Saturday 8 October 2011

"Diversanti" vazhdon te genjeje.

"Diversanti" ishte epiteti qe i kshte vene Konoja Lacos ne mesin e viteve '60, kur kishin krisur sherret ne Degen e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Korces, midis "brezave" te krijuesve. Nuk di nese kishte filluar para Letres se Hapur te KQ, apo pas saj, por me kujtohen mbledhjet maratone ne Pallat dhe Flete-rrufete e Guri Micinotit ndaj Konos dhe babajt.
Lacua ate kohe ishte agronom ne Ndermarjen e Grumbullimit dhe konsiderohej si tregimtar qe premtonte ne ato c'ka kishte botuar. I mbeshtetur nga Mihallaq Gjinikasi, ate kohe Sekretar per Ideologjine ne Komitetin e Partise(sipas vete Teodorit ka patur lidhje te afert farefisnie) dhe ne bashkepunim me te kunatin e tij Sotir Andonin dhe te tjere qe ju vinin pas, arriten te hiqnin Konon nga Kryetari i Deges. Deri ne largimin e tij ne Tirane me 1972, i terhequr ne TV nga Todi Lubonja, Lacua ishte zeri qe ndjehej me shume ne ceshtjet e krijimtarise letrare dhe te Teatrit te Korces. Kam shkruar diku ne blog me pare, per nje takim qe bera me te, me ndermjetesimin e Mirianas. Lacua ishte me 2003 deputet, kryetar Partie dhe i lidhur me te dy krahet e politikes, gjithmone i ekuilibruar dhe ekuilibrist, qe zakonisht edhe kur bie nga teli ka menyra per ta amortizuar.
Dje ose pardje ishte nje interviste ne GSH, qe lidhej me veprimtarine e tij letrare ne kuader te 75-vjetorit. Te gjithe genjejne, po Lacua sikur genjen ca me shume! Ndoshta edhe pse di nje pjese te meseleve te tij dhe jam ne gjendje t'i krahasoj me ato qe thote e shkruan.
Te qenit te persekutuar nga regjimi eshte ne mode, qysh prej 1990 dhe T.Laco s'ka perse te beje perjashtim. Ai vete duhet ta kete ndjere disi me shume se shoket e tij pas matures, sepse edhe pse ishte nje nxenes shume i mire, ju dha e drejta per te studiuar ne Agronomi, ndoshta edhe per shkak te te jatit ne Amerike, e ndoshta edhe prej t ekunatit, Sotir Andonit, qe ishte denuar per tentative arratisjeje ose per planifikim arratisjeje. Ne vitet '60, njerez qe kan eqene me t ene Bilisht, me kane treguar per cilesi te mira te Todit dhe per tregime te shkruara mire, po pa ndonje shprese per t'i botuar per shkak te permbajtjes se tyre lirike apo edhe jo te partishme. Me ardhjen e M.Zicishtit ne Korce dhe perkrahjen e M.Gjinikasit, Lacua ndryshon nga nje djale i mire dhe i shoqerise ne nje lloj arrivisti. Hapi i pare ishte ai qe permenda me lart dhe me pas u pasuan me afrimet dhe kurrizperkuljen ndaj Todi Lubonjes e te tjere njerezve nga Tirana, qe mund te sillnin njohjen e tij ne rrethet e larta kulturore te kryeqytetit dhe per te levizur me vone, si ndodhi me terheqjen e tij e te ndonje tjeteri nga Todi ne RTSH. Ne ate kohe, nje levizje e tille dukej normale, se e benin shume per te patur sukses dhe dihj qe sukses mun dte kishe ne Tirane, por edh epse me i talentuar se mesatarja, Lacua e dinte qe keto levizje kane nje cmim. Dhe cmimi ne Diktatura shpesh here e kalon servilizmin. kerkohet edhe t'e besh pakt me Djallin. Dhe me siguri qe ne caste te veshtira Lacua e ka bere kete pakt. Ai ishte shkrimtar me profesion agronom, qe ose mund t edilte ne profesion t elire, ne saje te prodhimtarise dhe cilesise se veprave, ose duhet te puthte shume gajde per te mbetur me kembe. Hijet nuk i hiqeshin askujt nga biografite. Ato vec shtoheshin.

No comments:

Post a Comment