Saturday 29 October 2011

Pjese te paperpunuara nga "Perdhunimi"

Me poshte eshte kreu i dyte i "Perdhunimit", si eshte hedhur bruto, bile duket edhe shume brutto. Mbase kur e lexoj ketu, e shoh me mire se ne dhjetra dokumente te hapur pas njeri tjetrit,

                        BANKA E DETIT TE ZI

            Prane Barit “5 Borigat”,ndodhej Godina Qendrore dhe e vetmja dege ne qytet e Bankes se Detit te Zi.Askush,ne fillim,nuk I kishte kushtuar vemendje,hapjes se gropes ndertimore  prane lokalit ne periferi,pasi kjo ishte gjeja me e zakonshme ne Qytetin e Perbaltur.Hapej ne fillim nje grope stermadhe,rrethohej me flete llamarinash te valezuara,dhe pas 6 muajsh mbinte nje skelet shemtaq prej betoni te armuar. Me pas skeleti mbushej me tulla dhe dritare dhe ne fund,pasi suvatohej,ballkonet mbuloheshin me rroba te ndera.
Kalimtaret kalonin indiferente prane tabeles me pamjen e nje ndertese bashkekohore  me mbishkrimin me germa te medha “KORPUSI QENDROR I BANKES SE DETIT TE ZI”,dhe me poshte Afati I perfundimit – 9 muaj.Se si ju dukej nje banke kaq larg qendres se qytetit….Dhe pastaj e Detit te Zi…C’mut Banke mund te ishte kjo…Pas  asaj qe kishin hequr nga shoqerite e Shumfishimit te Investimeve,nje Banke me nje emer te tille,te ngjallte friken se dhe kursimet e fundit do te shkonin ne det,dhe per me teper ne cilin- ne ate te Ziun.Vetem nje pijanec plak,vertitej I gezuar pergjate rrethimit metalik dhe kendonte me ze te larte nje kenge te vjeter ruse,qe mbaronte”….crnoje more maja..”.Si per te zhgenjyer skeptiket,ndertesa perfundoi pas 9 muajsh dhe ishte vertet e hijshme.Bile ne ndryshim me shume ndertime te tjere,kishte edhe nje shesh parkimi prapa.Edhe gjelberim.Gjelberim qe fillonte atje ku mbaronte balta e rruges.Ishte e mbuluar me xham te erret dhe flete metalike ne ngjyre te kalter.Dukej tamam Banke.Ndonese e Detit te Zi.
            Qytetaret kurioze nuk kishin arritur te merrnin vesh se kush ishin pronaret e Bankes,bile shume pak shkruhej edhe ne shtyp. Dihej vetem qe 70 % e kapitalit ishte e huaj dhe 30% vendas.Kishte dhe shume thashetheme.Disa thonin se pjesa vendase I takonte ish-Ministrit te Rendit,te tjere benin be qe ishin kapot e droges,ndersa nje pjese e vogel me fantazi me te shthurrur,peshperisnin se behej fjale per organizaten terroriste “Drejtesia e Vonuar”.Vec,thashethemet nuk e pengonin banken te vazhdonte aktivitetin normal,dhe punonjesit e saj te pinin shpesh kafe tek “5 Borigat”.
            Drejtori I Departamentit te Kredive u largua I pari nga bari.Kishte marre nje mesazh nga sekretarja e Drejtorit te Pergjithshem.E kerkonin urgjentisht.Hyri nxitimthi ne holl dhe pa hequr pallton,ngjiti vrapthi shkallet qe te shpinin ne zyren e Drejtorit te Pergjithshem.Pa trokitur,hyri ne paradhomen e sekretares,leshoi pallton mbi nje nga ndenjeset dhe hyri duke kerkuar te falur per vonesen.Nuk kishte te tjere ne zyre ndaj u ndje me lirshem.Drejtori I Pergjithshem qendronte me kembe ne mes te dhomes dhe ndiqte lajmet ne kanalin 24/24.
            -Hajde Ard-I foli anglisht-me perkthe se nuk I kuptoj dot te gjitha.
Ardi u mundua te perqendrohej ne ato cka thuheshin dhe filloji te perktheje shpejt:
“……kur konsiderohej si nje nga juristet me te mire te se Drejtes Nderkombetare.Pas marjes se titullit Doktor I Filozofise ne shkencen e te Drejtes,nga universiteti I Miciganit,punoi per 2 vjet ne Detroit,prane firmes avokatore Spielberg&Borman.Gjate gjithe kesaj periudhe punoi si konsulent juridik I Partise Vjollce dhe si perfaqesues I saj ne shume veprimtari te Bashkimit Nderkombetar te se Majtes.Ne fillim te ketij viti u kthye ne atdhe per te punuar per pergatitjen e Kongresit te Partise dhe projekt-ligjin mbi pronat.Stafi I tij po punonte per  nje programi te ri te Partise, I nj fryme tjeter, gje qe detyrimisht shpinte ne kandidimin e tij per Kryetar.Nga sondazhet e pavarura,rezultonte politikani me I besuar ne vend….Pas pak do rilidhemi me  te derguarin tone ne vendngjarjen e krimit…”
            -C’mendim ke Ard?
Ardian Bega u zu I papregatitur nga pyetja e befte.Nuk kuptoi nese pyetej per krimin apo per Leon Gurazin.
            -…Nuk di c’te them..Ka shume pak informacion per c’ka ngjare…
            -E njihje Gurazin?
            -Jo.Eshte shume me I madh se une.Pastaj..ka vite qe eshte jashte…
            -Po perdhunimi…C’kuptim ka ne kulturen tuaj?
            -…Perdhunimi?!!!…E c’hyn kultura jone ketu?…Perdhunimi eshte perdhunim ne cdo lloj kulture…Eshte I pazakonte tek meshkujt dhe se kuptoj se si ka ndodhur…Duhet te kene qene disa vete…Nuk ma merr mendja qe Gurazi te jete homoseksual….Eshte konsideruar gjithmone si qejfli femrash….
            -Thua te behen zgjedhje te parakohshme?
            -Nuk e di!Te presim.
            -Me telefonuan nga Frankfurti.Aksionet nuk po rriten me.
Ardi ngriti supet dhe mendoi qe tani aq I bente per aksionet.Me shume I trembej nje revolte ne vend.
“….shume levizje…Me shume dallohen makinat e Zyres se Pergjithshme te Hetimit,e cila si duket ka marre kontrollin e vendngjarjes….Eshte e pamundur te shkeputesh ndonje interviste te shkurter nga oficeret e ZPH-se….Nga larg kemi dalluar qe ne Hotel ka hyre dhe nje punonjes I Ambasades se SHBE-se,gje qe na ben te mendojme se ka nje lidhje te krimit me segmente te caktuara nderkombetare,ose ndoshta edhe me organizatat terroriste te Lindjes se Mesme…..”
            -Po kjo c’te jete Ard…?
            -Edhe keta kishim mangut…
Tjetri nuk kuptoi nese Ardian Bega e kishte me Ambasaden e SHBE-se apo me organizatat terroriste.
            -Po mar Ambasadoren.Ajo eshte gjithmone e mireinformuar;shtoi sakaq Drejtori I Pergjithshem dhe formoi numurin.Pertej,flitej.E kerkoi edhe tre kater here te tjera dhe pastaj hoqi dore.Si dukej Ambasadorja e SHBE-se ishte perfshire ne nje bisede te gjate.
“….perreth kordonit sa vjen e rritet..Dallojme koleget tane te te gjitha gazetave,radiove dhe kanaleve televizive…Qarkullojne zera qe ne aeroport sapo kane mbrritur edhe shume gazetare te huaj si dhe disa ekipe xhirimi te kanaleve me prestigjioze …Nga ju ne Studio mund te marim vesh me mire nese rrjetet televizive MMC dhe Al Xhevapi,kane dhene ndonje njoftim per cka ndodhur sot ne mengjes ne hotel Adriana…Linja tek ju…”
            -Me sill nje raport te gjendjes se Kreditimit.E dua shpejt.
            -Mire.
            -Prit,shiko dhe kete.
Ne ekran dukej Selia e Kryeministrise dhe nje turme gazetaresh qe kishin rrethuar nje makine luksoze.Prej saj doli rrembimthi Drejtori I Zyres se Pergjithshme te Hetimit dhe duke hapur rrugen mes trupave te gazetareve nisi te ngjitte shkallet.Degjoheshin nje mbi nje pyetjet e gazetareve dhe zeri I tij qe perseriste,ju lutem mos me pengoni.
“…ju lutem….Kur ndodhi?A mund te quhet akt terrorist?….ju lutem…Po fqinjet…ju lutem…c’rol kane?…Eshte gjetur arma?…A ka piste politike?…ju lutem….Te ndaluarit…ju lutem….cilet jane?….ju lutem…Eshte ngritur Grupi?….ju lutem..”.
Tani kishte arritur ne shkallaren e fundit dhe befas u drejtua nga gazetaret: “..Ju siguroj se do kete nje hetim shume profesional…Ajo cka ndodhur eshte teper e rende dhe delikate…Po shkoj ti raportoj personalisht Kryeministrit…Eshte ngritur Grupi I Hetimit me njerezit me te pergatitur qe kemi..” dhe vazhdoi drejt deres se madhe.Gazetaret e ndoqen edhe disa hapa duke leshuar parreshtur pyetje,por ishte e kote.Ai po kapercente pragun e Kryeministrise.

No comments:

Post a Comment