Tuesday 4 October 2011

Ligji mbi Monumentet.

Delenxhiu Apollon Bace dhe "delet" e trashegimise kulturore.

by Naumaq Mara on Friday, August 19, 2011 at 2:40pm
Sot, ne GSH, kishte nje interviste te dr, prof. delenxhi Apollon Baces, rreth shitjes te nje monumenti kulture ne Lezhe. I pacipi Bace, akuzonte nje deputet lezhian per nje blerje te pacipe te nje Kalaje ose te mureve te saj. Me siguri,qe ne blerjen prej 1000 eurosh ka korrupsion dhe ndoshta shkelje te Ligjit. Atehere c'ke me Bacen, qe e quan delenxhi?-mund t eme hidheni ju te dashur miq. Ai ka te drejte qe jo vetem po e ben problem , por edhe ka ngritur padi per anullimin e blerjes. Mund te jete si te doje Bacja, po Kultura shqiptare i dhimset dhe per te mund tebeje cdo lloj sakrifice. Mund te puthet, fjala vjen, edhe me ish-Ministrin e Kultures Ylli Pango.
Apollon Bace eshte dhe desheron te mbetet nje nga perfituesit kryesore te Monumenteve te Kultures. Ne Institutin qe drejton, me perjashtime te rralla, kane shkuar e ardhur te tjere batakcinj, qe mund te bejne cdo gje per te futur dy leka ne xhep. Kane firmosur tjetersime objektesh, te cilat kane qene Monumente te Kategorise se Pare, prishje te tyre, privatizim te padrejte etj. etj. Ne te njejten logjike eshte bere shitja per te cilen eshte "terbuar" Bacja. Po Bacja ben sikur eshte terbuar, se kur i bie ere Euro i kalon terbimi. Ai e ben kete zhurrme ne Media, te fute nen kontrollin e tij, gjithe zonat e mbrojtura dhe monumentet e Kultures shqiptare. Per kete ka bere nje projekt-ligj, se bashku me flokedelenxhiun tjeter Neritan Ceka dhe e kane kaluar ne Qeveri. Me siguri qe nuk eshte miratuar ende ne Parlament dhe besoj se shqyrtohet ne shtator ose tetor. Sipas projekt-ligjit, per te mare leje ndertimi ne Zonat e Mbrojtura te Gjirokastres, Durresit, Tiranes , Korces ,Beratit etj, hallexhinjte duhet te shkojne t epaguajne nen dore Pol Pot Bacen dhe lapangjozet e tij. Po ti c'ke qe s'ri rehat atje ne Kanada po meresh me pune qe s'te hyjne ne qese?-mund te me thote me te drejte gjithsejcili nga ju. Ka nje arsye shtese vec kesaj te firmosjes se projekteve, per te cilen dua t ethyej premtimin qe i kam bere vetes per te mos shkruar me ne shtypin e korruptuar shqiptar. Ceka me Bacen, duan t'i heqin statusin e Muzeut Kombetar, Muzeut t eArtit Mesjetar , ta kalojne ne varesine e Drejtorise Rajonale dhe me vone me Fondin te bejne si te duan. Rrezikonn te ike nga Korca dhe mbase edhe te filloje te firoje, Vlera me e madhe Kulturore qe ka Korca sot. Ai Muze qe mund te terheqe shume here me shume turiste se Festat e Birres, Lakrorit dhe Pispilise te mara se bashku. Prandaj do mundohem edhe une te hedh nje "gur" ne koken e dy delenxhinjve dhe te Projekt-Ligjit qe kane gatuar sipas recetes Tav Kosi ene Hashureje Elbasoni.

No comments:

Post a Comment