Monday 7 March 2011

Perse eshte e paparashikueshme gjendja ne Shqiperi?

(vijim)
Faktoret duhet te jene te ndryshem. Variojne nga varferia e vendit, nga tradita e paket shtetformuese, nga niveli i ulet kulturor i popullsise dhe me teper i klases politike, nga mungesa e tolerances qe mbizoteroi gjate viteve te Diktatures dhe nga nje shperfillje e vleres se jetes, e krijuar gjate luftrave me te huajt, mes te huajve dhe midis njeri tjetrit(hakmarrja). Gjithashtu nje rol kryesor ka edhe mungesa e qyteteve dhe jetes solidare qe fillon e zhvillohet ne to. Eshte e veshtire, ne nje shoqeri sapo te shkeputur nga organizimi ne fise, ku njeriu(sidomos te rinjte) jane nen drejtimin e kryesuesve te grupit dhe nen presionin e opinionit te grupit, jeta e individit dhe liria e tij te jete aq e vleresuar sa c'eshte ne shoqerite perendimore.
Gjate vitit 1997, shqiptaret vrane njeri tjetrin pa arsye te forta, qofte ekonomike, politike, shoqerore apo fetare. Ishte nje situate absurde qe mund te shmangej me pak perpjekje, por qe precipitoi ne nje kaos te plote, pikerisht se shoqeria shqiptare nuk kishte krijuar antitrupa per te perballuar qofte edhe krizen me te vogel ne sistemin e ri.
(vijon)

Sunday 6 March 2011

Sa e parashikueshme eshte gjendja ne Shqiperi?

Ndonese po behen 20 vjet te nje periudhe kalimi nga nje sistem ekonomiko-politik ne nje tjeter, edhe pse i njejti proces ka filluar me pare dhe vazhdon te zhvillohet edhe ne shume vende te tjera te Europes Lindore, te Kaukazit dhe Azise Qendrore, ne Shqiperi nuk kane arritur te krijohen cikle ngjarjesh te ngjashme me ato te vendeve te tjera dhe per rrjedhoje, qe mund te japin mundesine e nje parashikimi ne vija te trasha te se ardhmes politke dhe ekonomike.
Kane ndodhur disa here dukuri, te cilat nuk kane patur paralele ne vendet e tjera ish-komuniste.Korrupsioni i larte, lidhja e politikes me krimin e organizuar, perfshirja ne pushtet e njerezve te ish-nomenklatures ose te sherbimeve te fshehta, privatizimi i padrejte i pronave shteterore haset ne te gjitha hapesirat qe kane qene nen umbrellen e Bashkimit Sovjetik apo te Jugosllavise.Por ngjarje si ato te vitit '97,'98 dhe 2011 thuajse jane krejtesisht shqiptare. Dhe kane ndodhur ne kushtet e nje abuzimi te madh financiar ne bashkepunim me Qeverine(1997), ne kohen e nje shteti te pakonsoliduar dhe te nje shoqerie te traumatizuar(1998), si dhe ne nje kohe me te stabilizuar si ekonomikisht edhe politikisht(2011).
Perse ne shqiptaret i shpiem zenkat deri ne marrezine e vrasjeve?
(vijon)
Gjithmone ka nje fillim.

Duket se ne kohen e kibernitikes, njerezit nuk flasin me me vehte por fillojne e krijojne bloge(ose me shqip duhet thene ndoshta blogje). Nuk di nese kjo eshte me komode se te folurit me vehte duke ecur ne trotuar apo para vitrinave te dyqaneve, apo se lind bashke me shpresen se dikush do e lexoje ate c'shkruan "me vehte". (Ne rastin e te folurit ne trotuar, mundesia me e madhe eshte qe njerezit te te largohen, se te marin per te shkare. Ne rastin e blogut, edhe po tu larguan nuk je ne gjendje ta kuptosh.)
Keshtu, duke e kapur vehten disa here duke folur me ze te larte, pa patur njeri ne krah ose brenda makines, mendova qe kur me vjen per te folur(ndonese nuk kam shumeper te thene), t'i shkruaj ne nje blog timin.
Perse do shkruaj?
C'te me vije.
Me siguri shumicen e rasteve do shkruaj percart....si cdokush qe flet me vehte...