Saturday 30 September 2017

Në luftë derdhet gjak (3)

(vijim)
Batalioni “Hakmarrja” pati disa luftime me ushtrinë italiane, para se të lëvizte drejt Makërzës të Vithkuqit, ku do organizohej Brigada e Parë Sulmuese. Eshtë e vështirë të kuptosh sot, se si kanë lufuar me dhjetra e qindra të rinj shqiptarë, që nuk kishin asnjë lloj stërvitjeje ushtarake. Vetë komandanti Petrit Dume ishte 23 vjeçar. Nuk kishte bërë asnjë shkollë ushtarake, nuk kishte kryer shërbim ushtarak dhe nuk kishte qënë as në bandat e komitëve dhe kaçakëve, si mund të kishin qënë të tjerë komandantë çetash. Edhe pse karakteri i luftës partizane, me prita, goditje në fshehtësi, me formacione të vogla, ju krijon avantazh atyre, që sulmojnë, përsëri, nga mungesa e përvojës kanë ndodhur edhe me dhjetra gabime, të cilat kanë kushtuar jetë të rinjsh.

Në mes të gushtit, pas dy javësh organizimi dhe stërvitjeje u quajt e formuar Brigada e I me komandant Mehmet Shehun. “Ishte shumë nervoz” kujtonte babai, që kishte punuar për 4-5 ditë si sekretar i tij. “Flinim në një çadër dhe hanim në një gavetë, por nuk kënaqej me shpejtësinë time në daktilografim. Duket kjo ishte arsyeja, që më caktuan sekretar të Komandës së Vendit në Vithkuq.” Komandant e vendit, në zonat, që kontrolloheshin nga partizanët, ishin si pika lidhjeje për formacionet ushtarake të Frontit nacional Clirimitar. Mblidhnin ndihma dhe armë, mobilizonin (pa forcë) partizanë të rinj, dërgonin informacione në Komanda e Qarkut dhe merrnin njoftime prej tyre, se si duhet të vepronte popullsia. Në Vithkuq, komanda ishte në një nga kodrat e Dukasit, në një kishë të vjetër. Në më të shumtën e kohës nuk kishte më shumë se 5-6 partizanë. Kur italianët dhe më vonë gjermanët ndërmernin ndonjë sulm ndaj zonave jashtë kontrollit të tyre, nga majat e Vithkuqit kontrollohej rruga automobilistike dhe partizanët bashkë me burrat e fshatit largoheshin në theëllësitë e maleve dhe pyjeve dhe ju shpëtonin ndëshkimit dhe u arrestimeve. Kështu kishte ndodhur disa herë, deri në një mëngjes tetori “…ishte kohë e mirë një ditë më parë dhe pasdite vonë, ndaluan në Komandë edhe disa të rinj nga Shtylla, që po ngjiteshin në fshatin e tyre. Bëmë muhabete deri vonë për luftën dhe se si do bëhej pas saj. Kënduam edhe gjatë dhe ju thamë të rrinin e  të flinin atë natë e të nesërmen të shkonin në fshatin e tyre. Mes tyre ishte një djalë i gjatë, më entuziasti në të kënduar. Pa u gdhirë mirë u dëgjuan të thirrura “Gjermanët, gjermanët! ” dhe pa u dëgjuar krismat e para rrëmbyem pushkët e dolëm nga kisha. Gjermanët i kishin sjellë nga një rrugë këmbësorësh, që e dinin vetëm fshatarët e zonës dhe ishin fare pranë. U shpërndamë kuturu duke shtënë më shumë në ajër dhe zbritëm monopateve të kodrës drejt lagjeve të fshatit. Pranë kishës gjermanët kishin vënë një mitroloz të lehtë dhe shtinin në të katër anët poshtë kodrës. Atje më morrën dy plumbat, që më lanë në vend, me pak fuqi vetëm sa të fshihesha pas disa pemëve. Në fillim dhimbja nuk ishte e madhe. Më vonë humba ndienjat, ndoshta dhe nga që kisha humbur shumë gjak. Njëri nga plumbat më kishte hyrë në hije dhe pasi kishte çarë dy mushkëritë më kishte dalë këtu.” dhe më tregonte shenjën gropë poshtë klavikulës, për të cilën e pyesja. “Plumbin tjetër e kam akoma në trup. Po isha me fat se më gjeti e jëma e Dhosi Xhelit e më tërhoqi bashkë me një grua tjetër në shtëpinë e saj. Shumë të tjerë u vranë. Të riun që këndonte bukur dhe që rastësisht ndenji me ne atë natë, e gjetën të vrarë nga një bajonetë në gjoks.”
(vijon)

Thursday 28 September 2017

Në luftë derdhet gjak (2)

(vijim)
“Hakmarrja” ishte emri që Andon Mara propozoi për batalionin e posaformuar, mbi bazën e çetës së Kolonjës të Petrit Dumes dhe katër çetave të tjera të zonës Kolonjë-Leskovik-Përmet. Në çetën e Kolonjës e kishin dërguar nga Voskopoja, kur të gjithë liceistët ishin shpërndarë në formacione të ndryshme luftarake. Historinë e “pagëzimit” të batalionit ma kishte treguar vonë, kur dikush, që kishte qënë i pranishëm ja kishte kujtuar. Kishte qënë një hedhje mendimesh e partizanëve dhe ideja e tij kishte “ngjitur”. Ishte vetëm një partizan i thjeshtë, që nuk kishte shkrepur pushkë më parë, veç ndonjë prove me revolver, në kohët e mbledhjeve të fshehta, ndarjes së trakteve dhe dëgjimeve të komunikatave të luftës së Radiove të Huaja.
Por “qëndrimi në mal” nuk ishte ai që mendonin kur flisnin me zjarr “ëmbëltoreve” apo edhe mbledhjeve në bodrumet e shtëpive “të lidhura me Lëvizjen”. Kishte edhe ushqime të pamjaftueshme, edhe ecje maleve me orë të tëra, edhe “batalione me morra” në trup, edhe urdhra të palogjikshme, edhe biseda absurde. Ishte një jetë tejet e ndryshme, për dikë, që kishte kaluar 15 vite të jetës në Stamboll dhe ishte ende nënshtetas turk, me një leje qëndrimi, që i përsëritej çdo vit nga “Mbretërija Shqiptare”. Por sigurisht e ndryshme edhe nga jeta e luftëtarëve të përshkruar nga letërsitë romantike europiane, të cilat kishte lexuar gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Të ndryshëm ishin edhe të rinjtë, që luftonin dhe vinin nga fshatrat dhe kishin mentalitete dhe botkuptime të tjera. “Në mal” njohu botën e tarafeve, miqësive, krushqive, të zakonta për zonat malore të jugut të Shqipërisë. “Petriti me të vëllanë dhe tarafin e tyre, e kishin zakon të zgjidhnin shtëpitë më të mira si baza dhe të shtroheshin me të ngrëna e të pira e të kënduara. Këndonte mirë dhe gjatë këngës nuk i mbahej goja…Muhamet Prodani ishte ndryshe. Rrinte me ne, partizanët e rinj.”- më tregonte para se “gagaçi” të merrte të tatëpjetën dhe më vonë të pushkatohej si “puçist”.
Shpesh mendoj, se çfarë e kishte shtyrë tim atë, t’i bashkohej një lëvizje të fshehtë, që do e detyronte më vonë të vinte edhe jetën në rrezik. Nuk më kishte përmendur ndonjëherë, njerëz, të cilët të kishin pasur ndikim të veçantë në rininë e tij. Ishte 19 vjeç, kur kishte humbur edhe nënën, por veç mungesës së dashurisë të prindërve, nuk kishte mungesa të tjera. Jetonte në një familje të zgjeruar, me të vëllanë dhe dy dajllarë të martuar, por që nuk kishin fëmijë. Bashkë me ta kishin edhe një “bakallhanë“ në Pazar, me të ardhurat e të cilës jetonin mirë. Kishte vetëm 4 vjet në Shqipëri dhe edhe pse ndjehej i tillë, lidhjen më të fortë shpirtërore e kishte me Stambollin. Në diskutimet në shtëpi, dajot nuk e dëshëronin rrezikun e një pjesëmarrje në një lëvizje, të drejtuar nga komunistët. Ishin njerëz, që nuk ishin përzjerë me politikë dhe njëri prej tyre kishte ikur nga Odesa, kur kishte “triumfuar” Revolucioni i Tetorit. Megjithatë, nuk e pengonin të sillte shokë në shtëpi dhe materiale të ndaluara. Ishte më i shkolluari në shtëpi dhe e besonin edhe pse ishte më i vogli në moshë.
Diçka duhet të lidhej me prirjen e tij për mbrojtjen e së Drejtës. E kishte trashëguar nga i jati, por edhe dajot ishin veçanërisht të ndershëm dhe të drejtë. Ndjenja e gjithësishme e të Drejtës nuk pranon, që një shtet i huaj të vijë me forcë ushtarake dhe të të sundojë në vendin tënd. Edhe nëse ka njerëz, të cilët i presin me lule. Edhe nëse ka njerëz të arsimuar mirë, që pranojnë të punojnë në administratën e re, ose e quajnë ardhjen e të huajve si “bekim nga qielli”.

Nuk ishte e Drejtë edhe pse me ardhjen e italianëve, në dyqanin e familjes shiteshin shumë dhe më shumë ushqime.
(vijon)

Në luftë derdhet gjak

Kur flitet e shkruhet për Luftën nacional-çlirimtare më shkon shpesh mendja në im atë. Ndjehem si i zënë në faj, në pohime të mija, herë herë kategorike, kundër “bandës, që udhëhoqi nacional-çlirimtaren” dhe që ushtroi më vonë dhunë të egër ndaj kundërshtarëve politikë, por edhe shokëve të tyre, “që nuk ju vinin pas ujrave”. Më duket, sikur do më thotë “Po ti kastravec, as e ke idenë se ç’ishte ajo luftë dhe ke kurajën të bësh konkluzione!”
Ai nuk përmendte shpesh, se kishte qënë partizan. Bile vetëm kur unë, ende fëmijë, e pyesja si kishte lufuar dhe nëse kishte vrarë ndonjë gjerman.
Ai kishte dalë për të luftuar pushtuesit italianë në majin e vitit 1943, në të njohurin Mitingu i Voskopojës, kur Partia Komuniste kishte organizuar “daljen në mal” të një numuri të madh liceistësh, anëtarë partie ose të rinj komunistë apo antifashistë, për të treguar mbështetjen, që kishte në rininë studentore. Studentët e Liceut ishin ndër njerëzit më të shkolluar dhe më të respektuar të qytetit. Më të shumtit ishin nga familja të pasura ose në gjendje të mirë ekonomike, sepse nuk ishte e lehtë të studioje një ose disa fëmijë në Liceun Francez, që pas pushtimit quhej Liceu Kombëtar. Pjesa më e madhe ishin të rinj inteligjentë, që aspironin për tu shkolluar më tej, si dhe për të krijuar një botë të re, e ndryshme nga ajo e periudhës midis dy luftrave botërore. Filofrëngë, dhe të frymëzuar nga idetë e Revolucionit Francez, për një pjesë të tyre ishte e natyrshme të prireshin drejt komunizmit. Ndoshta shumë tërheqës për të rinj me “gjak të nxehur” ishte edhe jakobinizmi i Robespierit, me gjyqet, terrorin dhe ekzekutimet në gijotinë të “armiqve dhe tradhëtarëve të Revolucionit”. Të rinj, që ishin privuar tash e 4 vjet, të studionin frëngjisht me programet e Liceve Franceze, që shihnin ushtarët italianë tek ju ngjiteshin vajzave të bukura, që mësonin për vrasjet dhe internimet e shokëve të tyre.
Kur pati hyrë Italia, babai ishte 17 vjeç dhe pak a shumë rreth kësaj moshe ishin edhe shokët e tij të klasës. Në ditët e prillit ksihin demonstruar kundër pushtimit dhe largimit në fshehtësi të Zogut. Në shtator ju ishin kthyer mësimeve dhe ishin munduar të protestonin në klasë, për të mos përshëndetur “ala romano” dhe kishin pësuar masa disiplinore. Më pas kishin vazhduar me mësimet, me takimet e përditshme në ëmbëltoren e Todo Boboshtarit dhe me bisedat rreth Musolinit, Hitlerit, Stalinit, LeBrynit dhe  Cembërlenit. Si të gjithë të rinjtë e gjimnazeve dhe universiteteve të asaj kohe, flisnin rreth komunizmit dhe fashizmit, demokracive liberale dhe degjenerimit të tyre, falsitetit të monarkive dhe vëllazërimit të popujve. Mes tyre, disa ishin përfshirë më shpejt në organizimet ilegale, që në vitet e para të luftës, ishin ende të “pafuqishme” dhe me veprimtari të kufizuara. Pastaj erdhi hyrja e Hitlerit në Paris, lufta italo greke, hyrja e grekëve në Korçë, sulmi gjerman ndaj Bashkimit Sovjetik dhe gjallërimi i Fronteve Kombëtare në vendet e pushtuara nga Gjermania. 20 vjeçarët e klasës së tim eti, ishin përfshirë në “veprimtaritë terroriste”, si i quanin pushtuesit, veprimtaritë kundër Italianëve dhe administratës kuislinge. Por jo të gjithë dinin gjithshka për njëri tjetrin. Edhe pse i dinin pikpamjet e tyre, Andoni nuk dinte se ç’bënte Fatmir Gjata, Pepi Pilika, Nesti Nasseja, Llambi Ziçishti, Gafur Cuçi, Stefanaq Polloja, Muharrem Frashëri, Zija Xholi apo Marika Isaku. Të gjithë ishin bashkënxënës të së njëjtës klasë. Vetë bënte pjesë në një “celulç”, që i përkiste mëhallës së tij, me të tjerë “kontakte”. Të atij organizmi kishin qënë edhe Midhi Kostani dhe Kiço Greçoja, të rinjtë korçarë të ekzekutuar me varje, për djegien e zyrave të Fashios.

(Kur isha adoleshent, ma pat treguar me imtësi se si kishte ndodhur aksioni dhe se si ishin kapur gati aksidentalisht dy heronjtë. Në mendje më kishin mbetur fotot e tyre të mbuluara me çarçaf të bardhë, të varura në trekëmbësha në dy pika të ndryshme të pazarit. Ata, që i kishin njohur, nuk kishte se si të mos përbetoheshin për Hakmarrje.)
(vijon)

Wednesday 27 September 2017

Përbindëshi i mitur

Përbindëshi i mitur
Ec hapësirës së kohës
Dhe kërkon shenja kilometrike
Të kuptojë sa është rritur
Mbi shpejtësitë kozmike
Që nuk e lenë të kapë dot
Sensin e moshës.
Përse ti monstër delikate,
Pjellë e një inçesti të çuditshëm
Të pellazgut hero
Me perëndeshën vikinge,
Sa je do të dish?
Në mpleksjen kohore
Të energjisë sate,
Shekujt janë si guraleca,
Dhe rrugët e kometave,
Si shtigje dhish.
Ndaj derdhu hapësirës,
Në kërkim të përsosmërisë së bishës,
Që prej Shtytjes së Parë,
Kaq pak ka ndryshuar.
Mbi trupin tënd kërthi,
Dy qënie prehistorie patën qarë,
Shëmbëllesa të njëjta,
Të hajthme,
Dhe po aq të ndryshme
Por sa marrëzisht të dashuruar’.

Tuesday 26 September 2017

Gomarit-qeveri apo samarit-opozitë?

Ka një përqëndrim tepër të papërpjesshëm të mediave kundër opozitës së Djathtë shqiptare. Goditet kryesisht Lulëzim Basha, njerëzit e tij të afërt, përkrahësit e tij më të zjarrtë, deputetët e rinj dhe të tjerë mbështetës në politikë dhe media. Të krijohet përshtypja se për gjedjen e mjeruar të politikës shqiptare, fajtori kryesor është lidershipi i Partisë Demokratike.
Kjo Parti e formuar si lëvizje, e orientuar në një drejtim, e franksionuar, qëndrestare, e riorganizuar, e shfraksionuar, e përçarë, e tradhëtuar, ka historinë e saj dhe rolin edhe pozitiv edhe negativ në tranzicionin e zgjatur shqiptar. Por PD-ja tashmë është në opozitë dhe roli i saj në 4 vitet që vijojnë do jetë aiiI kritikuesit, korrigjuesit dhe demaskuesit të Qeverisë Rama. Bile edhe në këtë rol nuk do jetë e vetme, por do e ndajë me LSI-në, sipas peshës që ka në Kuvend dhe përkatësisë të problemeve në spektrin politik.
Por përse një pjesë e mirë e Medias merret me PD-në dhe veçanërisht me kryetarin e saj Basha?
A janë zhvillimet brenda PD-së të një interesi të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar?
Basha nuk ka në dorë as të hartojë ligje, as të qeverisë, bile as të krijojë një krizë të mundshme qeveritare sepse numuri i deputetëve të tij është i kufizuar.
Atëhere përgjigjet e vetme të dy pyetjeve të mësipërme janë - Pjesa më e madhe e Medias është e blerë nga Rama, si dhe një pjesë e portaleve kanë inate personale dhe duan të hakmerren ndaj Bashës.
Problemet e brendshme të Partisë Demokratike, me qejfmbetjetet e Patozit, Topallit, Bregut, Imamit dhe Bodes, nuk i interesojnë aspak qytetarit të thjeshtë shqiptar. Ato mund të zenë vend në shtypin e PD-së si probleme rrymash dhe kontributesh, por nuk kanë asnjë lloj rëndësije për Shqipërinë dhe shqipëtarët. Të sipërpërmendurit as kanë patur shpatulla të konkurojnë për vendin e Prijësit të partisë, por kapen akoma me pandehma absurde si “Ah sikur të ishte Olldashi!”
Problemet në këto 4 vite për Shqipërinë janë të mëdha dhe thuajse të gjitha lidhen me një emër të vetëm- Edi Rama.
A do vazhdojë të përqëndrojë pushtet në duart e tij?
A do të jetë plotësisht i gatshëm për vënien në jetë në mënyrë të plotë të Reformës në Drejtësi?
A do arrijë me politikat ekonomika një rritje solide të GDP-së dhe të ngjallë shpresën e njerëzve në gjallërimin ekonomik të vendit?
A do jetë më i ekuilibruar në politikat e ndjekura ndaj Kosovës dhe Maqedonisë?
A do arrijë të balancojë borxhin publik apo do e thellojë më tej?
Këto janë vetëm disa ndër më kryesoret, por ka me dhjetra të tjera po kaq të mëdha dhe të rëndësishme.
T’i biesh Lul Bashës sot, është njëlloj si “ t’i biesh samarit-opozitë, se nuk kam ç’i bëj gomarit-qeveri!”
Dhe Qeveria ose nuk kritikhet nga frika “se mund të të bëjë gjëmën”, ose se të ka mikluar me reklama, favorizime në biznes apo të tjera mënyra të drejtpërdrejta e të tërthorta, që ka në dorë çdo Qeveri në botë.
Le të hamendësojmë për një çast, se në PD do vendoset harmonija e plotë, dhe nga “qëndrestarët” e deri në “rishtarët”, “sorroistat”, “antisorroistat” e nuk e di se çfarë do jenë në një front.
Do heshtin mediat “e mosvarme” dhe ato “të varme” kundër Lulit, apo do sajohen historira të tjera me “inkurajime homoseksualësh”, “moskompaktësi në votime”, “shitjeblerje deputetësh” e të tjera si këto?
Në një vend, ku shumica e lajmeve, artikujve dhe opinioneve drejtohen kundër opozitës, ka gjasa të mëdha, që demokracija të jetë e shtrembëruar dhe të ketë prirje të mëdha drejt totlitarizmit.
Për fatin e keq të Shqipërisë, Edi Rama kësaj ja ka arritur me “bullizëm” dhe dhelpëri, me joshje dhe kërcënime, me leja ndërtimi dhe prishje ndërtimesh.

Ky është gomar-elefandi në “odën shqiptare” për të cilin flitet shumë pak dhe jo opozitari Lul Basha, për të cilin flitet nga mëngjesi e deri në mbrëmje!

Friday 22 September 2017

“Kufiri në thana” i Zabitit

Një intervistë e ish politikanit Zabit Brokaj, preku sërish një çështje mjaft të ndjeshme të politikçs së jashtme shqiptare – atë të marëdhënieve me shtetin grek.
Zabiti, “ngrinte në qiell” politikën e ndjekur nga Rama ndaj Greqisë në katër vitet e fundit, si “rikthim” në paritetin midis dy vendeve. Pak a shumë, një kthim tek politika e jashtme e “shtetit sovran” të Enver Hoxhës, kur me grekët ishim “popuj miq- dhe vende armiq”, kur ju kujtonim monarko-fashizmin, shovinizmin dhe përpjekjet e kishës greke për të mos lejuar të kishte Shqipëri!
Në fakt, politika e Ramës ndaj Greqisë ka qënë kryekëput e gabuar!
Eshtë e papranueshme në standartet e sotme të diplomacisë, që me një vend fqinj, me të cilin je dhe anëtar i disa organizatave të rëndësishme, për 4 vjet të mos kesh asnjë takim të nivelit më të lartë. Pavarësisht nga qëndrimet e palës tjetër, jemi ne, të cilët kemi mijra familje, që punojnë atje, jemi ne, që kemi nevojën e votës greke për probleme kardinale të së ardhmes sonë, jemi ne që e kemi më të nevojshëm bashkëpunimin ekonomik me ta.
Më tepër se dëshira pët “të qënë plotësisht i barabartë“, duket se Rama, i ngjet një “frikacaku”, që trimërohet, me kundërshtarët kur i kanë pozitat e tyre jo fort mira.
Kriza e madhe greke, e traumotizoi shoqërinë e vendit fqinj, ja dobësoi raportet me Gjermaninë, ja “uli zërin” në forumet ndërkombëtare. Kryeministri Rama shfrytëzoi këtë gjendje të shtetit fqinj për të forcuar më tepër se sa duhet marëdheniet me Turqinë e Erdoganit, e cila nuk shihet me sy të mirë as nga Bashkimi Europian, por edhe nga demokracitë e tjera të zhvilluara, për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut, goditjes së sekularizmit dhe “flirtimit” me Rusinë e Putinit. Në “mëhallën ballkanike” Rama la përshtypjen e dikujt, që vrapon të gjejë mbështetjen e “të fortit dhe të pasurit” edhe pse e di, që ky “është rezil”. Për më tepër, në sytë e grekëve që kanë probleme të mëdha me Turqinë, kjo i ngjan një “futje në darë“ nga të dy krahët.
Edhe pse ballkanikë në mentalitet, grekët kanë një demokraci të përparuar dhe pjesëmarrjen kohore më të gjatë në Bashkimin Europian.
Edhe pse në krizë ekonomike, pozita e favorshme e tyre dhe faktorë të tjerë, i bëjnë që ende të kenë një standart të lartë krahasur me vendet e tjera ballkanike.
Edhe pse ka pjesë të shtetit grek apo popullsisë, që shfaqin shovinizëm dhe racizëm, ata kanë pranuar dhjetramijra familje shqiptare, të cilat punojnë dhe  jetojnë thuajse si të barabartë me grekët.
Edhe pse ka pasur në fillim elementë të populizmit, Cipras i përket së Majtës Europiane dhe ze një vend të respektuar mes saj.
Për gjithë këto arsye dhe për të tjera, politika e qeverisë shqiptare duhet të mos jetë ajo e “kufirit në thana”, që predikojnë Zabitët. As ajo e “karshillëqeve” të Ramës, që i duket si një politikë e zgjuar, por ka sjellë vetëm një ftohje absurde.
Për të prekur pak edhe çështjen delikate të Himarës, që duket se ka sjellë edhe acarimet e fundit.
Cështja e shpronësimeve për “Rilindjen Urbane”, është një problem i madh i Shqipërisë, që ka sjellë përplasje shoqërore jo vetëm në Himarë, por në shumë qendra të banuara.
Ligji, që i jep dorë të lirë pushtetit qëndror dhe lokal për të shpronësuar duhet rishikuar, se i ngjan shumë praktikave të të Majtave Totalitare.
Ndoshta, qëndrimi i Greqisë në këtë rast është i tepruar, por i gjithë problemi i Himarës, duhet zgjidhur nga banorët e saj dhe jo sipas ideve “pseudo-patriotike” të rindarjeve dhe shpronësimeve të nisura nga Kokëdhima e të vazhduara nga Rama.
Greqia është i vetmi shtet i Europës të bashkuar me të cilin kemi kufi tokësor dhe interesa të mëdha të përbashkëta. Edhe këto ditë, me mijra shqiptarë po shkojnë drejt shtetit grek për të punuar provizorisht në mbledhjen e ullinjve.

Ndaj “armiqësia tradicionale” e Zabitëve duhet lënë tek thana, sepse i ngjan nivelit kulturor të së “jëmës së Zeqos, që fliste nga maja e thanës!”

Thursday 21 September 2017

Korça – Kisai Kyoto

I kam zili “rilindasit socialistë“ për forcën e imagjinatës!
Parisi i Vogël, po përgatitet, që në të projektohet në të ardhmen si Kisai Kyoto (Kiotoja e Vockël në japonisht) për të rezistuar gjithë ndryshimet socio-ekologjike, që priten të ndodhin gjatë mijëvjeçarit.
Hapi i parë- Krijimi i Parkut të parë japonez në Ballkan diku rreth Barçit, Mborjes apo Dishnicës. (Vendndodhja është bërë e qartë në projektet e Bashkisë, por i entusiazmuar nuk bëra durim ta gjeja dhe ja futa kot rrëzave, se mund të jetë edhe në Sallxhas, Shamoll apo Ravonik.)
Në kohën e Zogut Korça kishte vetëm dy Bashta- Bashtën e Gegës dhe atë të Sanijes. E para na lidhte me pjesën veriore të vendit dhe e dyta pak me Zogollët dhe pak me Turqinë po brenda Ballkanit mbeteshim.
Në kohën e sho Enver u shtua Parku Rinia, por dhe ai kishte një emër shumë të përgjithshëm dhe nuk na ndërkombëtarizonte dhe varrezat e Shën Mërisë u kthyen në lulishte pa emër.
Më në fund, pas Kullës Eifel dhe Birrfest, që na lidhin ngushtë me Bashkimin Europian, vjen Parku Japonez!
Më ndërkombëtarë se kurrë!
Më kozmopolitë edhe se Xhojsi!
Fundjavave tani, qytetarët korçarë nuk kanë pse të dalin nëpër botë. Atje i kanë, Bizantin, Varret e Francezëve,  Kullën Eifel, Hotelin Deutchland, Firencen, Kompleksin sportiv Planeti i Panjohur, Kullën e Sahatit dhe tani Parkun Japonez.
Po më pas?
X!
Një miku im kishte vënë re edhe një lloj ngjasimi këto kohë të Raqkës, me aziatikët e largët, por duke mos ditur gjë për Parkun Japonez, unë ja hodha poshtë observimin.
Ndoshta, më pas do fillojë edhe sjellja e “geishave” për të trajnuar punonjëset e administratës për një përkushtim të vërtetë japonez ndaj punës.
Sa hapa përpara të tjerëve!
Vetëm lini një vend të vogël diku edhe për Bashtën e Nihilistave, ku të kaloj pleqërinë edhe unë me dy tre shokë të mij!
Koniçiva!

Tuesday 19 September 2017

Koço Kotta dhe Dallamangot


Kanë qëlluar këtë verë disa shkrime në shtypin shqiptar online rreth Koço Kotës dhe Vasilika Dallamangos, gruas së dytë të tij.
Për Dallamangot kam shkruar edhe herë të tjera, pasi kam dëgjuar shumë rreth tyre në fëmijërinë time. Ndoshta, një pjesë e atyre, që kujtoj, për shkak të kohës së gjatë, që ka kaluar edhe mund të kenë ndonjë pasaktësi. Nëse do mundja, ato që kam dëgjuar nga babai, t’i të gjitha  riprodhoja saktësisht, do garantoja edhe ata, që i lexojnë këto rrjeshta se ashtu ka ndodhur. Babai tregonte vetëm gjëra, të cilat i dinte “me themel” dhe që përputheshin me realitetin apo me dëshmitë e të tjerëve.
Gjikë Dallamangoja nga gruaja e tij, e urta Vikë, kishte patur tre djem dhe tre çupa, prej të cilëve, Vasilika ishte e parafundit e fëmijëve dhe më e bukura. Duhet të kishte lindur në Voskopojë më 1910 dhe e vogël, bashkë me të tjerët i ishin bashkuar të jatit në Stamboll.
Kur e kam parë dy-tre herë, para se të internohej për së dyti, Vasilika kishte gjithë hijen e bukur të Stambollit, “qytetit-urë“ të dy kontinenteve. E gjatë, e veshur bukur edhe pse vetëm me të zeza, ajo binte në sy në Korçë, nga mënyra se si ecte. Pa dashur të binte në sytë e kalimtarëve. Pa asnjë lloj ekxibicionizmi, por mbresëlënëse.
Pak e kujtoj edhe të vetmen herë, që erdhi për vizitë tek ne, së bashku me të motrën, Kaliroin, që atë kohë jetonte ende në stamboll. Të tre vizitorët, (edhe Koço Dedeja, burri i Kaliroit), ishin oparakë, por që më shumë ndjeheshin stambollinj. Atje kishin kaluar fëmijërinë dhe rininë e tyre. Dhe veçanërisht për Dallamangot, kishin qënë dekada të një mirëqenieje për të pasur zili.
Gjika me të vëllanë ishin pronarë të therrtoreve të Stambollit (sallahanave) dhe flitet për një qytet me një million banorë asokohe dhe me një “kuzhinë“ të bazuar në mishi. Por Gjika ishte edhe “shpirt njeriu”. Kishte mbetur një oparak i mirë dhe bujar, që merrte në punë këdo, që vinte nga Opari dhe Voskopoja. Të mijtë, jetonin në një ndërtesë me ta dhe kujtonin kur Vika i thërriste ndonjëherë mëngjesave ndërsa ai nisej në punë, “se me se ta bënte mishin”, dhe më pas vinte përgjigja e njohur “Me batate Vikë!”
Vasilika ishte rritur në kshte shumë të mira ekonomike, ishte shkolluar dhe priste të niste rrugën e jetës. Por k ohët e mira kishin filluar të perëndonin për “të huajt” në Turqi dhe më shumë për Dallamngot. Taksat e larta, kriza ekonomike dhe shpenzimet marramendëse të vëllezërve të mëdhenj, i patën “fundosur”. Pas vdekjes së Gjikës, e bukura Vasilika u martua me mjekun politikan Koço Kotta, që ishte jo 20 vjet më i madh dhe i ve. Gradualisht e gjithë familja u kthye në Korçë, ndërsa Vasilika jetoi në Tiranë me të shoqin, i cili do ishte edhe kryeministri i fundit i Mbretërisë Shqiptare. Si mjek dhe figurë e njohr publike, Koço Kotta ishte përfolur edhe për një helmim të gruas së parë, por këto ishin si gjithë thashethemet rreth politikanëve  të të gjithë kohrave në Europë. E vetmja e vërtetë e sigurt e jetës së tij private, është që pati në krah, për rreth 15 vjet , një grua të bukur, fisnike, të papërlyer, që u perndoq për shkak të tij edhe pas vdekjes të ish-kryeministrit.
Në mes të mizorive dhe absurditeteve të kohës së Diktaturës, dy internimet e Vasilika Kottës (Dallamangos) ishin ndër më absurdet. Ndoshta edhe vetëm për shkak të funksionarëve të Sigurimit, që donin ta shtinin në dorë atë grua të bukur dhe nuk ja dolën dot. Vëllai i vogël i saj, Josifi, kishte qënë partizan dhe më vonë oficer e pedagog në Akademinë Ushtarake, dhe megjithatë  nuk mund të bënte dot asgjë për të motrën e pafaj.
Një grua e bukur, e gjitha në të zeza, ecte plot nur kalldrëmeve të Korçës edhe pse ishte rritur në një metropol dhe kishte shëtitur edhe plot qytete të Europës. Kishte zgjedhur të vinte pas burrit të saj, kur partizanët e EAM-it, së bashku me të Clirimtares sonë, e kishin rrëmbyer ish-kryeministrin pa asnjë urdhër arresti në Selanik.
Ishte vetëm 35 vjeçare dhe mund të qëndronte në Greqi, ose dhe të jetonte në Stambollin e saj, ku kishte edhe të motrën. Por duke qënë fisnike dhe e drejtë, zgjodhi rrugën e mundimshme të përkushtimit ndaj atij, të cilit i kishte thënë “Po” në altar.

Të tillë ishin oparakët Dallamango.

L'Héautontimorouménos (Ch. B.)

Vetëtorturuesi


Do të godas pa ngut e vrap
Dhe pa urrejtje, si një kasap
Porsi Moisiu shkëmbin kap
Qerpikët që aq bukur hap

Saharën time të ujisin
Në çurka vuajtjeje do i kthej.
Dëshirat fryrë tej e tej
Mbi lotët e kripur do vozisin

Porsi anije që detin çajnë,
Dhe thell ë t’dehurës zemrës sime
T’trokasin tëndet ngashërime,
Si daullet ritmin e mbajnë!

Nuk jam një falso notë
Në një qiellore simfoni
Falë t’panginjurës Ironi
Që m’shkund e më bën copë

Eshtë ajo zëri im, klithja!
Gjithë gjaku im, ky helm i zi!
Unë jam një pasqyrim kobzi
Ku sheh e pispilloset shtriga.

Jam thika jam edhe plaga!
Jam faqja jam dhe të fryrët!
Jam rrota që thyen gjymtyrët,
Sëpatë e xhelatit dhe qafa!

Jam i zemrës sime vampir
-          Ndër ata të kapur prej lebre,
Që nuk japin dot buzëqeshje,

Po dënuar të qeshin me pahir!

Monday 18 September 2017

Rrezikshmëria e “militantizmit ateist”

Ateistët përbëjnë një pjesë jo të pakët të shoqërisë shqiptare. Nuk janë të vetëdeklaruar në rregjistrimet e fundit të përgjithshme(mbase nukj  ja u kërkonin as formularët), por e shprehin bindjen e tyre ateiste në shtyp dhe në rrjetet sociale.
Ka disa arsye, që mes shqiptarëve të ketë shumë “ateistë militantë“. Ndalimi me ligj i të gjitha feve dhe praktikave fetare për 23 vjet  dhe shkollimi i dominuar nga një filozofi e vetme materialiste, krijoi disa breza që jo vetëm nuk besonin në ekzistencën e Zotit, por edhe i shihnin praktikat fetare si tërësisht të dëmshme për formimin e njeriut dhe jetën e tij në shoqëri.
Ndaj edhe pse një pjesë e mirë e tyre, kanë reflektuar ndaj formimit vetijak të njëanshëm dhe janë përpjekur të mësojnë më shumë nga metafizika, filozofitë idealistë dhe doktrinat fetare, janë të shumtë ata, të cilët nuk janë lëkundur në bindjen e tyre se “feja është opium për popujt” dhe si çdo lloj droge duhet luftuar.
Reaksioni i fundit ndaj “mbulimit të Skënderbeut” ishte në masën më të madhe një reagim i “militantëve ateistë“, të cilët përgjithësisht gjejnë një “strehë patriotike” për të justifikuar urrejtjen e tyre.
Një ceremoni lutjeje ndaj atij, të cilin e quan Zot të gjithshkaje dhe të Plotfuqishëm detyrimisht nuk ka pse të “implikohet” me interpretime nga jeta e përditshme e vdekëtarëve duke përfshirë këtu edhe figura historike. Lutja në vetvete është e gjithësishme, është paqësore, është jetike, është qiellore dhe nuk ka pse të futet në sherrnajat tona të marra. Ceremonia mbyllej në disa orë dhe sheshi Skënderbej do ishte sërish i njëjti shesh i jetës sonë të përditshme, të lavdishme, të zhurmshme, të zgërlaqme apo përrallore.
Por “militantët ateistë“, sikundër pararendësit e tyre në Bashkimin Sovjetik, Shqipërid he Kamboxhija, ndjehen si misionarë, që kanë zbuluar jo vetëm të vërtetën universale, por dinë edhe se ku janë rrënjët e së keqes, ndaj duhet medoemos në mos arrijnë brenda jetës së tyre zhdukjen e feve, por të shohin të paktën dobësimin e tyre.
Ka një grup të caktuar të tyre, të cilët u bënë veçanërisht luftarakë pas 11 shtatorit 2011. Një pjesë janë bashkëatdhetarë, që jetojnë në Perëndim.
Damkosja (pa të drejtë) e islamit, si fe radikale dhe terror nxitëse nga shumë segmente të shoqërisë amerikane(dhe jo vet[m t[ saj), solli tek mjaft shqiptarë, që vinin nga familje me origjinë myslimane, të ndjeheshin të përçmuar, të rrezikuar, nëse do shfaqnin hapur identitetin e tyre fetar sidomos në Amerikë. Ndaj një pjesë zgjodhën rrugën e “militantizmit ateist”, për të dënuar(padrejtësisht) në mënyrë të barabartë, të gjitha fetë dhe sidomos ato monoteiste.
Edhe pse një pjesë e mirë jo fort kënduar ata filluan të bëhen agresivë në rrjetet sociale  duke kujtuar ato ç’kishin mësuar në tekstet e hartuara në Institutin e Studimeve Marksiste- Leniniste. Ju sulën me urrejtje kryqëzatave, xhihadistëve, kishës greke, Vatikanit, duke vënë shenjë barazije ndaj gjithshkaje , që lidhet me fenë.
Këta janë pjesa shqiptare e “militantëve injorantë ateistë“, të cilët janë më të zhurrmshëm dhe plot urrejtje, por që padija në situate të tjera socialo-politike mund t’i hedhë në prehrin e çdo lloj filozofije dhe feje.
Pjesa më e rrezikshme është ajo e “militantëve ateistë të kënduar”, të cilët në mënyrë shumë të përzgjedhur, gjejnë në historinë e njerëzimit pjesët më të errta të rolit të feve, si dhe në historinë e Shqipërisë vetëm pjesët kur klerikët kanë dëmtuar çështjen shqiptare. Një tezë shumë e pëlqyeshme e tyre është “tek ne fetë i kanë sjellë pushtuesit”, a thua se ilirët apo pellazgët ishin që atë kohë ndjekës të doktrinës së Enverit!
Në çështjen e rëndësishme të kombit tonë, raporti i shqiptarëve, feve dhe Shqipërisë është një raport shumë kompleks, ku asnjëra nga fetë nuk duhet të shpallë se është më “kombëtare” dhe më e lidhur me Shqipërinë apo Europën se tjetra. Historia europiane e 1000 vjetëve të fundit është shumë e komplikuar dhe sidomos në trevat e Ballkanit tonë.
Por aq më pak kanë të drejtë “militantët ateistë“ të mburren për patriotizëm të kulluar dhe të damkosin të tjerët si grekomanë, sërbofilë, italianofilë apo “talejbanë“. Pararendësit e tyre, me filozofinë e egër materialiste, kanë kryer me mijra krime ndaj shqiptarëve si dhe ndaj kombit. Ndaj “urrejtja” ndaj besimeve dhe besimtarëve pjell krime si çdo lloj “urrejtje’ tjetër.
Ka dhe një arsye tjetër të rëmdësishme, që e bën ateizmin militant” shumë të rrezikshëm për gjendjen e sotme të shoqërisë shqiptare.
Morali në Shqipëri është në nivelet ndoshta më të ulta të gjithë historisë së shoqërisë shqiptare. Korrupsion i madh në administratë, shëndetsi dhe arsim, kriminalitet i organizuar, prostitucion klasik, por edhe “prostituim” për një vend pune, përdorim i lartë droge dhe mashtrime, janë disa nga plagët e mëdha të shoqërisë sonë. Fetë kanë qënë ato, që kanë konsoliduar moralin në shoqërinë shqiptare dhe që mund të ndihin edhe për ta ngritur sot.
Ndaj më pak “militantë ateistë“, më shumë “ateistë të moderuar” dhe shumë e më shumë besimtarë do ishte për mendimin tim formula më shpresëndjellëse për shoqërinë tonë.

Le ta lemë “ateizmin militant” në vitin e kobshëm 1967!

Sunday 17 September 2017

“Kohët” e presidiumeve

“…o o shiko shoku Dhimitër…ja shoku Fatbardh…shoku Bajram…ja dhe shoku Jani me marshallët e tij!”, ishte një frazë e një shokut tim, që tallej me ofiqarët, që zbrisnin serbes nga Komiteti i Partisë drejt Teatrit, ku do zhvillohej ndonjë Konferencë Partie, ndërsa në trotuare, i shihnin edhe me adhurim , por edhe me përçmim, njerzit, që i kishin nxjerrë të detyruar.
Ishte “koha e presidiumeve”, kur punonjës të caktuar të zyrave të organizmit në Komitetet e Partisë dhe Eksekutivit, kujdeseshin, që të ishin “udhëheqësit lokalë“, në krah të të deleguarit nga Tirana.
Dhe “presidiumet e shpifura” nuk mungonin as në mbledhjet më të thjeshta të ndërmarjeve, lagjeve, organizatave të masave dhe deri në mbledhjet e pionierëve të klasës, kur tavolina e mësuesit zbritej para dërrasës së zezë dhe pas saj rrinin Udhëheqësi I Cetës, ai i klasës dhe dy tre fëmijë të tjerë shëmbëllorë.
Një foto e përurimit të një pjese të rrugës së Lumit (shëtitores Fan Noli) më solli të freskëta ato kohë me situata qesharake. Tani “presidiumet” janë “modernizuar” në një rrjesht të parë karrigesh, ku në çdo rast nuk mungon shoku kryetar i bashkisë, shoku prefekt, shoqja kryetare e Qarkut dhe sigurisht edhe shoku i deleguar nga Brukseli me një shoqe përkthyese nga Tirana.
Një pjesë e tyre janë të brezit tim dhe ndoshta edhe “janë tallur” dikur me “shokët e presidiumeve”.
Po tani?
Nuk gjeni dot të vini në rrjeshtin e parë, një të moshuar, që ka grisur kushedi sa palë këpucë rrugës së Lumit edhe pa u bërë ende shëtitore?
Nuk mund t’ i merren disa orë leje nga puna një gurgdhëndësi, që ka goditur gishtat duke shtruar trotuaret e rrugës së rinovuar?
Nuk mund të zgjohet nga gjumi një fshesaxheshë e moshuar, që pastron natën atë rrugë?
Nuk ka në gjithë atë rrugë një hadikapat, që e ka pasur të zorshme të vërtitet më parë me karrocën e tij?
Të gjorë!
Pozoni krah njëri tjetrit, si dikur shokët Dhimitër, Fatbardh dhe Bajram!
T’i shpërndani rrjeteve sociale se “ç’mrekullira kini bërë“ dhe t’ju tregoni vite më vonë nipërve dhe mbesave, se dikur ishit prefektë, kryetarë bashkije dhe koordinatorë të fondeve të Brukselit!
Edhe ata të “kohës së presidiumeve” kanë plot albume me foto të tilla. Vetëm se të shumtat i kanë bardh e zi!

Ju jeni të të gjitha ngjyrave!

Thursday 14 September 2017

“Antikomunizmi” i të Djathtës nuk është ide boshe

Në kundërshtim me zhurrmën e të Majtës dhe të disa kritikëve të djathtë, mendoj që ka disa arsye, që e Djathta të vazhdojë të godasë fort të gjitha dukuritë pro-diktatoriale të së Majtës së sotme në pushtet dhe veçanërisht të prijësit të saj, Edi Ramës.
Në rradhë të parë, duhet bërë dallimi midis klikës diktatoriale shqiptare dhe Komunizmit si ideologji. Komunistët shqiptarë nuk ishin Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Koçi Xoxeja, Hysni Kapoja, apo edhe Ramiz Alia, Bedri Spahiu dhe Liri Belishova.
Komunistët ishin ata, që edhe mund të kishin lejuar zgjedhje të lira pasluftës, po qe se nuk do ishin likuiduar një pas një. Dhe e kam fjalën për Zai Fundon, Sejfulla Malëshovën, Zef Malën, Qemal Stafën, Anastas Lulon, Petro Markon, Anastas Plasarin, Sadik Premten e të tjerë si ta.
Klika e drejtuar nga Hoxha përbëhej nga oportunistë, që panë Luftën si mundësi për të ardhur në pushtet dhe përqafuan stalinizmin, si mënyra më gjakatare dhe më e sigurt për të qëndruar gjithë jetën në pushtet. Disa prej tyre u pushkatuan dhe u burgosën, por jo si komunistë të vërtetë apo “tradhëtarë“, por si pasojë e luftës për “sundim brenda llojit”.
Ndaj, qëndrimet kundër “faljes” të atyre, të cilët kanë kryer krime, apo ngritjes në poste të larta të fëmijëve të tyre, nuk është “ide antikomuniste”.
Nëse kundërshtohen Ruci dhe Xhafa, kjo ka të bëjë më shumë me mospranimin e plotë nga ana e PS-së të krimeve staliniste të Diktaturës së Proletariatit. Dhe pranimi i krimeve nuk është thjesht vetëm me një “faji i Partisë së Punës” , por fillon me mosshpërblimin me poste të larta, të atyre që kan pasur pozita drejtuese dhe edhe nëse nuk kanë “lyer duart me gjak” kanë qënë të pranishëm në marrjen e vendimeve të egra ndaj popullsisë.
Por Edi Rama nuk e bën këtë gjë.
Për arsye, të cilat i di më mirë vetë, ai ka shtuar rreth vetes njerëz me lidhje të forta me të kaluarën diktatoriale.
Mund të jetë ajo që pak a shumë thotë Kadareja, se egzistojnë ende “organizma” rudimentare të Sigurimit të Shtetit në lidhje me ish-zyrat e kuadrit të Komitetit Qëndror, apo edhe me klanin Hoxha.
Mund të jetë edhe më e lehtë për Ramën të punojë me njerëz, të cilët i “shantazhon” duke ju kujtuar lidhjet me të kaluarën.
Mund të jetë edhe pragmatizmi i tij për të marrë vota, në një vend, ku 1/3 e popullsisë dëshëron një regjim autoritar.
Mund të jenë edhe të gjitha së bashku.
Por pikërisht për këto arsye, për të kërkuar demokratizim të plotë, për të kërkuar futjen e liberalizmit në ekonomi dhe shoqëri, e Djathta duhet të luftojë me prirjet totalitariste të Ramës apo edhe të Metës.
Në piksynimet kryesore të së Djathtës nuk duhet të jetë vetëm krijimi i një ekonomie liberale me taksa të ulëta dhe i një qeverie të vogël.
Duhet të jetë përmbysja e mentalitetit post-komunist dhe rikthimi në “konservatorizmin” e para Luftës së Dytë Botërore.
Dhe në të përmblidhen:
Më shumë liri të individit në ekonomi.
Më pak përzjeje të shtetit në punët e individit.
Mosprekja e pronës private. (Dhe jo shpronësime absurde si këto të Rilindjes Urbane)
Privatizim më të plotë dhe të ndershëm.
Krijim i sistemit juridik të pavarur dhe efikas.
Decentralizim të pushtetit në favor të atij lokal.
Ndaj duhet luftuar idea “staliniste” e Ramës “për të bërë shtet”, e cila nënkupton më shumë përqëndrim në Kryeministri të pushtetit, ashpërsimin e policisë në raport me qytetarin, arrestime për ndërtime pa leje apo “krime” edhe më të vogla.
Turravrapi i Edit drejt një pushteti edhe më absolute duhet ndalur!
Për të mirën e Shqipërisë!

“Antikomunizmi” është një nga idetë, të cilës i duhet mëshuar në vazhdimësi, me fakte dhe argumenta për publikun shqiptar dhe sidomos edhe për aleatët e huaj.

Wednesday 13 September 2017

“Kërpudhat” e fushatave elektorale


Thatësira e kësaj vere, pas “shirave” të shumta politike të pranverës, solli edhe tharrjen e dy-tre lëvizjeve politike, të cilat dukeshin shpresëndjellëse në fillim të vitit.
Janë “Libra”, “Sfida” dhe “Bleta Shqiptare”.
Edhe njëherë del në pah një problem i jetës politike shqiptare – Ai i moskoherencës në luftën opozitare dhe veprimet politike të partive.
Eshtë kjo , një arsye më shumë, që elektorati t’i bjerrë shpresat dhe të shkojë gjithnjë e më pak tek kutitë e votimit.
Po si e justifikojnë prijësit e këtyre lëvizjeve opozitare mosangazhimin disamujor?
A është përmirësuar gjendja e Shqipërisë apo është bërë e pashpresë?
Shenasi Rama edhe pse në ndryshim nga dy të tjerët, nuk e gjykoi të mundshme pjesëmarrjen në zgjedhjen e qershorit, ka preferuar të rrijë në heshtje në pritje, që “Bletës” t’i forcohen krahët, ose një “katrahurë“ të ndodhë në Tiranë dhe ai me shokët e tij të vijnë dhe të ofrojnë “zgjidhjen perëndimore”.
Gjergj Bojaxhiu, edhe pse pas rezultatit të qershorit dha dorëheqjen, me largimin total nga skena, le përshtypjen se “Sfida” e tij, ka qënë shumë larg “sfidës për të ngjitur Himalajet”. Për këtë të fundit duhen fonde, përgatitje disa vjeçare, disa ekspedita të dështuara, deri në buzëqeshjen e fundit të ngritjes të flamurit në Everest. Edhe aksioni politik për përmirësimin e vendit duhet të jetë i tillë, por përpjekjet e “Sfidës”, i ngjanë më shumë një shëtitje deri në kalanë e Petrelës.
Më i zëshmi prej tyre, më i stërvituri në betejat politke dhe më kontradiktori, Ben Blushi, ka “harruar”, që sipas kalendarit Gregorian ka erdhur shtatori dhe është më e lehtë të organizosh rininë shkollore dhe studentore. Të le përshtypjen, se “Libra” e tij është një projekt, ose një “libër” në punim e sipër, që mund të futet në sirtar dhe të rikthehet në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Ndoshta nga që jemi ende në statusin e përcaktuar nga Rexhep Qosja, të “pre politikës”, ne kemi një listë të pafund me parti dhe lëvizje opozitare, të cilat punojnë vetëm “me aksion me goditje të përqëndruar”.
Angazhimi në politikë nuk mund të jetë projekt.
Nuk ka se si as të lidhet vetëm me praninë në Kuvend apo në këshillat bashkiake.
Ata, të cilët “ngjiten” në fushën e vështirë të politkës, në rast se nuk i kanë bërë hesapet mirë, duhet të të paktën moralisht t’ju drejtohen ndjekësve të tyre e t’ju thonë: “Ne nuk ishim të përgatitur për “fushatën” shumëvjeçare të ndryshimit të peisazhit politik në vend!”
Lehtësia me të cilën u krijuan dhe po treten Lëvizjet e sipërpërmendura është gati e njëjtë me “mungesën e përgjegjësisë“ të aktorëve politkë, që janë në kuvend dhe janë kritikuar aq shumë nga Lëvizjet e reja.
Nuk sheh as përpjekje për bashkime të tyre, riorganizime, krijime të mediave të pavarura online, dhe veprime të tjera të domosdoshme për të fituar mbështetje në popull.
Po presin “shirat” e fushatave që do vijnë?
Ndoshta.

Por deri atëhere, Edi Rama mund të ketë gëlltitur edhe një pjesë të LSI-së dhe do të jetë më i pamposhtur se kurrë.

Monday 11 September 2017

Pak ujë “rilindasve”, të lutem nga bucela…!


Ka ngjallur entusiazëm në mediat sociale, lajmi, që sopranoja Inva Mula do kete shtepi ose biznes në Korçë.
Një lajm vërtet i mirë edhe pse jep pak shpresë, që banesa e Korçës të jetë banesa kryesore e sopranos së madhe. Në një rast të tillë, mund të shpresonim, që të hapej një shkollë e “bel kantos”, sepse tradita e çelur nga Tefta Tashkoja dhe Jorgjia Truja, mund të zhvillohej në nivele të tjera, më të përparuara dhe të balanconte disi, prapambetjen e “këngës së serenatave”, që sa po shkon dhe bën më teposhtë.
E megjithatë, askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë apo më pak akoma, t’i imponohet Invas, që të ndërmarë një projekt të tillë.
Tradita e paraluftës, e krijuar nga korçarët, që studiuan jashtë, duke nisur me Kristo Konon, Kristaq Antoniun, Mihal Cikon, Konstandin Trakon dhe të tjerë, u ndërpre me krijimin e Teatrit të Operas në Tiranë dhe përqëndrimin e gjithë forcave krijuese të muzikës operistike dhe sinfonike në Tiranë. Pati një “përpëlitje” me krijimin e “Lules së Kujtimit” nga Kristo Konoja dhe korçarë të tjerë, si dhe disa opereta, por deri më kaq. “Bel kantoja” ishte “monopol” i Konservatorit dhe Operas.
Korçës nuk i kanë munguar zërat e bukur kurrë, si për vajza ashtu edhe për djem.
Ndoshta prania, qoftë e pjesshme e Invas, mund të frymëzojë të rinj e të reja të ndjekin rrugën e bukur të muzikës lirike.
Por nuk mjafton vetëm kjo.
Duhen inkurajuar muzikantët e shkolluar të qytetit, duke filluar nga më të vjetirt edhe tek më të rinjtë, për të krijuar një bazë të mirë, që largon të rinjtë nga këngët sentimentale të rrugëve apo më keq akoma atyre të “tallavasë“.
Në Korçë, në vitet ’20 këndonin në masë “O sole mio”, “Torna a Surriento”, “La paloma” e të tjerë këngë të fondit të artë ndërkombëtar. Sot do ishte mirë të këndoheshin këngët e Majkëll Buble, Xhosh Grobën, Sting, Chris Rea, por edhe të Andrea Boçelit e të tjerëve si ai.
A mund të ndihmojnë “rilindasit” Peleshi dhe Filo.
Nuk jam i sigurt, se dhe ata duhet të “rakordojnë “ shijet e tyre me ato të shefit Rama.
Por edhe Inva vetë, është më mirë t’ju këndojë ofiqarëve, “…kur fryn erëza e malit” se sa t’ju këndojë “..pak ujë partizanit/ të lutem nga bucela.”
Ishin këto këngë, të detyruara të kompozoheshin për “t’ju larë trurin masave”, por që duhen pastruar tashmë nga çdo lloj repertori, pavarësisht nga prirja e socialistëve për të rikthyer “shkëlqimin” e Luftës nacional Clirimtare.
Për më tepër, pas disa gotave me verë, duke pasur pranë Marina Grabovarin, mund t’ja marrin këngës tjetër të Avnisë “Ne jemi komunista/ Shokë të Enverit…”, me vargjet bashkëkohore “Ne jemi “rilindsa”/ Shokë të ngushtë të Edit…”
Mirseerdhe në Korçë Inva!
Uroj të ringjallësh frymën e bukur muzikore të viteve ’30 të shekullit të kaluar!

Këta mashtrues nuk ndalen!


Nuk kisha ndonjë shpresë të madhe, që do ndalej objekti i shëmtuar në oborrin e shtëpisë të Aleksandra Ilos. Përvoja e Kullës Vrojtuese, Qendrës së re Polikulturore, Bibliotekës së Petraq Kolevicës, më patën krijuar bindjen, që “kokëfortësia” e Bashkisë së Korçës, për të bërë ato, që ju dikton Rama dhe Pit Uillsën nuk ka kufi.
Në publik, më parë, të tilla veprime i kanë justifikuar me “vlerat arkitekturore të veprës”, me “relativitetin e shijeve”, me “modernizimin teknologjik bashkëkohor” dhe të tjera dëngla të këtij lloji, që i kanë mësuar korridoreve të kryeministrisë të thëna nga Rama, Shkreli apo ndonjë Artan Lame.
Vetë as nuk dinë, as duan të dëgjojnë dhe as duan të mësojnë!
Ju mjafton t’i përulen Kryeministrit se ai ju jep fonde dhe bën, që Korça të tërheqë turistë!
Por janë edhe mashtruesa.
E dinë edhe vetë vlerën e vërtetë, të atyre që po ndërtojnë dhe ose gjejnë momente qetësie (si në rastin e Kullës) për të nisur ndërtimin, ose në telajot e mëdha, ku detyrohen me ligj të paraqesin projektin, vendosin “renderime” të falsifikuara, ose pamje, që nuk tregojnë asgjë.
Këtë po bëjnë këto ditë me një nga ndërtimet simbol të Korçës. Banesën rumuno-bizantine, që çifti Ilo i fali qytetit disa dekada më parë.
Janë të ndërgjegjshëm se korçarët do kundërshtojnë dhe në telajo vendosin vetëm diçka , që paraqet interieret, Deri sa të bëhet fakt I kryer dhe t’ju thonë të gjithëve, si kanë bërë edhe më parë:
-Tani hani një m..! Në këtë qytet ndërtohet si duam ne!
Shtëpija e Ilove, duhet prej kohësh të ishte shpallur monument arkitekture i klasi të parë dhe të mos lejohej asnjë ndryshim i jashtëm, por dhe i brendshëm i saj. Mund të ishte Muze i Europës, i Rilindjes korçare ( jo kësaj të shpifurës të Peleshit), i Qytetërimit të Shqipërisë Juglindore dhe  të tjera destinacione të tilla.
Por Bashkia do t’i harxhojë paratë, që i jepen nga TAP dhe do t’i harxhojë në mënyrën më të lehtë të mundshme dhe sipas një “palo skice” të një arkitekti Australian, që po e masakron Korçën.
Dhe sikundër bëjnë gjithnjë “skuthat” në drejtim, apo edhe ata të Urbanistikës, mashtron sa të “kalohet lumi”.
Askush nuk mund t’i ndalë më këta mashtruesa!

Nuk e njohin më një fjalë të thjeshtë me katër gërma – TURP!

Sunday 10 September 2017

Skënderbeu i menduar


Nuk di pse kam bindjen, që Gjergj Kastrioti duhet të jetë në Purgator. Ndoshta nga , që ka vrarë shumë dhe ka vrarë edhe turq, edhe kaurë, edhe venedikas, edhe mercenarë, edhe sërbë, edhe bullgarë, edhe shqiptarë me qëndrim jo të mirë ideo-politik.
Ndaj s’ka se si të jetë në Parajsë, ku ka shumë shqiptarë të tjerë, por as në Ferr, ku ka shumë e më shumë bashkëatdhetarë. Se ka bërë më shumë të mira se të këqija Kryezoti ynë, ndaj nuk ka se si të jetë në rrathët e Ferrit.
(Nuk e kam edhe shumë të qartë, se si është Purgatori, se atë pjesë të Komedisë Hyjnore, e kam lënë në mes, në kohën e gjimnazit, kur lexoja më me lehtësi vargje.)
Me siguri edhe që rri i menduar në Purgator, se atje është tamam vendi për të qënë para dilemës së madhe – “Pse nuk jam në Parajsë, ku ka edhe më pak të nderçim se unë?” Por kësaj pyetje nuk ka se si t’i përgjigjet, se ai ka marrë vendin e tij në bazë të një vendimi të formës së prerë, që i jepet kujtdo nga Perëndia jonë.
Ndaj Gjergj Kastrioti Skënderbeu vetëm mund të mendohet dhe të kqyrë, se çndodh këtu poshtë në botën e vdekëtarëve me trashëgimtarët e gjakut dhe gjuhës së tij.
Që zihemi dhe prihemi nuk çuditet, se kështu e ka gjetur dhe kështu e ka lënë këtë vend. Për më tepër edhe vetë ishte bajagi gjaknxehtë.
Vetëm çuditet dhe mendohet : “Pse zihen për mua?”
“Kur isha unë çdo gjë ishte para dhe gjak. Do derdhje gjak të fitoje më shumë dukate nga vasalët, që do të shtoheshin dhe do jepje më pak në ata, që kishe mbi krye. Dhe Arbëri i theshim anëve tona, se kështu e kishte lënë Dhimitër Progoni, pa na u bërë vonë se çdo bëhej më vonë. Paratë i ndanim me gjermanë, danezë, napolitanë, spanjollë, që ishin luftëtarë të zanatit dhe kishin para të paguanin për kuajt, armët, prazmoret dhe ndihmësit e tyre. Ja Vrana Kontit, që ishte gjeneral i zoti nga Napoli, i dhashë Matin si shpërblim edhe pse ishte në mykët. Nuk dinte asnjë llaf arbërishte. Nuk e shkruanim gjuhën tonë dhe nuk ja u mësonim dot të tjerëve. As me turqit nuk pata ndonjë inat. Ata ishin të fuqishëm dhe paguanin më pak. Po nuk kishim gjë me ata. Babaj kishte qënë vasal dhe kishte luftuar deri në Ankara, kurse Hamzaj herë hidhej në anën e tyre dhe herë kundër. Kështu bënin edhe sërbët edhe grekët. Rumunët dhe bullgarët po e po. Hungarezët më pak, kurse venedikasit kishin shumë para dhe nuk ju zije dot besë kurrë.
Tani këta që flasin një gjuhë, që ngjan me timen zihen. Më kanë bërë edhe prej bronxi në një qytet pranë Krujës, po më shumë i ngjan kraljeviç Markos se sa mua. Unë shpatën nuk e mbaja kurrë përpjetë, se kur ecja mbi kalë gjatë ceremonive, në dorë mbaja shtizën.
Këtu në Purgator nuk vlejnë as shpata, as monumentet dhe as ceremonitë.
Po të vija atje poshtë, do ju thesha të mos zihen dhe të mblidhemi edhe njëherë ose në Lesh, ose në Berat dhe të gjykojmë se si mund të nxjerrim ca florinj më shumë në këtë kohë, që nuk ndryshon shumë me kohën time.
Vasalë të Gjermanisë është mirë të jemi, por nuk duhet t’i dëgjojmë shumë për Maqedoninë, Malin e zi dhe Greqinë. Dy të parat t’i ndajmë me sërbët dhe të fundit me Turqinë dhe Venedikun. Si luftëtarë të mirë të marim irlandezë, baskë dhe çeçenë. T’i paguajmë më shumë, që mos luftojnë për armiqtë tanë. Sa më shumë beteja të fitojmë, aq më shumë dukate dhe më shumë mercenarë.
Në më pranofshin si prijës, sikundër thonë tani, do ju mbaj fjalën e zakonshme: Tahmaqarllëkun nuk ja u solla unë, por e gjeta mes jush!

Nejse kot i mendoj edhe këto, se nga Purgatori nuk të lenë të ikësh.”

Saturday 9 September 2017

Keshille nga Dalla


Luco Dalla ishte poet i nje lloji te vecante, qe dinte te pershkruante me ironi edhe dhimbjen e ndarjes, sikunder mund ta paraqiste edhe me ngjyrat e errta te trishtimit, si bejne gjithe poetet e tjere. Pavaresisht nga fjalori disi vulgar, e tija "Disperato Erotico Stomp", mbetet nje poezi filozofike mbi raportin mes te dashuruarve, ndarjes dhe vazhdimesise se jetes.







Të kishin parë tek pije në një burim
I ndryshëm nga unë;
Të kishin parë mëngjesit të dilje cullak
Si flloçkat në lumë
Kurse me mua nuk xhvisheshe
As në shtrat.
Si për inat, o Zot, për inat.
Të kishin parë ta ngrije fundin
Fundin deri në kërthiza
O ç’xixa!...

Pastaj ma kthen: “Ti gjynahqar
Bën mirë ta futësh në sirtar!”
Më vonë më le pendët me atë mikeshën
Atë të gjatën, shumë qejfleshë.
Që të dyja për të bërë diçka të veçantë
Me rëndësi dhe të madhe
Unë mbetem brenda, mendoj nga pak
Dhe rri vetëm me mbathje

Mendoj për zhgënjimet, punët e randa.
Dhe një kurvë nga Tailanda,
Po çshtja më e jashtëzakonshme, me të drejtë
Eshtë të jesh  si të tjeret.

Kështu, natyrshëm, pas një jave dola
I rrashë qytetit në çdo anë
Nuk ishte shumë ftohtë dhe sigurisht
Që do gjeja një putanë
Përveç parrukes, sytjenave,
peliçes  dhe një jeleku për dreq,
Kishte probleme, bile serioze,
Por nuk arsyetonte keq.
Nuk di në se kisha të bëja
Me një putanë optimiste të së Majtës,
Ndenjëm goxha dhe gjë s’bëmë dot,
Vetëm rrija në këmbë si idiot

U vërtita ca dhe takova
Një që kishte humbur
I thashë “Në qëndër të Bolonjës
S’mund të humbë as një kalaman”
Më pa me një fytyrë të ngrysur
Dhe më tha që jam gjerman.
“Në Berlin kam qënë me Bonetin,
Ishte i trishtë dhe i pamatë.”
U mërzita, u ktheva në shtëpi
Dhe ndenja me brekë prapë

Para se të ngjitesha lart, u ndala
Dhe drejt yjeve hodha një sy
Isha shumë i preokupuar
Sa diçka poshtë u fry.
I ngjita shkallët nga tre
Dhe u plasa në divan si i gjorë,
Mbylla sytë dhe ëmbël e ëmbël
Ja valova me dorë

Thursday 7 September 2017

Zoti zuzar

Se je i zoti dhe i mban zotimet,
Zoti zuzar, i njohur, zulmëplotë.
Në t’ngrohtat netë nuk ndahesh nga dëfrimet,
Lëneshat le të lagura në lotë.

Po pse aspak nuk të pulitet qerpiku
Zoti zuzar, i zbrazët, zëmërgur,
Cullak, felat freskon me fletë fiku
Hareshëm kur harbon haur m’haur?

Ty turpi kurrë s’të ka turpëruar,
Se cipë s’mund të ketë një cipëplasur,
Dërmën i dhe kujt të ka ëndërruar,
Gazin i ngrive grave që ke ngalasur.

Ndaj nuk do ndalem kurre për të të ndihur,
Në t’pafsha përunjur edhe plak,
Mendo sa mijra jetë ke mihur

Zoti zuzar, i zbehtë dhe zbatharak!

Laku po zgjerohet

Në një shkrim të botuar në gazeta "Mapo", në fillim të shkurtit të këtij viti, të titulluar “A po ngushtohet laku?” hamendësoja se viti në vazhdim do kishte arrestime të bujshme të politikanëve të korruptuar ose të kriminelëve me “kravata” të lidhur me ta. E tillë dukej klima politike menjëherë pas shkarkimit të ministrit Manjani. Aktorët kryesorë politikë akuzonin njëri tjetrin dhe i tregonin burgun. Impenjimi i plotë i ambasadorit amerikan për Reformën në Drejtësi dhe Vetingun, jepte shpresë se dhe aleatët tanë të mëdhenj, po ndihmonin në nisjen e një pastrimi rrënjësor të politikës dhe institucioneve shqiptare.
Në mënyrë tërësisht të gabuar, parashikoja, se fjala “burg” do ishte fjala, që do mbizotëronte në mediat shqiptare gjatë vitit 2017.
Pas 8 muajsh, gjithshka duket plotësisht e “relaksuar”.
Ish ministri Manjani njoftoi së fundmi se largohet përfundimisht nga politika.
Taulant Balla dhe Shkëlzen Berisha nuk këmbejnë më hakërrime.
Klement Balili gëzon lirinë i fshehur diku dhe ai që bërtiste për arrestimin e tij, Ilir Meta është President i vendit.
Këto janë vetëm disa hollësi, që dëshmojnë se sa më larg nga tensioni i shkurt-marsit është tani gjendja politike shqiptare.
Po a është kjo një qetësi para furtunës? A do fillojë laku sërisht të ngushtohet dhe rreth cilave qafa?
Rezultati i zgjedhjeve, solli një raport krejt të papritur në jetën shqiptare. Edi Rama mund të qeverisë i vetëm dhe po i vetëm mund të shpjerë para edhe “programin” e ndërkombëtarëve për Reformën në Drejtësi. Deri këtu duket se punët janë mbroth dhe shqiptarët mjaft të kenë durimin e duhur dhe viti 2018 nuk do jetë vetëm viti i Gjergj Kastriotit, por edhe viti i fillimit të pastrimit të politikës shqiptare.
Por Rama nuk po ndjehet dhe as e prek këtë ]ështje kaq esenciale të jetës së shoqërisë shqiptare. Ai po i mëshon “zhdukjes së burokratizmit në 100 ditë“ (pa përdorur kontrollin punëtor), ristrukturimit të administratës dhe “qeverisjes me ndihmën e popullit”. Pa dyshim, që përmirësimet në “makinës gul]use” të shtetit shqiptar nuk janë pa vend, por këto nuk janë ato që do sjellin besimin e njerëzve për të mos u larguar nga Shqipëria, besimin e e të pasurve shqiptarë për të investuar në vend, besimin e investitorëve të huaj për të bërë bzines në Shqipëri.
Ajo që është e domosdoshme është goditja e krimit të madh të lidhur me politikën.
Rama nuk duket se është i prirur ta bëjë dhe arsyet janë nga “moskrijimi i pre]edentit” dhe deri në “sundimi i gjatë“ duke ju rënë borive rreth “opozitës së korruptuar”.
E paspjegueshme është edhe heshtja e ambasadorit Lu, i cili ngjalli shpresë se di]ka e mirë do fillonte së shpejti.
Reformat në Drejtësi janë bërë kudo me shumë vështirësi. Rasti i fundit i Polonisë, flet qartë se sa pengesa ligjore, jashtëligjore, politike, jopolitike mund të sajohen për të mos ndërtuar një Shtet të së Drejtës.
Tek ne vështirësia është e shumëfishtë sepse Kryeministri, Presidenti dhe shefi i Opozitës janë akuzuar hapur për afera korruptive. Ndaj është më e lehtë, që edhe mediat të kumbojnë me ]ështje të sajuara si ajo e “mbulimit të Skënderbeut”, apo e “kalbëzimit të Akademisë“, sepse të gjithë mund të flasin rreth tyre pa vënë gishti në plagën e madhe të Shqipërisë - Korrupsionin Stërmadh.
Eshtë urgjente “të aspirohet” për procese të “duarve të pastra” dhe të flitet e të shkruhet gjatë rreth tyre dhe t’ju lihen vende më të vogla “debateve të Artan Fugës apo Spartak Ngjelës”.

Në fund të fundit, Laku më i madh është opinioni publik i cili duhet të ngushtohet rreth qafës të përgjegjësve për stanjacionin e zgjatur shqiptar.

Wednesday 6 September 2017

Dumbabistat

Kete shkrim e kisha nisur disa dite para histerise te "mbulimit te Skenderbeut". Sharlatanet pseudopatriote te tipit Spartak Ngjela, Artan Lame apo edhe te tjere si ta, nuk ju dhimset as Shqiperia, as kombi dhe aq me pak populli shqiptar. Njerezit duhen lene te besojne ne ato, qe duan dhe si i duan, pa i "trembur" me asnje lloj gogoli ideologjik apo nacionalist. Te gjithe kane te drejte te jetojne jeten e tyre si e mendojne vete, pa ju rene me qafe te tjereve, si besimtare myslymane, te krishtere, budiste, ateiste, filoeuropiane, filogreke, filoserbe, filoturq, filoamerikane apo filotinglimajmun.
Mjaft me me kete nacionalizem te peshtire qe sjell vetem urrejtje!

Ka një përcaktim tejet negativ të banorëve të rrethinave të Shijakut, Ishmit, Peqinit, Pezës si “dumbabista”, epitet ky i vënë nga Kadareja në veprën e tij “Viti i mbrapshtë“. Një tjetër përcaktim i tyre përsëri negativ është “haxhiqamilsa”, për shkak të emrit të udhëheqësit Haxhi Qamili.
Të gjithë shqiptarët patriotë , progresistë dhe ateistë janë kundër “dumbabistave”, se i quajnë të prapambetur, anadollakë, joperëndimorë, antishqiptarë dhe antiEuropistë. Dhe ndoshta “haxhiqamilsave” kurrë nuk ju ka dashur të kenë të bëjnë as me botën perëndimore dhe as pjesët e tjera të Shqipërisë, Kanë dashur të kenë gjithnjë Babën në krye, Sulltanin.
Ka diçka të çuditshme, por dhe romantike në përpjekjet e tyre për t’i qënë besnikë Babës dhe “Stamollit” edhe pse në pjesën më perëndimore të Ballkanit.
Shqiptarët që i quajmë “dumbabista” janë njerëz të butë, pak kokëtrashë, besnikë dhe jo ngatërrestarë. Po qe se gjithnjë kanë jetuar në ato troje kanë parë dhe vuajtur shumë.
Më 1214, Durrësin dhe rrethinat e tij i pushtoi Despoti Mihal i Epirit, por 40 vjet më vonë i mori Theodhori i II, Perandori i Nikeas, i cili nuk i mbajti më shumë se 2 vjet se ja mori djali doç i Frderikut të II, Manfredi i Siçilisë, të cilin e vrau Sharl D’Anzhu 4 vjet më pas dhe përlau edhe Durrësin.
Po francezi D’Anzhu, që ishte edhe Mbret i Napolit dhe që kishte vrarë Mbretin e Siçilisë gjysëm gjerman e gjysëm italian Manfred, la pas ca vitesh në Durrës si mëkëmbës kuqon francez Hughues de Sully, i cili pasi deshte të merrte Beratin ra rob i grekëve të Perandorisë së Nikeas dhe humbi edhe Durrësin, të cilin pasi e mbajti disa vjet Andronikos II, ja dha në pajë të bijës, që u martua me sërbin Stefan Milutin, të cilin pas 8 vjetësh e dëbuan katolikët shqiptarë për t’ja dhënë Durrësin Filipit të Tarantos, djalit të djalit të Sharl D’Anzhusë.
Në më pak se 90 vjet, Durrësi dhe rrethinat kishin “hequr” nën 7 sundime të huajsh, që kërkonin para, të mira materiale, vasha të pashme dhe aheng. Veç fëmijëve të racës shqiptare “të pastër” me lëkurë të bardhë në ngjyrë gruri, flokë të çelura dhe sy të kaltër dhe ngjyrë lajthie, filluan të dalin edhe kuqalashë, ezmerë të theksuar, hundëmëdhenj, flokë kokorithër dhe deri me sy të vogla si të mongolëve.
Por nuk ishte vetëm shekulli i XIII i tillë. Filipi i Tarantos e mbajti krahinën për 30 vjet, por pas vdekjes së tij, i biri, Roberti i Tarantos ja shiti të xhaxhajt, Johanit të Gravinos, që u quajt Duka i Durrësit, titull të cilin e trashëgoi edhe i biri Karli, që ja la pas vdekjes së bijës Johanës, kur ajo ishte vetëm 4 vjeçare. Vërtet këta ishin të gjithë Anzhuinë, por nga martesat kishin gjak italian, grek, hungarez veç atij francez.
Johana u martua me Sharlin e Navarrës, që u quajt pas martese Duka i Durrësit, por sundimi i tij në Shqipëri nuk zgjati më shumë se 3 vjet, pasi Karl Topia, i pari sundimtar shqiptar, mori Durrësin dhe krijoi principatën e tij, por vazhdoi të luftonte me Anzhuinët për të mbrojtur zotërimet e marra me forcë. Pas 15 vjetësh, Balshajt, që nuk dihet nëse janë më shumë malazezë se shqiptarë, apo anasjelltas, sulmuan disa herë Durrësin deri sa e pushtuan, por nuk mundën ta mbanin gjatë, se Karl Topia thirri në ndihmë Sulltan Muratin, që shkatërroi ushtrinë e Balshajve, vrau Balshën II dhe ja ridha qytetin Karl Topisë, nën suzerenitetin e tij.
Në shekullin e XV, Durrësin e bleu Republika e Venedikut dhe pas disa dekadave ra përfundimisht në dorën e Otomanëve, si gjithë territoret e banuara nga shqiptarët.
Kjo ishte e vetmja qeverisje stabël, që zgjati më se 4 shekuj në Durrës dhe rrethinat e tij.  Një pjesë e mirë e popullsisë u islamizua (pa dhunë) dhe gjeti “karar” me një sundim “stabël”, dhe me më pak luftra për pushtet. Mizoritë e sundimtarëve mesjetarë grekë, francezë, italianë, hungarezë, sërbë, por dhe shqiptarë, të ushtruara edhe nëpërmjet mercenarëve gjermanë, afrikanë, sllavë, nuk kishte se si të kishin qënë më të buta se ato të sundimtarëve të rinj turq. Në kujtesën e popullsisë të këtyre trojeve, nuk ishin larguar ende vrasjet, përdhunimet, lincimet, zjarret dhe sëmundjet që sjellin betejat. Në kohën e sundimit turk, nuk përmendet as ndonjë epidemi kolere në këtë zonë, gjë që kishte ndodhur disa herë më parë.
Ndaj edhe pse “jashtë kohe” në fillimin e shekullit të XX-të, “dumbabistat” nuk janë për tu përcmuar.

Europianët e para Turqisë, nuk ishin Europianët e shekullit të XIX-të.

Monday 4 September 2017

“Grupi i 4 Vaskave”

 Këtë shënim po e përcjell si ma ka dërguar një dëshmitar dëgjimor dhe nuk kam pasur mundësit a verifikoj se sa e vërtetë është që ka ndodhur, apo nëse vërtet ekziston një grup i tillë. (Dërgonjësi më siguroi edhe , që nuk ka asnjë lidhje apo kundërlidhje të këtij grupi me atë të “5 dyqaneve” apo të “6 çobenëve”. “Grupi i 4 Vaskave” është një grup muzikor, që do të risjellë muzikën e Bitëllsave në peisazhin muzikor të serenatës korçare.)
Gjithashtu, dëgjimori nuk më dha hollësi se pse grupi quhet i Katër Vaskave. Hamendjet e mija shkojnë në katër këngëtarë adashë, por mund të ketë lidhje edhe me vaskat e birrës në fabrikën e Hysenbelliut, ose vaskat-kaskadë para Luftëtarit Kombëtar. Më poshtë është tregimi i plotë:
“Ishte një mbrëmje e bukur gushti dhe unë kisha dalë andej nga ishin qëmoti vreshtat. Hëna ndriçonte mbi Moravëdhe rrezet e saj binin në Hotelin “Kristal” dhe pasi përthyheshin ndriçonin një çati të bukur në formë vele, po jo si Veliera e Gjushit të Durrësit. Një velë elegante si ndozot e atyre pupeve të shekullit të kaluar, që ne korçarët ju këndonim”e bukur si pupe” dhe që theksi ju binte në zanoren e fundit. Po nuk isha fillikat në atë mbrëmje tëngrohtkë të këtij behari që na theku mirë. Jo larg meje, po që dot nuk më shikonin se drita e hënës përthyhej në mënyrë të favorshme për mua, “Grupi i 4 Vaskave” sa kishte kurdisur kitarat dhe po bënte serenatë me avazin e një kënge, që e kisha dëgjuar më parë, por që nuk ta ç’koqit dot tamam të ta them cila është. Këndonin aq shtruar e bukur dhe hëna si me magji më ngjethte mishtë sa  nuk harrova asnjë llaf të asaj kënge:

O sa i mënçur që je Nikua jonë,
Larg sheh sa arrin der’ në profeci,
Për ty do këndojmë ne gjithmonë,
Më nuk duam jo një Lider të Ri!

O ju të vogla që rrini në dritare,
Sonte kitara për ju nuk do këndojë,
Nesër për Tiranë ai rrugën do marë,
Fshatin si qytetin ta rregullojë.

O Korça jonë sa shumë ke pritur
Që shpejt të bëheshe e Bukura e Dheut
Atë që e bëri biri, që ke rritur
Se qulli dot as Presori i Liceut.

Ndaj sonte mos flini të mira korçarka
Ndonjera flamuj së të ardhmes le t’qepë,
I jepni Peleshit një grusht me kokarka
Dhe shpejt ja u kthen ai një kurorë me qepë.

Si ngriti Vrojtuesen në mes të Pazarit,
Si kthevi në Bashki Pallatin “Mio”,
Të drejtën e pronës do ja kthejë të parit
Do hani dhe pini veç prodhime Bio.

Kjo e prodhimeve Bio më bëri medemek më shumë përshtypje se tërë të tjerat dhe si i pangrënë, që isha ja futa tatëpjetë kodrës dhe sokakëve dhe e mbajta frymën në shtëpi pa e dëgjuar tërë këngën e “Grupit të 4 Vaskave”. Do  e durojmë deri në të vjelat e motit tjetër  thashë gruas. Bio të tëra. O mot o kurrë!"


Friday 1 September 2017

Dëshirë pasditeje

Dua të derdhem në tëndin mendim
Me gërthitje të egra të të grish
Mornicat të mbulojnë tëndin mish
Puthjet të presësh plot përdëllim.

Krakaritjet e korbave në kodër,
Gjëmimet që të ngjethin në gjumë,
Shëndrimet që të shkundin aq shumë,
Lemë t’i lehtësoj si një lodër.

Do dashurohemi deri në fund,
Me trupat tërësisht të lektisur,
Natën do ngrihemi për të rinisur

Magjinë e mistershme pa mund.