Monday 31 October 2011

100 pyetje rreth Enver Hoxhes.

Ka dale ne shitje nje liber i Blendi Fevziut pr E. Hoxhen dhe mun dte jete botimi me i plote i deritanishem per shqiptarin qe ka ndikuar me shume ne jeten e shqiptareve ne gjysmen e dyte te shekullit te kaluar dhe ne keto 11 vjet t eketij shekulli. Kam lexuar disa pjese te shkurtra dhe ndonese me duket pak i nxituar ne perfundime, them qe ka nje prirje pozitive te Fevziut per te qene objektiv dhe per te krahasuar faktet dhe deshmite e miqve dhe armiqve te tij. E megjithate, per te bere nje liber me te plote(jo alla Bruno Vespa, te cilin imiton keq Fevziu), duhen vite dhe shume pune neper arkiva te Shqiperise dhe te huaja, gje qe Fevziu as mund t abeje dhe as qe do ta beje. megjithate ka hedhur nje hap te mire ne studimin e nje fenomeni krejtesisht shqiptar dhe qe ka pak ngjashmeri me Diktatoret e majte te vendeve te tjera.
Edhe sot, kur kam lexuar shume rreth Hoxhes dhe kam degjuar shume e lexuar rreth figurave te tjera politike te shekullit te XX, perseri nuk jma ne gjendje t'ju jap pergjigje te sakte dhjetra e dhjetra pyetjeve rreth sho Enver. Po i ve me rradhe shumicen qe me shkojne shpesh ndermend dhe me vone do shtoj te tjera, nese me vijne. Nuk besoj se behen 100:

  1. Ai ishte komunist?
  2. Besonte ne familja dhe ne vlerat e saj?
  3. E urrente apo e perbuzte te jatin?
  4. Kishte frike nga vdekja?
  5. A kishte ndikuar Robespieri ne veprimet e tij te prera likuiduese?
  6. Perse nuk kishte qendruar ne France apo Belgjike?
  7. Ishte dembel nga natyra?
  8. Perse nuk kishte tentuar te behej aktor?
  9. Donte te ishte sundues ne maredheniet me femrat?
  10. Kishte treguar ndonjehere mungese stabiliteti mendor?
  11. Terheqja nga dashurite ishte thjesht pasoje e diabetit?
  12. Perse nuk ishte martuar deri ne moshen 33 vjecare,  pak e shtyre per si moshe per ate kohe?
  13. A ishte paranoiak?
  14. Kishte mare pjese ndonjehere ne gjyqet apo ekzekutimet e shokeve te tij?
  15. Cilat figura te Historise Boterore kishte me per zemer?
  16. C'gjuhe te tjera njihte vec frengjishtes?
  17. Ke kishte mentor ne France e me vone ne Shqiperi?
  18. A kishte dicka te shenjte?
  19. E kishte te lehte t'i manipulonte te tjeret edhe para se te ishte ne krye te shtetit?
  20. Sa e kishte IQ-ne?
  21. Ne takimet e bera i kishte lene me shume mbrese Titua apo Stalini?
  22. Cilet ishin keshilltaret e besuar te tij pas prishjes me jugosllavet?
  23. Kujt i besonte?
  24. Emocionohej nga reagimi i popullit apo e shihte thjesht si mjet per te mbajtur pushtetin?
  25. Sa ka ndikuar fati ne mbetjen e tij ne krye?
  26. A do kishte Diktature ne Shqiperi po mos ishte Mareveshja e Jaltes?
  27. Ishte nje politikan i tipit franko-oriental?
  28. I pelqente armet?
  29. Cilet ishin shkrimtaret e tij te preferuar?
  30. Ndjehej letrar i deshtuar apo jurist qe nuk mundi te behej?
  31. Mund te hynte ne maredhenie homoseksuale po t'ja donte interesi?
  32. Sa kohe i kushtonte leximeve?
  33. Perse zgjodhi Nexhmijen si shoqe te jetes?
(vijon)

Nje tjeter shkrim i mbetur qoshesh.

Me 16 te tetorit te 4 viteve me pare, si duket per te kremtuar ditlindjen e 99-te, te atij qe i bente te 99-tat, kam shkruar gjysmen e nje artikulli, qe lidhej me debatin per dosjet. Nuk me kujtohet nese e kisha nisur per ta derguar per botim, apo vec per miqte e mij. Megjithate eshte interesant se me kujton nje debat qe hapet here pas here per Dosjet e Sigurimit te Shtetit(me mire duhet thene per dosjet e MPB-se). Po ve ate c'ka kam lene ne mes para 4 vjetesh dhe po e plotesoj nje here tjeter me cka mendoj sot per dosjen "DOSJA".

DOSJET,MORALI I BJERRUR DHE BREZI I RI


Do hapen edhe dosjet.Do bjere edhe Qeveria.Pastaj?
Lum kush te rronje!
Rifillimi i zhurrmes se Dosjeve te bashkepuntoreve te Sigurimit te Shtetit,botimi i disa prej tyre ne shtypin shqiptar,diskutimi duhet te bjere apo jo Qeveria,krijon nje konfuzion qe nuk i sherben kujt,vec atyre qe pelqejne ujrat e turbullta .Per me teper,Shqiperise jo!
I qellimte apo i paqellimte,politik apo jo politik,i filluar nga forca te erreta apo nga forca krejtesisht te pastra,debati,edhe njehere largon vemendjen e opinionit publik dhe sidomos te rinjve nga problemi i vertete i Shqiperise sot.Ngerci ekonomik i shkaktuar nga korrupsioni i niveleve te papara.
Dosjet e punonjesve te niveleve te larta publike si dhe te medias duhen hapur,qe kjo teme te mbyllet njehere e mire dhe te mos keqperdoret.

Po a do ndodhe pastrimi moral i shoqerise Shqiptare pas hapjes se dosjeve?Duhet te jesh teper naiv per ta besuar kete.Bjerrja e moralit te shqiptarit eshte ne shkallen me te ulet te te gjithe historise se kombit tone.
Faktet jane te shumta si ne Shqiperi dhe jashte saj.Po le te mos largohemi nga tema e Dosjeve dhe korrupsionit.
Kam pershtypjen,qe me dosjet abuzohet me shume per konsum te jashtem dhe per te genjyer ata qe nuk kane jetuar gjate Diktatures.
Te gjithe  ata ,qe kane jetuar nje kohe te konsiderueshme “epoken e lavdishme te Partise” e dine se si vleresoheshin moralisht funksionaret e larte te Partise,funksionaret e Organeve te Dikatures dhe ata qe quheshin spiune.Populli,ndonse ne heshtje,ju kishte vene nje note morale te gjitheve.Sigurisht,edhe brenda kategorive,nuk mund te ishin te gjithe njelloj.
Por c’fare ndodh sot?
Te ndihmuar edhe nga Media(e cila duhet thene,qe po luan nje rol teper negativ),vlerat morale te asaj kohe,shpesh pasqyrohen kokeposhte.
Ne gazeta te ndryshme mund te lexosh mesime morali dhe karakteri nga Dilaver Bengasi,Gani Kodra dhe plot perfaqesues te larte te organeve me represive dhe absolutisht me te pamoralshme.
Ne nje gazete tjeter,botohet nje pjesë e dosjes te shkrimtarit Prec Zogaj,i cili,per te plotesuar deshirat per shkollim dhe per te botuar,ishte detyruar te behej bashkepuntor i deges se puneve te Brendshme.Po nese shkrimtari Zogaj,nuk ka sherbyer aktivisht per futjen ne burg te shokeve te tij,morali i tij eshte ku e ku me i larte,se i nje shkrimtari,qe mbajti fjale mallkimi ne mitingun e Korrikut 1990.Edhe pse ky i fundit nuk ka qene bashkepuntor i fshehur i Sigurimit.
Te tjere njerez mundohen te germojne e te sajojne dosje te paqena per Ismail Kadarene , per Kasem Trebeshinen,apo edhe per perfaqesues te tjere te shquar te shkences e te kultures shqiptare.



C'behet ne kohe krize?

Me duket qe kjo krize ekonomike do zgjate shume. Ose ndoshta nuk eshte krize, por ekonomia e vertete. Ne 10 vete ne Ameriken e Veriut, nje nuk punon dhe kjo nuk mund te jete fundi i dynjase. Bile duhet te jete e natyrshme. Ne vende te tjera te botes se "industrializuar" papunesia eshte me e larte dhe shume me e larte eshte ne ato te pazhvilluara.
Po c'behet kur nuk punohet? Si mund te jetohet normalisht dhe a do mare bota teposhten ne vend te shkoje para?
Me duket se njeriu modern e ka tepruar ne shume gjera, por me shume se ne cdo gje, e ka tepruar me PUNEN.
E nisur me Reformizmin ne doktrinen fetare dhe ne filozofi, Me Luterin ne Gjermani dhe sidomos me Kalvinin ne Gjeneve, idea se Puna do na beje t'i afrohemi me shume Zotit dhe do na shpetoje nga mekatet e kesaj bote, si grykesia, imoraliteti, mashtrimet etj., pushtoi gradualisht gjithe vendet e Europes Veriore dhe solli Rilindjen Europiane, industrializimin dhe revolucionet borgjeze. u duk se u hapen kapituj te ndritur ne jeten e shoqerise njerezore, pikerisht sepse PUNA dhe perpjekjet e njeriut ne shkence dhe arte do sillnin zhvillimin e panderprere te shoqerise njerezore. Ne Gjeneven e Kalvinit, behej nje jete edhe me e stresuar se ne Tokion sot. Njerezit vetem punonin e luteshin, visheshin me rroba te erreta dhe ishte i ndaluar cdo lloj qejfi i mishit dhe i shpirtit jashte mureve te shtepise. PUNE, LUTJE, GJUME.
(vijon)

Sunday 30 October 2011

Leni, Is dhe Gim Myftiu.

Kujtimet e coroditura dhe te shtremberuara qellimisht te Lenit, nuk ja vlen t'i analizosh, se duket qe bashkeshortja e Kadarese ka nje inteligjence nen mesataren. Eshte e cuditshme, vetem qe ai i kabere kete leshim te madh, per botimin e nje libri te shkruar keq, bile shume keq. Ndoshta edhe Ismaili, pas te 70-ve ka filluar te tatepjeten intelektuale.
Po merem me ato qe shkruan Leni nga Elbasani, sepse permendet disa here nje arkitekt, per te cilin kam degjuar shpesh fjale te mira, por nuk e kam njohur as si fytyre. Per fat te keq, eshte larguar nga jeta disa vjet me pare, ne kulmin e aktivitetit te tij profesional. Quhej Gim Myftiu.
Pata degjuar per djalin e Manushit, kur fillova studimet, si nje arkitekt i prirur ndaj rrymave moderne te arkitektures, por qe per kete shkak, nuk kishte patur mundesi te projektonte gjera te medha. Ato kohe flitej per nje spital te madh, qe nuk i ishte miratuar, se duket qe gimi punonte ne Institut, ne sektorin e projektimit te ndertimeve spitalore.
Nuk i kisha vene veshin tregimeve per te, se mendoja qe nje tjeter pinjoll nga te Bllokut, punonte si arkitekt ne Institutin 1 dhe kishte zene vendin e dikujt me te talentuar. Ne ate kohe atje punonin Pranvera Hoxha e Klement Kolaneci, Petrit Hazbiu, Gjergji Marko, e bija e Haki Toskes dhe ajo e Pilo Peristerit, Fatos Pashko e te tjere femije te niveleve me te larta te Nomenklatures. Pershtypja ne rrethet e studenteve, ne vitin '80 e '81 nuk ishte aspak e mire per femijet e Bllokut dhe vetem njerez qe i kishin njohur personalisht mund te flisnin pozitivisht per ta. Ne te tjeret, qe nuk i njihnim, i konsideronim te privilegjuar dhe te pazote. Tek ne jepte mesim Vera Kapo, qe ishte nje pedagoge e sjellshme po pa ndonje njohuri dhe Klement Kolaneci si i jashtem, qe ishte i sjellshem, bosh dhe pak genjeshtar.
Nuk dija ate kohe as per maredheniet e ngushta te Gim Myftiut me Kadarete, bile vone kam mesuar, qe kishte grua te bijen e Adil Carcanit. Nga njerez, qe e kane njohur, kam degjuar fjale shume te mira per njohurite dhe kulturen qe zoteronte. Sa per aftesite si arkitekt dhe per veprat qe ka lene, ka patur nje lloj kontradikte ne kampet pro-Gimi dhe anti-Gimi.
Gim Myftiu filloi te projektonte ne stil te gjere ne Tirane, ne kohen kur kryetar Bashkie u be Rama. E lidhte nje miqesi e ngushte me te dhe ne gjate mandatit te pare, kryetari i ri i dha dore te lire manierizmave te Myftiut. Une i kam pare vetem dy objekte te ndertuara dhe nuk mund te gjykoj per cilesine e puneve te tij, se nuk kam pare as projektet dhe as kam lexuar materialet shoqeruese qe zakonisht pergatiten kur miratohen projektet e medha. Ne dy objektet qe kam pare, ndjehet hapur tendenca per te bere gjera "te papame", prirje qe kane zakonisht studentet e talentuar kur pergatisin projektet e kursit. E megjithate, vetem nga pamja, objektet nuk duhen gjykuar. Me e rendesishme eshte sec mendojne per to, ata qe i perdorin e njekohesisht se si i konsiderojne njerezit qe kalojne shpesh ne ate zone. Ne fund te fundit, kjo eshte gjeja me e rendesishme ne arkitekture. Shume me e rendesishme se turistet qe mund te pozojne para nje objekti "te cuditshem". Arkitektet anti-Gimi permendin shpesh format e dritareve ameba ne disa pallate, kosto e larte te disa ndertimeve, si dhe te tjera te meta qe mund t'i gjesh ne cdo lloj objekti, perfshi ketu ato te Rajtit, Gerit apo Renco Pianos. Ndoshta, nga nje studim serioz i mevonshem i veprimtarise te Myftiut mun dte gjykohet vendi qe ai ze ne arkitekturen shqiptare.
Po le t'i kthehemi maredhenieve te tij me njerez te rendesishem te jetes shqiptar. Gimi ka qene mik i ngushte i Kadarese qe sapo ka mbaruar universitetin dhe deri ne fund te j fund te jetes se tij. Ka qene edhe mik i ngushte i Edi Rames ne 25 vjetet e fundit. Bile Rama, sipas arkitekt Kuadros, ka shkruar nje post-mortum per Gimin, qe kur e lexon mbushesh me mornica. Une kam shume dyshim eper ndienjat e pastra te Kadareve dhe Edi Rames. Egocentrike nepakufi, mendjemedhenj dhe cinike, me duket si shume e cuditshme qe tek ta te kene vend miresia, dashuria per mikun, altruizmi, sakrifica e te tjera cilesi qe i gjen tek shume njerez, qofte te thjeshte apo gjysem-gjenij. Cuditen se c'e lidhte 23 vjecarin Myftiu me 37 vjecarin Kadare, apo 35 vjecarin Myftiu me 22 vjecarin Rama. Dashuaria per artin modern, perpjekjet per te revizionuar vijen e Partise ne Letersi dhe Arte, disidenca ndaj E.Hoxhes dhe femijeve te tij? Mundet qe kane qene thjesht miqesi mes njerezve qe "ju haet muhabeti", ndonese Gimit te shkrete i eshte ngrene pak si shume muhabeti dhe me bijen e Carcanit, qe i vinte brire ne diell te hapur gjate 30 vjeteve te jetes bashkeshortore. Ndoshta mendja ime e ngushte nuk i kupton dot Kadarete dhe Ramen, e si rrjedhoje , me pak akoma Myftiun qe nuk e kam njohur kurre?
Nuk e di. Nuk kam si ta mesoj as nga pacavurja, qe ka shkruar Leni Kadare nga Kalaja e Elbasanit.

Saturday 29 October 2011

Nga fundi i mbledhjes, u ngrit edhe Leni.

Sot, ne disa nga gazetat kryesore shqiptare, ishte lajmi per librin me kujtime te Elena Kadarese. Shkrimtarja, qe sakrfikoi talentin e saj per hir te Gjeniut me te cilin jeton, ka hedhur drite mbi shume ngjarje qe lidhen me jeten e Ismaili(kohet e fundit nuk e thirrka Smail por Is)dhe raportet e tij me personalitetet shqiptare e te huaja si dhe me Diktaturen.
Lexova vetem nje pjese te shkurter ne Gazeta Shqiptare, ku faktohej mungesa e ambicies te shkrimtarit per karriere dhe pushtet. Provat me te fundit, ishin SMS-et, qe Edi Rama i dergonte me 2007 Elenes, per t'i mbushur mendjen Ismailit te behej President i Shqiperise. Rama i pergjerohej dhe njekohesisht kishte filluar me kanalet jozyrtare te merte edhe miratimin e Berishes per t'i ofruar ISMAIL KADARESE te III, kuroren e Shqiperise.
Nuk ishte vetem ajo qe shkruante Leni apo mesazhet e Rames, qe i drejtohej shkrimtares "zemer", qe m'i sollen rropullite ne goja. Eshte fakti qe nuk ka ku na kafshon qeni gjekundi. Jemi nje vend e nje shoqeri plotesisht e shkerdhyer, ne kuptimin me te keq te kesaj fjale!
C'fare morali sundon ne shtresat me te larta te shoqerise? Si eshte e mundur, qe njeriu , qe e konsiderojme nje nga mendjet e Kombit, te lejoje gruan te shkruaje te tilla pacavure, e me keq akoma ta lejoje te komunikoje rregullisht me nje sharlatan tjeter, i cili nuk ka lene gje pa thene kunder tij?

Duket qe ne 'ajken" e kazanit shqiptar sot(ai po vlon prej 1990)jane ngjitur kategoria me e felliqur e shqiptareve. Eshte njelloj si ne nje kazan ku zjehen kormina te palara, ne maje ngjiten te pegerat e plencit te bagetive. Dhe kjo kategori, eshte ajo e karrieristeve, qe i ndenjen afer Nomenklatures gjate viteve '60-'90 per te perfituar nga ajo.
Nuk di se sa larg mund te shkoje prostituimi i ketyre njerezve(ne Shqiperi e quajne prostituim intelektual, por asgje intelektuale nuk ka ketu).
Qe ne vite '60 e '70, dihej qe Ismaili dhe Elena ishin ne nje martese nga ato qe quhen "te hapura". E megjithate, ne ate kohe gjykohej si "moderne", "europiane", "intelektuale" dhe nuk merej njeri kaq shume me gjyvendellekun e dy Kadareve. Fundja , te gjitheve na interesonin veprat e Kadarese, se pak mall te sakte kishte librarive.
Po putanlleku i ketij cifti, bashke me superputanllekun e poltkaneve shqiptare, si edhe te Medias, po e kalon cdo kufi. Jo vetem asgje nuk ka mbetur te respektohet prej 10 porosive te famshme qe ju dhane Moisiut(qe te paket jane ne bote qe i plotesojne te gjitha), por ne Tirane, je i nderuar pikerisht po respektove anti-porosite.
Vaffanculo me gjithe Malo, Leni e zarbat e tjere!

Kapteri i mire Vitik.

Ai lindi vetem 3 muaj pasi kishte dale ne kinemane e vetme te qytetit filmi "Beteja per Romen". Bile duhet thene qe prindrit e tij, e kishin pare filmin ne kinemane verore, sepse ne seancat e dites, kur luante ne godinen kryesore, pihej duhan brenda salles nga adoleshentet qe blinin bileta pesembedhjetlekshe. Ishte femija i pare dhe ata nuk donin te lindte me ndonje deformim te shkaktuar nga tymi i cigareve "Dajti" e "Berati", qe ishin me te lirat e tymoseshin nga te rinjte. Bile ishin gati edhe te sakrifikonin filmin qe po bente buje, per intrigat ne oborrin e Romes dhe ne cadrat e barbareve dhe sidomos per dashurine e Xhulias me Totilan. Fati e solli qe nje shok i te jatit humbi krejt papritur gjyshin 88 vjecar dhe ju dha dy biletat e tij, pasi i porositi qe mos ja tregonin fundin e filmit.
E pikerisht atje, ne stolat dru-metal te kinemase verore, gjate planeve per beteje dhe intrigave te xhucmaxhucit Narses, ajo mbeshteti koken ne supin e te shoqit dhe peshperiti: "Le ta quajme Vitik!" Ai ja largoi koken, se mund t'i shihnin jo vetem ata qe kishin prapa, po edhe flimshikuesit pa bileta, qe mbusnin ballkonet e pallateve prane kinemase verore. "Vitik?...po si tingellon Vitk Kocina? ...si te duash. Do merzitet plaka se do thote, perse nuk i vini emrin e babait, po do i themi eshte me mire Vitik se Kocian apo Kociol." "te dua shume "i peshperiti ajo dhe nuk folen me. Ne rrjeshtin e pasem, dikush kishte leshuar nje shshshshshhsheeettt te zgjatur.
(vijon)

Pjese te paperpunuara nga "Perdhunimi"

Me poshte eshte kreu i dyte i "Perdhunimit", si eshte hedhur bruto, bile duket edhe shume brutto. Mbase kur e lexoj ketu, e shoh me mire se ne dhjetra dokumente te hapur pas njeri tjetrit,

                        BANKA E DETIT TE ZI

            Prane Barit “5 Borigat”,ndodhej Godina Qendrore dhe e vetmja dege ne qytet e Bankes se Detit te Zi.Askush,ne fillim,nuk I kishte kushtuar vemendje,hapjes se gropes ndertimore  prane lokalit ne periferi,pasi kjo ishte gjeja me e zakonshme ne Qytetin e Perbaltur.Hapej ne fillim nje grope stermadhe,rrethohej me flete llamarinash te valezuara,dhe pas 6 muajsh mbinte nje skelet shemtaq prej betoni te armuar. Me pas skeleti mbushej me tulla dhe dritare dhe ne fund,pasi suvatohej,ballkonet mbuloheshin me rroba te ndera.
Kalimtaret kalonin indiferente prane tabeles me pamjen e nje ndertese bashkekohore  me mbishkrimin me germa te medha “KORPUSI QENDROR I BANKES SE DETIT TE ZI”,dhe me poshte Afati I perfundimit – 9 muaj.Se si ju dukej nje banke kaq larg qendres se qytetit….Dhe pastaj e Detit te Zi…C’mut Banke mund te ishte kjo…Pas  asaj qe kishin hequr nga shoqerite e Shumfishimit te Investimeve,nje Banke me nje emer te tille,te ngjallte friken se dhe kursimet e fundit do te shkonin ne det,dhe per me teper ne cilin- ne ate te Ziun.Vetem nje pijanec plak,vertitej I gezuar pergjate rrethimit metalik dhe kendonte me ze te larte nje kenge te vjeter ruse,qe mbaronte”….crnoje more maja..”.Si per te zhgenjyer skeptiket,ndertesa perfundoi pas 9 muajsh dhe ishte vertet e hijshme.Bile ne ndryshim me shume ndertime te tjere,kishte edhe nje shesh parkimi prapa.Edhe gjelberim.Gjelberim qe fillonte atje ku mbaronte balta e rruges.Ishte e mbuluar me xham te erret dhe flete metalike ne ngjyre te kalter.Dukej tamam Banke.Ndonese e Detit te Zi.
            Qytetaret kurioze nuk kishin arritur te merrnin vesh se kush ishin pronaret e Bankes,bile shume pak shkruhej edhe ne shtyp. Dihej vetem qe 70 % e kapitalit ishte e huaj dhe 30% vendas.Kishte dhe shume thashetheme.Disa thonin se pjesa vendase I takonte ish-Ministrit te Rendit,te tjere benin be qe ishin kapot e droges,ndersa nje pjese e vogel me fantazi me te shthurrur,peshperisnin se behej fjale per organizaten terroriste “Drejtesia e Vonuar”.Vec,thashethemet nuk e pengonin banken te vazhdonte aktivitetin normal,dhe punonjesit e saj te pinin shpesh kafe tek “5 Borigat”.
            Drejtori I Departamentit te Kredive u largua I pari nga bari.Kishte marre nje mesazh nga sekretarja e Drejtorit te Pergjithshem.E kerkonin urgjentisht.Hyri nxitimthi ne holl dhe pa hequr pallton,ngjiti vrapthi shkallet qe te shpinin ne zyren e Drejtorit te Pergjithshem.Pa trokitur,hyri ne paradhomen e sekretares,leshoi pallton mbi nje nga ndenjeset dhe hyri duke kerkuar te falur per vonesen.Nuk kishte te tjere ne zyre ndaj u ndje me lirshem.Drejtori I Pergjithshem qendronte me kembe ne mes te dhomes dhe ndiqte lajmet ne kanalin 24/24.
            -Hajde Ard-I foli anglisht-me perkthe se nuk I kuptoj dot te gjitha.
Ardi u mundua te perqendrohej ne ato cka thuheshin dhe filloji te perktheje shpejt:
“……kur konsiderohej si nje nga juristet me te mire te se Drejtes Nderkombetare.Pas marjes se titullit Doktor I Filozofise ne shkencen e te Drejtes,nga universiteti I Miciganit,punoi per 2 vjet ne Detroit,prane firmes avokatore Spielberg&Borman.Gjate gjithe kesaj periudhe punoi si konsulent juridik I Partise Vjollce dhe si perfaqesues I saj ne shume veprimtari te Bashkimit Nderkombetar te se Majtes.Ne fillim te ketij viti u kthye ne atdhe per te punuar per pergatitjen e Kongresit te Partise dhe projekt-ligjin mbi pronat.Stafi I tij po punonte per  nje programi te ri te Partise, I nj fryme tjeter, gje qe detyrimisht shpinte ne kandidimin e tij per Kryetar.Nga sondazhet e pavarura,rezultonte politikani me I besuar ne vend….Pas pak do rilidhemi me  te derguarin tone ne vendngjarjen e krimit…”
            -C’mendim ke Ard?
Ardian Bega u zu I papregatitur nga pyetja e befte.Nuk kuptoi nese pyetej per krimin apo per Leon Gurazin.
            -…Nuk di c’te them..Ka shume pak informacion per c’ka ngjare…
            -E njihje Gurazin?
            -Jo.Eshte shume me I madh se une.Pastaj..ka vite qe eshte jashte…
            -Po perdhunimi…C’kuptim ka ne kulturen tuaj?
            -…Perdhunimi?!!!…E c’hyn kultura jone ketu?…Perdhunimi eshte perdhunim ne cdo lloj kulture…Eshte I pazakonte tek meshkujt dhe se kuptoj se si ka ndodhur…Duhet te kene qene disa vete…Nuk ma merr mendja qe Gurazi te jete homoseksual….Eshte konsideruar gjithmone si qejfli femrash….
            -Thua te behen zgjedhje te parakohshme?
            -Nuk e di!Te presim.
            -Me telefonuan nga Frankfurti.Aksionet nuk po rriten me.
Ardi ngriti supet dhe mendoi qe tani aq I bente per aksionet.Me shume I trembej nje revolte ne vend.
“….shume levizje…Me shume dallohen makinat e Zyres se Pergjithshme te Hetimit,e cila si duket ka marre kontrollin e vendngjarjes….Eshte e pamundur te shkeputesh ndonje interviste te shkurter nga oficeret e ZPH-se….Nga larg kemi dalluar qe ne Hotel ka hyre dhe nje punonjes I Ambasades se SHBE-se,gje qe na ben te mendojme se ka nje lidhje te krimit me segmente te caktuara nderkombetare,ose ndoshta edhe me organizatat terroriste te Lindjes se Mesme…..”
            -Po kjo c’te jete Ard…?
            -Edhe keta kishim mangut…
Tjetri nuk kuptoi nese Ardian Bega e kishte me Ambasaden e SHBE-se apo me organizatat terroriste.
            -Po mar Ambasadoren.Ajo eshte gjithmone e mireinformuar;shtoi sakaq Drejtori I Pergjithshem dhe formoi numurin.Pertej,flitej.E kerkoi edhe tre kater here te tjera dhe pastaj hoqi dore.Si dukej Ambasadorja e SHBE-se ishte perfshire ne nje bisede te gjate.
“….perreth kordonit sa vjen e rritet..Dallojme koleget tane te te gjitha gazetave,radiove dhe kanaleve televizive…Qarkullojne zera qe ne aeroport sapo kane mbrritur edhe shume gazetare te huaj si dhe disa ekipe xhirimi te kanaleve me prestigjioze …Nga ju ne Studio mund te marim vesh me mire nese rrjetet televizive MMC dhe Al Xhevapi,kane dhene ndonje njoftim per cka ndodhur sot ne mengjes ne hotel Adriana…Linja tek ju…”
            -Me sill nje raport te gjendjes se Kreditimit.E dua shpejt.
            -Mire.
            -Prit,shiko dhe kete.
Ne ekran dukej Selia e Kryeministrise dhe nje turme gazetaresh qe kishin rrethuar nje makine luksoze.Prej saj doli rrembimthi Drejtori I Zyres se Pergjithshme te Hetimit dhe duke hapur rrugen mes trupave te gazetareve nisi te ngjitte shkallet.Degjoheshin nje mbi nje pyetjet e gazetareve dhe zeri I tij qe perseriste,ju lutem mos me pengoni.
“…ju lutem….Kur ndodhi?A mund te quhet akt terrorist?….ju lutem…Po fqinjet…ju lutem…c’rol kane?…Eshte gjetur arma?…A ka piste politike?…ju lutem….Te ndaluarit…ju lutem….cilet jane?….ju lutem…Eshte ngritur Grupi?….ju lutem..”.
Tani kishte arritur ne shkallaren e fundit dhe befas u drejtua nga gazetaret: “..Ju siguroj se do kete nje hetim shume profesional…Ajo cka ndodhur eshte teper e rende dhe delikate…Po shkoj ti raportoj personalisht Kryeministrit…Eshte ngritur Grupi I Hetimit me njerezit me te pergatitur qe kemi..” dhe vazhdoi drejt deres se madhe.Gazetaret e ndoqen edhe disa hapa duke leshuar parreshtur pyetje,por ishte e kote.Ai po kapercente pragun e Kryeministrise.

Friday 28 October 2011

Ku ka le Demokracia.

Kete vit harruam se i kujt ishte sipas kalendarit  dhe horoskopit kinez. Me kujtohen qe ka vite te lepurit, miut, gjarperit, derrit, kalit, tigrit dhe kaq. Nuk jam i sigurt ne ka vit te krokodilit, taratabiqit, strucit, hipopotamit apo te nuselales. Se kemi edhe kohe qe jemi prishur me shoket kineze. Tani mu kujtua qe s'ka se si te jete vit i Derrit, se derr jam vete dhe viti im do jete kur te mbush 60 vjet. S'ka si derrat!...Mbyllni derrat therriste qemoti edhe i ndjeri Bozhi, se benin korrent dyert...
E meposhtmja duhet te jete shkruar ne vitin e Derrit, por meqe eshte ne dialektin topall, duhet quajtur e shkruar ne vitin e Thiut.



KU KA LE DEMOKRACIA

Studim i Doktorit te Shkencave Historike Arber Ullini-Boston, Massacusets.


Studimin n'fjal e kam shkrujt n'dialektin gegnisht, me theksu edhe njiherit ransin e madhe qi kan per Demokracin n'Shqypni dy dialektet.
Vepra asht fryt i viteve t'tana studimore e shfletimit t'qinra titujve ne gjuhe te nryshme perendimore,si dhe n'dialektet e tyne.
Kam shpresen se do i pelqej lexusit shqiptar dhe do ta baj t'nihet krenar per t'kalumen e t'sotmen e Shqypnis.

·                     QYTETNIMET E LASHTA

Sikuner pranohet botnisht,qytetnimet e lashta dhe elmentet e para t'demokracis i gjejm perreth Mesdheit. Sigurisht ma t'zhvillumet kan ken Greqia Antike dhe Republika Romake.
Jan tejet t'njoftun citimet nga Tuqididi dhe Plini Plak, se rranjt e zhvillimit t'tyne kan ken tek Pellasgt.



·                     TOPONIMET - DESHMI TE DEMOKRACIS

Nji seret toponimesh dishmojn se elementet e para t'Demokracis moderne i kan rrajt n'kto treva.Le t'marrin per shemull toponimin "Ura e Thijve".
Nuk ka asnji precedent tjaten n'Bot. Asht unik.
Ura t'famshme e me emra gjithfarish munt ti hasish kudo n'Glob(Ura Porta e Art-Kaliforni, Ura e Pesheretimave-Venedik, Ura e Ylberit-Niagara, Ura e Miqsis-Guanxhou etj.etj).
Por asht tejet e rrall qi nj'uret(dujt me pas parasysh qi asht nji krijim thjesht i durve t'njeriut e jo si p.sh. Shtegu ose Rruga ose edhe Venbanimet,
qi mun t'jen disi edhe natyrore,e per ma teper qi shfaqet vetem n'kohen e qytetnimeve t'para disi t'zhvillume,pra perkon me elementet e para Demokratike.),
te emertohet me emer kafshet.Ktu du me u nal ma gjat tek raporti i Shoqnis njerzore me Thiun.
Referenca ma e mir m'asht duk botimi i famshem i filosofit  dhe astrologut indian Rupinder Harinder qi ka than "Mars,Prill,Maj Thiut mos ju naj".Njaty asht duk qart se n'qytetrimet e lashta te Linjes,Thiu ka ken i shejt,por ma von asht zevenesu me Lopen.Njaj tjeter filosof i shqum kinez Dun Lin Kunj,ka parashiku se njarjet ma t'mdhoja t'Demokracis kan me u zhvillu n'vitet e Thiut sipas kalenarit t'vjeten kinez.E njashtu ka nja.Lufta e dyt Botnore asht myll n'vit t'Thiut dhe katerdhetetet vjet ma von pra n'vit t'Thiut persri presidenti Bill Klinton ka fillu punen m'Shpi t'Bardh.
Me dhjetra jan shemujt e tjer m'koh t'koflikteve t'mdha.
Asht e mirnjohun thirrja kur ish me dek Sulltan Murati i Dyt:"M'vrani ai Gjahur i Derrit",duke aludu per Mrojtsin ma t'madh t'Qytetnimeve Evropiane-Gjergjin Kastriot-Skenderbe.
Ransia e Thiut del edhe njiherit,tash ne konfrontimin mes Terrorizmit Islamik dhe Demokracive Perrendimore,
kur ni nji ka thirrjet e tijt per xhihad, Osama Bin Laden e ka qujt Xhorxh W. Bush "Thi-Zok Thiut"(n'origjinal "Pig-Pig's Son").
Pra Derri nuk mun t'quhet thjesht nji kafsh shtepijaket qi rritet vec per mishin dhe lkurn e tijt,
por si nj'vij e qart Demarkacionit nermjet Demokracive t'zhvillume ose ti qujm "Pro-Thi" dhe Shoqnive t'prapametuna qi mun t'permlidhen nen termin "Anti-Thi" ose ma mir "Thishkalse".
Emertimi  qinravjecar i "Ures se Thijve" asht deshmia ma e kjart e vleresimit t'Thiut,
e per ma teper nji sinjal kuptimplot se i gjith Globi mun t'shkoj drejt Unitetit dhe Prosperitetit tuj kalu alegorikisht nga kjo ur.
Si konkluzion,tri gjanave t'Medha qi jan sot n'Bot(Arra Madhe, Kisha Madhe dhe Britania Madhe i atacohet edhe Demokracia Madhe).Pra osht e kiart si drita dillit ku jan rrajt e Qytetnimit.


Thursday 27 October 2011

Koha rrjedh - Qoftelargu mbetet po njelloj.

Para 4 vjetesh e gjysem, shkrojta keto vargje, te cilat edhe pse kane brenda Perendine, Krishtin, Djallin,kishen, lutjet,nuk kane asnje ngarkese fetare. Jane vargje dashurie te shkruara per dike ose ndoshta cilendo "flutur" qe ta ben mendjen "por...". Keshtu ka qene ne vitet '70 e ka mbetur deri me sot. Te pakten ne ato pjese te shoqerive, ku te dy sekset, pelqejne qe loja te mbetet si e mijevjecareve te fundit- emra tund lehtas bishtin ose krahet dhe mashkulli vihet ne ndjekje deri sa e ben te veten ose thyen koken...Dhe eshte nje loje cuditerisht e bukur dhe emocionuese. Nuk di nese ajo, te ciles ja dergova te pares keto vargje "ka degjuar per mua me vone" si parashikoi ne ate kohe. Nuk ka rendesi, se edhe nese ajo nuk di ku jam une tani, te tjerea "flutura" i kane lexuar ne librin tim Endem...Jane pak a shumecka mendon cdo mashkull qe "i vjen rrotull" nje femre:


BUKUROSHJA QE TREMB

Ti e stise Perendi
Këte Bukuri dhe mendje pjellore,
Që më tërheq në qiej
E tokës më përplas?
Kët’ flloçke djallëzore,
Që ndrit si qindra diej
E bën t’i vihem pas.

Nuk mund të jetë e jotja krijesë!
Nga udha më ka nxjerrë.
Nuk më le të lutem.
Ungjillin lashë në harresë,
Në kishe më nuk futem.

Me ndih o Krisht i bukur!
Djallin ta zbuloj
Të fshehur tek kjo flutur,
Që ëndrrash ndjek
            Në rrugën e humbur
Tek rrekem breg më breg
E në zezon’ qiellore përfundoj.

Nuk është lëndë,
Nuk është as ide.
E ëmbël si një këngë,
            Pjell’ e Qoftëlargut.
-Ma hiq kët’ pesh’ të rëndë,
Të rri dhe pak mbi dhe,
E ti kushtohem vargut!

Industrialiste dhe Koleksioniste

Vendi yne vertet eshte zhvilluar shume ne keto 20 vitet e fundit. Dhe kete nuk e them per te ironizuar jeten dhe shoqerine atje, sikunder e bej shpesh. Megjithate, ka shume "zhvillime" qesharake, imitime ose me mire mini-absurde-imitime te milionereve te huaj dhe te jetes se tyre, sic e lexojne ne palo-revistat e gossip italiane, franceze apo italo-franko-gjermanoperendimore.
Ne Tirane duhet te kete shume gallata te tilla, por une atje kam ndenjur pak dhe nuk njoh njerez qe vertiten ne rrethet e "zengjineve te rinj", per te qeshur me absurditetin dhe snobizmin e tyre.
Keshtu qe me mbetet te shkruaj vetem per ato qe mesoj per Korcen, shoqeria e te ciles eshte tejet provinciale dhe nje imitim i keq i imitimeve te keqia tiranase.
Ne Korce, industrialistet u shfaqen ne gjysmen e pare te viteve '90. I pari qe e pohonte shpesh qenien "industrialist" ishte furnitori i UMB-se Bece Dhima. Berti luftoi shume te mbaronte inxhinierine mekanike dhe megjithese ishte nje pingpongist i mire dhe klubi Studenti beri cmos per ta ndihmuar, pas 6 vjet studimesh nuk arriti te perfundonte dot vitin e dyte. Iku ushtar dhe me vone arriti te behej nje furnitor i suksesshem. Pas tregetise me tapete te te vjehrrit,  ai dhe dy ortaket e tjere u detyruan nga Komandanti, te beheshin partnere me perqindje ne fabriken e privatizuar te Tullave. qe ne ate cast, edhe pse rrinte vetem ne bilardo dhe luante karamboll, sepse s'dinte te bente gje tjeter me mire, Dhima u ndje industrialist dhe bashke me te edhe te tjere te kallepit te tij.
Nuk di ne se industrialistet filluan te kthehen koleksioniste pas fitimeve "perrallore", por ka kohe qe shtepite dhe vilat ne Shqiperi po mbushen me piktura. Nuk ka asnje te keqe vec te mires. Te pakten brezat e rinj te "industrialisteve" dhe "tregetareve" do kultivojne shijen e te bukures, ngjyrave dhe raportit lule-peme-cati-re-qiell-lume dhe dallge deti. Qe kjo dukuri kishte arritur maja te larta, e kuptova gjate hyrjes me taksi ne Shqiperi me 2007. Shoferi me tregonte, qe per dasmen e njerit nga antaret e "bandes se cobeneve", i ishte kerkuar nga dhendri t'i sillte peshqesh pikture, mundesisht peisazh!!! (Nuk me ke zhgenjyer kurre Atdhe , po mendoj ne keto caste.)
Nuk kam qelluar te hyj ne shume shtepi ku muret rendojne nga tablote, por se fundi kam pare plot te tilla ne FB. Bile dje mesova qe "koleksionistet" e pikturave, hapin edhe per popullin ekspozita me "trofete" e tyre dhe nje e tille do celet ne dhjetor ne Korce, sikunder eshte bere edhe cdo vit nen kujdestarine e "koleksionistit" Peleshi. (Ah te kishim edhe nje Pikaso ose Brak!) Nuk di se te kujt i kane punet, se duhen pare ekspoziat, po ajo qe me pelqen me shume se cdo gje, jane emrat e disa perej koleksionisteve. Eshte interesante, se ata vijne nga fusha te ndryshme te jetes. Psh koleksionisti Van Nasse, nuk ka bere asgje ne keto 20 vitet e fundit, vec doganim-zhdoganimit te qendismave qe e jema jepte per te punuar tek grate e shkreta te Korces, por zhvilloi duke ndenjur kafeneve nje shije te vecant eper pikturen futuriste(kesaj ja futa kot).
Nje tjeter koleksionist i shquar eshte mesuesi modest i histroise Lorenc Gliozheni, i njohur si ndermjetesi i Nikos per ekspozitat personale te piktoreve jokorcare, te cilat hapeshin nen kujdesin e Bashkise, ne kembim te dhurimit te pikturave tek Peleshi e Gliozheni.
Po mbi te gjithe, me ka habitur berberi Vaske, djali i Qakos dhe Gallates, te cilet i kishin ushqyer qe ne femijeri djalit te tyre te madh, dashurine per te zbukuruar kokat e meshkujve te Korces dhe dashurine per portretet e Rembrandit.
Ne dhjetor ekspozita hapet!
Ne nje nga faqet kryesore do gjeni me te mirat e ketyre "koleksionisteve". Nuk di nese gjate kesaj kohe jane bere edhe industrialiste!

Tuesday 25 October 2011

Soccermoms apo topkembenenat.

Ky shenim eshte vazhdimi i shkrimit rreth sistemit te sotem arsimor ne Ameriken e Veriut dhe ne bote "Degjoni klithmen time", te postuar dy jave me pare.
I qendroj idese qe i gjithe sistemi i sotem klasik arsimor duhet strukturuar nga themelet. Shoqeria nuk eshte me ajo e dyqind viteve me pare dhe shkollat "kazerma", ku nxenesit jane te detyruar te hyjne e te shpenzojne pjesen me te mire te dites se tyre duhet te vijne gradualisht drejt mbylljes. Nje etape e re e percjelljes te dijeve tek brezi i ri duhet te filloje. Dhe duhet te percillet informacioni, mjeshterite, vlerat morale dhe me e rendesishmja, cka dime rreth mbrojtjes se vetes, familjes shoqerise njerezore dhe globit.
Mund te me pyesni se c'ka kjo te beje me soccermoms apo hockeymoms apo edhe baseballdads. Dicka ka. Ka te beje me rolin qe duhet te kene prindrit, mentoret, instruktoret, mesuesit dhe gjithe te tjeret, qe duet ose e ndjejne se duhet te bejne dicka per mirerritjen mendore e shpirterore te femijeve e te rinjve.
Le te marim shembullin e nje topkembenene ne Ameriken e veriut, qofte ne Teksas, Vankuver apo ne Boston. C'eshte nje soccermom dhe c'e ben ate te sillet si e tille?
Nje nene qe shpie vajzen ose djalin ne stervitje, e sjell nga stervitja dhe gjate gjithe kohes tregon interes per "zogthin" e saj, se si triblon, gjuan, sillet me shoket e kundershtaret dhe a i degjon keshillat e trainerit. Nje soccermom mund te jete e martuar, divorcuar, martuar per te treten here, mund te kete patur edhe maredhenie jashtemartesore me trainerin e meparshem te "zogth/ez", por nuk eshte kjo e rendesishmja. Per edukimin e femijes se saj ajo mund te beje cdo gje, te klithe, te ngjiret, te beje tifo kunder ekipit kundershtar vetem femija i saj te ndjehet mire dhe te ece ne rrugen e mjeshterise futbollistike. E c'te keqe ka? Ne dukje s'ka asnje te keqe. Prinder e femije bashke, marin pjese ne stervitje e ndeshje dhe procesi i "rritjes" se femijes se tyre eshte pjese perberese e dites dhe bile me e rendesishmja.
Per mua pikerisht ketu fillon e keqja. Ne kthimin qesharak te te gjithe procesit te percjelljes se mjeshterise.
Shumica dermuese e nenave te futbollisteve te vegjel as ja kane idene e lojes dhe jo vetem nuk i ndihmojne femijet e tyre por i bejne te ndjehen te turperuar para moshatareve. Dhe kjo eshte e keqja me e vogel, se me e madhja eshte mbajtja e femijeve deri 12-13 vjec ne nje lloj inkubatori shkolle-familje. Bile me e rrezikshmja kur behet me e pranishme se duhet eshte ajo e prinderve. femijet duhet te jene gjithe kohen qe jane jashte(me perjashtim kur duan vete) me moshataret e tyre. Me ata mund te luajne, te zihen , te shahen, te ndajne ushqimet, te kembejne ide, bile edhe te rrihen. Prania e te rriturve dhe sidomos e prinderve e shkaterron kete proces. asnjehere nuk kemi dashur te kemi te pranishem prindrit as kur luanim dhe as kur kishte ndonje veprimtari shkollore. sidomos kur luanim futboll, desheronim te luanim me gjithe shpirt, te shanim nga nenat, edhe t'i jepnim ng anje shqelm njeri tjetrit e te largoheshim ne fund te pajtuar, te lodhur e te gezuar. ajo isht ebota e jone, e patrazuar nga me te medhenjte dhe ku mesonim edhe me mire te luanim futboll, por me kryesorja mesonim rreth jetes dhe se si te silleshim ne shoqeri. Per me teper, ne lojrat me femije te tjere me diference 4-5 vjet, behej edhe nje kalim i natyrshem i "informacionit" te brezave. E cfare kemi sot? Nena qe shpien femijet me makine ne stervitje, nxjerin nga bagazhi i Ven-it karriget portative prej alumini dhe bezeje dhe "inkurajojne" femijet se po bejne nje "goo djob", e ne te njejten kohe mbajne syte ne ndonje baba simpatik i ndonje femije tjeter, duke kujtuar se femijet nuk kuptojne gje. Femijet jane shume me te ndjeshem se te rriturit dhe me te afte per te dalluar nese nena apo babai po "miqesohet" pak si shume me nje te rritur tjeter. E keshtu ndodhen ne nje bote te "corbavitur" futbolli, shokesh, traineri, arbitri, prinder tifoze, prinder idiote dhe ndoshta edhe tradheti ose projekt tradhetish. Dhe kjo gje i duket e bukur shoqerise se sotme , qe po drejtohet pak me shume se sa duhet nga soccer and hockey moms.
(vijon)

Rreziku i "Shqiperia mbi te Gjitha"!

E kam ndjekur perciptazi dhe me shume dyshimveprimtarine e "Aleanca Kuq e Zi". Per vete faktin qe jam kunder cdo levizjeje populiste, qe perdor armen e nacionalizmit dhe per faktin tjeter, qe me duket pak e mundur, qe njerez me funsione te larta ne shtetin shqiptar, te kene motive te sinqerta ne ato qe bejne.
Sot degjova hymnin e aleances dhe pashe klipin e saj dhe eshte shqetesues. Duket berthama e nje partie te ekstremit te djathte, me ne krye nje Miki Maus si K.Spahiu dhe me Topin e te tjere pas saj. Angazhimi i Reshat Arbanes, per te recituar vargje "o sot o kurre!", mu duk gjithashtu i rrezikshem dhe i peshtire.
Karta e nacionalizmit "idiot" eshte perdorur prej 120 -130 vjet me pare, sepse shume me pare nuk kishte nacionalizem sepse nuk kishte kombe. Edhe termi Shovinist, eshte i mare ng anje personazh i Balzakut i quajtur Shoven. Abuzohet me gjoja historine e kombit, me hakun qe na i kane ngrene gjithnje te huajt dhe kjo histori eshte e njohur jo vetem ne francee Gjermani, ku solli dy luftrat Boterore, por edhe ne Greqi, Serbi, Poloni,Itali, Spanje,Portugali, Rumani, Turqi, Bullgari etj etj, kudo ku ka kufij. Ndoshta te paprekur jane vetem Sudia, Norvegjia, danimarka dhe Zvicra.
ne te gjithe vendet qe permenda, Kraisniket e kafeneve si K.Spahiu(Arbana recitonte jemi te gjithe kreshnike) ashtu si me i shquari i tyre neper birrarite e Nyrenbergut dhe Mynihut, therresin per dicka, qe eshte shume e lehte te manipuloje mendjet e njerezve te paformuar. ARDHEU mbi te gjitha! Deutchland uber alles! Shqiperia mbi te gjitha!
Kjo karte eshte e lehte te luhet ne politike, sepse njerezit jo vetem jan et endjeshem per familjen te afermit dhe atdheun, por ka dhe nje prirje tek Homa sapiens per te gjetur fajin tek te tjeret. Shqiperia eshte e varfer se u pushtua nga Turqia, se deshte ta copetonte Serbia dhe Greqia, se po mundohen t'ju ndryshojne sot melemosha kombesine po Greqia dhe Serbia, bile edhe Bullgaria!! Kane faj edhe politikanet qe jan ene fuqi se nuk po mbrojne interesat e Atdheut. Prandaj le te votojme per nje parti nacionaliste, e cila do na i vere nderin ne vend dhe do beje qe te ndjehemi kreare!!
Ik o pirdhuni!!
Ky legeni Spahiu bashke me ate Toxhopin qe k apas, jane t enjejta ura mbi te cilat kaloi per te mare pushtetin me 2005 njeriu qe duhet te ishte kalbur ne burg se i vuri zjarrin Shqiperise me 2009. E tani, te rehatuar neper kolltuket e dhene ng aSaliu, ket alegena qe nuk kane shume llokma nga ato qe shperndan Berisha, jane ngritur kunder tij dhe po mbrojne Shqiperine!!!
Shqiperia rrezikohet ne ket emenyre! Qe tani jane shenja te rrezikshme ne ndeshjet e futbollit, ku tifozet kuq e zi jane gati te shqyejne greket(qe per kete pune jane me gomere se ne). ne nje ndeshje te kesaj vere ne Korce, kuq e bardhe a kuq e zinjte, klithnin qe Qiproja eshte Turqi.
ne nje vend t evarfer e injorant si vendi jone, eshte shume e lehte te ngresh valet e rrezikshme te nacio-fashizmit, te cilat me e pakta qe bejne eshte acarimi i maredhenieve me fqinjet. Kriza Boterore e rrit rrezikun qe ne Ballkan te rizgjohen kokat e nxehta. Shenjat e fillimit te Luftes ne Jugosllavi, po perseriten ne ish-republikat. E Djathta ekstreme Grekepo rrit numurine simpatizuesve. Edhe ne qe nuk para ju kemi hapur lufte te tjereve, tani po fillojme me "Sa mir asht me ken shqiptar!!"...Lere sa mire! Sa hyjme ne Europe na vjen zor ta themi me ze te larte se do na kontrollojne me shume neper aeroporte!
"Shqiperia mbi te gjitha"! Pas Shqiperise mbi te gjithe Topi! Dhe pas Topit mbi t ejithe Kreshniku i Partise!
Yyyyyyyyyyyyyjjjjaaaaaaaaaaaa!!!!

Monday 24 October 2011

E shkruar me 23 gusht 2004

Hem. Neper skutat e kompjuterave, ndonjehere mund te gjesh dicka qe e harruar, si te ndodh te gjesh ndonje monedhe ne xhepin e pantallonave qe ke vite qe s'i ke veshur. Vargjet qe do ve me poshte, nuk kishin as titull dhe nuk di as perse i kam shkruar dhe kujt ja kam shkruar... Ne fund te gushtit 2004 kisha 6 jave qe isha kthyer perfundimisht nga aventura e projekteve tiranase dhe sikur isha ne pritje te filloja ne St.Catharines. Nuk me kujtohet as nese keto vargje ishin nisur me pare dhe mbyllur ate dite. Nuk ka edhe shume rendesi dhe nuk mund t'i lidh as me te shkuaren dhe as me te sotmen. 23 gushti nuk me kujton asgje. Nje jave para fillimit te shkollave ishte zakonisht zbrazja e plazheve, blerja e librave, fundi i pjeshkeve dhe fillimi i rrushit....Vajzat?...ne fund gushti fillonte ju binte lekura me ngjyre e plazhit dhe dukeshin si te rrjepura( ne ndoshta dukeshim me djall, po sepse kerkonim perfeksionin ne trupat dhe fytyrat e tyre)...

KU JE?


Ku je?
Tani që dua diçka të them,
Tani që mëri s’mbaj dot,
Tani që dua të pëshpëritësh ëmbël,
Tani që më vjen të hargalisemi kot.

Ti ike.
Pa dashur të kthesh kokën të shohësh kë le,
Pa lënë pas shpresën e kthimit një ditë,
Pa  puthur,
            Pa më prekur ballin,
                        Pa nënqeshjen e ngrohtë,
Pa varrosur ëndrrat,
            Pa nxitur mëritë.

Unë mbeta.
I akulluar prej tmerrit të ikjes pa kthim;
I murrëtyer prej pabesisë të braktisjes nën diell,
I turpëruar nga pafuqia për të fshehur plagën,
I qeshur nga llumi që mbi dashuritë vjell.

Kthehu!
Jo për mua,
            As për endrrat,
Aq më pak për mbrëmjet plot drithërim.
Kthehu të rigjesh vetvehten,
                        Frymëzimin,
                                    Këngët,
Ktheu të ringjallësh ç’ka le në harrim.

DIELLI LINDI NE JUTIKA (Roman i shtypur ne nje tastiere)

Prekrerëse


tom-...ti sa e ke orën tani.
eliksir-9.30
tom-...po...e dija që do e kishe prapa.Eshte 9.32. Duhet të nisemi fiks.
eliksir-Si fiks?
tom-Në të njëjtën kohë, nëse duam të provojmë diçka...
eliksir-LOL...unë nuk dua t'i provoj gjë vetes. E di... Megjithatë do nisem. Fiks. Pas sa?
tom- 1 ore...jo jo...30 min...
eliksir- mire bye
tom- mos harro manaferrën dhe dërgo e-mail për vendndodhjen çdo 20 min...
eliksir-LOL..pse 20 dhe jo 30?
tom- dua ta ndaj me tresh orën.
eliksir- ok tresh magjik. Ti je Ati...une vetëm Shpirti i Shenjtë jam...atëhere në Jutika?
tom- po...bye

Sunday 23 October 2011

Bella stronza.

Asnjehere nuk me ka qelluar te ri nje kohe te gjate me nje Bella Stronza. E kjo mund te kete dhjetra arsye. Mungesa e deshires te 'bellave" per te ndenjur me mua, paaftesia per te dalluar nese "stronza" qe ri me mua eshte edhe "bella", pamundesia per te kuptuar se te shemtuarat mund te jene edhe "stronza", ose se te gjitha qe kam njohur kane qene"stronza". Se nuk ka asnje mundesi te kem njohur vetem "jostronza" dhe perjashtimi absolut per te kaluar me shume se dy ore me nje "bella jostronza". Kjo e fundit do ishte terbuar nga une.
edhe vete e humba fillin nga qe jam "stronzo" dhe merem kot me kete prapushitje fjalesh, vetem se degjova kengen e Mazinit, i cili ja fut edhe kot ndonjehere. (Fundja c'i duhej Markos nje bella stronza, te themi si Valeria Marini apo ndonje idiote tjeter e bukur).
Po le ti shtrydhim pak keto 20 derhemet qe me kane mbetur dhe te kujtoj jo vetem me rradhe to qe kam njohur vete, or edhe bylykubn e te njohurave te avokatit tim qe nuk ka shkuar me ne Berlin, tere volejbollistet qe ju falte zemren "burri me pantallona te shkurtra" dhe nje pjese nga ato qe kujtoj te "uzurajt". .......Asnje Bella Stronza. Nje Henriketa ne Sharra ne veren e 1979?...stronza po e zakonshme...nje tjeter qe humbi kemben ne shunat e trenit ne veren e 1976?...eh me shume se Stronza ajo duhet te kete qene desperata...Asnje per be sikur nuk perkon me kategorine e Mazinit. Duhet kaluar ne "arsenalin" e Karrotes per te perzgjedhur ate Drenovaren qe luante valle lakuriq me dy te nates nen ritmin e taves prej alumini, te ciles i binte inxhinieri kontrabandist...Nuk ka asnje tjeter! Ketu duhet t'ju thuash te gjithave qe jeni 'bella" dhe sigurisht edhe pas shkeputjes nuk mund t'ju thuash qe jeni "stronza" se perfundon ne burg per "sexual harrasment". Bella Stronza!

3016 km nen rrena - Kreu i tete

Kreu i tetë ku tregohet që të gjithë janë kundër ngritjes së kishës

            Mëngjesin e kaloi i hutuar. Nuk dinte si ta spjegonte ëndrrën, ndonëse ajo kishte fare pak ndryshim me ç'kishte ndodhur gjatë lindjes së çuditshme të Barakut, e cila ju kishte paraprirë dy lindjeve të vështira. Mendoi që monstra i rishfaqur mund të ishte Gurgullima dhe do e kishte të vështirë me të edhe sikur t'i binte me stap. hëngri vetëm një bulion me vezë para se të niste vrapimin, nga frika se çdo gjë brenda supës do i kujtonte monstrën e frikshme të ëndrrës. edhe pas 12 kilometrave të vrapimit dhe dushit të ftohtë ishte po aq i hutuar sa në momentin e zgjimit. Nuk dinte nëse duhet ta mbante frymën në bashki apo ishte më mirë të kërkonte Gurgullimën e të bisedonin si dy burra të vërtetë fqinjë të qytezës së bukur të Bredhishtës. Mes asaj mëdyshjeje ishte kur e ndali një dorë që ju vendos në kraharor. Ishte mëhallaxhiu i vjetër Aferim Dollibashi, që në fëmijëri mbahej  kampion në gjithë lojrat me ashikë, ndërsa në të ri  e më vonë i ishte kushtuar gjuhës dhe folklorit shqip.
            - I dërguar nga Allahu a nga Natyra, vetëm ti mund ta dish o Maratonomak!
            -O Fime, sa mirë që u takuam! Më kishte marë malli për të gjithë shokët e mëhallës së vjetër.
            -Mes tyre do të të shpie tani. Si me porosi i kam mbledhur në një takim të Intelektualëve Muslimanë. Po të presin edhe ty Naim, ta mbrojmë Bredhishtën nga Kisha Katolike.
Doktor Hana u çudit me nismën e fundit të Vatikanit, që donte të sulmonte në zemrën e Shqipërisë Juglindore, e njour për tolerancën mes muslimanëve dhe të krishterëve ortodoksë, por nuk donte të zgjatej ndaj duke mbledhur supet kundërshtoi:
            -Jam nisur për një punën time Fime dhe më vjen keq...
            -Duhet të vish në takim Naim. Eshtë jetik për Bredhishtën. Këndvështrimi jot diasporian do jetë vendimtar-tha pa pritur një përgjigje mohuese, doktori i shkencave të letrave Aferim Dollibashi. Naimi donte t'i thoshte, që kishte qënë gjithnjë i paanshëm në këto çështjet e fesë dhe nuk ishte besimtar, nuk po gjente as njerëz t'i meremetonin apartamentin, por doktori i fushës së letrave, i kishte futur krahun dhe po e drejtonte në hyrjen e bibliotekës së qytetit. E patën kaluar pragun dhe brenda mundi të dallojë shumë nga ata që kishin mbaruar universitete dhe bënin pjesë në Shoqatën e Intelektualëve Myslimanë. Nga  shkollëmesistat pa Verorin, presidentin "Rambo", berberin Loni dhe medicinalistin Elian. U çudit, se berberin e dinte të krishterë, po mendoi se mbase ai emrin e kishte Aulon ose Leonard a diçka tjetër të këtij lloji dhe u ul në presidium, atje ku e tërhoqi Aferimi.
            -Të nderuar bashkëintelektualë, bashkëqytetarë dhe bashkëkombas- e mori fjalën doktori i letrave- sot, shoqata jonë mban këtë tubim shumë të rëndësishëm e të një rëndësie tejet të veçantë. Prania e një intelektuali të shquar të qytetit nga diaspora, e shumëfishon ngazëllimin dhe përkushtimin tonë qytetaro-islamik. Një duartrokitje për mjekun tonë Naim Hana-dhe e shpoi mjekun të ngrihej në këmbë. Shpërthyen duartrokitjet, ku binte në sy duartrokitjet e Veror Volorekës dhe skulptorit Sopi, që ishin ulur pranë njeri tjetrit. -Sçi jeni njoftuar, sot do diskutohet dhe do dilet me një deklaratë, rreth çështjes së ndërtimit të kishës katolike në qëndër të Bredhishtës, pikërisht në qendër dhe as më larg dhe as më pranë. Si kemi përmendur edhe në bisedat jopublike, ndërtimi i kishës jo vetëm është i papërshtatshëm, i nxituar dhe jo largpamës, por ve në rrezik identitetin e bredhishtarëve si dhe harmoninë ndërmjet besimeve fetare e më gjerë. Eshtë kjo kishë, që në vend të kthehet në një vend pelegrinazhi besimtarësh dhe altar për nxitjen e ndienjave kombëtare do bëhet një mollë sherri mes shumicës myslimane, pakicës ortodokse dhe stërpakicës katolike të qytetit. Do qorrsokakojë të rinjtë bredhishtarë, të cilët edhe tani nuk dinë nëse duhet të shkojnë në lutjet e traditave shqiptare, apo në shërbesat e evangjelistëve, tubimet e Baha-ijve, mbledhjet e fshehta të masonëve apo seancat e meditimeve të Budistëve. Për më tepër, nga të dhënat që posedojmë, kjo është një vepër e avokatit Rako Pilafi dhe të shoqes së tij Mrika, të cilët duan të përfitojnë nga fondet e akorduara nga Republika e San Marinos për ndërtimin e kishës. Le t'i themi NDAL ndërtimit të kishës! Në emër të intelektualëve myslimanë të pranishëm, në emër të intelektualëve ortodoksë të përfaqësuar nga Loni berberi dhe të gjithë popullit të Bredhishtës, pa dallim feje, mëhalle dhe ideje. Fjalën e ka në emër të bredhishtarëve të diasporës, mjeku ynë i njohur grastudiues Naim Hana.
            Naimi u ngrit me vështirësi mes duartrokitjeve dhe thirrjeve të Verorit "Bëja fora bektashiu i diasporës!". U skuq, u gëlltit disa herë dhe mendoi të drejtohej nga dera e ta linte në mes tubimin anti-kishë. Po sytë e të gjithëve dhe sidomos të disave nga ndërtuesit e gozhduan dhe ai filloi të belbëzojë:
            - Okej...ju nou...-pataj e mblodhi vehten dhe ja ktheu në dialektin e Bredhishtës-unë jam bektashi nga origjina e familjes si shumë nga të pranishmit këtu. Nuk jam fetar dhe gjatë gjashtë vjetëve në Amerikë, nuk kam hyrë ndonjëherë në teqe ose xhami... Vetëm në një kishë ortodokse serbe, njëherë për Pashkë, dhe më ka shpënë Artemisi, që e dini që është ortodokse.-në sallë pati një mërmëritje, bile u dëgjua diçka nëpër dhëmbë që vinte nga rrjeshti ku ishin Verori, me Uljanovin"...pfff...me armiqtë e kombit është edhe ky?". Mjeku priti të rreshtnin mërmëritjet dhe vazhdoi përsëri i lëkundur:.. Unë nuk jam fetar, po nuk më pëlqen kur prishen tempujt...për të ndërtuar nuk më duket se duhet të zihemi-dhe u ul i çliruar. Aferimi e pa vëngër, ndërsa në fund të sallës u ngrit një burrë i ri, me xhaketë lëkure sportive e mustaqe të zeza, të cilin nuk e kishte parë ndonjëherë në Bredhishtë.
            -Dëgjo ti Naim amerikani, se unë jam ndërtues dhe mund të jem i interesuar, po ne nuk e shesim atdheun për ca para të qelbura. Ashtu ! Nëse ju në diasporë e keni mendjen vetëm në fitimet, se ju është bërë syri bakër duke larë pjata, ne kemi parime kombëtare. Ashtu! Asnjë nga ndërtuesit e Bredhishtës nuk do pranojë të punojë për atë objekt dhe këtë e them me besim të plotë. Ashtu!-dhe u ul i ndjekur nga thirrjet "bravo Nderim", "të lumtë Ndero" dhe "mirë ja bëre diasporës".
            I goditur si me tokmak nga "ashtut" e ndërtuesit, Naimi nuk mundi të kapte fjalët e para të agronomit Saim, të cilin e thërrisnin me respekt "doktori i luleve". Sytë i ishin fiksuar në vija e flokëve, që ndante në mes tufat e famshme të zeza, të brilantosura të "doktorit", simbolit të lulishteve plotngjyrshe të Bredhishtës. Saimi filloi shtruar, me zërin e tij të hollë duke theksuar çdo fjalë perveç lidhësave:
            -Nuk më takon mua të ngrihem kundër tempujve...sidomos si mysliman i vendosur e tolerant që jam. Poooor...e zgjati çuditërisht lidhësën Saimi- poooor...- provoi edhe njëherë gjysëm toni më poshtë, këtu bëhet fjala për dhjetra krizantemaaaa, qindra lavandraaaaa, mijra ortansaaaaaa, mili...
            -Doktor!- thirrri menjëherë organizatori Aferim Dollibashi dhe Saimi ndërpreu numurimin në mijrat.
            -...edhe vetëm një luleeee të preket e unë, kur them unë e gjitha Partia e Blertë shqetësohet. Jo tani që bëhet fjalë për prishjen e njërës nga lulishtet të cilave ne, grupi gjelbërues i Bashkisë së Bredhishtës, i jemi përkushtuar këto gjashtë vjetët e fundit. Kjo isht edhe idea e fushatës sime elektorale, e cila u keqkuptua sikur unë do mbillja vetëm një bredh në Bredhishtë. Le ta dinë ata që thonë kafeneve, që duhet të thoja miliona bredha për të fituar, se unë jam për miliona bredhaaa, miliarda pishaaaa, bilio...
            -Doktor përfundimin!- thirri më shumë organizatori dhe Saimi ndërpreu numërimin në miliardat.
            -Si përfundim unë them që tempuj ne mund të ndërtojmë me qindra e mijra në Bredhishtë. po në rradhë të parë duhet të mbrojmë mjedisin, ku sot jetojnë 18 mijë Bredhishtarëëëë, nesër do bëhen 180 mijë bredhishtarëëëë e pas 50 vjetësh mbase...
            -Doktor faleminderit. Fjalën e ka zoti Loni Ballukja, përfaqësues i intelektualëve ortodoksë të Bredhishtës.
            Berneri Loni u ngrit ngadalë, i skuqur pak nga prezantimi si përfaqësues i intelektualëve ortodoksë, se vetëm një vit me korrespondencë kishte bërë në Universitetin "Kthjelltësia" të kryeqytetit dhe e kishte lënë në mes të dytin, se qethjet e rruajtjet shkonin për bukuri në Bredhishtë. U kollit lehtë dhe u mundu atë kujtonte ndonjë nga tezat e provimit të filozofisë, që nuk kishte marë dot gjatë studimeve.
            -Feja është ilaç. Ilaç edhe shërim.- përsërit dhe nuk po i kujtohej se ku e kishte lexuar këtë fjali.- Po ne e kemi kishën tonë të krishterë ortodokse. Ato pak familje katolike që janë në Bredhishtë, sic vinin le të vinë. I mirëpresim. Po përse duhet një kishë tjetër? Për pesë familje? Eshtë njëlloj sikur të hapet një berberhanë e re vetëm për ata që lyejnë mustaqet. Sa veta i lyejne mustaqet në Bredhishtë? Ja t'ja u them unë. Vetëm dy. E po nuk do hapet një berberhanë tjetër për dy veta de...He?- e mbylli Loni duke parë përreth mbi kokat që tundeshin për të miratuar shembullin kuptimplotë të mustaqelyerjes.
            -Në këtë mbledhje duhet të kishte ardhur kryetar Fikua e të jepte llogari pse do të lejojë ngritjen e Kishës Katolike në qendër- u hodh një i ri nga fundi i sallës. Një mërmërimë pohimi përfshiu të gjitha cepat deri sa u ngrit sërish Aferim Dollibashi, doktor i shkencave filologjike.
            -Zoti Refik Fufulina ishte i ftuar në këtë tubim dhe më siguroi, që plot dëshirë do merte pjesë. Por, për arsye shërbimi është nisur dje për në  ....të Turqisë, qytezë me të cilën jemi motërzuar para dy vjetësh dhe më ka dërguar këtë email përshëndetës..
            -Lexoje- u dëgjua nga salla një zë i ngjirur.
            -Po e lexoj: Të nderuar bashkëqytetarë pjesëmarës në takimin "A duhet lejuar ndërtimi i Kishës katolike në Bredhishtë?" më vjen shumë keq, që detyra më thërret në një qytet larg atdheut, por mendja dhe zemra ime janë me ju të dashur Bredhishtarë. E kam ndjekur me shumë interes debatin rreth ndërtimit të kishës Katolike dhe ju them e ju
siguroj, që çdo zë i juaj do meret parasysh në vendimin tim përfundimtar për ndërtimin, mosndërtimin apo pezullimin e aplikimit për ndërtimin e Kishës. Unë, si kryetar që ngrihem mbi interesat e komuniteteve, do ushtroj kompetencat e mia ligjore, si të jetë më mirë për interesin e të gjithë atyre që jetojnë brenda territorit të bashkisë, të cilën unë drejtoj. I juaji, Kryebashkiaku Refik Fufulina, Bredhishtë më 14 të prillit të vitit në vazhdim.
            Në sallë ra heshtja.
            -Lexoje edhe njëherë- u dëgjua i njëjti zë i ngjirur, po pati kundërshtime nga të tjerët.
            -Më lejoni mua t'ja u spjegoj qëndrimin e zotit Fiko në këtë çështje- u dëgjua një zë i ëmbël femre dhe Naim Hana pa një fytyrë jo krejtësisht të panjohur me syze të trasha, që po ngrihej ngadalë në një nga rrjeshtat e mesit. Ai u kthye të pyeste Aferimin, se kush ishte zonja, por doktori i shkencave të letrave ishte gjithë sy e veshë nga folësja.
            -Zoti Fiko, disa herë në takimet mes bektashinjve dhe Babait të Teqesë, ka shprehur dyshimet e tij për zanafillën e investimeve për Kishën. Përse ka thënë vijnë nga Republika e San Marinos e jo nga Vatikani? Cili është roli i avokatit Rako Pilafi, i cili dihet që nuk është konvertuar ende në katolik?...po po u degjuan zëra mes turmës, Rako Pilafi, Rako Pilafi...
            -Lereni të mbarojë- u dëgjua sërish ngjiraku....lereni lereni....Rako Pilafi...u dëgjuan duke u fashitur.
            -"Po sikur ta ndërtojmë e pastaj ta prishim?" ka qënë një tjetër pyetje që ka ngritur zoti Fiko, por u kundërshtua nga babi i Teqesë. Dhe pyetja e fundit dhe kuptimplotë ka qënë: A duhet të bëjmë një referendum të shprehen të gjithë Bredhishtarët?- tha me plot besim farmacistja Adelina Havani dhe u ul triumfatore duke i hedhur vështrimin e fundit pas xhamave të trasha mjekut Hana...referendum, referendum,  u dëgjua e gjithë salla.
            -Me leje- ngriti gishtin dhe më pas trupin Veror Voloreka- Mund të bëj një propozim?
            -Posi Veror-u përgjigj doktori i Letrave.
            -Unë mendoj që në vendin ku kërkojnë të ngrihet Kisha Katolike, të ngremë një kompleks skulpturor për Bredhishtarët demokratë, me figurën e zotit Fufulina në qendër.-dhe u kthye nga skulptori Ulianov Sopi, i cili miratonte me kokë....po po...kompleks skulpturor- u gjegj salla. Mes mërmëritjeve dhe diskutimeve vesh më vesh referendum apo kompleks skulpturor, u ngrit sërish Aferim Dollibashi dhe salla u tulat.
            -Deklaratë- filloi me një zë më të plotë këtë rradhë- Ne, përfaqësuesit e intelektualëve të tre bashkësive fetare të Bredhishtës, në tubimin e sotëm të një rëndësie të veçantë për të ardhmen e paqes e harmonisë fetare në Bredhishtë e në rajon, në njëzërje të plotë...
            - C'është njëzërja- u dëgjua zëri i ngjirur, po dikush i ra me brryl të pushonte.
            -...kundërshtojmë përpjekjet e dyshimta të një grushti njerëzish të caktuar, të mbeshtetura nga segmente të caktuara brenda e jashtë vendit, për të prishur drejtpeshimin burimor dhe bashkimin që bën fuqinë të tre feve kryesore në këtë zonë të rëndësishme të Shqipërisë.-Aferimi mori frymë, i hoqi edhe një lëpirje të shpejtë buzëve e vazhdoi- Janë këto grupime që kërkojnë të pushtojnë zemrën e qytetit tonë, në çastet solemne të vrapimit drejt Europës, shtëpisë tonë të përbashkët e të natyrshme. kërkojmë nga institucionet vendore qëndrore dhe ato ligjore, të ndalojnë menjëherë dhe rrufeshëm të veprojnë edhe me gjuhën e ashpër që të jep ligji ndaj atyre që punojnë për të huajt dhe jo mëmëdheun tonë . Në rast se veprimet në këtë drejtim do jenë të ngadalshme dhe shkurajuese, ju bëjmë të ditur se do fillojmë të kryejmë sakrificën më sublime - grevën e ngadaltë dhe të sigurt të urisë. Bredhishtë  më 15 prill të vitit në vazhdim. Vazhdojnë firmat e firmëtarëve.
            Salla shpërtheu në duartrokitje dhe Naim Hana u detyrua të ngrihej më këmbë e mos dinte ç'të bënte me duart. Aferimi e shihte me bisht të syrit, ndërsa zëri i ngjirur dëgjohej mbi zhurrmën e duartrokitjeve, që pas ritmit shuplakpërplasës thërriste:
            -C'na duhen ne kish' e xhamia
            Kur pim' raki nga Shën Dellia
Shumica nuk e kuptonin nëse ishte tamam tamam kundër ndërtimit të kishës, apo thjesht donte të ndërtohej mbi bregoren e Shën Dëllisë, ku ishte lokali më luksoz i Bredhishtës, që sipas zërave të pakonfirmuar ishte pronë e Fikos dhe Gogo Gurgullimës.

Figura e cuditshme e rondokopit Koci Xoxe!!(vijim)

Koci Xoxe ishte gjate viteve te Diktatures, figura me e urryer mes te gjithe atyre qe kishin vdekur. Edhe me shume se Hamza Kastrioti, Ballaban Pasha,Esad Toptani apo Ahmet Zogu. Dhe jo thjesht se kishte tradhetuar Shqiperine dhe Udheheqesin sikunder thuhej se kishin bere 4 te permendurit, por se kishte qene autori i terrorit me te madh qe kishte njohur vendi ndonjehere. Terrorit te kuq te pasluftes. As shkarazi, nuk me kishte zene veshi ndonje koment te dyshimte per te. Dukej sikur nga te gjithe pranohej qe Shqiperia kishte patur fat qe shpetoi nga rondokopi dhe nga Xoxizmi.
Meqenese kam filluar te mos ju besoj edhe te vertetave qe mund te kete thene e shkruar Dulla e te tjere pasues te tij, nuk e besoj me plotesisht, legjenden e trockisteve me Koci Xoxen ne krye. Nga c'kam lexuar se fundi, me duket se behej fjale per lufte per pushtet brenda llojit dhe sidomos disa klaneve, qe ishin ravijezuar ne krye te PKSH-se.
Ne nje pjese te botuar tani, te nje bisede te ambasadorit rus me Hoxhen, kuptohet qarte qe jo vetem ishte vendosur pushkatimi i tij, por nje grup njerezish ne krye, duke filluar me Enverin dhe Bedri Spahiun, kishin pergatitur fjalen e prokurorit Spahiu qe do kerkonte denimin me vdekje te Kocit para trupit gjykues. Po cilet ishin te tjeret? Me siguri Mehmet Shehu dhe ndoshta edhe Hysni Kapua, nese ky i fundit ishte kthyer nga detyra e ambasadorit ne Jugosllavi. A mos behej fjale per nje "lufte" per marjen e frenave te Partise nga "grupi i Zones Operative Vlore-Gjirokaster" kunder "grupit te komunisteve te Pazarit te Korces"?
Mbase ka njerez qe e kane bere nje analize te tille dhe e kane botuar, por une kam kapur vetem grimca te vogla ne shtyp qe me bejne te dyshoj per kete. Gjithshtu me bejne te dyshoj shkrimet anti-Xoxiste te Kadarese dhe Liri Belishoves, si dhe perkrahja e hapur qe i jep kesaj te fundit Ismaili.
Para se te hidhem ne analizen e situatave konkrete te veprimtarise Hoxha-Xoxe, prej lirimit te Kocit nga burgu i Tiranes e deri ne diten e pushkatimit te tij, duhet te them nje fakt te njohur, qe ma kane thene njerez jo te lidhur me komunizmin:
"Koci Xoxja i ndihmonte shume dhe haptazi korcaret". A ishte kjo nje perpjekje djallezore e Kocit per te patur pushtet, dashamiresi e tij ndaj te njohurve apo vendosje neper vende te mira sipas aftesive, kete duhet ta shohim ngadale, gjate ketyre shkrimeve rondokope rreth rondokopit Xoxe.
(vijon)

Saturday 22 October 2011

Ti i trembesh mbremjes

TI I TREMBESH MBREMJES


Ja ashtu hyra unë tek ti,
Këmbëzbathur mbi rërën e bërë njësh nga uji
E përsëri e thatë ndjehej
Guacat e bardha me kujdes kaluar
Nën dritën e diellit që kish' nisur të zbehej.

Ti nuk kishe nevojë për mua
Dikë po prisje e ai nuk vinte
Nuk doje të dëgjoje:
-Të dua!
Nuk doje mbrëmja të binte.

Se mbrëmja të tremb dhe të shtyn drejt meje
Pa më njohur,
            As parë,
                        As dëshëruar,
E në shtrat bëhemi një
             Gjithë mish e deje;
Si të krisur puthemi
            Të padashuruar.

Anatomi e shqiptareve?...ndoshta...

Te  famshmen bejte per shqiparet sipas krahinave, Noli e paska shkruar, kur ishte i denuar me vdekje ne mungese nga Zogu dhe rrinte ne Berlin. C'bente Urata ne Berlin nuk e dime? Priste ti beheshin dokumentat per ne Amerike?
Ne Gjetrmani ate kohe mbizoteronte nje fryme liberale e trasheguar nga Republika e Vajmarit dhe vendi ishte ne krize te madhe ekonomike, por edhe morale. Ishte kjo periudhe qe solli me vone ne pushtet me vota te lira, Partine Nacional-Socialiste dhe Hitlerin.

Ja dhe e famshmja e Nolit:

Berlin, 1926-

1.
A te duhen luftetare,
Arratine armiku te marre,
A do botes t'i veshe zjarre?
- Merr nja dhjete KOSOVARE !

2.
A do urte njerezit te rrine,
Ne komande te mbash ushtrine,
Ne litar te vesh njerezine?
- Merr gjithe LABERINE !

3.
A do trima dhe sejmene,
Kapardisur kudo vene,
Gjumi po t'i marre mos flene?
- Per tre MIRDITORE bej bene !

4.
Do per pune, - merr KORCARE!
Kish e koke s'i ke te share,
I do bujqer, ustallare,
Me gerbashke e hapin varre

5.
A te duhen genjeshtare,
Matrapaze e kokethare,
Rere te shesin per fare,
- Merr KRUTANE, je i lare!

6.
Po qejflinj a te duhen,
Qe me jevga dine te kruhen,
Me grate qe pjellin cdo vit,
- Vec ELBASANI i rrit !

7.
Me dy kembe, do hajvane,
Budllenj pa din, pa ane,
Ku t'i fusesh te vene,
- Dil shetit MYZEQENE !

8.
A do te ruash florine,
Katandine e shtepine,
Me dy qofte mbush sinine?
- Merr vec GJIROKASTRINE !

9.
A do te kesh e te besh qejf,
Pastertore e per hyzmet,
Sofren shtruar si per mbret?
- Te tille gjen vec ne PERMET !

10.
A do minister? - KOLONJARE!
Se mbahen burra me mend,
Duan kudo te jene te pare,
Ne mexhlis e ne kuvend.


11.
- O i gjore, mos harro VLOREN !
Se ky faj lahet me gjak,
Vetem gradat, uniformat,
Kesaj pune i vene kapak !

12.
Hall i madh me SKRAPALLINE !
Ka rrezik te hash dhe dru,
Dy ministra le te rrine,
Se na duhen dhe pa tru.

Friday 21 October 2011

Persiatje rreth Qytetit te Nofkave(Mbyllje)

Kete shenim te fundit rreth Qytetit te Nofkave dua t'ja kushtoj nje korcari te shquar dhe teresisht korcar ne cdo qelize te tij: Pirro Kasatit ose meqe jemi ne nofkat-Pirro Tymit.
Pas babait tim, nuk kam njohur njeri tjeter aq te apasionuar pas Korces dhe vlerave te saj dhe me deshire per t'ja treguar gjithe botes. Tek ai kam pare te misheruar cilesite me te mira te korcareve: punen me perkushtim e sakrifice, humorin e shkelqyer, respektimin e ligjeve, jeten ne nje rreth te gjere miqsh edhe shokesh. Gjate 3-4 muajve te vitit 1984, qe kam ndenjur pas tij per punen e Muzeut te Sportit, kam qeshur si kurre ndonjehere, kam mesuar c'do te thote te duash qytetin me fanatizem, kam pare se c'eshte perkushtimi, por pa e lene pas dore edhe familjen. Edhe nje gje tjeter me bente te ndjehesha mire prane Kasatit,- ishte me rremujaxhi se une. Ai donte te tregonte me Muzeun e Sportit, qe Korca eshte e para jo vetem ne Pune, Ndershmeri, Kulture, Humor , po edhe ne Sport. Sigurisht, materialet e tij ishin kryesisht rreth  periudhes 1900-1939, kur edhe ka lulezuar qyteti.
Po le ti kthehemi humorit te Korces , te Pirros dhe detyrimisht nofkave. Ka nje lloj legjende, qe per mua eshte teresisht e gabuar, se Shkodra eshte qyteti i Humorit. Kam hyre e kam dale ne ate qytet per gati 15 vjet. Nuk kam qeshur kurre aq sa kam qeshur ne Korce. Dhe detyrimisht nuk kam qeshur sa ato muaj pas Kasatit. Nuk e shtoj qe gjithe ate kohe kisha dhimbje muskujsh ne pjeset e poshtme te brinjeve. Bota e Sportit, te cilen Pirro Tymi e njihte mire, kishte qyfyre nga me te larmishmet, personazhe nga me te cuditshmit dhe nofka nga me te bukurat. Kasati ishte nofkevenes i lindur. Nje pjese e mire u vune ato muaj dhe mbase s'i di me njeri, por une i kujtoj gati te gjitha, se ja u kam treguar ato kohe dise here shokeve te mij te ngushte.
Mernim shpesh pas edhe Niko Burden te zmadhonte fotot e vjetra dhe degjoje "Hajde Burdullak kokemadh, retushoja nje cike hunden Mishel Hundes(Cicos)" ose "Ja edhe Llambi Shemshedin Agabegu(Llambi Sheshmini) ne vrapim se gjati." Kur shkonim te takonim Petrika Konomin, qe ishte ate kohe i madhi i Sporteve ne rreth theshte "Veme ca ne ai qe fle 25 ore ne dite. Mire xhanem 24, po ate nje ore shtese ku e gjen?"....Une qeshja me lot dhe e ndiqja gati me vrap Pirin(tjeter nofke e tij)qe ishte gjithnje ne nxitim. Shefin e arsimit Kico Melon e quante Shmelci,shefin e revizionit Ilo Prodanin "kapelja me sumbull", kamarierin Niko Nasto-Niko Nastobeu, per te ndjerin Nesti Kostani, te cilin e kishe mik, e quante here here "kapelisti", "ai qe kaperxeu murin" ose "traktfshehesi ne stomne", ne varesi te historive te Luftes te sajuara nga Kasati dhe te imagjinuara si te verteta nga Nesti.
Per te qeshur, gjate punes per Muzeun, me bente edhe kur me fliste per nje profesorin tim dhe babane e shokut tim, te ndjerin Pandi Balli, per te cilin kisha edhe respekt edhe nje lloj drojtje. Per te mbaruar Muzeun ne Kohe dhe duke qene qe Piri ishte rremuje dhe donte te bente 200 njera njekohesisht, pjesen e Muzeut para 1900 ja caktuan Pandit.Ai kisht dore per shkrime dhe vizatime, po aq sa kishte qene sportist, trainer dhe komentator sportiv. Ne nje nga stendat e tij kishte shkruar "Ne vitin 1886, ne rreze te Moraves u zhvillua gara e pare e hipizmit, nga Mborja ne Boboshtice". Pirua me theshte menjane:"Ja dhe Pandi Dardhari tipik. Ku e gjeti ky kete qe eshte bere gare me kuaj ne rreze te Moraves? Dhe mu ne rreze, as me lart e as me poshte, atje ku vetem zhavorr ka e s'ka kale qe te rende se per 200 metra i prishen thundrat!!!" Une qeshja fshehurazi, se nuk doja te merzitej profesori.
Sigurisht, ndonje nofke me kishte vene edhe mua, se nuk kursente asnje, perfshire ketu edhe familjaret e tij. Tevoglit nga djemte e tij i therriste "O Dorion , o beberruge".
I shkrojta te gjitha keto, per te thene qe nofkevenia nuk eshte nje fenomen negativ. Kur perdoret nga njerez zemergjere si Pirro Kasati, krijon vetem nje klime te shendetshme humori dhe afrimi. Dashakeqet i perdorin per te prosvalur dhe sidomos e bejne kete pas kraheve. Humori i Korces nuk ka qene prosvales. Ka qene kritik, i holle dhe me nje gjuhe teper te larme. Sigurisht nuk ishte ai i Estrades se Korces, per te cilen mungonin edhe shkrimtaret e humorit, por sidomos aktoret, te cilet, me perjashtim te te ndjerit Prodani, nuk te benin per te qeshur as ne skene dhe as jashte saj.
Naum Llomotitografi
PS. Llomotitografi eshte i kopjuar nga nje perkthim shume i mire i "Aventurave te Dinpakut" te N. Nosov. Nuk di nese eshte perkthimi i Kutelit, por sidoqofte, perkthimi shume i mire i nje libri te bukur per femije.