Thursday 13 October 2011

Renia morale ne Shqiperi(Per nje mike time qe nuk i kupton dot shqiptaret.)

Bjerrja morale e pjeses dermuese te shoqerise shqiptare ka qene me e dukshme per mua gjate dy vizitave te fundit. Nuk ishin thjesht genjeshtrat, apo tradhetite perkatese te cifteve per interes, as edhe korrupsioni ne cdo qelize, qe me ra aq shume ne sy dy heret e fundit. Ishte zilia dhe keqdashja. Dukej qe po behej nje fenomen shume i perhapur dhe qe i kishte prekur gati te gjithe. Me perjshtim te disave, qe i njoh dhe jane te imunizuar nga keto dy cilesi negative, shumica e atyre qe takova, shpreheshin negativisht per te tjeret, sidomos per ata qe i konsideronin te krahut tjeter politik. Urrejtja qe ka ngjallur polarizimi i shoqerise jo vetem ekonomikisht, mospasja e nje shprese ne te ardhmen, si dhe te kuptuarit keq te Ekonomise se Tregut dhe jetes perendimore po e shpien poshte e me poshte Shqiperine dhe shqiptaret.
Nje e njohur e vjeter, qe nuk linte lajke pa ju bere njerezve te pranishem ne bisedat me mua, s'me la llaf pa thene per njerzit e shtepise dhe shoqe te aferta. Si per te me gajasur, kur i thashe qe mjaft u "hipokriose" ne filania se s'ja vlen me tha" Une shikoj anet e mira tek njerezit!"
Nje tjeter e njohur, e semure me duket tani, me tregoi histori brireveniesh dhe moskorrektesash ne pagesa, per dhjetra te njohur, kur vete eshte neper gjyqe per mospagime borxhesh.
Gjate fushates politike, disa njeez ne ane te ndryshme te spektrit politik ishin gati ta varnin njeri tjetrin dhe nje muaj me vone filluan telefonatat e shpeshta per te rene ne ujdi per ndarje "pjesesh fitimi".
Gra te martuara qe shpien para ne shtepi, nga te jaraneve biznesmene dhe gra te tjera te martuara, qe ju japin borxhe jaraneve vereseze.
Vajza qe nuk e kane per turp te kapardisen makinave te  boseve  mbi 50 vjecare dhe gjimnaziste qe flene me mesuesit per te kaluar klasen.
E mbi te gjitha ZILI, DYSHIM , PERGOJOSJE. Nuk arrin te kuptosh me se kush eshte i ndershem dhe kush eshte koke e kembe ne mut. Eshte ky fundi?
Fitimi i lehte i parave, koha e gjate neper kafene jo vetem e burrave por edhe e grave, kultura "macho" qe tekesh shume te dashura je mbi te tjeret dhe te tjera gjera qe i kane edhe shoqeite perendimore(droga, alkoli, interesi) e kane bere gjendjen shume te pashprese. Dy vizitat e mia ishin ne Korce, qe eshte me homogjene dhe me konservatore, ndaj ne Tirane e gjetke me siguri eshte shume me keq.
Te prekur jane te tre brezat. Te rinjte se s'dine c'behet, te rriturit se kane shume ne dore dhe ata te cileve po ju trokasin fundi i te 50-ve se mos mbeten pa i bere "hyneret" qe nuk munden t'i benin ne rini.
ndaj BESIMI i njerezve tek njeri tjetri dhe tek e MIRA eshte per toke. Kushdo dyshon edhe tek shoku i ngushte edhe tek i aferti. Dhe gjeja me keqe ne kete jete eshte te mos i besosh kujt. Nuk ja vlen ta jetosh jeten. Mjere ata qe jetojne ne Shqiperi!
Ndryshimin e madh me ata qe jetojne jashte e shoh ne kontaktet qe kam me njerez ne Kanada dhe Amerike. Edhe ne nje nisme "sondazh" per te promovuar nje shoqen tone ne Shqiperi, u mbeshtet me dahuri dhe sinqeritet vetem nga ata qe jetojne jashte Shqiperise. Bashke me breket, shqiptareve ju ka rene deri ne fund te kembeve MORALI. Normal- do te te pergjigjen po t'ja u thuash.

No comments:

Post a Comment