Saturday 29 October 2011

Kapteri i mire Vitik.

Ai lindi vetem 3 muaj pasi kishte dale ne kinemane e vetme te qytetit filmi "Beteja per Romen". Bile duhet thene qe prindrit e tij, e kishin pare filmin ne kinemane verore, sepse ne seancat e dites, kur luante ne godinen kryesore, pihej duhan brenda salles nga adoleshentet qe blinin bileta pesembedhjetlekshe. Ishte femija i pare dhe ata nuk donin te lindte me ndonje deformim te shkaktuar nga tymi i cigareve "Dajti" e "Berati", qe ishin me te lirat e tymoseshin nga te rinjte. Bile ishin gati edhe te sakrifikonin filmin qe po bente buje, per intrigat ne oborrin e Romes dhe ne cadrat e barbareve dhe sidomos per dashurine e Xhulias me Totilan. Fati e solli qe nje shok i te jatit humbi krejt papritur gjyshin 88 vjecar dhe ju dha dy biletat e tij, pasi i porositi qe mos ja tregonin fundin e filmit.
E pikerisht atje, ne stolat dru-metal te kinemase verore, gjate planeve per beteje dhe intrigave te xhucmaxhucit Narses, ajo mbeshteti koken ne supin e te shoqit dhe peshperiti: "Le ta quajme Vitik!" Ai ja largoi koken, se mund t'i shihnin jo vetem ata qe kishin prapa, po edhe flimshikuesit pa bileta, qe mbusnin ballkonet e pallateve prane kinemase verore. "Vitik?...po si tingellon Vitk Kocina? ...si te duash. Do merzitet plaka se do thote, perse nuk i vini emrin e babait, po do i themi eshte me mire Vitik se Kocian apo Kociol." "te dua shume "i peshperiti ajo dhe nuk folen me. Ne rrjeshtin e pasem, dikush kishte leshuar nje shshshshshhsheeettt te zgjatur.
(vijon)

No comments:

Post a Comment