Monday 10 October 2011

40 vjetori i Universitetit te Korces.

Prej dokrrave te Saliut, mesova se po festohet ne Korce 40 vjetori i Institutit Bujqesor, i kthyer ne vitet '90 ne Universitet. Nuk eshte ndonje eveniment me rendesi per Korcen, sepse Institut-Universiteti nuk u kthye dot kurre ne nje qender arsimore-kulturore e qytetit, per te zene sadopak vendin e mbetur bosh te Liceut Francez. Ne te mbizoteroi mediokriteti e ndoshta mbizoteron akoma, per arsye nga me te ndryshmet, por kryesisht per shkak te nivelit te ulet te trupes mesimdhenese.
Po mundohem te kujtoj gradualisht, disa nga hapat e e para te Institutit, tradita bujqesore e te cilit, solli vazhdimisht ne ate universitet presh, misra dhe bageti.
Instituti qenka hapur me 1971 dhe drejtori i pare ishte Nesti Pela, funksionar Partie dhe ndoshta agronom. Duhet permendur fakti, qe me perjashtime shume te rralla, agronomet kane qene kontigjenti me i dobet i gjimnazisteve qe shkolloheshin ne vitet '50 dhe '60. Ne studentet e Institutit ne vitet e para, vec atyre qe vinin nga rrethet e Jugut dhe ishin kryesisht nga fshatrat ose nga shkollat e Mesme Bujqesore, kishte edhe gjimnaziste nga Korca, te cilet per shkak te mesatares se ulet ose te ndonej ycke ne biografi, nuk kishin shkuar dot ne shkolla te tjera ne Tirane apo Shkoder e Gjirokaster. Gjithashtu disa nxenes te mire, qe ishin edhe sportiste te dalluar, u mbajten ne Institut per te mos u larguar nga Skenderbeu. Emrat qe kujtoj te atyre viteve jane Ilke Ballauri, Berti Naci, Taqo Xhambazi, Pirro Qiriazi, Sifi Xherahu, Josi Katro etj. Instituti u hap ne nje godine te re perballe shkolles Bujqesore dhe ne trupen mesimore benin pjese Fejzi Kolaneci, Vangjush Ziko, Zihni Selenica, Guri Pandeli, Dhorke Qafeci, Tefta Zguro, Alfredo Mosko, Ilke Tili, Koci Joxhe, V.Kreshpanji etj. me te dobet duhet te kene qene ata qe jepnin lendet e agronomise, po te nisesh edhe nga nje histori provimi te gjenetikes qe me tregonte Ilke Ballauri.
Sifi Xherahu, kusheriri im i dashur, ka qene aq kastaravec ne gjimnaz, sa edhe pse Koco Argjiri e kishte shume shok Hasan Dumen(zv/minister arsimi)nuk mund ta dergonte dot me larg se Instituti. Dhe kjo ne nje kohe qe nuk mbetej njeri qe mbaronte gjimnazin pa universitet. Ne provimin e gjenetikes me nje prof. agronom, te cilin nuk e kujtoj se kush ishte, Sifit i kishte rene nje pyetje per ndryshimet qe ndodhin ne bimet bujqesore ne varesi te perberjes se tokave ku mbilleshin. Studenti Xherahu mori shembullin kuptimplote te Salamandres dhe filloi te spjegonte se si Salamandra kur mbillej ne toka ranore merte ngjyre te verdhe dhe se kur mbillej ne toka me perberje argjilore merte ngjyre kafe. Pedagogu, jo shume i sigurt nga spjegimet e Sifit, i hodhi nje sy Ilkes, qe ishte student i dhjetes si per t'i thene"Mire e ka apo po ja fut kot?". Ballauri, si student shembullor dhe shok me Sifin miratoi me koke dhe pedagogu e la Sifin te mbillte Salamandra ne gjithe llojet e tokave me ngjyre. Mbill Salamandra ketej e mbill Salamandra andej, me tregonte Ilka ne 20 vjetorin e Institutit! Pas 20 vetesh duhet te jene shtuar qyfyret me pedagoget Damo, Frida Zefi dhe rektorin devolli Mero! Ta gezosh Juniversitetin qyteti im!
(vijon)

No comments:

Post a Comment