Thursday 20 October 2011

E kam "ferru" kete!

Shprehja, gati klasike, ka per autor, te ndjerin Haxhi Cobanka. Cobanke ishte nofka e evgjitit te mirenjohur, analfabet, qe vertitej ne rrethe jashte Kulles e Hirit e Katavaroshit. Personazh shume simpatik per ata qe e kane njohur. Shprehja qe ne shqipen jo te Cobankes, eshte"E kam therrur kete!", perdorej prej tij, kur i tregonte shokeve, per ndonje evgjitke te bukur qe kalonte rruges. Degjuesit e kuptonin qe Haxhiu kishte kaluar nje caste ose ore plot epshe me evgjitken e bukur. Keto biseda i perkasin fundit te viteve '80. Haxhiu ka kohe qe eshte larguar per shkak te nje semundjeje te rende.
Po cna hyn ne ne qese, mund te thoni te dashur miq, se c'ju theshte Cobanka te njohurve 25 vjet me pa?!! Beni durim, te dal atje ku mua me hyn ne qese dhe mund t'ju hyje edhe juve e sidomos mikeshave time.
Ne Shqiperi eshte ende i forte, koncepti i machos injorant qe shprehet shkurt e bukur, tek "E kam ferru kete!"
Ju me mire se une, mund te dini sa e sa djem e burra qe vazhdojne te mburren me historite e tyre erotike, te vjetra e te reja, te cilat duartrokite nga ata qe i degjojne. Disa meshkuj bile zilepsen me aftesite ose me listen e gjate te "ferjeve" te machos. Ne te njejten kohe, perbuzin partneret e machos ne seks, qe mund te kene qene vajza, gra te martuara, vejusha, te divorcuara apo dhe gjyshe qejflleshka. Ne shoqerine tone ka mbetur i forte koncepti mesjetar i mashkullit qe "ben" dhe i femres qe e "bejne". I pari triumfatori dhe e dyta viktima.
Ndonese qe te vegjel, te gjithe e kemi shkuar ne mendje perse te jete keshtu, jemi pajtuar me kete veshtrim apo me mire me moralin e dyfishte. femra qe shkon me disa eshte "kurve", kurse mashkulli qe shkon me shume eshte "Don Zhuan". Vertet ka rritje te lirise dhe maredhenie nga me te ndryshmet, duke filluar me tradhetite e duke vazhduar ne seksin e detyruar per te mbajtur vendin e punes, e deri ne maredheniet mesues nxenese per nje note apo nje provim. Megjithate, ajo per te cilen po hkruaj, eshte qe femra nuk mund te mburret hapur ne kafene mes shoqesh, qe ka patur nje histori mashkullin e ciftit te ulur diku me tej, ndersa nje mashkull(sidomos kastravecet) mezi presin te korrin lavdet. Shoqeria ne pjesen dermuese, i gjykon sipas nje dopio standarti. Dhe kjo deshmon prapambetjen e shoqerise sone.
Njerzit kane bere, do bejne e do behen me njeri tjetrin. Eshte gjeja e pare instiktive qe na mbron nga zhdukja. Po perse ne meshkujt mund te mburremi per suksesin ne kryerjen e nje procesi natyror, per te cilin duhen dy vete dhe partnerja jone nuk mundet apo nuk duhet.
E kam ferru kete! Mund te degjosh rendom ne bisedat e biznesmeneve, te cilet e ndjejne veten jo vetem te zote se jane pasuruar ne nje kohe te shkurter, por dhe se mendojne qe jane te zgjuar e simpatike e vajzat zihen se kush te shkoje ne shtrat me ta.
E kam ferru kete! Mund te degjosh te mburren adoleshente te perkedhelur, te cileve prinderit u blejne Benz qe kur jane 15 vjec e mund te marin nje patente fallco.
E kam ferru kete! Mund te degjosh nje pedagog universiteti, qe e shtrengon shume marjen e vitit per vajzat e bukura, me qellimin qe te shkoje ne shtrat me ate qe perulet me lehte.
E kam ferru kete! Mund ta degjosh edhe nga nje 60 vjecar ne asistence, qe tregon me gisht nje 60 vjecare avokate, te cilen e ka patur te dashur kur ishin ne gjimnaz.
Dhe te gjitha keto mburrje, lene te plagosura ato qe shoqeria pa te drejte ose pjeserisht me te drejte i quan viktima.
Per here te pare, e kam ndjere hapur barazine ne "te berit", kur nje plake kanadeze, me tregoi gishtin e mezit, ne nje parakalim te gabuar me makine ne vitin 2000. Qesha me vete duke thene si do "me besh " ti mua moj plake! Ty te mungon organi, per te cilin ngre gishtin si simbol. Pasi bera edhe nje ore me makine, e kisha kuptuar thellesisht, qe nuk "therrim" ne femrat dhe as ato na "therrin", po "therremi" se bashku.
Ndaj tani, me shume se kurre, e kam per turp te madh te them "E kam ferru kete!"

No comments:

Post a Comment