Esse mbi Kandaristat.

by Naumaq Mara on Sunday, September 25, 2011 at 7:47am
Nuk di nese peshoret ndryshojne nga vendi ne vend. Po qe se do hyje ne hollesi profesor Klodi, ndryshimi i tyre do jete plotesisht i argumentuar me lartesine nga niveli i detit, zonat nafte apo metal mbajtese, vrimen e ozonit dhe shume elemente te tjere shkencore, te provuar dhe teorikisht te balancura. "Normal" thone ne Tirane"behte fjale per peshore dhe cdo gje duhet te jete teorikisht e balancuar." Edhe une qe ja futa kot, do filloj te besoj, qe termi "teorikisht e balancuar" eshte nje gjetje e bukur dhe kontribut i imi ne fushen e Peshematjes.
E gjithe kjo esse, qe pati si shtytje ditlindjen e nje shoku, si dhe nje date qe pashe dje ne FB, mund te mare drejtime te paparashikuara edhe nga une, se kur filloke te persiatesh rreth peshimit, edhe ato 20 drehem mend qe ke, te reduktohen ne 18.
Do e filloj me metoden klasike, e perdorur qe heret ne Shtetin shqiptar, por qe eshte paraqitur ne menyren me koncize nga ekonomisti me peshe te rende trupore e mendore, i famshmi ekuilibrist ne sistemin e debi-kredive, balancuesi i jetes mes shifrave dhe asaj teatrore, sabotuesi me peshe i proceseve gjyqesore ekonomiko-politike te regjimit, Petrika Kozari. The Kozari dikur tha: "Pak histori" e vijoi me historite e vicave te NRGJ-se, ku ishte shef finance. Po e perdor edhe une duke i njohur autoresine The Petrikas.

PAK HISTORI

Mbaj mend, qe per here te pare ne peshore, me ka vene edukatore Mahmudia ne kopshtin 10, ku ne ndryshim nga kopshtet e tjere, ne kishim nje peshore te vertete te importuar. Ndonese ka njerez qe me heqin nga nje vurce te papeshuar ne lidhje me kujtesen time qe vallah, nuk ka kandar ta ngrere, une kembengul qe nuk jam aspak modest, kur them qe ajo eshte e para qe kujtoj. Nuk me kujtohen peshimet e shpeshta ne cerdhe. Konsultore dhe aq me pak Peshimi i Pare, qe duhet te jete bere nga mamaja e Tomit, se ka qene ajo qe me ka pritur dhe ka kembengulur te pergenjeshtroje zerat ne vite, se gjoja une "kam nxjerre ne fillim kembet".
Po le te kthehemi ne Libra, arsyeja e tastierimit(is that a word?) te essese. Nuk kujtoj te kem patur me te afert se nje kusho-koleg te kesaj shenje. edhe ai ka patur ulje e ngritje te llahtarshme ne peshe, te shkaktuara kryesisht nga puna e paekuilibruar ne zonat naftembajtese te Patos-Marinzes. Pikerisht ne ate pune kishte njohur edhe nje kolegen time, e cila ngriti ne art shkencen e Peshematjes, ne saje te perkushtimit, balancimit interes vetiak me ate te pergjithshem dhe mosfoljes asnjehere pa i peshuar fjalet. Ndoshta edhe ajo eshte e shenjes se Peshores.
Flitet qe te gjithe Peshoristat apo per t'i c'mitizuar le t'i quajme Kandarista(jo Kadarista ju lutem), jane te mencur, besnike dhe shume te permbajtur. Une nuk dua as ta mohoj dhe as ta pohoj, e aq me pak ta kontrolloj me peshoren e farmacistit, kete gje te lexuar ne rubrikat me germa te vogla te Horoskopit. Eshte e pamundur, se nuk ka te dhena per te tilla hulumtime me peshe, si mund te kishte psh, per ushqimoristat(is that a good translation for nutritionist?)ne vitet '60, kur vec peshorimit ne peshoren e mahmudise, nje here ne muaj na vinin edhe mbi nje pallanxe, ne magazinen e kopshteve, atje ku sot ngrihet madheshtor pallati Qylaf-Pellumbi, deshmi e gjalle e ekuilibrit politik te se Majtes e te Djathtes ne Shqiperi. (Uau...edhe ne ky kombinim kaq i bukur, qe te kujton pellumbat callmbufkebreke, nuk me kishte shkuar mendja kurre me pare...Mire thote Saliu ne anglisht: Mos thuaj kurre, qe s'behet kurre, se nuk je burre!) Gjithashtu ne dem te hipotezes eshte mendimi se si 500 milion njerez ne bote mund te jene te gjithe te mencur, besnike e te permbajtur. Kush m... i nis luftrat atehere? Shurroret?
(vijon)