Thursday 13 October 2011

Kethi, Pirro Mani e Teatri Cajupi.

Pata shkruar, disa jave me pare, nje shkrim te shkurter, rret tre korcareve, te cilet i kam futur gjithnje ne te njejten kategori. Hezitova ta vija ne FB ose ne blog, sepse ishte ajo cka mendoja, pa dorashka, per tre njerez, te cilet shumica qe i njohin i konsiderojne shume te ulet. Ne ta nuk hyn Pirro Mani, i cili ndonese mund te kete ndonje kusur si aktor apo regjisor, gezon nje emer te mire ne Korce. Po germoj ta gjej shkrimin, sepse sot, rastesisht, duke gugluar per babane, gjeta nje interviste te Dh.Orgockes(Kethit) per Pirro Manin dhe ku shkarazi permendej babaj. Behej fjale per shfaqjen e "Pamje nga Ura" me regji te Pirros, e cila u vu me sukses ne skene nga Teatri i Korces. Sipas "Taqit", (keshtu e quan veten gjate intervistes), anetaret e Keshillit Artistik te Teatrit K.Kono dhe A.Mara, nuk kishin pelqyer skenografine "moderne" te sugjeruar nga Pirrua dhe kishin kerkuar nje skenografi natyraliste me catira,dritare e porrdhe te tjera.
Qe Kethi genjen e nuk mban mend, kjo nuk eshte ndonje gje e re. Edhe qe babai, te kete kritikuar skenografine e "Pamje nga Ura", perseri nuk me duket ndonje cudi. Ai nuk hezitonte kurre te jepte hapur opinionin e tij edhe nese i pelqente apo jo regjisorit, drejtorit te teatrit apo te derguarve te Komitetit te Partise. Me duket e cuditshme qe permendet Konoja, i cili nuk diskutonte thuajse kurre per gjera qe nuk lidheshin me muziken dhe qe shpesh priste se cdo thonin te tjeret, apo c'fare do sugjerohej nga lart.
Ne perpjekje per t'i thurrur elozhe Manit(nje kopje e keqe e mjeshterise regjisoriale te te cilit eshte Orgocka)ai sajon gjera te qena e te paqena si thenia e Enverit" frojdiste e kishe kete shfaqjen Pirro, po mire e kishe bere" ose dengla te tjera per regjine "Rrethimin e Bardhe" te Naum Priftit dhe reagimin e Nomenklatures per te.
E verteta eshte, qe teatri i Korces, deri ne ate kohe ne nje nivel te mire per shkak te tradites dhe sidomos te regjise te Sokrat Mios, pati nje gjallerim me ardhjen e P.Manit, si regjisor i posadiplomuar ne BS. Ndonese nuk kam pare ndonje shfaqje te Teatrit Cajupi te vene ne skene nga Pirrua dhe kam pare vetem ndonje te tij te vene ne skene nga Teatri Popullor, kam arritur t ekuptoj qe Mani i perkiste nje drejtimi te nje regjizure pompoze, me efekte, me skena masive, te cilat sigurisht qe kane patur sukses ne ate sistem dhe mund te kene edhe sot. Vete fakti, qe Mani shkoi per studime duke lene profesionin e tij si shofer, deshmon per mundesine e nje kulture te paket, e cila nuk kishte si te zgjerohej ne Bashkimin Sovjetik komunist. Ndonese njeri me karakter te mire, ai deshmonte nje lloj besimi dhe fodulleku, i cili ju krijohet shpesh gjysmakeve te posadiplomuar. Edhe i famshmi S.Protopapa i interpretuar prej tij ne "i teti ne bronx", nuk eshte gje tjeter, vec nje interpretim teatral, teper i jashtem, i nje udheheqesi te nje cete balliste.
Sot, qe i kthehem Pirros si regjisor dhe njeri, i jap t edrejte babajt, qe nuk kishte simpati per te si regjisor. Ai vleresonte Sokratin dhe Esat Oktroven(bile edhe Mihal Luarasin, per te cilin nuk kishte ndonje simpati), por une, sot nuk jam ne gjendje te jap asnje lloj mendimi per te dy te siperpermendurit, sepse s'kam pare asgje prej tyre, ose nuk kujtoj ndonje gje te sakte.
Sa per Kethin, ai dihet qe pas ikjes se Luarasit, ishte njeriu qe i vuri minat teatrit te Korces, me injorancen, zilin dhe prapaskenat e nje njeriu te zi. Thuajse gjithe aktoret e mire u larguan per ne Tirane, ose ndenjen menjane, te lodhur nga intrigat e pafund te regjisorit pa shkolle. Dhe kjo ndodhi me V.Furrxhiun, M.Boroven, Ll.Serbon, S. Cilin apo edhe te tjere me vone me te rinj, si Emil Bibolli e ndonje tjeter. Taqke Orgocka(i pelqeka ta therresin Taqi), arriti me mbeshtetjen e te pazoteve te tjere si Petraq Zoto e Spirku Karanxha, apo me mbeshtetjen e delenxhinjve si T.Laco e S.Andoni, me servilizmin ndaj sekretareve te Komitetit te Partise te mbetej prej vitit 1975 e deri me 1995, regjisori numur nje i qytetit, dhe "lancues" i karrieres te aktoreve me te dobet e me te patalentuar qe ka patur Korca.

No comments:

Post a Comment