Tuesday 4 October 2011

Le t'i quajme Mesatare!

Nuk eshte asnje nga miqte e mij komplet i tille. Nga pak e kemi te gjithe.

by Naumaq Mara on Wednesday, August 17, 2011 at 9:15am
MEDIOKRI

Po degjoj simfonine 25 te Moxartit( ne G minor thote ketu dhe nuk e di ne eshte si apo La minor) dhe mendja me shkon ne "Amadeus" nje nga filmat qe me ka pelqyer me shume ne gjithe kohrat. Flitet shume per ziline e Salierit dhe mundohet te paraqitet si cmira e krijuesit medioker ndaj gjeniut. Megjithate, une nuk e reduktoj Salierin tek mediokrit. Duhet t ekete qene shume i mire, per vete faktin qe kishte nje pozicion me rendesi si kompozitor i oborrit, ose edhe sepse e kuptonte thelle talentin e Volfgangut. Mendoj se asnjehere nuk duhen perdorur Salieri si sinonimi i mediokritetit ne krijimtari dhe i zilise qe sjell. E bera edhe une kete gabim nje jave me pare, kur shkruaja per trebeshinen. Pa dashje, ose nga deshira instiktive per te bere pershtypje.(Ne shtypin dhe tv shqiptare eshte fenomeni me i bezdisshem...Kompetente qe dalin e shesin porrdhe, te cilat per fat te keq ju mungojne...Se edhe te besh porrdhe duhet te kesh ngrene fasule e disa prej tyre e kane mendjen fare bosh.)
Ketu dua te shkruaj per mediokritetin midis vdeketareve te zakonshme si une e miqte e mij ne Fb dhe njerezit qe kemi perreth. Nuk dua te shkruaj per Kadarene, apo per ziline time e te te tjereve ndaj tij. E kam fjalen per ziline e pranishme ne jeten e zakonshme, ndaj arritjeve tona te rendomta, ndaj sukseseve modeste ne jete. Ekziston tek shume prej nesh, por disa e kane ne nje shkalle me te madhe dhe disa nuk jane ne gjendje ta fshehin. I nxjerrin menjehere zhabat, ne perpjekje per te fyer dike qe mund te kete patur me shume fat ne jete. Kam kohe, qe kam krijuar bindjen, qe per keto gjera nuk kemi faj. Ashtu jemi gatuar, diten e trete, atehere kur ngjizen genet. Ngjarjet e jetes, arritjet apo deshtimet, presioni i diktaturave apo perkedhelja prej tyre kane shume pak ndikim. Jo se nuk kane, por 95% eshte brenda nesh...e pandryshueshme...tmerresisht e tille kur eshte shume negative.  E paderman!
Nga qe takoj rralle miqte e mij te vjeter, te cilet edhe pse nuk me njohin dhembe e dhemballe apo anasjelltas, me dine dhe ju di historine e jetes, menjehere me bie ne sy nese e kane anen negative te mediokrit apo jo. Ziline dhe keqdashjen per te tjeret!
Ndonese e maskuar, here here me humor, ajo shfaqet ne bisede dhe sa me i afert eshte rreziku i konkurimit, aq me e papermbajtur shfaqet zilia.
Nese ju thua qe Filani ka ecur shume mire ne Boston bie fjala te thone:"Ua...sa mire...gezohem shume per te...po ai sikur s'ja thoshte per anglisht ose math ose whatever!"...te tjera marrezira degjon kur ju thua ne Amerike se Fisteku eshte bere shume i pasur ne tirane: sa mire...po c'ja do se ka nje femije te paralizuar!. Ju permend qe filania punon ne filan Ministri dhe e meriton se eshte e zonja e te thone:"Ka shoqe dashnoren e Ministrit" ete tjera te ketij lloji. Une e di qe ne Shqiperi shume gjera jane bere seprapi. Po nuk mun dte pranoj nje gje qe me thoshte nje medioker ziliqar ne Toronto qe te gjithe biznesmenet ne Korce ishin funderrina dhe kishin arritur nepermjet kontrabandes apo rryshfeteve. Nuk eshte aspak e vertete. Njoh shume prej tyre, edhe ne tregeti, por edhe ne biznese te tjera, qe jane njerez te zote e te nderuar. Sigurisht me me guxim se une, se kalonin nete doganave apo flinin edhe jashte ne Greqi, Bullgari apo Rusi per te bere biznes. Une preferoja te shkoja me 9 ne shtepi pasi kisha bere llogje mire e mire me Kajkun, Coken, Rikun apo Ferdin. Kete i spjegoja emigrantit ziliqar ndaj te pasuruarve. Asgje nuk vjen pa perpjekje ne sektorin privat. Duhet guxim, vullnet, ndonjehere edhe bytheputhje, por nese keto nuk i ben dot, ri urte dhe bej ate qe je ne gjendje te besh e mos llomotit kunder te tjereve qofshin te bukur si Bina, te pasur si Gigua dhe Irakliu, te sukseshem si Ilir Bibolli e Lad Bregu, apo te penes si Kallamata e te talentuar si pianistja Grapshi.

No comments:

Post a Comment