Saturday 8 October 2011

Figura e cuditshme e rondokopit Koci Xoxe.

Sot, ne njeren nga gazetat tona, kishte pjese nga nje liber i dy studiuesve shqiptare, qe kane punuar mbi dosje sekrete te BS, te hapura pas kalimit te afatit 50 ose me shume vjecar. Mes te tjerash eshte nje bisede e Hoxhes me ambasadorin rus, ku flitet per pergatitjen qe po ben KQ i Partise per fjalen e fundit te Bedri Spahiut ne gjyqin e Koci Xoxes!
Kam dashur te merem me pikpyetjet e shumta qe ka rreth figures te cuditshme te teneqexhiut te Pazarit te Korces, e cila eshte pranuar gati nga te gjithe sot, si prototipi i te shiturit tek jugosllavet dhe komunisti terrorist i tipit te Rankovicit.
Po a eshte kjo e vereteta apo ka shume ne te nga propaganda e E.Hoxhes prej 1949 e tutje?
Pse u kerkua ne Konferencen e Tiranes te reabilitoheshin Koci e te tjeret?
A ishte vec luftes per pushtet ne krye te Partise edhe nje lufte krahinash a ndoshta edhe nje kompleks antagonizmi fetar?
A ishte Xoxe inisiatori dhe perkrahesi i Terrorit te Kuq, apo i bindej sugjerimeve te jugosllaveve dhe vendimeve te kreut te Partise?
Si doli K.Xoxe ne krye, gati i barabarte me Enverin, prej 1944 e deri sa u pushkatua?

Qe Enveri na ka genjyer si derri, kjo eshte e vetmja gje e sigurt qe dime. Nuk di nese Koci ka qene i martuar dhe a ka lene pas trashegimtare, te cilet mund te jene interesuar per te hequr sadopak nga balta mbi njeriun e tyre.

No comments:

Post a Comment