Zhgenjime dhe parashikime.

by Naumaq Mara on Monday, August 15, 2011 at 3:49am
I ndikuar nga bumi i ndertimeve, rreth 2002, bisedoja me nje koleg sllovak, per mundesine e terheqjes te ndonje investitori kanadez per te ndertuar ne Tirane. Sllovaku po projektonte per ndertime ne Bratislave, Varshave dhe Zagreb. Me pyeti se si funksionon dhe cili eshte Kryetari i Bashkise. Ja pershkrova me ngjyra te ndezura, sic kisha lexuar ne gazetat online dhe degjuar nga disa kolege, te cilet projektonin ne Shqiperi dhe kishin familjet ne Toronto. "C'motive e shtyjne"-me pyeti. Eshte egocentrik dhe i etur per pushtet, por jo i korruptuar i thashe. Tundi koken dhe e kuptova qe nuk me besoi, por me vete thashe qe askush nuk e beson Ramen ekcentrik. Vetem ata qe e vleresuan ne Kryebashkiaket me te mire e dine se sa i vecante eshte.
Ne shtator te 2003, pas nje ftese per bashkepunim, vrapova te projektoja ne Tirane. Qe javen e pare, disa shoke te mencur, me spjeguan se kush ishte Rama dhe se si funksiononte projektim-ndertimi. Nuk ishte thjesht zhgenjim. Mendova qe me daljen ne role kryesore te njerezve qe per korrupsion ja kalojne Metes dhe Nanos, situata ne Shqiperi do vije duke u keqesuar. Ne korrik 2004, pas disa projektve dhe ecejakeve, e kuptova qe politikisht, Shqiperia ishte ende ne vitin '97, per te mos thene me prapa. Rama, per mua, sidomos pas fitores ndaj Meidanit ne PS, u be rreziku kryesor per vendin, bile me i madh se rreziku Berisha. Sjkrojta disa here per te ne shtyp e sidomos ne nje forum online te drejtuar nga Kokedhima-nip, ku i thurreshin lavde. Per fat te mire, ende sot jane online dhe mund te shikoj nese kam qene ne gjendje te parashikoja dicka apo thjesht shkruaja me mllef kunder Edvinit. Shkrimet jane me "nofke", por ju them qe jane te miat. Kam mes miqve ketu, t epakten 2 shahite, qe i kane lexuar para 4 vjetesh. I meposhtmi esht epostuar me 23 korrik 2007.

Shkelqimi dhe renia e shokut Eduin!

Si shume paradokse te vendit tone te gjore(prej 80 vjet me pare disa te huaj,njohes te mire te Shqiperise e therrisnin mes tyre Absurdistan), e Majta Shqiptare ka ne krye te saj nje njeri qe s'ka asgje te perbashket me idealet e se Majtes Europiane.Ky eshte Edvin Kristaq Rama.
Ish-basketbollisti i Dinamos dhe pedagogu eksentrik i Institutit te Larte te Arteve,u shfaq ne jeten politike shqiptare me rivelacionet e guximshme kunder Enver Hoxhes,ne vitin 1991.Gjuha e tij e ashper dhe e drjtperdrejte kunder fenomenve me te felliqura te Diktatures,ngjalli admirimin e mases te te rinjve ,qe kishin vite qe flisnin me njeri tjetrin,per te njejtat gjera.Disa muaj me pare,ne dhjetorin e 1990,kur ishte ngjitur ne Qytetin e Studentit si shume pedagoge te tjere,Rama nuk i ishte bashkuar grupit udheheqes te PD te posaformuar,pasi shihte se vendet drejtuese tashme ishin zene.
Rama vazhdoi te shkruaje dhe te flase ashper kunder Ramiz Alise dhe sherbetoreve te tij,duke qene ndoshta pena me ekstreme ne goditjen e komunizmit te perenduar.Keshtu,ne rrethet politike dhe intelektuale te Tiranes,E.Rama cilesohej si intelektuali rebel dhe radikal,por e pamundur per tu perfshire ne PD,si pasoje e drejtimit autoritar te S.Berishes.
Prej vitit 1993 deri 1997,Rama u perqendrua ne shkrimet e tij ne goditjen e DOKTOR RRUMPALLES,se bashku me miqte e tij te ngushte Blendi Gonxhe(i mbetur jashte strukturave te PD,ndonese i njohur ne Levizjen Studentore)dhe Ardian Klosi.Te tre manifestonin hapur pakenaqesine e te mbeturit jashte politikes,ndonese mendonin qe kishin dhene shume per DEMASKIMIN e Diktatures dhe ishin shume me te afte se bashkepuntoret e Berishes ose se ai vete.Shkrimet shume te guximshme,i kushtuan Rames armiqesine e hapur te Berishes,qe arriti deri ne rrahje ne vitin 1996.Ndonese i hapur kunder formave "komuniste"te drejtimit te Shtetit dhe te PD nga Berisha,Rama asnjehere nuk tregoi ndonje inklinim nga e Majta.Kjo deri ne vitin 1997,kur ne Skenen Politike u rikthye nga Burgu Nano.
Fatos Nano,ne perpjekje per te futur ne krye te qeverisjes se Majte(dhe per ti mbyllur gojen)takoi ne France dhe i ofroi nje vend ne Qeveri Piktorit-gazear Eduin Rama.Rama pranoi te behej Minister i Kultures dhe kjo shenoi futjen e tij zyrtare ne qarqet e larta te politikes.serish ai mbeti i papozicionuar dhe me nje prirje radikale-antikomuniste.Zv.minister te Kultures beri krahune tij te djathte Blendi Gonxhe.Rama ndryshoi mentalitetin e punes te Institucioneve Kulturore dhe beri me aktive ne Ministri te drejtuar per disa vjet nga ministra medioker.Kjo beri qe Nano t'i fronte nje tjeter sfide te veshtire-drejtimin e bashkise me te Madhe te vendit,qe deri ne ate kohe kishte lejuar transformimin e keq te Tiranes.Kryetari PS mendonte me nje gur te vriste 2 zogj.Ose te permiresonte rrenjesisht gjendjen e Tiranes dhe t'i shtonte kredine Partise se tij,ose ne rast deshtimi,te fajesonte nje person jashte Partise.Por i kishte bere jo mire hesapet.Egoisti i palodhur Edvin zgjidhi nje nga problemet me te komplikuara te Kryeqytetit.PASTRIMIN E KIOSKAVE.Me kete fitoi impatine e pjeses dermuaese te qytetareve dhe ngjalli shpresat per ardhjen e nje brezi te kulturuarish ,qe mund te ndryshojne faqen e Shqiperise.Pak diheshin aferat e pista qe kishte filluar ai dhe Gonxhe,te cilin tani e kishte mare si N/kryetar te Bashkise.
Pas entusiazmit te njerezve per punet e Ed Rames ne kryeqytet, shpejt dolen ne siperfaqe rryshfetet e perbindshme qe kerkoheshin per miratim sheshesh ndertimi per banesa. Megjithate Rama vazhdonte te punonte pa u antaresuar ne PS dhe duke i quajtur socialistet,"nuk jeni ashtu si duhet,por prape jeni me te miret". Dukej, qe Eduini po luante me karten e te pavarurit,per te ndryshuar krah,ne rast se Berisha largohej nga kryesimi i PD-se. Kjo deri ne zgjedhjet e dyta per Kryetar Bashkie,kur u kercenua nga Nano,qe zgjedhja e tij mund te hidhej poshte nga Gjykata Kushtetuese. Ne ate moment EDUINI U DETYRUA TE ANTARESOHEJ NE PS.Ketu fillojne perpjekjet e tij per tu ngjitur ne maje te Kupoles. Nuk eshte ne natyren e tij t'ju bindet te tjereve dhe duke gjykuar,qe elektorati i varfer ne Shqiperi do votoje gjithmone PS-ne,e konsideroi si oportune per karrieren e tij politike.Tashme Rama eshte nga njerezit me me pushtet ne Shqiperi,nga me te pasurit dhe me nje mbeshtetje te fuqishme nga pronaret e gazetave,qe bejne gjithashtu ndertime.Nuk i mbetet gje tjeter,vec te provoje kandidimin per Kryetar te PS-se.
(vijon)