Wednesday 12 October 2011

40 vjetori i Universitetit te Korces (vijim)

Fundi i viteve '80, e gjeti Institutin me disa dege, me studente mesatare dhe me nje trupe mesimore te permiresuar, por ende larg nivelit edhe te Institutit te Shkodres e jo me Universitetit te Tiranes. Pedagoget e rinj, kishin nivel me te mire se te paret, por perseri vinin nga niveli i dyte i studenteve te universitetit te Tiranes. Gjithashtu, me ndryshimet ne ekonomi dhe tejngopjen e vendit me agronome apo specialiste te tjere te sektorit, vete ekzistenca e Institutit vihej ne dyshim. Eshte interesante, se si mes ish sekretareve te rinise, AGBV-ve dhe antareve te Partise se Punes, deri ate kohe te pandjere ose te njohur per "peqelepeizem" lindi berthama e deges se PD-se ne Korce. Ne krye inxhinieri hidroteknik Ilir Manushi i njohur qe ne gjimnaz me nofken Uriah Hipi. Me vone, ne kryesite e PD-se ne rreth do vinin Elfrida Dhamo, sekretare e rinise te THGermenjit e ndoshta edhe antare partie, e cila u be prefekte ne vitet 2000, apo Berti Damo, ish antar partie, i cili u be Kryetar Bashkie nga PD, ne vitet 2003-07. Karrieren me te shpejte e pati inisiatori Manushi, i cili u be deputet dhe Minister Nderimi ne qeverine e pare te PD-se, por qe u largua shpejt prej saj, per shkak te marjes te rryshfeteve ne menyre idiote. Karriera e metejshme e tij u nderpre edh ekur u larguan bashkepuntoret e Sigurimit nga listat per deputete.
Dua te them, qe katedrat e Universitetit te sapo krijuar te Korces, ishin plot me nxenes te dores se dyte te gjimnazeve, por me ambicie per pushtet dhe duke perfituar edhe nga kontigjenti i dobet i studenteve te Institutit dhe lendet e lehta, kishin arritur nje mesatare te zinin nje vend si pedagoge. I ftuar nga Edi Joxhe(i vetmi njeri me mend ne ate trupe pedagogesh) mora pjese ne nje mbledhje te nje te ashtuquajturi Keshilli Qytetar te Universitetit, ku do jepeshin mendime per te ardhmen dhe strategjine qe duhet te ndiqte Universiteti per tu rritur e forcuar. Rektor i posazgjedhur ishte Dhimitraq Skende, nje nxenes jo shume i mire i vitit '57 te Themistokliut. U cudita me cektesine e mendimeve qe jepeshin, thua se askush nuk dinte se c'behej ne dynja. Me Skenden, pata edhe me vone nje pervoje shume zhgenjyese, kur dy gra katolike me influence nga Malta, vizituan Korcen ne perpjekje per te ndihmuar institucionet, ndoshta edhe me qellimin e fuqizimit te katolicizmit. Vec nje vizite ne Malte, Skende nuk mori asgje per Universitetin megjithese ato ishin shume te gatshme, ndersa pas perpjekjeve te pakursyera te Petrika Pllahes, u hap kolegji "Preka" (shkolla e Maltes) e cila eshte nga dhuratat me te mira te huaja per Korcen.
(vijon)

No comments:

Post a Comment