manushin si pedagog ne ILB, per shkak te mesatares te ulet. E permenda Manushin , se do luante nje rol me rendesi, si ai dhe te gjithe pedagoget e ILB-se ne "rrezimin" e Diktatures ne Korce dhe ne rajon.
(vijon)

No comments:

Post a Comment