Friday 21 October 2011

Persiatje rreth Qytetit te Nofkave(Mbyllje)

Kete shenim te fundit rreth Qytetit te Nofkave dua t'ja kushtoj nje korcari te shquar dhe teresisht korcar ne cdo qelize te tij: Pirro Kasatit ose meqe jemi ne nofkat-Pirro Tymit.
Pas babait tim, nuk kam njohur njeri tjeter aq te apasionuar pas Korces dhe vlerave te saj dhe me deshire per t'ja treguar gjithe botes. Tek ai kam pare te misheruar cilesite me te mira te korcareve: punen me perkushtim e sakrifice, humorin e shkelqyer, respektimin e ligjeve, jeten ne nje rreth te gjere miqsh edhe shokesh. Gjate 3-4 muajve te vitit 1984, qe kam ndenjur pas tij per punen e Muzeut te Sportit, kam qeshur si kurre ndonjehere, kam mesuar c'do te thote te duash qytetin me fanatizem, kam pare se c'eshte perkushtimi, por pa e lene pas dore edhe familjen. Edhe nje gje tjeter me bente te ndjehesha mire prane Kasatit,- ishte me rremujaxhi se une. Ai donte te tregonte me Muzeun e Sportit, qe Korca eshte e para jo vetem ne Pune, Ndershmeri, Kulture, Humor , po edhe ne Sport. Sigurisht, materialet e tij ishin kryesisht rreth  periudhes 1900-1939, kur edhe ka lulezuar qyteti.
Po le ti kthehemi humorit te Korces , te Pirros dhe detyrimisht nofkave. Ka nje lloj legjende, qe per mua eshte teresisht e gabuar, se Shkodra eshte qyteti i Humorit. Kam hyre e kam dale ne ate qytet per gati 15 vjet. Nuk kam qeshur kurre aq sa kam qeshur ne Korce. Dhe detyrimisht nuk kam qeshur sa ato muaj pas Kasatit. Nuk e shtoj qe gjithe ate kohe kisha dhimbje muskujsh ne pjeset e poshtme te brinjeve. Bota e Sportit, te cilen Pirro Tymi e njihte mire, kishte qyfyre nga me te larmishmet, personazhe nga me te cuditshmit dhe nofka nga me te bukurat. Kasati ishte nofkevenes i lindur. Nje pjese e mire u vune ato muaj dhe mbase s'i di me njeri, por une i kujtoj gati te gjitha, se ja u kam treguar ato kohe dise here shokeve te mij te ngushte.
Mernim shpesh pas edhe Niko Burden te zmadhonte fotot e vjetra dhe degjoje "Hajde Burdullak kokemadh, retushoja nje cike hunden Mishel Hundes(Cicos)" ose "Ja edhe Llambi Shemshedin Agabegu(Llambi Sheshmini) ne vrapim se gjati." Kur shkonim te takonim Petrika Konomin, qe ishte ate kohe i madhi i Sporteve ne rreth theshte "Veme ca ne ai qe fle 25 ore ne dite. Mire xhanem 24, po ate nje ore shtese ku e gjen?"....Une qeshja me lot dhe e ndiqja gati me vrap Pirin(tjeter nofke e tij)qe ishte gjithnje ne nxitim. Shefin e arsimit Kico Melon e quante Shmelci,shefin e revizionit Ilo Prodanin "kapelja me sumbull", kamarierin Niko Nasto-Niko Nastobeu, per te ndjerin Nesti Kostani, te cilin e kishe mik, e quante here here "kapelisti", "ai qe kaperxeu murin" ose "traktfshehesi ne stomne", ne varesi te historive te Luftes te sajuara nga Kasati dhe te imagjinuara si te verteta nga Nesti.
Per te qeshur, gjate punes per Muzeun, me bente edhe kur me fliste per nje profesorin tim dhe babane e shokut tim, te ndjerin Pandi Balli, per te cilin kisha edhe respekt edhe nje lloj drojtje. Per te mbaruar Muzeun ne Kohe dhe duke qene qe Piri ishte rremuje dhe donte te bente 200 njera njekohesisht, pjesen e Muzeut para 1900 ja caktuan Pandit.Ai kisht dore per shkrime dhe vizatime, po aq sa kishte qene sportist, trainer dhe komentator sportiv. Ne nje nga stendat e tij kishte shkruar "Ne vitin 1886, ne rreze te Moraves u zhvillua gara e pare e hipizmit, nga Mborja ne Boboshtice". Pirua me theshte menjane:"Ja dhe Pandi Dardhari tipik. Ku e gjeti ky kete qe eshte bere gare me kuaj ne rreze te Moraves? Dhe mu ne rreze, as me lart e as me poshte, atje ku vetem zhavorr ka e s'ka kale qe te rende se per 200 metra i prishen thundrat!!!" Une qeshja fshehurazi, se nuk doja te merzitej profesori.
Sigurisht, ndonje nofke me kishte vene edhe mua, se nuk kursente asnje, perfshire ketu edhe familjaret e tij. Tevoglit nga djemte e tij i therriste "O Dorion , o beberruge".
I shkrojta te gjitha keto, per te thene qe nofkevenia nuk eshte nje fenomen negativ. Kur perdoret nga njerez zemergjere si Pirro Kasati, krijon vetem nje klime te shendetshme humori dhe afrimi. Dashakeqet i perdorin per te prosvalur dhe sidomos e bejne kete pas kraheve. Humori i Korces nuk ka qene prosvales. Ka qene kritik, i holle dhe me nje gjuhe teper te larme. Sigurisht nuk ishte ai i Estrades se Korces, per te cilen mungonin edhe shkrimtaret e humorit, por sidomos aktoret, te cilet, me perjashtim te te ndjerit Prodani, nuk te benin per te qeshur as ne skene dhe as jashte saj.
Naum Llomotitografi
PS. Llomotitografi eshte i kopjuar nga nje perkthim shume i mire i "Aventurave te Dinpakut" te N. Nosov. Nuk di nese eshte perkthimi i Kutelit, por sidoqofte, perkthimi shume i mire i nje libri te bukur per femije.

No comments:

Post a Comment