Sunday 9 October 2011

Largimi i Ramizit.

Ne menyre te papritur, u nda nga jeta Ramiz Alia. Ndoshta ka patur kancer ne mushkeri, se ishte i shtruar ne Sanatorium kur ndroi jete. Them papritur, se me kishin thene qe gezonte shendet te plote e bile dilte shetitje i veshur sportiv me xhinse "Prada"!
Ikja e nje deshmitari kryesor, te shume ngjarjve te 70 viteve te fundit, ka bere te ndjehen te lehtesuar shume personalitete shqiptare duke filluar me Nexhmijen e duke vazhduar me Kadarene, Agollin, Xh. Gjonin, Blushin(Atin), Nanon, Berishen, S. Pellumbin e shume te tjere. Me siguri, Alia ka qene i "betonuar" me informacione me rendesi rreth tyre, gje qe e bente te mos e preknin dhe te shijonte i qete pleqerine.
Ramizi u largua pa kerkuar te falur publikisht, per fajet e Diktatures dhe per fajet e tij. Megjithate, ne nje fare menyre ai kerkoi falje me veprimet e kujdesshme qe parandaluan krime me te medha, ndonese motivet ishin shpetimi i vetes dhe i femijeve.
Babai e kishte njohur, ndoshta ne fundin e '45, kur Alia ishte kthyer nga lufta ne tokat jugosllave dhe kishte nisur si sekretar i dyte i BRASH-it. Mua me kishte permendur disa here qe ishte i zguar dhe pozitiv, dhe une kisha krijuar simpati per me te riun (por me floke te rena), mes antareve te Byrose Politike.
Por si mund te rezistonte gjithe ato luftra per pushtet, spastrime grupesh, vrasje shokesh nje njeri i zgjuar dhe pozitiv? Si duket, kjo kishte te ente me dy cilesi kryesore te ti, te cilat e shpetuan deri ne fund, ndonese zyren e kishte ne te njejtin korridor me Dullen dhe shpesh here kishte treguar qe ishte liberal. Servilizmi dhe te qenit "mosmirenjohes". Kete cilesi te dyte, babaj ja kishte thene mamase dhe jo ne te tjereve. Ne e dinim, se ai ishte nje shok i rinise i Andonit, ku mund ta perplaste koken po qe se kishte ndonje hall te madh. (Per te drejten e studimit tende deri ne Ramizi do shkoj-me pat thene me 1979.)
Me pat bere pershtypje, kur u martua ime moter me 1981, babai ishte mire me shendet dhe shume i gezuar. Me shume gjera te dasmes u mor vete dhe sidomos me ftesat. Per cudine tone(dhe zemerimin e mamase) ftoi per vizite ose dhe per darke nje numur nga Byroistet qe kishte njohur mire, qe fillonin me Ramizin e vazhdonin me Haki Tosken, Rita Markon e te tjere me te vegjel si Pirro Kondi e Behar Shtylla. Telegram urimi nuk dergoi vetem Ramizi dhe Pirro Kondi, te dy me te njohurit me babane dhe i dyti edhe e kishte ndihmuar shume kur ishte Sekretar i Pare ne Korce ne fillimin e viteve '60. Kishin frike nga ftesa e nje shoku qe ishte perjashtuar nga Partia apo ishin edhe mosmirenjohes?
Ramizi u largua bashke me shume gjera qe ndoshta i ka lene te shkruara, per te patur deri ne fund femijet e mbrojtur nga pushteti ne Shqiperi dhe ndoshta edhe pa brerje ndergjegjeje. Mbase njerezit qe ngrene doren per t,u pushkatuar shoku i ngushte apo i afermi, nuk kane ndergjegje. Megjithate, tek ai, me vone duhet bere nje lloj profilizimi psikologjik, i cili lidhet me nje femijeri pak te dyshimte, nje lloj femije gjysem ilegal e vazhdon me lartesimin drejt pushtetit dhe me martesen me nje grua fisnike si Semiramis Xhuvani.

Perendia te ndjefte sho Ramiz!

No comments:

Post a Comment