Saturday 22 October 2011

Ti i trembesh mbremjes

TI I TREMBESH MBREMJES


Ja ashtu hyra unë tek ti,
Këmbëzbathur mbi rërën e bërë njësh nga uji
E përsëri e thatë ndjehej
Guacat e bardha me kujdes kaluar
Nën dritën e diellit që kish' nisur të zbehej.

Ti nuk kishe nevojë për mua
Dikë po prisje e ai nuk vinte
Nuk doje të dëgjoje:
-Të dua!
Nuk doje mbrëmja të binte.

Se mbrëmja të tremb dhe të shtyn drejt meje
Pa më njohur,
            As parë,
                        As dëshëruar,
E në shtrat bëhemi një
             Gjithë mish e deje;
Si të krisur puthemi
            Të padashuruar.

No comments:

Post a Comment