Thursday 30 December 2021

Për inat të Ramës sulmojnë Vetingun


Si thuhet rëndom nga anët tona « vetingu » me theksin tek i-ja, fjalë që është kopje e vetting (në anglisht- kontroll  hollësishëm, me theksin në zanorja e parë), kur u propagandua para 5 vitesh u duk se do ishte shpëtimi i shoqërisë shqiptare. Shumë njerëz ëndërruan se e drejta do vendosej, se korrupsioni do zhdukej dhe se kriminelët do përfundonin pas hekurave.

Nuk ndodhi kështu.

Sikundër thotë me të drejtë avokati im në Austri, një Drejtësi e përparuar mund të vendoset vetëm nga një shoqëri e përparuar. Për fat të keq ne nuk jemi një shoqëri e tillë. Arsyet janë të shumta dhe i kanë stërpërsëritur dhjetra shkrues (qatipë), ku mund të përfshihem edhe unë.

Shumë kundërshtarë të Ramës sot akuzojnë procesin e quajtur “Veting në drejtësi” për shumë e shumë probleme të shoqërisë shqiptare dhe sidomos për funksionimin e proceseve gjyqësore. Madje këta nuk janë vetëm kundërshtarë të Ramës, por edhe kundërshtarë të Berishës, i cili me të drejtë e ka sulmuar dhe sulmon Veting-un. Berisha e sulmon me të drejtë se ju hoq kontrolli që kishte mbi gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, shumicën e të cilëve i kishte vendosur vetë, ose nëpërmjet presidentëve të zgjedhur prej tij. Edhe pse ndikimi i tij në Drejtësi nuk është ende zero, mund të thuhet se edhe vetëm për këtë duhet vlerësuar proçesi.

Po a kaloi Drejtësia nga duart e Berishës dhe Metës në duart e Ramës? Edhe pse tani Rama ndikon më shumë në prokuroritë, gjykatat ose në SPAK-u se sa ishte në gjendje të ndikonte dy-tre vjet më parë, përsëri ndikimi i tij nuk mund të krahasohet me kontrollin që kishte Berisha. Për më tepër nuk mund të fajësojmë Veting për këtë. Nëse nuk do ishin larguar prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar edhe Rama do e kishte më të lehtë t’i kalonte një nga një në krahun e tij. Rasti i prokurores-monstër të Tiranës, e cila ishte vegël e Berishës dhe tani e Ramës është ilustrimi më i mirë.

Veting dha sinjalet e para të « ndëshkueshmërisë«, largoji hajdutët kryesorë nga sistemi i drejtësisë dhe krijoi preçedentin e mostolerimit të korrupsioni galopant në sistemin juridik.

A krijoi probleme?

Më mirë se kushdo i dinë ata që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me sistemin dhe qytetarët që duhet të shkojnë gjyqeve, por një gjë është e sigurt, se sekserët punojnë më në fshehtësi, se është më e vështirë të “kollitesh”, a të përmëndësh “zarfa”, “ilaçe”, “kafera” dhe të tjera nofka për rryshfetet e mëdha.

A u konceptua shumë rrënjësor dhe kësisoj la shumë vende bosh në prokurori dhe gjykata ?

Për mendimin tim, kur ke të bësh me një gangrenë, më mirë ta presësh sa më lart këmbën se sa të rrezikosh një gangrenizim të mëvonshëm. Dhe sistemi juridik në Shqipëri ishte i gangrenizuar. Këtë e di edhe Bufi, madje edhe një koleg i Bufit, që dikur pyeste nëse unë kisha mbaruar për jurisprudencë.

Ndaj është kryekëput gabim ajo që bëjnë “Lapsi” dhe të tjerë, që për inat të Ramës mallkojnë një proçes aq të domosdoshëm për shoqërinë dhe shtetin shqiptar.

 

Mos vdeksh kurrë!


Eshtë “Mos veksh kurrë!” urim apo mallkim?

Në anët tona përdorej si urim, sidomos në situata gazmore, kur i drejtoheshin atij që po shkaktonte gajasjet e të pranishmëve. Ishte të thuash urimi më sipëror, aiq ë ja kalonte edhe urimit absurd të kohës së Diktaturës- “Marrç nga ditët tona!” Ishte vërtet ky i fundit shumë paradoksal, se Diktatori jo vetëm që kishte marrë ditë dhe vite nga tonat, por nuk dihej edhe si i kishte përdorur. Ku shkuan ditët dhe vitet e rinisë sonë?

Le të kthehemi në urimi pa ngarkesë ideologjike, që është realizimi i ëndrrës të njerëzve kur kuptuan se i kishin ditëtë e numuruara në këtë botë. Endrra për të qënë i përjetshëm.

Dikur në adoleshencë kisha lexuar diçka nga Engelsi për këtë punën e përjetësisë dhe ndonëse Fridrihun e simpatizoja, më ishte e dukur e çuditshme, që ai e quante jo vetëm të mërzitshme përjetësinë, por edhe të mundimshme. Si mund ta quash jetën të mërzitshme, kur është kaq e bukur dhe e plotë e krahasuar me Hiçin?

Por Fridrihu jo vetëm ishte më i mënçur se unë, por kishte edhe një përvojë të mirë jete.

Vite më parë, pas shumë përsiatjesh i kisha dhënë të drejtë dhe sa më shumë kalojnë vitet, edhe pse dëshira për ta shijuar jetën shtohet, bëhet më i natyrshëm dhe i pranueshëm nocioni i vdekjes. Edhe një jetë të shëndetshme mbi të njëqindtat nuk duhet t’ja urosh vetes. Jo për shkak të lodhjes nga jeta, por se sheh se sa  e dhimbshme është kur njëri pas tjetrit largohen të njohurit, pastaj miqtë që i ke dashur dhe të afërmit. Kur viziton varrezat janë të gjithë atje njëri pas tjetrit dhe ti i sheh i trishtuar ndërsa ata të buzëqeshin nga fotot prej porcelani të bëra kur ishin plot jetë dhe gëzim. Shumë kanë ikur më të rinj se ti që i viziton dhe jo pak janë larguar edhe në lulen e rinisë.

Ndaj mendoj se “Mos vdeksh kurrë!” është më shumë mallkim se urim. Do mjaftonte si urim “Jetë të gjatë dhe lënç pas të dashurit!”

Dhe kështu brez pas brezi.

.

Wednesday 29 December 2021

Antiamerikanizmi i ish-bllokistave


Më duket se shumë prej nesh mbartim ende reminishenca prej kohës së Diktaturës në qëndrimin që mbajmë ndaj gjithë dukurive të SHBA dhe në mënyrë të veçantë ndaj politikës së saj. Na vjen nga inati që kishte sho Enver me amerikanët apo nga një ndjenjë për t’u përballur me Goliadhin (nuk ekziston një kompleks i Davidit), a ndoshta nga një përzjerje e të dyjave, por fakti është që në brezin tim kjo është shumë e pranishme. Rreth 15 vjet më parë, një kolegu im shqiptar, i cili jetonte në Amerikën e Veriut më spjegonte me këmbëngulje se e ardhmja si superfuqi dominuese i takonte Europës së Bashkuar. Edhe pse i thoja se fuqia ekonomike dhe ushtarake e SHBA është disa herë më e madhe se e Europës dhe se kjo e fundit është shumë e copëtuar për t’ju afruar sadopak Amerikës, ai nuk tutej nga e tija dhe më thoshte se do e shihja brenda 5-6 viteve.

Më është krijuar përshtypja se mllefin ndaj amerikanëve e kanë më të madh fëmijët e ish-Bllokut.Edhe pse nuk njoh shumë prej tyre, por vetëm nga shkrimet e dy analistëve të ndershëm, Fatos Lubonja dhe Andi Bushati, më duket se është një hamendje jo fare në hava. Për antiamerikanizmin e Lubonjës kam shkruar edhe herë të tjera ndaj nuk po zgjatem me të, por po cek disi atë të Bushatit, që është shfaqur shumë haptas gjatë dy-tre vjetëve të fundit.

Bushati i akuzon amerikanët për përzjerje të hapur në punët e vendit tonë, për moskonseguencë në qëndrimet ndaj figurave politike shqiptare dhe për dëmtim të drejtpëërdrejtë të demokracisë shqiptare. Sulmet e tij drejtohen jo vetëm ndaj ambasdaores Kim, por edhe ndaj gjithë administratës amerikane dhe së fundmi edhe ndaj Hillëri Klinton, për kohën kur si sekretare shteti kishte vizituar vendin tonë. Sulmet janë itensifikuar pas shpalljes së Berishës “non grata” dhe jo sepse Bushati është pro-Berishë, por sepse amerikanët nuk e shpllën “non grata” atëhere kur theshte Bushati!

E vërteta është se amerikanët edhe pse nuk janë “të rënë nga qielli”, në tridhjet vitet e fundit kanë kontribuar më shumë dhe kanë gabuar më pak se europianët për demokracinë dhe ngritjen e institucioneve të saj në Shqipëri. Nuk di të ketë ndonjë rast të qartë të aplikimit të standarteve të ndryshme, kur është fjala për politikanët shqiptarë. Dhe koherenca në këtë politikë është ndjekur nga administratat republikane dhe demokrate në mënyrë thuajse identike.

Administrata e Bushit (plak) ishte një ndihmëse e madhe e forcave antikomuniste, administrata e Klintonit ishte garantuese e zgjedhjeve të lira dhe kundër marrjes së pushtetit me dhunë, administratat e Bushit (djalë) dhe Obamës këmbëngulëse në stabilitetin dhe forcimin e institucioneve demokratike dhe dy administratat e fundit me vëmendjen të përqëndruar në ndryshimin e shtyllës juridike të shtetit.

Ç’duhet të bënin amerikanët sipas Lubonjës dhe Bushatit?

Idea e tyre është se duhet të mos mbështesnin Berishën pas Gërdecit dhe 21 Janarit dhe më shumë akoma nuk duhet të mbështesnin Ramën pas skandaleve të drogës dhe korrupsionit të madh gjatë dy mandateve të tij. Si rrjedhojë nuk duhet të kishin shpallur “non grata” Berishën sepse kjo dobëson opozitën dhe i zgjat jetën Ramës.

Sigurisht që amerikanët nuk veprojnë me të njëjtën logjikë “drejtësie” si mund të veprojnë analistët në Shqipëri. Ata jo vetëm që në rradhë të parë shohin interesat e tyre, por duke i parë problemet në një kuadër më të gjërë dhe duke qënë larg emocioneve veprojnë më mirë edhe në interes të Shqipërisë. Goditja e tyre ndaj Berishës në kohën kur ishte kryeministër, qoftë për Gërdecin dhe qoftë për 21 janarin do sillte mungesë stabiliteti në një vend me demokraci hibride, ku stabiliteti dhe jo zgjedhjet e parakohëshme ndihmojnë. Për më tepër në rastin e 21 janarit, përpjekja e PS-së ishte e dhunshme dhe provokuese, e ngjashme me protestën e 6 janarit në Amerikë. Edhe në 6 janar u vranë njerëz në Uashington. Me këtë nuk dua të justifikoj veprimin prej krimineli të Berishës, por i përmbahem idesë se amerikanët nuk veprojnë me dy standarte.

Le të prekim edhe qëndrimin e amerikanëve ndaj Ramës, i cili është vërtet kryeministri më i korruptuar shqiptar. Ramën nuk e sollën në pushtet amerikanët dhe as është detyra e tyre ta rrëzojnë për shkak të korrupsionit dhe të tregëtive të drogës. Për më tepër në Shqipëri nuk ka alternativa politikanësh me mbështetje në elektorat dhe që të mos jenë të korruptuar. Tek Rama, në ndryshim nga Berisha dhe Meta, ata gjetën një partner që u zotua se do ndiqte projektin amerikan për të spastruar sistemin gjyqësor të stërmolepsur shqiptar.

Ja pse amerikanët duan t’i largojnë sa më shpejt nga politika shqiptare Berishën dhe Metën.

Ata janë të ndërgjegjshëm që një sistem i ri drejtësie nuk do jetë plotësisht i pavarur dhe as plotësisht i pakorruptueshëm. Por është diçka e domosdoshme për demokracinë Shqiptare. Drejtësia e re hap pas hapi do i heqë edhe disa nga bashkëpunëtorët Ramës, si dhe fondet e mëdha që siguronte nga tregëtia e drogës dhe korrupsioni i jashtëzakonshëm.

Këtë nuk arrrijnë ta shohin Lubonja dhe Bushati edhe pse janë shumë pranë “vendngjarjes”, por edhe se kanë dëgjuar plot përralla antiamerikane në fëmijërinë e tyre nga Todi, Hysniu, Vitoja dhe Mehdia.

Tuesday 28 December 2021

Ec krenar Balluku jonë!


Nuk di pse Ministrinë e Mbrojtjes e lidh vetëm me emrin e sho Beqir Balluku. Ndoshta nga që ishte ministri më jetëgjatë i mbrojtjes, ose nga që në fotot e shokëve të Birosë në fëmijërinë time ishte i vetmi ushtarak, ose nga padija ime për minstrat e Luftës para Luftës së Dytë.

Sho Beqir (rahmet pastë) kishte një fytyrë të tultë, që nuk të dukej se ishte pasqyrë e një mendjeje të fuqishme apo e një shpirti shumë bujar. “Gojët e liga” të korçarëve në kohën kur ishte ende në fuqi theshin se dhe si ushtarak nuk kishte ndonjë aftësi dhe se  brigada që drejtonte në Luftë ishte shpartalluar gjatë operacionit të dimrit, por sho Beqir drejtonte “ushtrinë tonë popullore të pamposhtur” e cila vetëm në një lojë ushtarake të Bodesë në fund të viteve ‘60 humbi disa rezervistë dhe ushtarë nga gomarllëku i oficerëve.

Korça nuk ka patur kurrë Ministra të Mbrojtjes! Kemi nxjerrë disa kryeministra, ministra të arsimit, të jashtëm, tëë industrisë, të finanacave, të shëndetsisë, të postë-telegrafës dhe pa portofol, por jo të Luftës. I pari Beqir i joni është Niko Peleshi. Me një fytyrë të qeshur, që i rrezaton mirësi, atlantizëm dhe tolerancë ushtarake, Nikoja jonë ka marrë përsipër barrën e rëndë të ngrerë një ushtri të fortë shqiptare. Kuptohet që nuk do e quajmë as nën zë “ushtria Peleshi” sepse kjo do ju japë zemër armiqve të jashtëm dhe të brendshëm. Do e quajmë si e ka edhe në Kushtetutë, FASH i rilindur.

Këto ditë Balluku jonë po ju ofron të rinjve shqiptarë mundësi “të papame” për tu stërvitur dhe për të mësuar profesionin e mbrojtësit të Atdheut. Deri në specializime në Akademinë amerikane të West-Point në sajë të marëveshjes që arriti në shtator me gjeneralët amerikanë.

Ndaj në foton e botuar sot ai ecën aq i sigurt dhe krenar pranë strategut Skënderbe. Me siguri Spiropali nuk do e pëlqeje nofkën Balluku që i kemi vënë edhe pse në rrethet e socialistëve krahasimi me figurat komuniste është shumë i pëlqyeshëm (Tahiri- Qemal Stafa dhe Ilir Meta- Mehmet Shehu). Ka mundësi ta quajë Vrana Konti, se me njohuritë e saj të thella nga historia as që e ka idenë se Vrana Konti ishte mercenar danez, ndërsa Niko Peleshi është lindur në Mëhallën e Lumit të Korçës.

Situata ndërkombëtare dhe ajo e Ballkanit nuk është në kohët më të mira, por ka të dhëna që Putin ka qënë shumë i tronditur këtë pranverë kur mësoi se në krye të mbrojtjes së shqiptarëve u vu Niko Peleshi. Me vitalitetin që e karakterizon vetëm këngët e korit të ushtrisë po nisi të këndojë në Pazar, ai ndez zjarr zemrat e shqiptarëve.

Ndaj ec krenar dhe i pamposhtur Balluku jonë pa spaleta!

Unë jam i ligur (Je suis malade- Serge Lama)

Nuk ëndërroj më,

Nuk thith dot më.

Nuk kam më ç’të tregoj

Ndjehem i ndyrë pa ty

I shëmtuar jam pa ty

Si një jetim që kot jetoj.

Nuk kam më dëshirë

Për jetën e mirë.

Jeta më ndal kur shkon larg ti

Asgjë s’më mban

Dhe shtrati më ngjan

Me një platformë treni

Prej ku ti ik.

 

Unë jam i ligur

Plotësisht i ligur

Si mbrëmjeve kur nëna më linte vetë

Në dëshpërimin tim të shkretë.

Unë jam i ligur,

Përsomërisht i ligur

Ti vjen dhe nuk dihet se kur,

Ti shkon dhe nuk dihet se ku.

Dhe kjo ndodh qyshkur

Më bën të ndjehem si dru.

 

Si dru i that’

Si një mëkat

Tek ti jam i varur

Krejt i lodhur, i mjerë,

Tek shtirem i lumtur

Kur ka rreth të tjerë.

Gjithë natën pi

Po edhe tërë uiskit

Kanë të njëjtën, të hidhur shije.

Varkat shkojnë flur

Me tëndin flamur

S’di ku t’shkoj se kudo ti shihesh.

 

Jam i ligur,

Plotësisht i ligur.

Gjakun e hodha në venat e tua

Dhe ndjehem si zog i copëtuar

Ndërsa ti fle me mua.

Unë jam i ligur

Përsosmërisht i ligur

Më bëre të ndalja këngët

Më bëre fjalët t’i humb

Dhe ende nuk mbahem më këmbë

Para tëndit trup.

 

Kjo dashuri me ty,

Në vazhdon kështu

Do më mbarojë të vetmuar

Pranë një radioje

Si një lloj idioti

Që dëgjon zërin e tij duke kënduar:

Unë jam i ligur

Plotësisht i ligur

Si mbrëmjeve kur nëna më linte vetë

Në dëshpërimin tim të shkretë.

Jam i sëmurë

Ja kjo është

Krejtësisht i ligur,

Më bëre të ndalja këngët

Më bëre fjalët t’i humb

Zemrën e kam tërësisht të sëmurë,

Të rrethuar me mure

Dëgjon?

Jam shumë i sëmurë!

 

Monday 27 December 2021

Epoka e “filoqylsave”


“Filoqyli” është një nofkë ndoshta në zhdukje e sipër, sepse i përket një fakulteti në kohën kur Tirana kishte vetëm një universitet. Quhej fakulteti Filologjik, ose më saktë i Histori-Filologjisë, ku studioheshin lëndët shoqërore të mësuesisë. Në rrethet e studentëve të viteve ’60 deri ’90 quhej “filoqyl” sepse pas Institutit të Fiskulturës konsiderohej si shkolla e lartë më e lehtë. Kjo jo vetëm e krahasuar me Shkencat e Natyrës, Inxhinieritë dhe Mjekësinë, por edhe me Ekonomikun.

“Filoqyli” jo vetëm nuk ishte i preferuari i nxënësve të shkëlqyer, por edhe mesatarët nuk e pëlqenin, sepse mundësia ishte shumë e madhe të emëroheshe mësues në një fshat të largët. Kishte raste që të rinj të zgjidhnin të bënin ushtrinë dhe të ktheheshin në qytet e të punonin si mekanikë, se sa të bëheshin mësues, që mund të rropateshin me dhjetra vjet fshatrave. Gjithashtu kishte vajza, të cilat zgjidhnin të bënin një kurs për laborante dhe të mos shkonin në “filoqyl”. E megjithatë mbetej fakulteti me numurin më të madh të studentëve dhe me vajzat më të bukura. Kjo, sepse nxënësit mesatarë dhe të dobët ishin shumë herë më shumë se të shkëlqyerit.

Ka patur diçka që mësuan mirë studentët e filologjikut, sepse pas vitit 1991 dhe më tepër në 25 vitet e fundit i gjen ata në majat e politikës shqiptare. Në mënyrë të veçantë pas largimit nga politika të inxhinierëve, fizikanëve dhe matematikanëve Aleksandër Meksi, Rexhep Meidani, Skënder Gjinushi, Kastriot Islami, Dashamir Shehi, Bashkim Kopliku, Jozefina Topalli, Mimoza Hafizi “filoqylsat” thuajse morën plotësisht në dorë jetën politike shqiptare.

Nuk duhen lënë mënjanë edhe të diplomuarit në Artet, të cilët edhe pse me një lloj talenti, mbaronin një shkollë ku nuk ngelej kurrë asnjeri. Edi Rama, Arben Imami dhe Blendi Gonxhe janë përfaqësuesit kryesorë të sundimit të “qylave”.

Ministrat e jashtëm të Shqipërisë ishin në pjesën më të mirë të kohës “filoqylsa”. Paskal Milo, Arta Dade dhe Genc Pollo janë disa prej tyre. Nuk mund të lemë pa përmendur, edhe pse i mënjanuar tashmë, “filoqylsin” Ben Blushi, që për vite të tëra mburrej se ishte politikani më i zgjuar dhe më me kulturë në Shqipëri.. Por më tipikët dhe më të fuqishmit sot, në krah të Edi Ramës janë zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ky i fundit edhe pse jo “filoqyls par excellence” ka bërë diçka të ngjashme në një universitet mediokër në Miçigan. Një rast interesant është ai i ministrit Çuçi, i cili shkoi në universitet në moshën 21 vjeçare dhe pikërisht në vitin 1991, kur fakulteti juridik dhe i gjithë Universiteti i Tiranës ishte në gjendjen më të keqe. Në të njëjtën periudhë dhe në të njëjtën degë studio Damian Gjiknuri.

Mes deputetëve dhe ministrave ka pasur dhjetra filoqylsa të tjerë, ose “vagabondë“ me diploma të blera në Tiranë, Tetovë, Strugë, Korçë dhe Fier.

Ka diçka që i motivon “mediokrit” të shkëlqejnë në politikë dhe sidomos në një politikë vulgare dhe anakronike, të intrigave dhe prapaskenave, të rryshfeteve dhe mosmirënjohjes, sikundër është politika shqiptare. Nëse në rininë e tyre nuk kanë pasur shumë “fara në kokë“, kjo nuk përjashton zellin dhe fantazinë e tyre për të bërë karrierë duke i vënë bërrylat njëri tjetrit.

Ndaj “respekte” edhe për filoqylsit, që kontrollojnë jetën e shoqërisë shqiptare dhe bashkë me të edhe buxhetin e taksave që prodhon kjo shoqëri.

Sunday 26 December 2021

Kush urdhëroi vrasjen e Idhomene Kosturit?


Ishte mëngjesi i të premtes, 5 nëntor, kur Idhomene Kosturi doli për herë të fundit nga shtëpia e tij në Durrës. Viti 1943. Disa të rinj e prisnin dhe njëri prej tyre, i quajtur Kolë Laku e ekzekutoi 70 vjeçarin duke e qëlluar me pistoletë prapa kokës. Në mënyrë të ngjashme i kishin vrarë grekët vëllanë Spiron në Selanik më 1906.

Po kush ishte Idhomene Kosturi, që duhet të vritej nga njësiti guerril i Durrësit?

Lindi në një shtëpi në qëndër të Korçës ( atje ku është sot pallati i MAPO-s), në vitin 1873. I jati ishte rilindasi i shquar Jovan Cico Kosturi, ndoshtat atdhetari më i njohur korçar, që jetoi gjihë kohën në qytet. Jovani ishte në qendër të vëmendjes të turqve dhe grekëve për shkak të ndikimit të madh që kishte në popullin e Korçës si njeri i ndershëm dhe i mençur. Qysh në vitin 1885 ai kishte formuar komitetin e fshehtë në Korçë për rizgjimin gjuhësor dhe kulturor të shqiptarëve, që solli hapjen e Mësonjtores së Parë disa shtëpi më sipër se ajo e Kosturëve. Pas vrasjes të dhespotit Fotis më 1906 nga çeta e Bajo Topullit, Jovan Cicon e arrestuan autoritetet turke dhe shovinistët grekë vranë për hakmarrje djalin e tij Spiron.

I rritur me këtë frymë atdhetare, Idhomeneja, pasi studio historinë e Amerikës dhe Gjermanisë në Universitetin e Bostonit, u kthye në Ballkan për të punuar për çështjen shqiptare. Veprimtaria e tij shtrihej sa në Korçë, Bukuresht, Selanik dhe Manastir. Më 1905 ai u zgjodh nënkryetari i Komitetit të fshehtë për çlirimin e Shqipërisë në Manastir. Ishte 27 vjeçar dhe njihte mirë anglishten, gjermanishten, turqishten dhe greqishten. Vrasja e të vëllait ishte hakmarrje jo vetëm ndaj veprimtarisë të të jatit , por edhe të tij.

Ky korçar i mençur, i mirëstudiuar dhe i zoti edhe në tregëti e kuptonte se jo vetëm arsimi në shqip dhe diplomacia mund të sillnin Mëvetësinë e Shqipërisë. Ishte jo vetëm pjesëmarës në Kongresin e Elbasanit më 1909, që do vendoste hapjen e Shkollës Normale, por gjatë luftës së parë Botërore formoi çetën e tij të armatosur për të mbrojtur trojet shqiptare.

Çuditërisht komunistët vendosën ta vrisnin nëntorin e vitit 1943. Ishte dikush që mund të vritej lehtësisht sepse nuk mbante “sejmenë“ pas? Ishte edhe një përpjekje për t’i marrë pasurinë? A i jepej një shënjë edhe Fan Nolit, që nuk do ishte i mirëpritur në Shqipëri?

Vendimi për vrasjen e tij ka mbetur në heshtje edhe gjatë viteve të Diktaturës. Idhomene Kosturi ishte nga figurat më të pastra të Rilindjes Kombëtare dhe të periudhës së formimit të shtetit shqiptar. Mik i ngushtë i Fan Nolit, në cilësinë e kryeministrit veprues, ai firmosi vendimin për shpalljen “non grata” të dhespotit grek të Korçës Jakovos, që ishte pengues për Kishën Autoqefale Shqiptare. Ishte zv.kryeministër në qeverinë e Nolit të vitit 1924 dhe shkoi pas tij edhe si pjesëmarrës i KONARE-s.

Në dallim nga shumë atdhetarë antizogistë, që u kthyen në Shqipëri me hyrjen e Italisë dhe morën poste në institucionet shqiptaro-italiane, ai qëndroi në Durrës ku merrej me tregëti pa u përzjerë në politikë. I vetmi veprim i tij i diskutueshëm politikisht ishte, kur pranoi që të zgjidhej si përfaqësues i Korçës në Asamblenë Kombëtare në tetor të vitit 1943. Ishte një gabim që e bënë shumë atdhetarë shqiptarë të gënjyer nga premtimi i gjermanëve për neutralitetin e shtetit shqiptar. Por pa u mbushur pesë javë, një ditë pasi ishte zgjedhur kryetar i Asamblesë, mes shumë e shumë shqiptarëve të angazhuar në institucionet e shtetit “neutral” shqiptar, pa pritur të kishte ndonjë veprim të mirëfilltë prej kuislingu, u zgjodh të vritej 70 vjeçari, që i kishte kushtuar gjithshka Shqipërisë.

Shteti komunist askurrë nuk e përmendi në historinë e bëmave të komunistëve gjatë luftës atentatin ndaj Idhomene Kosturit. Edhe emri i atentatorit Kolë Laku, i cili u kap dhe u dënua me vdekje, nuk është përmendur veçanërisht mes dëshmorëve, sikundër janë përmendur shumë të heronj të kapur dhe ekzekutuar nga pushtuesit italianë dhe gjermanë.

Përse ky mister? Dikush kishte gabuar rëndë dhe komunistët nuk dëshëronin të pranonin gabimin e rëndë?

Idhomoeneja mbeti i vrarë fizikisht më 1943 dhe i vrarë moralisht edhe pas 80 vjetësh.

Në vendin ku ngrihej shtëpia e Kosturëve nuk ka asnjë shënjë se atje janë lindur disa atdhetarë dhe martirë të Shqipërisë. Nderimi i fundit për Idhomene Kosturin ishte më 1943, kur u shpall një ditë zije kombëtare për të. Më pas Heshtja e rëndë dhe e gjatë, që ka rrezik të zgjatet përjetësisht.

Lidhja e dy pinjollëve të Kristaqëve (fund)

 


(vijim)

Pakënëaqësia e Kristo-birit Blush u shtua dhe bashkë me të kritikat e hapura ndaj Kristaq-birit Rama. Por duke mos patur mbështetje të hapur në grupin parlamentar dhe në drejtimin e Partisë Socialiste, i përjashtuar edhe si deputet i PS-së, Ben Blushi mendoi se kishte forca të krijonte një parti të Qendrës me ndihmën financiare të deputetes socialiste Mimoza Hafizi. Kjo ishte një histori e shkurtër e partisë “Libra”, që u braktis menjëherë pas dështimit në zgjedhjet e vitit 2017 nga vetë kryetari Blush. Ben Blushi kishte padurimin dhe grykësinë e një politikani shqiptar, që i do “frytet” shpejt dhe të mëdha. Projekti “Libra” me disa ngjashmëri me “Cinque Stelle”, “Cyriza” dhe “Podemos” ishte projekti më afatshkurtër politik në jetën shqiptare. Si gjithnjë mosmirënjohës (cilësi e nevojshme për një politikan pa skrupuj) Blushi nuk la fjalë pa thënë edhe për mbështetësend he bamirësen e tij Mimoza Hafizi.

Kristaq- biri kryeministër, ndërkohë e kishte vënë në zap Partinë e tij dhe Kristo-birit Blush nuk i mbetej gjë tjetër vetëm të nënshtrohej. Kështu u krijua projekti Blush –Vjollca e Topit, ku Ben Blushi do drejtonte median më të fuqishme të vendit në mbështetje të plotë të kryeministrit Rama. Projekti ishte kryer me bekimin e Ramës dhe Blushit ju dha një shpërblim vjetor i mahnitshëm në këmbim të të gjitha lidhjeve, informacioneve dhe njohjes së prapaskenave të politikës shqiptare. Këtë bleu deri para një muaji pronarja e Top-it. Blushi veç rrogës kishte tani mundësi të përfitonte edhe në tendera, në leje ndërtimi në Tiranë dhe në biznese të ndryshme, që nisin nga prodhimi i bangove të shkollës e deri tek tregëtia e havjarit.

Kjo është lidhja e dy qënieve njerëzore të shëmtuara, që shesin jo vetëm njëri tjetrin, por edhe të afërmit e tyre, kur është fjala për para dhe pushtet. Të lidhur me krimin e organizuar, në shoqëri me dhjetra kriminelë të njohur e të fshehtë, në partneritete ekonomike me trafikantë, këta dy pseudointelektualë janë fytyra e elitës së Tiranës të këtij shekulli.

Nuk janë të vetëm dhe kjo e bën gjendjen e shoqërisë dhe politikës shqiptare edhe më dëshpëronjëse. Nëse i referohemi sociologut italian Vilfredo Pareto, këta përbëjnë elitën qeverisëse shqiptare. A hyjnë të sipërpërmendurit në “dhelprat” apo në “luanët”, kjo ndoshta vlen të preket në një shkrim tjetër. Për mendimin tim më e përshtatshme do ishte kategoria e “hienave”.

Saturday 25 December 2021

Lidhja e dy pinjollëve të Kristaqëve


Sot e gjithë bota e krishterë feston ditën e lindjes së Krishtit, njeriut-Zot që i ndryshoi historinë njerëzimit. Në nderim të tij ka mijra e mijra njerëz në botë me emrin Kristi, Kristo, Kristaq, Kristian dhe variante të tjera sipas gjuhëve të popujve të krishterë.

Kanë qënë dhe janë të shumtë ortodoksët shqiptarë me emrin Kristo. Eshtë një dukuri më e rrallë në katolikët shqiptarë. Ndoshta sepse kanë qënë të shumtë edhe e ka sjellë rasti që dy figura shumë të rëndësishme të Shqipërisë së sotme të jenë bij baballarësh me emrin e Krishtit. Kryeminstri Edvin Kristaq Rama dhe politikani-shkrimtar-gazetar Ben Kristo (Ki]o) Blushi.

Vërtet i dyti nuk e ka peshën e t[ parit në jetën shqiptare, por nuk është dikush që mund të injorohet. Eshtë “lojtar”. Kjo u dëshmua së fundmi edhe nga rroga e habitshme e tij si drejtues i Top Channel.

Dy djemtë e Kristaqëve kanë meritën se hynë vetë në ballin e poltikës shqiptare duke u munduar të ]ajnë mes gjerdheve, që kishin vendosur Berisha, Nanoja dhe bashkëpunëtorët e tyre më të afërt. Blushi ishte ndër gazetarët e parë të gazetës “Rilindja Demokratike”, por duket se i penguar nga Saliu dhe ndoshta nga historia e fillimit të viteve ’90 e të jatit, përfundoi në gazetar i “Koha Jonë“ dhe kritik i pamëshirshëm i Berishës. (Ki]o Blushi ishte intelektuali më i urryer nga shqiptarët në vitin 1991 për shkak të fjalës së mbajtur kundër atyre që hynë në ambasada.)

Djali i Kristaqit Rama, i njohur si kritik i ashpër i komunizmit, nuk mundi të vinte në kryesinë e PD-së ndaj për të qënë në politikë provoi nga formimi i një partie kristiano-islamike bashkë me djalin e një tjetër Kristaqi (Spartak Ngjelën) dhe bashkëpunimin e ngushtë me Blushin në shkrime kritike ndaj Saliut në “Koha Jonë“. Këtu zuri fill edhe lidhja e tyre me shumë dritë-hije.

Pas vitit 1997 përfunduan në qeverinë socialiste, njëri si zëdhënës i kryeminstrit dhe tjetri si ministër kulture dhe më pas ngjitën shkallët brenda partisë deri sa djali i Kristaqit (Rama) u zgjodh kryetar i PS-së dhe Blushi ishte numuri 2 i Partisë. Dyshja ishte e bindur se mund të shijonte frytet që jepte politika edhe pse në opozitë. Rama vazhdonte të mbushte xhepat me lejet e ndërtimit në Tiranë, ndërsa Blushi kishte bizneset e fshehta të krijuara në vitet kur ishte ministër arsimi dhe minist[r i pushtetit lokal. Më pas erdhi ndarja e plotë e dy bashkëpunëtorëve që nuk kishin qënë kurrë miq edhe pse kalonin dreka e darka me njëri tjetrin dhe gratë e tyre. Ishte bashkëpunimi i dy njerëzve me vlera minimale njerëzore.

Në humbjen e zgjedhjeve të vitit 2009, Ben Kristaq Blushi u mundua të detyronte Edvin Kristaq Ramën të dorëhiqej nga posti i kryetarit dhe t’ja kalonte atij vendin dhe mundësinë për tu bërë kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë, që për të dy nënkupton ndarësin e fondeve të thesit të madh të buxhetit të shtetit, si dhe përfitimeve të tjera që vijnë nga formula “pengo/ndihmo bizneset”. Kërkesa dukej e logjikshme, por me gjithë malinjitetin e tij, Blushi nuk kishte arritur të llogariste malinjitetin e Ramës. Ky i fundit jo vetëm u rikonfirmua si kryetar, por në fitoren e vitit 2013 e la Blushin jashtë qeverisë dhe “llokmave të mëdha”.

(vijon)



Sa tu ka rrit rroga!


Kjo ka qënë fjalia mbyllëse e një ngjarjeje të shkurtër në një autobuz urban të linjës Kombinat-Kinostudio në vitet ’80. Ka pak lidhje me skandalin e rrogave që ka plasur këtë javë në Shqipëri, megjithëse diçka mbase mund të lidhet “rritjen” e papritur në prill të këtij viti.

Gjithsesi, nga që jetoj në një vend ku rrogat përgjithësisht janë sekrete për sektorin privat, por publike për sektorin shtetëror(kryesisht ato të funksionarëve të lartë), kam një lloj mëdyshje nëse skandali është vërtet negativ për shoqërinë shqiptare apo është diku në zonën gri.

Pa ditur cilat janë motivet e nxjerrjes të këtij sekreti nga nëpunësit, duhet thënë që shumë sekrete edhe më të mëdha janë nzjerrë nga shumë nëpunës në botë në mënyrë të ndërgjegjshme. Në fillimin e viteve ’70, i bujshëm ishte skandali i “dokumentave të Pentagonit”, që i ishin përcjellë shtypit nga Daniel Ellsberg, i cili punonte për Departamentin e Mbrojtjes  të SHBA. Më vonë ka pasur edhe plot të tjera, ndër të cilat më i madhi ka qënë ai i Snowden në vitin 2013, ku u bënë publike të dhënat sekrete të shërbimeve sekrete amerikane. Në këto raste “tradhëtarët” kanë dashur të njoftojnë publikun se ç’farë pisllëqesh ndodhin në qarqet sekrete të shtetit amerikan. Nuk mund të krahasohet “dekonspirimi i rrogave të shqiptarëve” me këto sekrete.

Por edhe nëse nëpunësit shqiptarë këtë e kanë bërë për para, ka diçka të mirë edhe në të, sepse mësohen gjëra, të cilat i dinë dhe i shfrytëzojnë vetëm shtetarët tanë mafiozë. Për shembull arrin të kuptosh se si funksionon raporti mes qeverisë dhe medave private edhe nga rrogat “stërmëdha” të gazetarëve apo njerëzve të tjerë të televizoneve.

Shqipëria ka vetëm diçka më shumë se 2.5 milion banorë dhe është e pamundur që vetëm nëpërmjet abonimeve dhe reklamave, televizionet të fitojnë aq shumë sa të jenë në gjendje të paguajnë rroga të krahasueshme me ato të televizioneve të vendeve të mëdha e të pasura. Bëhet e qartë ajo që dihet se mediat i sigurojnë të ardhurat e tyre nëpërmjet tenderave që ju jepen nga qeveritarët. Ka rreth 25 vjet që ndodh kjo gjë e nisur nga Tani i Topit dhe e vazhduar më pas me Frangajn e Klanit, Hysenbellinjtë, Fahri Balliun, Yli Ndroqin e plot të tjerë.

Skandali i rrogave konfirmon se mediat shqiptare janë pjesë e mafias shtetërore.

Një vend me një media kaq të korruptuar, që vepron në sintoni me qeverinë , me krimin e organizuar dhe duke vënë “gjoba” nuk mund të bëhet së shpejti një vend me demokraci të vërtetë. Eshtë një vend ku kleptokracia sundon në të katër shtyllat e pushtetit.

Ndërkaq qytetarët e thjeshtë të Republikës së Shqipërisë ëndërrojnë “a ka me ju rrit ndopak rroga minimale”.

Monday 20 December 2021

Optimizmi im për ndëshkimet ndaj politikanëve të përzjerë në krime


Po bëhet gati një dyzinë me vite, që kur kam nisur të hedh komentet e mija në këtë blog personal dhe ndonëse nuk ju kthehem për t’i rilexuar, kujtoj se një pjesë e opinioneve politike rreth skandaleve të politikanëve shqiptarë kanë qënë tejet optimiste. Nuk arrij ta kuptoj nëse i kam parë me syze ngjyrë trëndafili, në se jam ndikuar nga fundi i politikanëve në Amerikë dhe Kanada kur përballen me skandale më të vogla apo se nuk e njoh realitetin shqiptar.

Për shembull disa herë kam “ndjellë“ fundin e Ilir Metës dhe të LSI-së, por Ilir Meta Kryemadhi dhe bashkëshortja e tij Monika Meta Kryemadhi janë ende “më këmbë“ dhe e kanë partinë partinë e tyre private.

Disa herë kam komentuar se Sali Berisha e ka fundin e shpejtë dhe se Rama është më i rrezikshëm se Berisha për shkak të moshës më të re dhe po mbyllet edhe viti 2021 dhe megjithëse është shpallur “non grata” nga SHBA, Saliu vazhdon të jetë faktor në politikën shqiptare.

Disa herë kam shprehur opinionin tim se Edi Rama nuk do zgjatë më shumë se një legjislaturë dhe për më tepër pas skandalit të Tahirit e quajta “të mbaruar”, por jo vetëm që ai fitoi mandatin e tretë, po vazhdon të vjedhë me grykësi fonde tërmetesh, vaksinash Covid-19, inceneratorësh, aeroportesh, kontrollesh të gjinjve të grave e plot të tjera.

E megjithatë unë “nuk ve mend”, por sërish me një optimizëm naiv parashikoj se pranvera e vitit të ardhshëm do sjellë rënien e qeverisë për shkak të skandalit të inceneratorëve. Skema e përfitimit ka qënë aq e trashë, aq e ngutur dhe sasia e parave të futura në xhepa politikanësh aq e madhe sa nuk ka se si të shpëtojnë pa dhënë dorëheqjen Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi dhe Niko Peleshi. (Ky i fundit vetëm se ka firmosur Vendimet e Këshillit të Ministrave, të cilave ju ka bishtnuar Rama, por në xhep nuk ka futur gjë.)

E them këtë gjë jo se besoj se SPAK është edhe kompetent dhe i pavarur, por se segmentet e Drejtësisë sot, nuk janë të kontrolluara si kanë qënë në kohën e skandalit të Ilir Metës nga kryeministri i kohës Berisha.

Besoj se duke parë edhe situatën e krijuar në Partinë Demokratike edhe ambasadorët e huaj, (sidomos Kim) do ushtrojnë trysni për zgjedhje të parakohëshme.

Nëse këtë rradhë nuk gaboj do të thotë se diçka e mirë po ndodh vërtet në jetën politike në Shqipëri.


Sunday 19 December 2021

Tjetri, Aeroporti i Çorovodës?


Aeroportet janë vepra tëmëdha publike, që edhe shtetet e fuqishëmi ndërtojnë duke llogaritur mirë shpenzimet finanaciare dhe problemet e tjera që lidhen me to. Unë jetoj në një qytet me 150 mijë banorë dhe aeroportin më të afërt e kam 170 kilometra larg. Nuk më duket se është larg dhe kurrë nuk do doja të jetoja brenda një rrezeje prej 30 kilometrash. Krijojnë shumë problem për banorët, sidomos atë që quhet ndotje akustike.

 Në Shqipëri deri tani janë në punë aeroporti I Rinasit dhe ai I Kukësit dhe është njoftuar se shumë shpejt do ndërtohen edhe ai i Vlorës dhe i Sarandës. Qyteti i parë rreth 100 kilometra nga Rinasi ndërsa i dyti jo më shumë se 180 kilometra.

Aeroportet në Shqipëri ndërtohen për dy qëllime- i pari është përfitimi financiar i pushtetarëve dhe i miqve të tyre, që do e ndërtojnë dhe i dyti për mbështetje në elektorat. Premtimi i aeroporteve është një premtim bosh që funksionon, se njerëzit ëndërrojnë jo vetëm se do e kenë më të lehtë për të fluturuar më shpesh, por aeroporti do sjellë edhe turizëm, investime dhe plot të mira të tjera. Nuk është kështu për një vend të vogël si vendi i ynë. Shqipërisë i mjaftojnë vetëm dy aeroporte në territoret shqiptare (i Tiranës dhe i Prishtinës) për të plotësuar gjithshka që i nevojitet edhe një turizmi shumë të zhvilluar. Shumë pranë me zonat turistike shqiptare janë aeroportet e Podgoricës, Korfuzit, Ohrit dhe Selanikut.

Shembulli më i qartë është investimi “idiot” i aeroportit të Kukësit, I cili ka mbetur bosh dhe pa funksion qysh në vitin e parë të tij.

Por dy aeroportet e tjerë përbëjnë edhe problem më të mëdha për Shqipërinë. Ai i Vlorës do të ndërtohet pranë Lagunës së Nartës, e cila është një njësis humë e rëndësishme për ekosistemin e Mesdheut dh eve]anërisht për vendin tonë. Çuditërisht, vlonjatët e njohur për kundërshtimin e veprave që cënojnë ekologjinë në krahinën e tyre kanë heshtur për aeroportin. Në heshtje të plotë është edhe Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, e cila duhet të ndjehet në procesin e miratimit të masterplaneve shqiptare edhe kur nuk është e ftuar të marrë pjesë në miratimin e tyre.

Shqipëria ka 2 milion e gjysëm banorë dhe nuk ka të nevojshme 4 aeroporte edhe sikur të kishte 5 herë sipërfaqen që ka. Nuk ka asnjë mbingarkesë fluturimesh në aeroportin e Rinasit, që të bëjë të domosdoshëm zgjerimin e tij.

Në fushatën e ardhme elektorale ka të ngjarë të premtohet një aeroport tjetër.

Do jetë vallë në Çorovodë?

Saturday 18 December 2021

Shqipëria nuk ka patur dhe nuk ka burra shteti


Eshtë një e vërtetë e hidhur, por vendi ynë nuk ka nxjerrë dot burra shteti. Ka pasur heronj, ideologë, mendje të ndritura dhe deri në gjenij, por nuk kemi pasur burra shteti. Më pranë një përcaktimi të tillë mund të jetë Ismail Qemali, sepse la Shqipërinë e Mëvetëme të njohur edhe nga Konferenca e Londrës, por edhe ai ishte një veprim jetëshkurtër, sepse mungonin shumë e shumë parametra të një shteti, përpos edhe situata ndërkombëtare nuk ishte e favorshme.

Burrat e shtetit nuk janë të shpeshtë edhe në kombet e mëdha, por janë ata që kanë ndryshuar epokat e një vendi dhe ç’është më e rëndësishme, pasi kanë qeverisur, kanë lënë institucione të qëndrueshme dhe shoqëri më të shëndosha se ato që kanë gjetur. Emrat janë të shumtë, por edhe në vendet fqinjë ka pasur të tillë si Mazini dhe De Gasperi në Itali, Venizellos në Greqi apo edhe Pashiç në Jugosllavi, të cilët janë nderuar nga popujt e tyre dhe një nderim i ngjashëm ju është bërë edhe nga shtetarët e vendeve të tjera. Tek ne edhe nëse analizojmë shkurtimisht politikanët më të suksesshëm si Ahmet Zogu, Fan Noli, Enver Hoxha, Sali Berisha apo Edi Rama, kush më pak dhe kush më shumë, asnjëri nuk përmbush dot cilësimin për tu quajtur “homme d’etat”.

Ahmet Zogu edhe pse ndenji gjatë në fuqi dhe krijoi institucionin e tij mbretëror, jo vetëm që e dëmtoi shoqërinë shqiptare me përjashtimin nga jeta politike të elitës opozitare, jo vetëm që nuk ishte në gjendje t’i rezistonte kolonizimit nga Italia, por edhe pas lufte nuk ishte i zoti të gjente mbështetje as në vend dhe as tek fuqitë e huaja.

Fan Noli, figura më interesante e historisë modern shqiptare, edhe pse me ide të mëdha për një shtet liberal pro anglo-amerikan jo vetëm nuk pati durimin e duhur për ta rrëzuar Zogun me zgjedhje, por nuk organizoi dot as më vonë një front të fuqishëm antizogist në mërgim.

Enver Hoxha si Diktator është automatikisht i përjashtuar nga mundësia për të qënë burrë shteti. Institucionet e shtetit të tij të egër, u shkatërruan në më pak se gjashtë muaj.

Nëse vimë në këta “lapangjozët” e kohës së ndryshimit të sistemit, me këta nuk kishte se si ndodhte ndryshe. Të varfër, pa ideale, pa shkollim politik,  oportunistë, tre katër emrat që ndenjën më gjatë në pushtet nuk po lenë as institucionin e thjeshtë të zgjedhjeve të lira e të ndershme si trashëgimi dhe mos flasim pastaj për ndërtimin e një shteti demokratik të mbështetur në tre shtylla të pavarura të Ekzekutivit, Legjislativit dhe Gjyqësorit.

Ndaj le t’i mbyllim këto rrjeshta me vargjet e një bashkëkohësi mendjendritur, i cili gjithashtu nuk kishte formimin dhe karakterin për tu bërë burrë shteti:

Po nuk kish si të ndodhte ndryshe,

Të ndodhte ndrushe s’kish se si;

Duhet të zhdukeshin përbindshat,

Që në këtë tokë të vije ti.

Koha për t’ju njohur vlerën që meritojnë korçarëve të shquar


Mund të bëhet një listë shumë e gjatë e korçarëve(kryesisht të periudhës së Rilindjes dhe të Mbretërisë shqiptare), që kanë mbetur në hije për shkak të mohimit të veprës së tyre për Shqipërinë nga Diktatura e Enver Hoxhës. Një pjesë janë vlerësuar me tituj, por përsëri nuk është bërë mjaft për ta nga pushteti qëndror dhe ai vendor, në të njëjtën kohë kur janë vlerësuar figura mediokre vetëm për shkak të lidhejve të familjarëve të tyre me partitë politike. Po përmend vetëm disa prej tyre:

Pandeli Jano Vangjeli – 1859-1949 Rilindas ndër më të shquarit e kolonisë së Bukureshtit, dy herë kryeministër i Shqipërisë.

Fehim Zavalani – 1859-1935 Rilindas, organizator i Kongresit të Manastirit.

Koço Kotta – 1889-1949 Atdhetar, kryesekretar i Qeverisë së Ismail Qemalit, dy herë kryeminstër i Shqipërisë. Vdiq në burgun e Burrelit.

Tajar Zavalani – 1903-1966 Gazetar,shkrimtar dhe përkthyes. Zëri i Shqipërisë në BBC.

Kristo Floqi – 1876-1951 Rilindas, jurist, dramaturg dhe botues. Ministër arsimi dhe anëtar i Këshillit të Shtetit.

Orhan Pojani- 1846-1913 Rilindas dhe mbështetës aktiv i Mësonjtores së Parë Shqipe

Anastas Avrimidhi Lakçe- 1821-1890 Atdhetar dhe filantrop, kontribuesi më i madh finanaciar i Rilindjes.

Kristo Dako – 1876-1941 Atdhetar, botues dhe ministër arsimi. Bashkëshorti i Sevasti Qiriazit.

Alo bej Dishnica – Atdhetar, kryetar i shoqërisë “për mësimin shqip” që prapriu hapjen e Mësonjtores.

Jovan Tërova – Rilindas, autor i librave shkollore të Mësonjtores së Parë.

Kol Tromara – 1882-1945 Atdhetar, deputet dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Fan Nolit. I ekzekutuar nga komunistët si një nga krerët e ballit Kombëtar.

Thoma Nasi – 1892-1964 Atdhetar, kompozitor, krijuesi i bandës “Vatra”. Kompozoi dhe ekzekutoi shumë këngë patriotike shqiptare, sot në fondin e muzikës kombëtare.

Këta janë vetëm disa nga atdhetarët korçarë që kanë vënë veprën e tyre në themelet e shtetit shqiptar dhe për të cilën duhet t’ju jemi mirënjohës. Lista është shumë e gjatë. Për fat të keq, nga lënia në heshtje për 50 vjet me rradhë, shumë korçarë jo vetëm të rinj, nuk dinë se cilët janë Fehim Zavalani, Lakçeja, Alo Dishnica, Jovan Tërova, Kristo Floqi, Kristo Dako dhe Kol Tromara.

Turp për pushtetarët korçarë të të gjithë krahëve të politikës!

 

 

Friday 17 December 2021

Amerikanët sërish “amatorë në diplomaci” për Pollon


Për të disatën herë gjatë karrierës së tij politike, Genc Pollo edhe se me gjasa shtetas amerikan, i kundërvihet diplomacisë amerikane dhe i bën leksion që ta largojë nga amatorizmi. Të gjitha rastet kanë të bëjnë me bëmat e mentorit të tij Sali Berisha, të cilat nuk janë miratuar nga administrata amerikane.

Në një shkrim të hallakatur të djeshëm të titulluar “Orë amatore për diplomacinë amerikane në Shqipëri” të botuar nga portali i Zenit, “biri plangprishë“ I Berishës (Pollo) pasi vlerëson këtë të fundit për kontributin e jashtëzakonshëm në marëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën, godet amabasadorët amerikanë Lu dhe Kim se kanë qënë jo vetëm të gabuar në trajtimin e Berishës, por kanë mbajtur hapur anën e figurave të korruptuara socialiste me Ramën në krye. Pollo arrin deri atje sa krahason mbështetjen që amerikanët kanë dhënë për diktaturat e djathta gjatë “Luftës së Ftohtë“ me mbështetjen që po ju japin tani kundërshtarëve të Berishës.

Por le të kthehemi në vitet 1996 -1997, kur ishte përplasja e parë e Berishës me amerikanët. Erdhi për shkak të vjedhjes së zgjedhjeve të vitit 1996 dhe nxitjes së firmave piramidale nga ana e Berishës. Berisha nuk hezitoi ta zhyste vendin në kaos dhe pas Gazidedes, Pollo ishte bashkëpunëtori i tij më i ngushtë në krimet e atij viti. Gjatë gjithë kohës, me ambicien se mund të vinte në krye të PD-së, Polloja përsëriti refrenin e Berishës për kundërevolucion komunist të ndihmuar nga lobi grek në Uashington. Në qarqet e PD-së Saliu dhe ndihmësi i tij flisnin hapur për “komunistët e Klintonit”.

Si figura numur dy në PD, ai vazhdoi të mbështeste Berishën në puçin e shtatorit 1998 dhe ishte i pakënaqur me thirrjen që i bëri ambasadorja Mariza Lino Berishës për të mos shkuar në televizion se SHBA nuk do e njihte. Në fund të viteve ’90, kur mendonte se ishte forcuar dhe mund të merrte drejtimin e PD-së u përfshi në përplasjen e rradhës “Berishë kundër Nr-2” dhe përfundoi bashkë me Tritan Shehun në një parti pa elektorat.

Karakteristikë e Pollos është se mund ta bëjë të zezën të bardhë, kur mendon se e ndihmon sadopak karrierën e tij në politikë (jo për dashurinë që ka për politikën, por për frutet e saj)dhe edhe pse e njeh më mirë se kushdo Berishën dhe di edhe se sa të drejtë kanë ambasadorët amerikanë, nuk stepet të ngjyejë në bojë penën e tij të thyer. Për të diplomatët amerikanë janë jo vetëm amatorë, por po dëmtojnë edhe interesat amerikanë në Ballkan, sepse po ju bie popullariteti në Shqipëri!

Popullariteti i Amerikës në Shqipëri nuk ka ardhur nga Berisha, por nga vuajtjet që populli shqiptar ka pasur nën Diktaturë. Shqiptarët e kanë ditur dhe dinë se nga gjeopolitika amerikane kanë pasur veç të mira dhe edhe kur nuk votojnë për të djathtën (tamam të djathtë nuk ka tek ne) nuk lëkunden në besimi tek Shtetet e Bashkuara.

Kim dhe Lu nuk kanë nevojë për leksionet e Pollos, sepse kanë mbaruar universitete shumë të mira në Perëndim. Edhe Pollo diçka ka mësuar, jo në “filoqyl”, por gjatë karrierës së tij në politikë. E keqja është se ka qënë një dinak që ka mësuar vetëm të ligat.

A duhet protestuar kundër Vuçiç në Tiranë?


Presidenti sërb Vuçiç ka njoftuar se më datën 20 dhjetor do jetë në Tiranë për të ndjekur punimet e takimit të rradhës të “Open Balkan”. Sali Berisha u përgjigj menjëherë se do organizojë një protestë të fuqishme kundër tij ditën e mbrritjes në Tiranë.

Pavarësisht nga motivet që ka Berisha, mendoj se thirrjes së tij duhet t’i bashkohen shumë shqiptarë, që janë të interesuar për njohjen e Kosovës dhe pranimin e Shqipërisë në Europën e Bashkuar. Këtu fut edhe ata që votojnë për Edi Ramën.

Aleksandër Vuçiç duhet ta kuptojë që nuk është i mirëpritur nga shumica e shqiptarëve edhe pse ka marëdhënie shumë të mira me kryeministrin Rama. Jo sepse është sërb dhe pushtetari më i lartë i Sërbisë.

·         Vuçiç duhet pritur me protesta sepse nuk zbaton marrëveshjet e bëra për Kosovën.

·         Vuçiç duhet ëritur me protesta për marëdhëniet e tij me Putin dhe për nxitjen e një lufte të ardhëshme në Ballkan.

·         Vuçiç duhet pritur me protesta sepse ndjek një politikë thellësisht antishqiptare për të ruajtur dominimin në Ballkan.

Kam qënë kategorikisht kundër anullimit të ftesës për Bregoviçin apo për protestën gjatë koncertit të tij. Gjithashtu jam kategorikisht kundër çdo fyerje ndaj sportiestëve sërbë në ndeshjet e luajtura ndaj ekipeve tona. Sporti, muzika, arti ju përkasin popujve dhe I miqësojnë popujt ndaj kurrë nuk duhen ngatërruar me politikën. Jam kategorikisht kundër edhe dhunimit të flamurit sërb apo simboleve të tjera të shtetit fqinj.

Politikani Vuçiç është një politikan arrogant, i njohur për nacionalizmin e tij. Edhe pse mund të jetë më i moderuar se ndonjë politikan ekstremist sërb, ai nuk mund të quhet kurrë miku apo partneri i Shqipërisë. A duhet të takohemi dhe të bisedojmë me të? Sigurisht, por po aq të drejtë kemi edhe të protestojmë për sjelljet dhe politikat e tij ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Dhe kjo nuk do të thotë se barazojmë Vuçiç me popullin sërb. Me këtët të fundit kemi mbi dymbëdhjetë shekuj që rrojmë në një fqinjësi me probleme, por nuk mund ta shkojmë gjithë jetën si të tillë.

Ndaj duhet të respektojmë vetëm ata udhëheqës sërbë, që kanë të njëjtën mendësi me tonën, pa na fyer, pa na parë nga lart dhe pa na treguar me gisht si sherrxhinj.

Thursday 16 December 2021

Agim Nesho përsëri në rolin e tij “çorbavitës”


Thuajse 8 vjet më parë pata shkruar rreth një artikulli të Agim Neshos, ku kërkonte një ristrukturim të së Majtës duke u bashkuar PS-ja me LSI-në, me qëllimin e ritkhimit në skenën politike shqiptare të Fatos Nanos dhe marrjen e PS-së nga Ilir Meta. Duket që edhe pas 8 vjetësh, Rama nuk ka hedhur asnjë hap për t’i ofruar Neshos ndonjë post ambasadori ose më tepër, ndaj edhe pse “ish-komunist” i vendosur, nëpër televizionet shqiptare, djali i shokut Gaqo është rrjeshtuar kundër Ramës, por çuditërisht pro Berishës dhe kundër ambasadores Kim.

https://kuendemi.blogspot.com/2014/04/nesho-rama-dhe-e-majta-shqiptare.html

Nesho ka qënë të paktën për 8 vjet në Shtetet e Bashkuara dhe njeh nga afër demokracinë amerikane, marëdhëniet legjislativ ekzekutiv, si dhe rolin që kanë Departamenti i Shtetit dhe ambasadorët amerikanë në vendet e mesme dhe të vogla, sidomos në ato me demokraci të pakonsoliduar. E megjithatë nuk ka droje ta bëjë të bardhën të zezë dhe anasjelltas, vetëm për të dobësuar regjimin e Ramës duke shpresuar se mund të rikthehen aktorët Berisha-Meta-Nano.

Ai paraqet lëvizjen Berisha-foltore, si një lëvizje shumë pozitive, e cila do forcojë demokracinë në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht do shpëtojë demokracinë shqiptare. E bën këtë edhe pse e di që lëvizja e Berishës është populiste dhe shumë larg demokracisë institucionale për të cilën ka nevojë Shqipëria. Eshtë jo vetëm një lëvizje e motivuar nga interesi i Berishës për të mbrojtur fëmijët e tij nga një burgim i mundshëm, por është e gjitha e ngritur mbi gënjeshtra të trasha, të një njeriu, i cili me të vërtetë e ka minuar demokracinë në Shqipëri.

Në çështjen e dytë, atë të përzjerjes së ambasadorëve në punët e brendëshme të partive shqiptare, shoku Agim përsërit me gjysëm zëri teoritë e gjoja-sovranitetit të Berishës apo të përmbajtjes së ambasadoreve brenda funksioneve të përcaktuara diplomatike. Edhe pse për një kohë të gjatë në diplomaci dhe di fare mirë se kush “urdhëron” në OKB apo në institucione të tjera ndërkombëtare, Neshoja ëndërron t’i vihet kufiri ambasadores Kim, sepse është në kundërshtim me interesat e Neshos. Në të kundërt do e ngrinte në qiell.

Ambasadorët amerikanë nuk e kanë pasur zakon të përzjehen në punët e partive edhe pse duan të jenë të informuar gjithë kohën për kandidatët e mundshëm si kryetarë se tek ata shohin kryeministrat e ardhshëm. Por në sherret Nano-Meta, Rama-Mejdani apo Basha-Topalli, ambassadorët asnjëherë nuk u shprehën hapur në favor apo kundër një kandidati. Rasti Berisha-Basha është krejt i ndryshëm dhe ka të bëjë me rikthimin e mundshëm në postin e kryeministrit të një njeriu që është shpallur “non grata”. Sigurisht për të shmangur çdo anomali, amerikanët do mundohen ta shmangin këtë, i pëlqen apo nuk i pëlqen Neshos dhe të tjerëve si ai.

Ndoshta Nesho nuk ka asnjë ndikim në opinionin publik shqiptar dhe mbase edhe unë duhet mos e kisha humbur kohën kot me të, por është “dukuria Nesho”, e cila më shqetëson. Njerëz të politikës, diplomacisë dhe medias, të cilët janë të ndërgjegjshëm kur gënjejnë dhe e bëjnë këtë pa ju dridhur syri, vetëm e vetëm me shpresën se mund të kthehet një ditë në favor të tyre, ose se mund të marrin ndonjë “të shkoqur” nga paratë e vjedhura nga Zeni.

 

A ka konservatorizëm në politikën shqiptare?


Disa analistë të politikës shqiptare këmbëngulim në vendosjen e konservatorizmit në Shqipëri, duke kërkuar të ketë një lloj konservatorizmi të ngjashëm me atë të Europës Perëndimore dhe të Amerikës së Veriut. Një pjesë prej tyre, në mënyrë shabllone pretendojnë se konservatorizmi nuk duhet të bëjë transformime radikale, por përmirësime të vogla, hap pas hapi sikundër është në natyrën e tij.

Po a ka konservatorizëm në politikën shqiptare?

Ka dhe ai është një konservatorizëm kokëposhtë nëse e krahasojmë me konservatorizmin klasik europian.

Nëse tek europiani, shtyllat janë ruajtja e institucioneve fetare, shtetit parlamentar dhe të drejtës të pronësisë, “konservatorizmi shqiptar” ka të bëjë me ruajtjen e institucioneve dhe mendësisë të periudhës së Diktaturës – injorim i institucioneve fetare, shtet autoritar dhe e drejta e diskutueshme e pronës.

Ky konservatorizëm udhëhoqi privatizimin e shtrembër, ligjin 7501 për pronën, instaloi udhëheqës autoritarë në krye të partive dhe nuk ju dha asnjë ndihmë institucioneve fetare. Madje nën qeverisjen e Ramës, forca e qeverisë për të shpronësuar u rrit në mënyrë të paimagjinueshme për një vend perëndimor. Kuptohet që për këtë të fundit qëllimet nuk janë ideologjike, por korruptive e megjithatë kemi një konservim të “ligjeve dhe institucioneve” të kohës së Diktaturës edhe pse në një masë më të vogël. Gjatë tridhjet vjetëve u godit në mënyrë të vazhdueshme nga politika dhe mediat, kisha ortodokse, i vetmi institucion fetar i organizuar dhe i drejtuar mirë, ku mungonin skandalet. Pak u bë për të ndihmuar myslimanizmin e moderuar dhe sektin bektashi, që janë në rrënjët e konservatorizmit shqiptar.

Shqipëria ka nevojë për një transformim rrënjësor të politikës, që ka të bëjë jo vetëm me konservatorizmin klasik por edhe me liberalizmin klasik, të dyja jo të pranishme në spektrin politik. Ka nevojë për institucione fetare të fuqishme dhe me ndikim, ka nevojë për sindikata dhe organizime të ngjashme profesionale, ka nevojë për ligje të forta në mbrojtje të pronës dhe të të drejtave të njeriut, ka nevojë për institucione vendore të forta dhe me kompetenca.

Dy partitë kryesore nuk janë as liberale dhe as konservatore, por janë dy parti me një mendësi të theksuar “konservatore social-komuniste”, që kanë synim vetëm e vetëm marrjen e pushtetit dhe përfitimet e tij dhe asnjë ]ast nuk kanë menduar për transformimin e shoqërisë shqiptare, jo se nuk dinë, por se nuk duan.

Wednesday 15 December 2021

Beteja e bravave


Se sa qesharakë janë demokratët shqiptarë, të Bashës dhe të Berishës, të rinj dhe të vjetër, e dëshmojnë ngjarjet e ditëve të fundit, që mund t’i përfshijmë nën titullin “Beteja e bravave”.

Janë episode sa meskine, aq edhe idiote, të cilat tregojnë se askujt nuk i bëhet vonë as për Shqipërinë, as për Demokracinë shqiptare dhe as për Partinë Demokratike. Ndër protagonistët janë Belind KëlliçI, kryetar i të rinjve të PD-së dhe Albana Vokshi, kryetare e grave të PD-së. Këta janë protagonistët e viktimave, ndërsa edhe pse nuk dihet ideatori “bravandërrimit”, po ja lemë përgjegjësinë Lulëzim Bashës, i cili e ka miratuar.

Partia po ju shkatërrohet, vendi po mbetet pa opozitë dhe ata që presupozohet të jenë e ardhmja e sigurt e një shoqërie më të mençur dhe më tolerante, klithin “Na kanë grabitur sendet personale!” dhe bëjnë denoncim në polici.

Çelësat e zyrës, orenditë e saj dhe vetë zyra nuk të bëjnë as funksionar dhe as tregojnë se ke të drejtë apo ke mbështetje në anëtarësi. Por për të njollosur sa më shumë kundërsharët e tyre brenda partisë. KëlliçI, Muçollari dhe Vokshi thërresin si idiotë, se hataja më e madhe ju ka ndodhur.

Pa dashur të justifikoj aspak veprimin idiot të ndërrimit të bravave, reagimi i atyre që nuk hyjnë dot në zyra është krejtësisht i mjerë dhe i pallogjikshëm. Nëse pretendon se e ke shkarkuar kryetarin dhe në fund të javës do marrësh edhe miratimin e anëtarësisë, ç’të duhet zyra dhe ato që ke brenda? Ti pikërisht se ka bërë shkelje të statutit e ke shkarkuar kryetarin dhe nuk pret të bëjë më mirë tash e tutje. Tani vazhdosh të zihesh si të mjerët fshatarë, që ma ka shtyrë një pëllëmbë gardhin, ndërkohë që pretendon se do i sjellësh fshatarët e shkretë në shekullin e XXI duke i udhëhequr.

Politikanët e çdo moshe në Shqipëri, me përjashtime fare të vogla, janë të korruptuar, mendjengushtë, kapadaij dhe jo tolerantë.

Demokracia do vazhdojë të jetë hibride për deri sa kemi këtë klasë politike dhe shoqëria nuk është në gjendje ta zëvendësojë.

Cka është e kyçur me njëqind brava, është mendësia liberal-demokratike e shqiptarëve.

Një histori e shkurtër e shtëpisë të ing. Belotit, ajo që quhet Vila e Enverit


Po e shkruaj këtë ndodhi, si ma ka treguar më se 30 vjet më parë, miku im Piro Katro. Lidhet me një objekt, që luajti një rol të rëndësishëm në shkatërrimin e jetës së Katrove. Gjithashtu në atë vilë janë thurrur shumë intriga për shkatërrimin e mijra jetëve të qindra familjeve shqiptare.

Fillon me inxhinierin italian Belotin (shpresoj mos e ngatërroj emrin), i cili ishte një sipërmarrës italian me veprimtari në Tiranë dhe që si shumë biznesmenë vendas dhe të huaj kishte ndërtuar një vilë të mirë në Tiranën e Re, e cila në vitet ’30 ishte e gjitha tokë arë. Inxhinier Beloti ishte mik me Petraq Katron, një atdhetar i njohur korçar, që për një kohë kishte qënë edhe sekretar i patriotit Sali Butka. Piroja, djali i madh i Petraqit, student në Liceun e Korçës, kishte dalë partizan, para se të binte Italia Fashiste. Me rënien e saj inxhinier Boreli u kthye në Itali dhe i kërkoi Petraq Katros të rrinte e të kujdesej për shtëpinë e tij në Tiranë. Kështu bëri Petraqi dhe jetoi atje bashkë me gruan dhe djalin e vogël deri sa një natë në fund të vitit 1944, një grup partizanësh trokitën në shtëpinë e tij dhe me një letër e njoftuan të largohej, se në shtëpi do vendosej familja e Komandantit.

Petraq Katroja kundërshtoi, duke ju thënë se shtëpia i ishte lënë në kujdestari nga miku i tij italian, por kur e pa se ishte e kotë, u kthye në shtëpinë e tij në Korçë. Enver Hoxhën e kishte njohur gjatë viteve të qëndrimit në Korçë dhe me sigurinë e një njeriu që kishte bërë për Shqipërinë i dërgoi fjalë:”Shtëpinë e more, por në çarçafët tim po fle!” Kjo siguri i kushtoi Petraq Katros, se dy vjet më vonë, në një fjalim të mbajtur në Korçë, Enver Hoxha e sulmoi si njeri që kishte qënë kundër komunistëve në vitet ’30. Dy vjet më pas, Petraqi arrestohet dhe dënohet për propagandë kundër pushtetit popullor.

Arrstimi i tij i kushtoi jo vetëm familjes së Petraqit, por edhe gjithë Katrove të tjerë, të cilët kishin qënë jo vetëm familje të nderuara, por dhe kishin kontribuar në jetën shqiptare dhe luftën kundër nazi-fashistëve. Piros ju harrua “partizanllëku” dhe u detyrua të punonte për vite të tëra fshatrave. Nipërit dhe mbesat e Petraqit e patën vështirë të shkonin në universitet, vetëm e vetëm, se në një fjalim të vitit 1947, Enver Hoxha pat sulmuar gjyshin dhe xhaxhanë e tyre.

Nuk dihet se ç’ndodhi me inxhinier Belotin dhe trashëgimtarët e tij, por duket që ai nuk donte të dëgjonte më për shtëpinë e tij, që u bë çerdhe e Diktatorit më të egër europian të pasluftës. Në fundin e viteve ’70, vila u rinkostruktua dhe ju bënë shumë shtesa, për të krijuar kushte edhe për familjet e posakrijuara të fëmijëve të Hoxhës. Më vonë, Edi Rama këmbënguli që ajo të mbetet një vilë funksionale dhe muze, për të ndihumar fanatikët enveristë, që të përulen me nderim para “tempullit të Satanit”.

Piro Katroja ka vdekur, pas një jete të ndershme, kur për asnjë çast të vetëm nuk e dënoi babanë e tij për “meselenë e çarçafëve”. Ndoshta janë ende diku në ndonjë depo të Vilës të ruajtur me kujdes nga pasardhësit e Hoxhës në politikë.

Tuesday 14 December 2021

Po i vjen rradha edhe “Tigrit”


“Tigri” quhet zv. kryeministri shqiptar Arben Ahmetaj, i cili ndoshta edhe vetë nuk e di pse i kanë vënë këtë nofkë. Tradicionalisht ka qënë një djalë i mbarë, që i dëgjonte motrat më të mëdha dhe ju fshihte nga prindërit edhe ndonjë çapkënllëk pak të tepruar të moshës. Pra më shumë se “këlysh tigri”, Ahmetaj në Gjirokastër ishte një “facilitator” i punëve të më të rriturve, ose nëse do e krahasojmë me ndonjë gjitar, do thonim se më mirë i shkon ta quajmë “nuselale”.

Ndoshta stërvitjen si tigër e ka nisur në Tiranë, kur studionte për anglisht dhe ka filluar të egërsohet hap pas hapi deri sa mbrriti në rolin e zëvendës kryeministrit.

Për një kohë të gjatë Ahmetaj mbajti thesin e buxhetit të shtetit, ku Rama fut dorën dhe shpërndan para për miqtë dhe shokët, pa harruar veten, ndaj Ahmetaj sërish ju kthye rolit të tij si “facilitator” ose si “nuselale”. Se tigrat zakonisht janë felinë agresivë, që sulmojnë, hapin konflikte, shkaktojnë trazira. Jo. Ahmetaj nuk është i tillë, por si gjirokastrit shëmbullor mban fort thesin me paratë e taksapaguesve dhe e hap dhe e mbyll sipas urdhërave të kryeministrit.

Para disa vitesh, publikisht, Rama e pat përgëzuar Ahmetajn me rastin e përurimit të “djegësit të plehrave” të Elbasanit, se e kishte zgjidhur qesen edhe pse ishte gjirokastrit! Paratë e buxhetit i ishin dhënë një kompanie, e cila ja kishte dhënë një tjetre dhe pas përurimit të “djegësit” shteti paguante kompanitë private për të djegur plehrat e bashkive. Një skemë e pastër e thjeshtë dhe efikase për të djegur paratë e taksapaguesve dhe për t’i transferuar ato në xhepat e një grupi ku bënin pjesë edhe vetë shtetarët.

“Tigri-nuselale” nuk ka deri këtu asnjë faj, se ka bërë për të mirën e vendit atë që i ka thënë kryeministri, por për fat të keq, në një aksident me makinë në Maqedoninë e Veriut, qëlloi që ishte bashkë me një nga këta kontraktuesit e “djegësve” me emrin Mirel Mërtiri. U ndodh në vendin e gabuar, në makinën e gabuar, në kthesën e gabuar dhe në çastin e gabuar.

Për djegësat e plehrave (që me elegancë në Shqipëri i quajnë inceneratorë), Rama dhe “Tigri” kanë përdorur rreth 200 milion euro nga lekët e taksapaguesve dhe jo vetëm që janë ndërtuar tre djegësa, por pas ca kohësh ata do ju mbeten falas bashkive. Në ndërtimet pa tendera, përgjithësisht fitimi është mbi 50%, gjë që e bën të sigurt se “tigrit” i kanë ikur nga buxheti i shtetit për në xhepat e miqve dhe shokëve të Ramës rreth 120 milion euro. 3.7 milion janë të faktuara që i ka marrë Teri. Po 116.3 milion euro ku kanë shkuar?

Qëmoti, në rrethet e hajdutëve brenda shtetit ose kompanive qarkullonte një shprehje “ha si miu dhe jo si ariu!” Shprehja duhet korrigjuar në “ha si miu dhe jo si tigri budalla!”

Vjedhja stërmadhe me “djegësit e plehrave” nuk dëshmon vetëm lakminë e klanit Rama, por dhe sigurinë se asgjë nuk do ju ndodhë. Eshtë një vjedhje e paturpshme dhe idiote njëkohësisht. Miliona euro të buxhetit ju janë dhënë kompanive, të cilat janë të gjitha në një zyrë dhe nuk kanë as ekspertizë dhe as fuqi financiare. Thjesht një skemë me moton:

Hajde të vjedhim shpejt e sa më shumë se ky popull është budalla!

Teri, socialisti i vendosur


18 vjet më parë një moshatarja ime nga Durrësi më tregonte për aftësitë në biznes dhe politikë të Lefter Kokës, ose si e quante ajo, Teri. Unë nuk dija se kush ishte, sepse e kam njohur fare pak botën e Durrësit, por u habita se Teri jo vetëm nuk kishte mbaruar ndonjë shkollë të lartë, por ishte edhe një kontrabandist i njohur dhe kjo nuk e pengonte të ishte kandidati për kryetar bashkie i Durrësit. Më pas mësova se vëllezërit Teri dhe Nari ishin miq të ngushtë të kryeministrit Nano, të cilit i kishin shërbyer me shumë devotshmëri.

Në lokalin e vëllezërve Koka, ku shtroheshin jo vetëm dreka dhe darka për VIP-at e Tiranës, por ofroheshin edhe shërbime të tjera të karakterit “ qejf o për zonë!”, kishin rënë viktima qejflinjtë e shtypit Nikollë Lesi dhe Ben Blushi, si dhe shumë politikanë. Në dhomat e “qejfit”, vëllezërit Koka kishin instaluar kamera dhe rregjistrimet e ofshamave të VIP-ave përdoreshin për arkivin e tyre dhe të kryeministrit Fatos Nano.

Teri u bë kryetar bashkie i Durrësit, port re vjet më vonë nuk konkuroi, sepse Nano nuk ishte më në krye të Partisë Socialiste. Ndaj shkoi tek dega Socialiste e Ilir Metës dhe më pas luajtën një rol të rëndësishëm bashkë me Narin në pajtimin historik Rama-Meta, që u kremtua në Çadrën e Madhe të përvjetorit të lindjes së Ilir Metës. Më pas me siguri që Teri u diplomua në një nga universitetet shqiptare ose të huaja dhe u bë edhe ministër. Si i majtë i thekur, ose socialist i devotshëm, këtë vit i ktheu kurrizin Kokëmëdhenjve të LSI-së dhe u bë deputet I Ramës, por i shpallur “non grata” nga amerikanët u detyrua të hiqte dorë nga mandati.

Ky është i arrestuari i sotëm Lefter Koka.

Dëshmi se si një njeri ordiner nga një familje ordinere mund të ngjitë nëpërmjet krimit shkallët e politikës shqiptare.

Sot duhej të arrestohej simbolikisht shoqëria shqiptare, prej politikanëve Nano, Rama, Meta dhe deri në shoqja ime, që justifikonte se “Teri vetëm me kontrabandë kafeje është marrë!”

Ne i bëmë kryetarë bashkie dhe ministra këta kriminelë të lindur! 

Y.K. dhe J.D.


Y.K. dhe J.D. janë dy gra që nuk njihen me njëra tjetrën, të cilat i lidh vetëm Shqipëria. Y.K. është AOUSA në Tiranë, ndërsa J.D. është SSHGPSHD dhe banon diku jo më larg se 90 minuta me makinë prej vendit ku jetoj unë. Y.K. ka gjasa të jetë më e madhe në moshë se J.D., por mosha, raca, kombësia dhe orientimi seksual nuk ka aspak të bëjë me inteligjencën ndaj dhe nuk po i përmend. Shkollimi deri diku po.

Y.K. është shkolluar në Universitetin e Pensilvenias dhe në atë të Kembrixh, të dy universitete, që hyjnë në 50 më të mirët në botë, ndërsa J.D. duhet të ketë mbaruar Universitetin e Tiranës, të Elbasanit ose të Durrësit. (Përtova të kërkoja gjatë në internet sepse u “pataksa” nga niveli i lartë i inteligjencës së J.D.)

Nuk di nëse Y.K. ka shkruar ndonjë rrjesht për J.D., por esse-ja e J.D. që lexova dhe bënte fjalë për ambasadorët në përgjithësi dhe veçanërisht për Y.K. ishte me të vërtetë mbresëlënëse.

J.D. spjegonte për publikun shqiptar (dhe më gjërë) se ambasadorët nuk janë gjë tjetër veç disa “palo nëpunës”, që merren me ca shkresurina dhe intriga të vogla në interes të vendit të tyre. (Nuk po jap të plotë përcaktimin gjenial të autores për t’i bërë lexuesit e këtyre rrjeshtave më kureshtarë të lexojnë origjinalin.)

Ndërsa më në hollësi për Y.K. e portretizonte si një blogere, e cila nuk promovon vende turistike, shampo apo të brendëshme seksi, por promovon veten me ndërhyrjet vend e pa vend në punët e një shteti sovran dhe të pavarur. Vetë titulli i esse ishte dika si punë “ambasdorë mejhanesh”. Të eksitonte, të krijonte bindje në vetvete, të rriste ndjenjën e barazisë intelektuale, sepse më parë jam ndjerë shumë inferior ndaj të diplomuarve në Harvard apo në Kembrixh, por pasi lexova idetë gjeniale të gazetares J.D., që është edhe kryeredaktore e një portali shumë të dëgjuar atëhere i thashë me mendje Y.K.-së:

“Ikë pirdhu edhe ti se të kam respektuar më shumë se sa duhet, se qënke askushi dhe kërkushi ndaj mos na shit shumë dëngla, se të demaskoi brilantja jonë J.D.!”

U ndjeva i lehtësuar, superior dhe mirënjohës ndaj gazetares inteligjente dhe sypatrembur. Nuk e kanë zgjedhur më kot Sekretare të Shoqatës të Gazetarëve Profesionistë të Diasporës. Merre me mend se ç’gjenij të tjerë duhet të jenë në kryesinë e Shoqatës.

Faleminderit J.D.!

Monday 13 December 2021

Bolshevikët dhe Menshevikët e PD-së


“Të shumëtit” dhe “të pakëtit” e PD-së është e vështirë t’i përcaktosh, sepse të dy palët gënjejnë dhe më kryesorja është se duke mos qënë për qëllime parimore, ka edhe shumë demokratë, që mund të kalojnë nga Bolshevikët tek Menshevikët. Situata është shumë e ndryshueshme.

Më 1903, brenda Partisë Social Demokrate të Rusisë, Bolshevikët u ndanë nga Menshevikët për një arsye në dukje të thjeshtë, por që më vonë u kthye në një thellim të diferencave ideologjike. Lenini kërkonte që në staut anëtari I partisë duhej “të pranonte programin e partisë, të paguante koutizacionin dhe të bënte pjesë në një organizatë-bazë“. Martovi quante si të domosdoshme vetëm programin dhe pagesën e kuotës.

Propozimi i Leninit që pati mbështetjen e shumicës, e bënte partinë të strukturuar më mirë, më revolucionare dhe një lloj reparti luftarak, i cili më vonë do përmbyste edhe pushtetin e ligjshëm të Qeverisë së Përkohëshme, në atë që u quajt Revolucioni i Tetorit.

Si e përcaktonte Aleksandër Parvus, një komunist lituan me origjinë hebre- “Thelbi i Bolshevizmit është i thjeshtë- të ndezë revolucionin kudo, pa vrarë mendjen për kohën, pa llogaritur asnjë rrethanëpolitike dhe asnjë realitet historik. Cilido që është kundër quhet armik dhe diskutimi me armiqtë është i shkurtër- ata vihen thjesht vetëm para një shkatërrimi të menjëhershëm dhe pa kusht.”

Hebreu i m]n]ur dhe lakmitar Parvus par bërë edhe shumë para nga marëdhëniet me gjermanët për të ndihmuar Revolucionin e Tetorit dhe më parë nga Luftrat Ballkanike. Ishte sinonimi i revolucionarit të korruptuar.

Në PD dhe në Shqipëri janë të gjithë Bolshevikë. Nuk ka për ta as procese politike, as statute, as negociata dhe as respektim I anëtarësisë dhe më pak akoma i kundërshtarëve.

Bolshevik është Berisha dhe Rama, Basha dhe Meta dhe të gjithë ata që i pasojnë. Shembullin më të qartë e dëshmojnë ata që votuan Bashën në qershor dhe nuk lenë tani akuzë nga më monstruozet pa I bërë.

Pse ndodh?

Sepse të tillë jemi! Kishim intrasisgjencën e një shoqërie feudale, së cilës ju shtuan 50 vjet Bolshevizmi të kulluar.

“O me ne o kundër nesh, rrugë të mesme nuk ka!”

A ka mes nesh ndonjë Parvus? Nuk besoj se kemi nxjerrë dot ende figura të një spesori të tillë.

 

Dhjetori si muaji i “korrjeve vjetore”


Në të gjithë botën, që ka qënë e kontrolluar nga krishtërimi, dhjetori është muaji i fundit i vitit, i festimit të Krishtlindjes, por gjithashtu edhe i llogaritjes së arritjeve materiale dhe shpirtërore të individëve, organizatave dhe vendeve. Eshtë gjetur një mënyrë për të ndarë kohën në etapa edhe pse rrjedha e saj është e njëjtë dhe nuk ka pse të ndahet në vite. Do kishte më tepër kuptim nëse bëhej fjalë vet[m për “korrjet” në bujqësi, se atje përgjithësisht ciklet natyrore janë vjetore, por njerëzimi ka zgjedhur këtë mënyrë për shumicën e shoqërive të tij. (Të tjera “dhjetore” kanë kinezët, hebrenjtë,myslimanët dhe lëkurkuqtë e Amerikës.)

Për shoqërinë korçare të para luftës së dytë, muaji dhjetor ishte vërtet një muaj i këndshëm, sidomos për ata që merreshin me bujqësi dhe për “të kamurit”. Në dhjetor fillonte jeta e qetë e muhabeteve, këngëve, gështenjave që piqeshin në mangall dhe e qyfyreve. Nuk bëheshin bilance të sukseseve, por thjesht jetohej duke ngrënë mirë dhe duke u lodhur më pak. Zahiretë e dimrit tashmë ishin vënë dhe qilarët ishin të mbushur me kadet e gjalpit, djathit, ullinjve, armesë dhe me të tjera prodhime të domosdoshme për dimrin. Mbi të gjitha ishte pastërmaja, që varionte nga dy kufoma cjapi e deri në një këmbë dhie, në varësi të madhësisë të familjes dhe të “kamjes”.

Mes korçarëve që e shijonin jetën e dimrit shquhej Thimaqi i Cales, që sa binte dëbora e parë në fund të nëntorit, hynte në shtëpi dhe dilte për Ditën e Verës. Nuk bënte këmbë jashtë, por mblidhte në shtëpi shokë dhe miq dhe shtroheshin me të ngrëna dhe të pira, si dhe losnin me “kartra”. Thimaqi me familjen rrinte në ndërtesa mbi Mësonjtoren e Parë Shqipe, gjë që e bënte më të lehtë për të njohurit e tij ta vizitonin dhe të kalonin orët e dimrit me meselera. (Diçka të tillë duket që preferojnë edhe tani të bëjnë gjatë fundjavëve “të kamurit” e Tiranës në Korçë.)

Jeta e qetë, pa shumë shqetësime borxhesh, falimentimesh, karrierash politike, intriga zyrash dhe që niste në mëngjes me petka të mbuluara nga gjalpi i djegur dhe vazhdonte me sallata turshish, qofte Korçe dhe pastërma me fasule vazhdoi deri sa hyri Partia dhe nisën bilancet vjetore dhe ato të pesëvjeçarëve.

Të mobilizuar, si një trup i vetëm, me idealin në mendje dhe në zemër, prindërit tanë dhe pas tyre ne, e shkundëm “jetën e thjeshtë të dimrit të Korçës” dhe i futëm ritmin revolucionar me tymin e oxhaqeve, gumëzhimin e tornove dhe trokçllitjet e tezgjahëve. Realizuam planet 105%, 118% dhe deri në shumë më shumë përqind, madje disa punonin për vitin 2024 dhe deri për vitin 2065. Ngutja për të arritur në shekujt e ardhshëm bëri të harronim të jetonim dhe çuditërisht na la edhe fukarenj.

Tani ju kthyhem trahanasë, turshive, lakrorëve me dy petë, pastërmasë, roshnicave dhe preshëve të Belortasë. Nuk luajmë kaq shumë me “kartra” se jemi përqëndruar në bastet e futbollit dhe në makinat elektronike. Jeta nuk është më si ajo e 100 vjetëve më parë, se në atë kohë Thimaqit të Cales nuk i binte ndërmend për Zogun e Parë, kurse tani duam s’duam do flasim për Ramën, Berishën dhe Peleshin. Pasi kemi pirë nga një dopio raki kumbulle të Dardhës, ju futim edhe një të sharë me rrënjë dhe degë!