Monday 17 October 2011

Sa burre i mire ky Drejtor Agolli!(ta mbyllim se na lodhi)

Ne kembim te detyres drejtuese qe i dha udheheqja, edhe pse Zylon ja kaluan ne gjysem ilegalitet, Driteroi shkroi poemen madhore, te cilen e quante "Bageti e Bujqesi" e Shqiperise socialiste, por qe nuk ishte gje tjeter vec Historia e PPSH ne vargje. Nene Shqiperi u botua si fragmente ne Zeri i Popullit me 1974 dhe pak me vone doli si citatet e Maos, si liber me vehte. Ishte taksa(po perdorim shprehjen e Malos qe i pelqen edhe Drejtorit) qe krijuesi i perkedhelur i paguan Monarkut. Po ishte nje takse teper e peshtire, qe permbante edhe vargje si "sic flaku Xoxet, Lubonjet, Pacramet,/ rrufjanet e tjere politike". Dhe te tjerre rrufjane politkike priteshin te shkonin para karabinave, bile disa prej tyre, si ushtarakaet madhore, u fol se u ekzekutuan me "lanchafiamma".
Vertet qe duhet mbijetuar ne nje kohe terrori dhe sidomos kur je prane zjarrit duhet te mbrohesh me cdo menyre. E megjithate, Driteroi vazhdoi rolin e 'burrit te mire me te tere" edhe pasi Dulla na la shendene dhe Ramizi i zbuti gjerat e hapi rruget per ndryshime. Po edhe ne kete kohe, si tregohet nga vete "disidenti" Kadare, kur Ismaili e pyeste Driterone se nga do e mbaje timonin Ramizi, pergjigjiet e tij ishin, qe R.Alia ishte i pavendosur e njehere kthehej nga Turqia, e njehere nga Rusi e njehere tjeter nga Perendimi. Driteroi gjithashtu si Kadareja, priste nga do kthehej timoni, per tu orientuar ne pozicionet e reja, te cilat mire ishte t'ju shkonin pas shtatit te tyre liberal.
Per fat te keq, edhe njeri edhe tjetri, ndonese ishin te informuar se c'behej ne bote dhe kishin jetuar jashte apo kishin vizituar shume vende te Lindjes e Perendimit, u munduan te behej nje kalim i bute dhe tranzitor, ne te cilin te vazhdonin te mbeteshin te privilegjuar. Driteroi kishte aq mend sa ne mitingun kunder atyre qe hyne ne amabasada te nxirte Kico Blushin dhe nuk di nese u propnoncua kunder tyre si shume te tjere, por 3 muaj me vone, ne konferencen e talenteve te Reja ne Korce, kur kishte mare flaka catine dhe edhe Kadaruku i kishte lene pendet, ai vazhdoi te mbeshtete Partine. Nje poeti te ri, qe kerkonte te kishte kushte me te mira jetese, se si mund te shkruhej kur cdo gje ishte me tallon, Drejtori i Shkrimtareve ju pergjigj "derrat mbahen ne stalle per tu majmur. disa nga kryeveprat e letersise dhe arteve ne bote, jane bere nga artiste qe vuanin urie". Dhe ishte fundi i vitit '90, e akoma nuk kishte mendje te ndryshonte ky burri i mire Drejtor Agolli!
Per mos u zgjatur shume me miresite e tij para ndryshimit te sistemit dhe per te shkuar drejt mbylljes, i rendesishem eshte nje fakt qe lidhet me te vetmin rast, kur Driteroi tregoi gjithe mencurine dhe trimerine e tij. Ne diskutimin e tij ne Kong. e X te PPSH, qe ndroi perfundimisht kursin, Agolli e nxori shpaten kunder Diktatorit dhe u mor me hyyyja nga veteranet dhe te tjere militante nga kooperativat bujqesore, fushat naftembajtese dhe ushtria. I revoltuar driteroi e braktisi Kongresen me fjalet "Ju nuk rinovoheni!", por nuk e braktisi Partine. Sipas deshmive te sotme te Xhelil Gjonit, ai kerkoi me ngulm te mbetej ne organet drejtuese te Partise dhe mundesisht te manipuloheshin edhe votat e delegateve qe e kishin marre me "hyja". Mbeti socialist, partiak dhe deputet. Dhe vazhdoi me dervishizmin e tij pozitiv, qe sigurisht eshte me i mire dhe me i pranueshem se mashtrimet e Kadarese.
Sot Driteroi shtyn ditet e mbetura pa alkol, duke dhene mendime per Shqiperine dhe politiken, e duke luajtur rolin e te moderuarit, i cili i ka dhene dore per te qene i pelqyeshem nga te gjithe. Sigurisht qe ka nje doze te mire pozitiviteti ne figuren e tij. Ai di te heshte edhe kur i preken interesat apo e pergojojne. Filozofia e tij, i ngjan asaj te te moderuarve te Lindjes, qofshin muslimane, cifute, hindu apo budiste. Nga veprimet e tjera ne heshtje, ka qene mbeshtetja qe i ka dhene hapur Rames, ne kembim te ndonje leje ndertimi per dhendrin e te tjera te bera nen driten e diellit apo ne hijet e baneses se tij. Dhe i ben me marifet dhe pa u perlyer D. Agolli. Per te miren e Shqiperise, Sadijes dhe femijeve! Ndaj te gjithe e duan dhe e urojne Drejtorin ne kete pervjetor. Te gjithe ata qe do i bezdiste Migjeni, sic i bezdis ne Kosove, nje tjeter Gjeni shqiptar, Rexhep Qosja! Edhe shume vjeshta e vjelej te tjera Dritero!

No comments:

Post a Comment