Monday 31 October 2016

Pse Blushi mund te jete ne Qender.



Blushi ja ka dalë të jetë në qendër të vëmendjes me daljen nga PS dhe me përpjekjet për krijimin e një partie të re shqiptare. Ide rreth të adhmes së partisë të tij, kanë hedhur analistë seriozë, si Lubonja, Lela, Nano e ndonjë tjetër. Nuk di se sa ndikohet Blushi nga idetë e analistëve, (ka një lloj prirje të tij për të dëgjuar veten, gjë jo shumë e mirë për një politikan), por duket se ai I befasoi më të shumtët. me njoftimin se Partia e tij do jetë parti e Qendrës. Gjatë demaskimeve, që ai i bënte Rilindjes në këto dy vjet, i mëshohej idesë se grupi drejtues kishte tradhëtuar elektoratin e majtë dhe sidomos shtresat më të pambrojtura të tij. Dukej që Blushi do përpiqej të ngjasonte me Cipras dhe lëvizja e re. që mund të krijonte dhe udhëhiqte, do ishte e një ideologjie të majtë. 
Por  a ka devijuar Blushi nga idetë e tij politike të shumë viteve më parë, apo edhe të viteve të fundit?
Historikisht, ai nuk i ka përkitur së Majtës. Në rast se Berisha nuk do ishte ky që është(autokrat në pakufi), Ben Blushi i “Rilindjes Demokratike”, sot do ishte një nga figurat kryesore të PD-së. Rrjeshtimi i tij në frontin anti-PD të para 1997-ës ishte anti-Berishë dhe jo kundër së djathtës. edhe gjatë viteve të pushtetit të së Majtës, ai ka qënë në qëndrimet e tij më pranë Qendrës.
Në rikthimin e PS-së në pushtet, kritikat e tij ndaj Ramës dhe Rilindjes ishin më tepër për mosmbajtje premtimesh, mungesë koherence dhe mbytje të demokracisë brenda partisë. Nëse me të drejtë, ai kritikonte braktisjen e të varfërve, masat e ashpra ndaj mospaguesve të faturave të elektrikut apo ndaj atyre që riparonin shtëpitë pa leje, koncesionet, rritjen e borxhit publik, këto ishin kritika me karakter të ndryshëm ideologjik, se vinin edhe nga e Majta por dhe nga e Djathta, për të treguar se vendi po qeverisej keq.
A ka në ShqipërI, të Majtë , të Djathtë, Qendër dhe populistë?
Në vend ka dy Parti të mëdha,të cilat e quajnë veten të majta, ka një parti të madhe që vetëquhet e djathtë dhe shumë partiçka të tjera që i përkasin të Majtës së Djathtës dhe Qendrës. Partitë që alternohen në pushtet, kur qeverisin kanë profile jo të qarta. PD-ja ka bërë ligje dhe ka ndjekur edhe politika të majta dhe e kundërta mund të thuhet për PS-në. LSI-ja poi het që ka qeveriur me të dy krahët dhe megjithatë kjo nuk e ve në Qendrën e spektrit politik, se flirton më shumë se të tjerat me “mbeturinat” e Diktaturës. Ndaj pa frikë, “lojtarët” kryesorë në politikën shqiptare mund t’i quash edhe të Qendrës edhe populistë. Ata pretendojnë se punojnë për interesat e gjithë polpullit shqiptar, karakteristikë kjo e pastër e populizmit. Ndaj me të drejtë analisti Lela vëren se në këtë Qendër të ngjeshur, nu ka vend për “Listën” Blushi-Hafizi.
Mendimi im është, që nëse dy deputetët e posalarguar nga PS-ja do arrijnë të krijojnë një formacion politik me një jetë të brendshme demokratike, me një program reformator, nuk ka pse të druhen nëse mund të gjejnë apo jo njerëz, të cilët do I ndjekin dhe do i votojnë pas 7 muajsh dhe më shumë pas 5 vjetësh.
Ajo, e cila i mungon më shumë politikës shqiptare, është një grupim politik, që funksionon demokratikisht, hapur dhe me koherencë. Tek një lëvizje e re e Qendrës mund ta ndjejnë veten të përfaqësuar shtresa e mesme e popullsisë, studentët, pronarët e vegjël, punonjësit shtetërorë, fermerët e shumë të tjerë. Atë do e mbështesin të gjithë ata , që kanë kuptuar se diçka shkon shumë shumë keq në politikën shqiptare.
A ka Blushi karakteristikat e një politikani, që mund të udhëheqë një lëvizje të fuqishme?
Duke kundërshtuar atë që thotë ish-shoku i tij Rama, Blushi ka bërë jo pak, në 20 vitet e tij në politikë. 
E para është, që ai është ndjerë si politikan kryesor edhe pa patur poste zëvendës kryeministri, ministri të jashtëm apo të brendshëm, në ndyshim nga rreth 20 të tjerë, të tre partive kryesore, që kanë mbajtur poste të larta që prej vitit 1997.
Së dyti, në shkrimet dhe fjalët e tij, Blushi ka dëshmuar se e njeh politikën si disiplinë, më mirë se gjithë politikanët e tjerë.
Së treti, edhe nëse ai ka mangësi në krijimin e kontakteve të drejtpërdrejta me njerëzit, Blushi është shkrimtari, veprat e të cilit blihen më shumë , gjë që e bën të komunikojë me një numur të madh njerëzish dhe pasuesish.
Së katërti. edhe në raportet me të huajt, ai nuk është mes politikanëve që injorohen.
A do jetë në gjendje të ngrejë një tufan në politikën shqiptare apo do bëjë vetëm një furtunë në gotën e Qendrës?
Këtë e di vetëm Koha( jo ajo e Nikollë Lesit).

Sunday 30 October 2016

A ka vdekur Trebeshina si dikur Lasgushi?




Tetori i personaliteteve(diur muaji i letërsisë dhe arteve)po shkon drejt mbylljes dhe ka nisur të fashitet zhurrma e tam-tameve, intervistave, ditirambeve, sharrjeve ndaj Hoxhës, Agollit, Berishës, Alisë e ndonjë tjetri. Gati u harrua Migjeni. U përmend diku, vetëm si objekt i temës së diplomës të Dritëroit në BS, ku mbrojtësit të diplomës i njihej merita, që “në vend ta klasifikonte si pararendës të realizmit socialist, e kishte quajtur përfaqësues të realizmit kritik”!?
Po kemi ne një kujtesë të dobët, përzgjedhëse apo manipuluese?
Sivjet, një tjetër shkrimtar i madh shqiptar, mbushi 90 vjet dhe u dënua me “harresë përsëgjalli”. Quhet Kasëm Trebeshina. Me të po ndodh, ajo që ndodhi dikur me Lasgushin. Pjesa më e madhe e atyre që e njihnin ose e kishin lexuar, kujtonin se kishte vdekur, ndërsa pjesa më e madhe e të rinjve nuk e njihnin. Diktatura e kishte dënuar me “heshtje”. Nuk është ende e qartë pse nuk e kishte shpënë para togës së pushkatimit.
Po nëse diktaturat nuk e kishin të vështirë asgjesimin e një personaliteti, apo “varrosjen me heshtje”, është e habitshme se si në një sistem të lirë, ku gëlojnë televizionet e gazetat, ku ka më shumë shtëpi botuese se shitore librash, ku dekorohen artistë, letrarë, filozofë nga më mediokrit, një personalitet kaq i madh sa Trebeshina. pasi e kanë quajtur “kriminel”, “sigurims”, “turkoman”, ta injorojnë plotësisht. Ndoshta 5 gushti, përvjetori I tij i 90-të ishte plot diskutime për reformën në drejtësi dhe foto të personaliteteve në plazhe, por ka diçka më shumë se kaq në heshtjen e pushtetit, opozitës dhe mediave rreth tij.
Trebeshina është anti-konfromist “sui generis”dhe kjo e bën të urrehet nga pushtetet, përfshirë këtu edhe pushtetin e katërt.
“Pasqyra e të vërtetës”, që ju ve përpara Trebeshina, i bën të duken me hundë shumë të gjatë Ramën, Berishën, Metën dhe të gjithë lakejtë e tyre. Standarti i tij moral i bën të skuqen autorët, që I kanë shërbyer dikur apo edhe sot regjimeve, ndaj shembulli i tij nuk i duhet kujt. Na duhet të nxisim konformistët, me të cilët jeta e të gjithëve bëhet më e lehtë.
Probleme me njerëzit, që thonë të vëtetën, nuk i ka vetëm populli jonë dhe as vetëm politikanët e mediat tona. Edhe në histori shkojnë më herët  se Greqia e Vjetër.  Veçoria jonë, është se pasi vdesin, ngrihemi dhe ju thurrim lavde, pasi si ateistë të thekur që jemi, e dimë që nga HiçI, ata nuk mund të ngrihen më e të na çjerrin maskat. Të vërtetat e shkruara të tyre i kemi lënë dhe do i lëmë në heshtje.
Këtë vit, Enver Hoxha do ishte 108 vjeç ndërsa Ramiz Alia 96. Migjeni do kishte mbushur 105.
Të gjallët, Ismail Kadare 80, Dritëro Agolli 85 dhe Sali Berisha 72.
I vërteti Kasëm Trebeshina 90.
Po a na duhet e Vërteta, qoftë dhe e shkruar mirë?

Friday 28 October 2016

A vlen Mirësia?


Shikoj këtë foto, të cilën nuk e kam parë kurrë më parë. Bile nuk kisha dëgjuar për varrimin e Vangjush Mios.
Në një arkivol të thjeshtë, i mbajtur nga kolegët, nxënësit dhe aktorët e Teatrit, përcillet piktori më i mirë shqiptar i shekullit të XX-të. Nuk di nëse ka pasur fanfarë, që të ekzekutonte marshet funebër, por duket nga mosprania e autoriteteve të Tiranës dhe të Korçës, që varrimi edhe pse zyrtar, është bërë nga njerëzit, që e donin dhe vlerësonin.
Mioja ishte jo vetëm i talentuar por edhe një njeri i shkëlqyer. I thjeshtë, i papërtuar, në moshë të shtyrë, ai merrte në krahë pjesë dekoresh të pikturuara prej tij dhe i shpinte nga Pallati i Kulturës në Teatër. Në një kohë tjetër, talenti do e kishte bërë shumë të pasur, por i miri Mio mjaftohej duke punuar e punuar, në fushat e pyjet e Korçës, pranë gjolit të Pogradecit, pasi kishte bërë rrugën e gjatë mbi biçikletë, ditëve të ftohta të vjeshtës. për të na lënë ne mrekullitë e penelit të tij.
Dikush një ditë më përmendi, që kishte “një Mio”. Ndoshta edhe të tjerë, kanë në shtëpitë e tyre vepra të piktorit të madh. Rreth “zhdukjes e dukjes “së tyre, ka pasur edhe një proces gjyqësor, si ndodh shpesh me veprat e gjenijve të pikturës.
Po a kanë “grabitur” diçka nga Mirësia e tij, ata që në dhomat e ndenies shijojnë veprat e grabitura?

A ka vlerë Mirësia e tij, po aq sa Talenti?

Kulla me Sahat



Korça ka tani edhe një Kullë tjetër, përveç Kullës Vrojtuese. Bile duhet përmendur, që kjo Kullë nuk është risi, por gati një kopje e Kullës së Sahatit, të ngritur mëse dyqind vjet më parë dhe të rrënuar nga tërmeti  i vitit 1960.
Ideja e ringritjes së Kullës me Sahat, i lindi një mendje thuajse të ndritur të Rilindjes Socialiste, Artan Lames, të cilin para shumë viteve, e kam marë për urbanist, për shkak të një shkrimi të tij në një gazetë shqiptare, ku ju hakërrohej “arkitektëve  të djathtë“, për ato që po bënin në ndërtimin e qyteteve pas vitit 2005. I kushtova një shkrim, “Artan Lame dhe arkitektët e majtë e të djathtë“, që u botua në një gazetë tjetër dhe ndoshta është edhe në blog.
Lame kishte zbuluar foton e Sahatit të Korçës (dikur Spiridon Iloja thoshte se I.M. Qafzezi zbulon të zbuluarat) dhe plot entusiazëm, në kuadër të Rilindjes së Korçës, i kërkonte Peleshit ringritjen e Kullës me Sahat. Ideja më lebetiti, se posa ishte përuruar  Kulla Vrojtuese dhe një vëllim tjetër jo i paqëm vertikal, do ishte i dëmshëm për atë zonë të Korçës dhe sidomos për Xhaminë e Mirahorit. Ju drejtova menjëherë për të mësuar më shumë, një kolegut dhe mikut tim, duke i thënë që do përpiqesha të bëja gjithshka që mos përsëritej gabimi i parë. Më këshilloi të mos ndjehesha, se ndonjëherë zhurrma i nxit më shumë Rilindasit në zullumet e tyre arkitekturore.
Dje mësova se ka disa kohë që është përfunduar.
Veç “bombës”, që u vendos në sheshin para Teatrit, tani Korça ka edhe një “bombë me sahat”.
Kjo e fundit, më shumë se për motive historike apo arkitekturore, është ngritur për motive “sociale”. Bashkëjetesën eharmonishme të komuniteteve fetare! Për të mos lënë. që ndërtimet më të shumta publike të bëhen në zonën e banuar tradicionalisht nga të krishterët, Rilindasit me bujari i dhuruan një kullë edhe bashkësisë myslimane. Romët po e kanë Kullën e tyre të Hirit.

Tashmë nuk mbetet tjetër veç të gjenden edhe pasardhësit e pehlivan Arifit, që të shkojnë mbi tel nga maja e njërës Kullë tek tjetra.

Wednesday 26 October 2016

E djathta e vërtetë mund ta shpëtojë Shqipërinë nga katastrofa.

Para disa javesh, ky shkrim i botuar ne te perditshmen "MAPO", beri qe nje miku im i angazhuar ne politike, te arrije ne perfundimin , qe une jam "i djathte". Mbase jam disi kontradiktor ne ato, qe shkruaj(avokati im nuk ma ka permendur, por me ka terhequr vemendjen per utopizem), por ideja ime ne paragrafet e meposhtem ka qene per nje formim te nje spektri normal ne politiken shqiptare dhe jo domosdoshmerisht per aplikimin e "kapitalizmit te eger", qe mund te beje e Djathta e vertete.


Shqipëria ndodhe në një gjendje të keqe ekonomike për shkak të krizës në rajon, por kryesisht për shkak të qeverisjes të gabuar të koalicionit në pushtet. Duke përjashtuar Ramën dhe “tellallët” pranë tij, të gjithë, me zë të lartë apo nën zë, pranojnë që papunësia nuk është ulur, borxhi publik është rritur, investimet e huaja kanë rënë, liritë për të bërë biznes janë kufizuar, taksat janë rritur dhe kriminaliteti vazhdon të jetë i lartë. Por më i errët, se fakti, që qeveria ka dështuar në këto tre vjet, është mungesa e shpresës se diçka ka për të ndryshuar pas zgjedhjeve të ardhme të vitit 2017. Tek zgjedhësit shqiptarë ndjehet apatia, indiferentizmi, zhgënjimi nga politika, pajtimi deri diku me të keqen të përmbledhura në shprehjen “Të gjithë politikanët një m.. janë!”
Ky lloj fatalizmi është rreziku më i madh për shoqërinë shqiptare, që mund të konsolidojë gjithnjë e më shumë idenë e gabuar që qarkullon në më  se dy dhjetvjeçarë: “Ky vend nuk bëhet!”
Vërtet ne nuk ju ngjajmë popujve të veriut të Europës, disa prej të cilëve kanë shprehjen “Nuk ka gjëra të pamundura, por vetëm të vështira”, por në historinë tonë jo shumë të largët, kemi formimin e kombit në kushtet e të qënit nën sundim, të mungesës së gjuhës së shkruar dhe të mungesës të aleatëve të shumtë mes Fuqive të Mëdha. Akoma më pranë është fitorja e Kosovës para një genocidi shfarosës.
Nxjerrja e vendit nga katastrofa, nuk ka pse të bëhet me revolucione(demokratike apo të çdo emri tjetër) si mund të pretendojë opozita e sotme, e cila ka një përgjegjësi gati të barabartë me pozitën, për gjendjen në të cilën është katandisur vendi. Ka ardhur koha, që shtresa e pasur shqiptare të “zbresë“(apo më mirë të ngjitet) në fushën e politikës, për të siguruar një balancim në drejtimin e vendit “keqësisht majtas” ose nga një e “Majtë e keqe”.
E them “keqësisht majtas”, sepse edhe pse koalicioni qeverisës paraqitet si i Majtë, ai ka bërë pak për të ndihmuar shtresat në nevojë, studentët, lëvizjen sindikaliste, fermerët e varfër, bile shpesh të varfërit kanë përfunduar burgjeve për mospagim fature apo riparim pa leje shtëpish. Aq keq e kupton kryeministri aktual të Majtën, sa ju drejtohet Italianëve ‘të investojnë në Shqipëri se nuk ka sindikata!” Kuptohet, që për marrje huash qeveritare që nuk shlyhen dot, kufizim të lirive të tregut dhe shtimit të rregullave penguese, rritjen e taksave, përqëndrimin e kompetencave në Tiranë, kryeministri është më i majtë se analogët e tij në Europë(përfshi këtu edhe të shkuarit Papandre at e bir, që sollën katastrofën ekonomike greke).
Industrialistët, ndërtuesit, tregëtarët e mëdhenj shqiptarë nuk mund të rrinë më të tërhequr dhe të mendojnë vetëm për lidhje të forta me politikanët për të përfituar pa zor tendera publike dhe koncensione. Kjo gjendje, që sa vjen e keqësohet nuk mund të presë edhe 4 apo 8 vite të tjera. Kësaj shtrese, më shumë se kujtdo tjetër I duhet një Shqipëri ekonomikisht e qëndrueshme, me rend të fortë dhe me sa më pak problem sociale. Në të kundërt, një ditë njerëzit do ju drejtohen cfurqeve dhe në rastin e Shqipërisë, pas dyerve të “ashefeve” shqiptarët nuk kanë cfurqe por kallashnikovë.
Partia e djathtë e Berishës nu ka më kredibilitet. Vec korrupsionit, politikat e saj nuk kanë qënë kurrë qartësisht të djathta. Nëse “të pasurit” nuk janë në gjendje të pastrojnë këtë strukturë nga të dështuarit dhe të korruptuarit, atëhere një parti e re e djathtë është e domosdoshme.
Me një parti të tillë, shqiptarët e fuqishëm duhet t’i drejtohen shtresës së pronarëve të mesëm, ish të përndjekurve dhe të shpronësuarve duke ju premtuar ato që janë karakteristike për të djathtat : taksa të ulta, më shumë liri ekonomike, rend më të fortë, administratë më të vogël, decentralizim të pushtetit.
Duhet t’i drejtohen edhe shtresave në nevojë duke ju spjeguar që modeli i tyre do sjellë përmirësime në ekonomi dhe thithje investimesh, që do sjeelin jo vetëm rritjen e punësimit, por edhe rritje të rrogave në sektorin privat. Duhet t’ju spjegojnë njerëzve, që rritja ekonomike do sjellë edhe “rilindjen urbane” të qyteteve dhe pa marrë borxhe, që do paguhen më vonë nga po të njëjtit qytetarë.
Duket si utopi, që një gjë e tillë mund të ndodhë në shoqërinë shqiptare, e tipit “godinë trekatëshe” të përshkruar bukur nga analisti Lubonja(me të cilën pajtohem pjesërisht), por jo të gjithë bizneset e mëdha janë pazgjidhshmërisht të lidhur me politikën apo me krimin. Në fund të fundit, kur vjen rasti për mbrojtjen e interesave nuk ka asnjë aleancë të pazgjidhshme. Në rastin që po përshkruajmë, interesi i të fuqishmëve është edhe interes patriotik.
Po a mundet, që një parti e Djathtë e pastruar nga Berisha, Basha e kompani, apo një Parti e re e Djathtë të fitojë zgjedhjet e përgjithshme të vitit që vjen?
Edhe pse nuk është krejtësisht e pamundur,(duke marrë në konsideratë fuqinë ekonomike të bizneseve) një parti e tillë në opozitë, do ndryshojë thellësisht peisazhin politik shqiptar dhe do bëjë që qeveria Rama-Meta 2, të jetë e përmbajtur në politikat dhe praktikat ekonomike, ose shumë shpejt të detyrohet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Një parti e tillë do ketë mbështetjen e plotë të të huajve, që janë gati po aq të zhgënjyer sa shqiptarët, nga politikanët tanë të sotëm.
Më vonë të gjithë do rrojnë të lumtur e të gëzuar?
Jo, jeta do vazhdojë të jetë luftë, por katastrofa do jetë shmangur.


A mund ta plasaritë Blushi PS-në?

Ky shkrim u be disa jave me pare per nje te perditshme shqiptare, por nuk u botua per shkak te cilesise te tij, Blushit ose mungeses sime te koherences ne trajtimin e politikanit Blush. E megjithate, Blushi rrotullohet!

Më në fund, pas shumë përpjekjeve për të minuar autoritetin e Ramës brenda PS-së, Ben Blushi doli jashtë Partisëpor nuk dhandonjë sinjal që largohet nga politika. Ka gjasa që të formojë(së bashku me Hafizin), një parti të re të majtë.
Edhe pse është ende herëtduhet thënëqë politika shqiptare dhe elektorati shqiptarnuk 
ka asnjë të keqe nga kjo ngjarje. Dikushqë i njeh mirë lojtarët kryesorë (Blushi është 
shok fëmijërie Metës, ka punuar për Berishën dhe ka qënë bashkëpunëtor ngushtë i Ramës), i përbuz haptazii demaskondhe premton se do luftojë për t’i rrënuar politikisht. Më duket se nuk ka shumë rëndësi nëse motivet e tij  
janë puro idealistepragmatiste apo të përziera. Ai është një politikan karriereqë  
mundohet të bëjë politikë sipas rregullave tradicionale të saj. Duke parë në rradhëtë parë 
interesin e tij dhe të shtresësqë mendon se përfaqësonPër këtë mund të bëjë marëveshjemund të negociojëmund të shesë dikëmund të thotë edhe të kundërtën e asaj që ka 
thënëmund të bëhet sërish shok me kundërshtarëtmund të mbyllë edhe sytë dhe veshët. Të mos presim nga ai as Gandin, as Havelin, as De Gasperin. 
Ben Blushi është Ben Blushi, me tëmirat dhe të metat e tij.
Sotpolitikani Blushipo i bën një të mirë këtij vendi. Po i jep goditjen e parë , “njësisë 
ushtarake” të quajtur PS, pasi  ka dështuar ta përmirësojë nga brendaSa e fortë do jetë 
goditja dhe a do ketë ajo efekt në zgjedhjet e qershorit?
Edhe pse një figurë kontraverseduhet pranuarqë Blushi ështësot shkrimtari shqiptar më i talentuar dhe që shet me diferencë të madhe  më shumë libra se çdo shkrimtar shqiptar
përfshi këtu edhe KadarenëMes mijëra lexuesish të apasionuardetyrimisht
do ketë shumë nga ata që do e ndjekin në “aventurën” e tij
politikeEshtë e vështirë të parashikosh se sa mund të jetë
numuri i të pakënaqurve brenda 
PS-sëqë do i bashkohen partisësë tijpor nëse do jenë të shumtëatëhere me plot gojë mund të thuhet se ai ka filluar të plasaritë PS-në.
Dëmiqë mund t’i vijë PS-së të sotme nga Blushi (unë do e quaja shërbim që po i bën edhe PS-sëmund të krijojë lëvizje të ngjashme kundër modelit ushtarak edhe brenda Brigadës së BerishësPolitikanëqë duan parti të demokratizuar, ka brenda saj dhe ndoshta edhe brenda partive të tjeraNdaj edhe vetëpër këtëlëvizja e vullnetshme apo e detyruar e Blushit duhet përshëndetur.
Shqiptarët kanë të drejtë të jenë shumë skeptikë ndajpolitikanëve dhe partivetë reja e të 
vjetratë mëdha e të vogla.Veprimet politike të mocionistëveGenc Pollos, Petro Koçitdhe kthimi i tyre përsëri në “kazermë“; dështimi pa filluar mirë Bojaxhiut
sharlatanizmi i Kreshnik Spahiutpehlivanllëqet e Dukës dhe Idrizit  e plot të tjerai bëjnë ta shohin me mosbesim veprimin e BlushitPor tashmë nuk kanë më se ç’të humbin.Nga ky veprim nuk ka pse të vijë asnjë e keqe veç  mirave.
Një njeri i mençur shqetësohet për fatin e fëmijëve  tij dhe ë venditpo përpiqet  bëjë diçka ndryshe.
Nuk ka pse ta lëmë pa përkrahur!

Tuesday 4 October 2016

Populli im, lehtësisht i sundueshëm.

10 vjet më parë, në një forum shqiptar në internet paguar prej Koço Kokëdhimës dhe i drejtuar nga djali I motrës së tij, diskutohej me zjarr rreth politikanëve shqiptarë dhe sulmoheshin Nano e Berisha, si dhe ngrihej(nga nipi i 2K dhe ithtarët e tij) kulti i Edi Ramës. Shumë shqiptarë, i bashkoheshin mendimit, që Rama ishte një lloj Berishe “me xhinse” dhe për shkak të moshës së re, paraqiste më tepër rrezikshmëri për t[ ardhmen e vendit se Berisha.
Dhjetvjeçari kaloi shpejt, dhe nga skena është larguar përfundimisht Nano, Koço Kokëdhima pati “një shkëlqim dhe rënie” të rrufeshme dhe në skenë kanë mbetur protagonistë Berisha dhe “Berisha me xhinse”.
Druhem, se sulmi frontal ndaj tyre duke i cilësuar të korruptuar, vrasës, hajdutë, psikopatë, të droguar, intrigantë, të rrjedhur, kriminelë, idiotë, Makbethë, shpellarë, bllokmenë, komunistë, të pabesë, hileqarë, mafiozë, shumëfytyrsa, palaçër, qelbësira, e gjithë cilësorët negativë, që përmban fjalori jonë i pasur, nuk  I ka dëmtuar aspak, përveçse I ka çimentuar më fort në skenën politike, që për fatin tonë të keq, është skena kryesore e jetës së shoqërisë shqiptare.
C’mallkim rëndon mbi kokën e popullit tim(dhe tëndin i dashur lexues), që pas 45 vitesh nën sundimin e një Diktatori, për 25 vite(dhe për shumë që do vijnë) të sundohet nga dy njerëz që meritojnë një pjesë të mirë të epiteteve të përmendur më sipër? (Po e le mënjanë Nanon, që nuk u kthye në sundimtar, vetëm për shkak të një dembelizmi të pakufi.)
Berishës dhe Ramës nuk ja u fali kush pushtetin. i pari e mori duke treguar më shumë vullnet e ambicie , se të gjithë të tjerët, që ishin në të njëjtin start, ndërsa i dyti, vetëm me një kontribut gazetaresk dhe plot ambicie për pushtet e para, arriti të ngjitet në majë të pushtetit, për të mos u shkulur dot lehtë.
Asnjë analizë mes qindrash të bëra deri më sot, me banda mafioze, lobe amerikane e greke, agjentura serbe dhe ruse, kingmaker dhe kunderevolucione komuniste, vendime të Katovicës dhe tradita otomane, etj. etj, nuk japin spjegim të plotë se si mundet, që të sundohemi për vite të tëra vetëm nga dy njerëz.
Eshtë ndjenja jonë e vjetër pagane, t’i nënshtrohemi një idhulli? Të blatojmë në tempullin e tij, para, xhevaire, pyje, bagëti, livadhe e më pas të kthejmë shpinën dhe sa jemi larg tempullit ta shajmë me rrënjë e me degë?
Pas 8 muajsh do votohet për Sundimtarin e rradhës.
Dëshira “perverte” për të vazhduar me Ramën ose t’i kthehemi Berishës, po trumbetohet në artikuj gazetarësh, që e quajnë veten seriozë dhe të pavarur. Nuk dua as ata t’i cilësoj si sahanlëpirës, servilë, lakej, mafiozë, të korruptuar, puthadorës.

Janë si ti dhe si unë, shqiptarë lehtësisht të sundueshëm.