Thursday 29 December 2011

Le te vazhdojme me Olsin (2)

            Ai nuk e di edhe si do jete shkolla ku do e shpien. Kushërira e tij Ana, që është e vetmja, që vjen më shpesh në shtëpi dhe hyn edhe në dhomën e tij, shkon në një shkollë private, ku ka edhe për të ngrënë, po nuk ka makinë që nxjerr çipse dhe koka-kola. Ajo vesh në shkollë edhe një jelek të thurrur, me një stemë që tregonte një kristal bore dhe një fund të pathurrur dhe është jo vetëm e lumtur e krenare, po do edhe Olsi të vijë në të njëjtën shkollë me të. Edhe pse nuk i pëlqen jeleku i thurrur me stemë dhe as pantallonat e pathurrura, Olsi mendon që do ishte më mirë të ishte në një shkollë ku njeh dikë, me të cilën ka qënë disa herë në të njëjtën banjë për të bërë pipinë, se sa me fëmijë të tjerë që nuk i njeh fare. (Që kur kishte qënë tre vjeç, kishte frikë të shkonte në banjo të mëdha publike. Kishte qënë me të jatin në një banjo të një plazhi në Varadero, Durrës, Kretë apo Kejp Kod dhe diçka e kishte tmerruar.)
            Ai nuk di se dhe prindërit e tij nuk dinë se në ç'shkollë ta shpien. Bile ata nuk bien në një mendje me njëri tjetrin se ç'farë është më mirë të bëhet kur të rritet. I jati do të bëhet këngëtar, bile në fillim edhe mund t'i lejohet edhe të jetë pjestar i një grupi roku apo repi, ndërsa e jëma këmbëngul që Olsi duhet të bëhet doktor. Vetë ajo kishte shkuar deri pranë diplomimit dhe më pas ishte martuar, kishte lindur dhe emigruar në Greqi, Amerikë ose Kanada. Po të mos kishte emigruar do kishte marë diplomën duke paguar për provimin e fundit, dhe do punonte nga shtëpia për një studim që financohej nga Bashkimi Europian. Nuk mund ta linte të birin të rritej nga të tjerë dhe sidomos nga e jëma e të shoqit,  të cilën çuditërisht nuk e donte. Në të kundërt, i jati mendon, që i biri i ka të gjitha cilësitë për tu bërë këngëtar i famshëm, nisur edhe nga një konstatim i së jëmës, kur Olsi i vogël klithte me sa kishte në kokë, që kishte thënë "Të gjithë ata që bëjnë si çakej në vegjëli, bëhen këngëtarë me famë!" Për më tepër, shton ai, Olsi nuk ka zemër për të parë të tjerët të vuajnë ose më keq akoma të ekzaminojë imtësisht pjesët e tyre të trupit, por për këtë të fundit ajo e fajëson atë vetë, se kishte qënë i pakujdesshëm kur kishin qënë në banjon publike , kur Olsi ishte vetëm tre vjeç. Në favor të tezës së të ardhmes së sigurt në mjekësi, ajo përmend vëmendjen që i vogli kishte treguar gjatë vizitave në dentisti shqiptar dhe okulisti grek, ndaj mjeteve dhe aparaturave që përdorin mjekët specialistë.
            Mospërputhja në idetë për të ardhmen e birit të tyre të vetëm, sjell edhe mospërputhjen për shkollën ku do e rregjistrojnë. E jëma këmbëngul ta shpien në shkollën private, ku shkon vajza e gocës së tezes të saj, ndërsa ai mendon që shkolla publike është me i mira për të zhvilluar kapacitetet artistike, dhe sjell shpesh edhe shembullin e vajzës të një shoku të tij të punës, që ishte cilësuar "talent i jashtëzakonshëm në aktrim" dhe që kishte ndjekur një shkollë fillore tepër publike. Cuditërisht nuk ju shkon ndërmend të pyesin Olsin në ç'shkollë do të shkojë, duke menduar që është ende i vogël për të gjykuar se ç'është mirë për të e për më tepër, disa herë, kur e kishin pyetur miqtë e tyre se çdonte të bëhej i rritur, kishte thënë "kuzhinier". Për të mos e dërguar në shkollë, as që e shkonin ndërmend.
(vijon) 

Rrugëtimi i Olsit për tu bërë qytetar.



            Thamë që kalamanin e nisur në rrugën për tu bërë rinok, mos e quajmë Emil po Olsi, se nuk duam t'i përngjasë atij të Rusojt.
            Olsi ka dhëmbë kataroshë, mban syze dhe së shpejti do mbushë 6 vjet e do futet në shkollë në Shqipëri, Greqi, Amerikë ose Kanada, se atje jeton bashkë me prindërit e tij shqiptarë, por që mund të jenë fare mirë një shqiptar dhe një i huaj. Olsi është me fat se i jati (mund të jetë shqiptar, po aq sa mund të jetë grek, italian, amerikan apo kanadez), ka një punë që paguhet mirë. E jëma, ka punuar pak orë nga kompjuteri i shtëpisë dhe më të shumtën e kohës e ka kaluar me Olsin duke e shpënë në dentisti për ti vënë "dhëmbëdrejtueset" dhe në okulisti për të gjetur numurin e saktë të lentes për syrin e djathtë, që nuk i përngjet lentes së syrit të majtë. Në Shqipëri dentisti dhe në Greqi okulisti, janë rrekur të flirtojnë me nënën e Olsit, e cila është plot hire, por ajo i ka ndalur me vështrime të ftohta e të palëkundura. Në Amerikë dhe Kanada nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
            Olsi ka kaluar pjesën më të madhe të ditës, në dhomën e tij ku i ka të gjitha: lodrat, televizorin, akuarelet, DVD-te me filma vizatimorë, videolojrat, dhe një kitarë, të cilën ja ka blerë i jati për Krishtlindje. (Atij s'i pëlqeu që prindërit bënë fjalë për kitarën, se e jëma kishte menduar kur të fillonte shkolla të niste edhe kursin e pianos, ndërsa babai donte të mësonte kitarën, që ai e kishte patur dikur ëndërr, por nuk ja kishin blerë.)
Nuk kishte shumë dëshirë të largohej nga "mbretëria e tij"dhe të shkonte në shkollë, edhe pse shpesh mërzitej duke ndenjur vetëm me të jëmën në shtëpi, ose duke e shoqëruar , kur blinte ushqimet ose të tjera gjëra që i duheshin familjes së vogël prej tre vetësh. Hë po, në Amerikë e Kanada, kalonte një pjesë të kohës në pjesën e gjelbërt pas shtëpisë, ndërsa në Shqipëri dhe Greqi në ballkonin e madh të dhomës së tij. (Prej aty kishte parë një ditë një vajzë të rritur, që bënte banja dielli dhe përkëdhelte shpesh pjesë të trupit të saj thuajse lakuriq, por për këtë do tregojmë kur të flasim për edukimin seksual të Olsit.) E jëma i kishte thënë gjithë gëzim, se me të filluar shkollën do fillonte edhe stërvitjen me ekipin e futbollit, e cila do rregullohej të bëhej jo në ditët kur do shkonte të bënte kursin e kitarës. Mësuesja që do i mësonte anglisht në Shqipëri e Greqi dhe spanjisht në Amerikë e Kanada, do vinte dy herë në javë në shtëpi. Kjo ishte bota e re dhe e bukur në të cilën do hynte Olsi në shtator dhe që atij i dukej e frikshme. Sidomos pjesa e shkollës dhe e futbollit.
(vijon)

Mbase nuk ka me vend per ndryshime...

SA TE DUA

Të gjithë i habit kjo dashuri e çmendur
Selitur trurit tim të rreshkur.
Si mund të jetë e bukur lule
Dhe jo kaktus gjëmb përveshur?

"Kush ktheu marrëzinë e tij në dhimbje?
Në përkujdesje shpirtrash kush i ndroi
Flurret hakmarrëse dhe
            Të egrat çukitje?
Grushtat shtrënguar fort si i hapi?
Si ndroi shuarjen në përtëritje?"

Ata s'të njohin.
Edhe pse pranë  ke kaluar
Në muzgjet zhurrmëshumë të dëfrimit.
Kanë thënë thjesht:
            "Një vajzë e bukur...",
Pa mundur jo t'i kalërojnë mendimit,
Si bëra unë ditët e majit,
Kur befas u takuam mbi atë përrua
Zerosh,
            Idesh,
                        Ndienjash pa ngjyrë,
E në sy lexuam:
"Oh, sa të dua!"

Tuesday 27 December 2011

Kush e ka fajin?

12 Judat e Berishes


Mar shkas nga thirrjet nën zë, që Berisha i drejtonte ne nje Kuvend te PD Eduard Selamit, kur i veni ne krye te PD-se nga Berisha i ishte kthyer kunder. "Judë...Judë...Judë"përsëriste njeriu më i fuqishëm i vendit, drejtuar një djaloshi qimedirsur, që mendonte se diplomimi në filozofi e bënte një udhëheqës të natyrshëm të forcës politike antikomuniste. Selami sa i kishte shërbyer Berishës për të hequr qafe një tjetër kundërshtar, Petrit Kalakulën. Kalakula ndoshta ishte i vetmi në krye të PD-së, që i kishte kundërshtuar Berish]s për arsye parimore dhe nuk u rikthye më në PD. "Judat" e tjerë, njëri pas tetrit, kush më parë e kush më vonë, u rikthyen dhe lëpinë cdo gjë që kishin pështyrë, duke i dhënë garanci njeriut nga Vi]idoli, që Vendi i Shqiponjave mund të sundohet lehtë po të kesh t'ju hedhësh nga një copë kërmë.
  1. Neritan Ceka. Arkeologu i krekosur, ishte i pari në rradhën e "Judëve", që tradhëtojnë kthehen, largohen dhe vinë sërish për hir të interesave të larta të Atdheut. I larguar në mënyrë demonstrative në dhjetor 1991, pasi Berisha prishi Qeverinë e Koalicionit(nga të paktat veprime politike të sakta të Saliut) duke premtuar që nuk do merej më me politikë, Ceka kërceu nga një krah në tjetrin duke përfunduar sërish pranë Berishës, por jo më si nënkryetar, po si këshilltar i tij duke u munduar të rrëmbejë ]'të rrëmbejë nga "trashëgimia kulturore", së bashku me kunatin e tij, delenxhiun Apollon Ba]e.
  2. Arben Imami. Pedagogu i dramës në Institutin e Arteve, e ka patur tepër dramatike karrierën e tij prej "Jude". I larguar nga PD-ja në verën e '92 bashkë me një dorë tjetër karrieristësh, që mendonin se vetëm ata mund të bëheshin ministra, pas disa vitesh në një parti "elitare", 6 dhëmbësh të thyera dhe disa postesh në qeveritë e majta, përfundoi sërish pranë Salift, si shef kabineti e tani si ministër.
  3. Eduard Selami. Pedagogu i estetikes ne fakultetin e Filozofi-Juridikut, nuk u rikthye me ne gjirin e PD-se pas "tradhetise", jo se eshte me i mire se te tjeret, po se qendroi ne SHBA.
  4. Aleksandër Meksi. I diplomuar si inxhinier ndertimi dhe me eksperience studiuesi te ndertimeve, Meksi ishte nje nga pergjegjesit kryesore te mosgoditjes se firmave piramidale dhe krizes financiare qe solli kaosin e 1997. E braktisi Berishen vetem kur s'kishte mbetur thuajse askush prane tij.
  5. Izet Haxhia. Ish-studenti i Mjekesise nga Tropoja, ka qene per nje kohe te gjate bodigardi i Berishes dhe njeri i njohur per intriga dhe influence ne PD. Spikat mbi 'Judet" e tjere, se u perfshi ne nje tradheti "te paster", qe solli vrasjen e Azem Hajdarit.
  6. Spartak Ngjela. "Tradheton" shpesh jo se eshte "Jude" i lindur, por kujton se eshte "Lider" i lindur. Faji nuk eshte i tij qe nuk behet dot Lider, por i ndjekesve qe nuk arrijne ta kuptojne. Duket qe pas incizimit qe i beri Saliut nuk do kete ribashkim me te.
  7. Prec Zogaj. I diplomuar per Gjuhe-Letersi, redaktor, poet dhe bashkepunetor Sigurimi, ka patur nje histori "dashurie" me Saliun me disa  perqafime dhe ndarje. Perkohesisht eshte ne periudhe ndarjeje.
  8. Genc Pollo. Keshilltari i Berishes, i diplomuar ne Histori dhe ndihmes i Cekes ne Institutin e Arkeologjise, shijoi ne heshtje pastrimin e rruges drejt kreut te PD-se duke mbeshtetur Berishen edhe pas 1997.
  9. Tritan Shehu. Mjeku reanimator pati nje karriere te shkelqyer prane Berishes, shume me teper se sa kishte aftesi duke u bere deri Kryetar i PD-se.
  10. Frrok Cupi. Ish gazetar i "Zerit te Popullit" dhe bashkepunetor i Sigurimit. I larguar shpejt duke qene i pakenaqur nga Berisha dhe ishte nje nga gazetaret me luftarake ndaj tij deri ne vitin 2003 kur mbeti i pakenaqur nga krahu tjeter dhe u hodh ne krahet e Fahri Balliut.
  11. Mero Baze. Ndoshta i diplomuar per Gjuhe-Letersi, gazetari nga Tepelena ka qene besniku me fanatik i Berishes deri ne vitin 2007, kur nuk arriti te merte dot tenderat qe mendonte se i takonin. Kishte mbrojtur hapur ne nje liber Berishen per ngjarjet e vitit '97, per te cilat tani nuk po le gje pa thene te provoje te kunderten.
  12. Bamir Topi. Ndonese i fundit ne liste, Presidenti i sotem nuk eshte me pak "Jude" ose i parendesishem se te tjeret. I mbajtur ne poste me rendes ne Parti dhe Qeveri per shkak te besnikerise te palekundur ndaj Saliut, me 2006 u be Presidenti i vendit. Si te gjithe te katapultuarit, kujtoi se ishte fryt i aftesive dhe gjenialitetit t e tij dhe ne me pak se dy vjet u be armik per vdekje i ish- shefit te tij. Pritet qe meria e tyre te zgjate dhe mos kete nje afrim te tipit Imami-Ceka-Pollo-Ruli etj.etj.

Mund te kete edhe te tjere "Juda" qe jane larguar , afruar, kane vene sterkembza te tjereve dhe jane goditur pas shpine. E megjithate Saliu ka mbetur i patundur edhe pse nuk ja fali njeri postin e pushtetin. Ai ka njohur me mire se kushdo tjeter, se si duhet te sillet me kete taborr "Judash". Per te keqen e vendit qe i ka nxjerre!

Monday 26 December 2011

Parashikime qe nuk dalin...

VITI I "KIAMETIT"


Ka disa vite, qe ne fund te vitit vras mendjen se cdo ndodhe vitin qe vjen me pas ne Atdhe. Jo nga qe jam patriot i thekur, por se ndonese me pak personazhe politike, ngjarjet ne vend, qe lidhen me politiken jane sa te cuditshme aq edhe te paparashikueshme. Nuk e vras mendjen se cdo ndodhe ne Kanada, se nuk di c'behet dhe me duket si monotone jeta politike(pardje konstatova, qe nuk di cili eshte Ministri i Jashtem).
Viti 2012, sipas kalendarit Maja do jete viti i "kiametit" me nje ndryshim katastrofik ne fund te dhjetorit. ("Do kalojme ne nje dimension te ri" do theshte nje mikja ime nga Vlora e shquar per optimizmin dhe fantazine.) I "kiametit" apo jo, ne shqiptareve nuk na ben shume pershtypje. Vitin qe vjen behen 100 vjet nga formimi i shtetit shqiptar dhe vite "kiameti" kemi pare shume (ne mos kane qene te tera).
Mbreme, e pata shume te veshtire te parashikoja cdo ndodhe vitin qe vjen ne Shqiperi. 5-6 aktoret kryesoje jane aq irracionale, emocionale, demagoge, te coroditur, reaktive, jolargpames, te implikuar sa cdo gje mund te ndodhe. Me ne fund, per te kaluar nje gjendje halucinative, qe ndihmon per te pare gjera qe nuk do ndodhin dhe per t'ju afruar mendjeve te Berishes, Rames, Xhozit e Nanos, vura doren mbi nje nga pllakat e nxehura te stofes dhe e mbajta me mundim per 3 minuta e gjysem. Ja c'pashe:
  • Qafbulli pas shume perpelitjesh i shpetoi perfundimisht kasapeve dhe u leshua livadheve te shelleret me buallicen e tij Kryemadhe.
  • Monstra e dale nga Vici i ben gati kularin ta fute Qafbullin ne tufe, por ai hedh vickela dhe duke pallur kerkon t'i japin Kryestallierin.
  • Struci budalla qe do te fluturoje, nxjerr koken nga rera kur degjon te pallurat dhe prapushit krahet e shkurter.
  • Laraska me dialekt fluturon mbi kokat e te gjitheve duke "çrraçrrarritur" pa pushim.
  • Gamilja pa gunge qe ecen gjithnje ne mes te rruges lyhet kuq e zi.
  • Qafbulli duke u hedhur nga nje qoshe ne tjetren shkaterron stallen. Ne horizont duket shqarrthi dembel qe vetequhet "Konti i MonteKristos" dhe mer persiper ta ndertoje po ti jepet pa qera per 5 vjet. Monstra e dale nga Vici dhe Struci Budalla kundershtojne. Gamilja pa gunge, neper gjume konfirmon prishjen e stalles.
  • Te gjithe merzene dhe me pas marrin traret e kalbur per ta ringritur. Zevendesin e Iguanes se vdekur e perjashtojne per dembelizem. Kulmi nuk mban dot as Monstren e dale nga Vici, as Strucin Budalla, as Qafbullin, as Larasken me Dialekt, as Gamilen pa Gunge, as Shqarrthin Dembel. Mundet vetem Tartabiqin e Perjashtuar po asnje nuk do ne kulm nje Tartabiq. E prishin dhe e riprishin, per ta prishur serish.

Ja c'ben e nxehta. Ne 3 minuta e gjysem pashe kaq shume dhe s'pashe asgje.

Saturday 24 December 2011

Jo aq e goditur per 24 Dhjetor,,,megjithate...

TE GJITHE NE, DISIDENTET.


Koha kalon dhe çdo ditë e më tepër njerëzit e ndjejnë veten disidentë. Para disa vitesh, po më mbushej edhe mua mendja gradualisht, që në njëfarë mënyre kisha qënë disident, se më kishin thyer notën në sjellje më 1976, donin të më përjashtonin nga rinia më 1977 dhe më 1 maj1983, Sekretari i Partisë i fakultetit më pati thënë: "Sh'ke shurrat ti të parakalosh para udhëheqjesh!"
Më shpëtoi një telefonatë e një shoku, i cili pak a shumë më kujtonte se në universitet unë dhe ai kishim qënë thuajse disidentë. "Mblidhe mendjen Naum!" i thashë vetes, se nëse edhe ky ka qënë gati disident atëhere dhe ti s'ka se si të kesh qënë.  Ke qënë thjesht Nume dhe aq!" I jati i shokut tim doli në pension si sekretar partie i një instituti dhe si mësova para disa kohësh, edhe shoku im kishte bërë lutje për të hyrë në Parti në fundin e 1988!
Po pse ndjehemi kaq disidente e marte e mira?! Se jam i rrethuar nga disidente- do i pergjigjej kesaj pyetjeje Stavri Macoku.
Te jesh disident politik u dashka te kesh qene kundershtar aktiv i shtetit ose ideologjise. Une s'kam bere gje hapur as kunder shtetit dhe as kunder ideologjise. Kam perfunduar vetem nje here ne polici dhe me kane mbajtur 6 ore, po se deshim te hynim dy vete me nje bilete ne Pallatin e Sportit ne nje ndeshje kunder Dinamos!
Nga c'ja kisha vene veshin materializmit dialektik me dukej se e spjegonte boten per bukuri dhe Komuna e Parisit as me entusiazmonte dhe as me dukej e keqe. Kisha kuptuar(ose me kishin thene) qe 90% e udheheqjes ne rreth ishin te pazote dhe arrogante, po nga Byroja Politike nuk kisha rastisur te degjoja ndonjerin se sa mend kishte. He po, i ndjeri Beqir Balluku sepse me dukej si kopan, po kjo ishte nje pershtypje qe e kisha per shumicen e ushtarakeve.
Tani lexoj neper gazeta disidencen e Helena Kadarese, te ciles i thyenin xhamat e apartamentit dhe i therrisnin qe e kishte te shoqin agjent te Mehmet Shehut dhe them  "Ja keta jane njerez qe e kane vuajtur sfiden qe i benin pushtetit!" Ne nje gazete tjeter, mesova se po mos e kishte paralajmeruar Saliu, Mehmet Elezi nuk do ishte me mes nesh, se ne nentor 1990 Sigurimi do e permbyste makinen e tij ne Qafe-Krrabe! Sa i vogel me duket vetja para Mehmetit, kur ato dite une rrija pas Ligor Papes, qe ne mes te baltes me bente kallepet e themeleve te shtepise.
Disident tani eshte Bujar Hudhri bashke me dajon e tij Hekuran Isain, Koco Kokedhima bashke me Fatmir Xhafajn, Besnik Mustafaj bashke me Prec Zogajn dhe te gjithe me rradhe, ata qe shkruajne kujtime per "te zite e ullirit qe kemi hequr nen Diktatorin". Edhe Zeusi i vertete, nuk do i kishte rezistuar dot sfides te gjithe ketyre disidenteve, jo me gjirokastriti nga Palortoja, qe ne fund te fundit nuk kishte trasheguar as para dhe as pushtet nga njeri tjeter.
Njeriu eshte nje qenie vertet teper komplekse. Tek ai ka pjese edhe per disidentin dhe per konformistin, per dembelin dhe te sakrifikuarin, anarkistin e te disiplinuarin, djallin dhe engjellin, zuzarin e te perdelluarin, bujarin e qylaxhiun, besimtarin dhe ateistin, e plot e plot te tjere.
Qellon vetem qe ne fshehim konformistin, anarkistin, dembelin, djallin, zuzarin, qylaxhiun, ateistin dhe nxjerrim ate grimce te te sakrifikuarit, disiplinuarit, perdelluarit, besimtarit, bujarit per t'i rrjeshtuar ne kujtimet apo ne CV-ne tone. Dhe kur ndrohet sistemi, shpalosim ate, grimcen me te vogel, e cila ka dashur shume njohuri dhe trimeri- DISIDENCEN. Nuk ka qene e pamundur te na shkonte ndermend gjate 30 viteve nen Diktature. Dhe e amplifikojme. Se jemi Disidente!



Friday 23 December 2011

NE EMIGRANTET (vijim)

            Nuk e them per te mburrur, po ne shqiptaret paskemi qene xhins gjenijsh! Sa na u dhane mundesite ne Token e Premtuar dhe genet tona, qofshin prej kungujsh apo prej kungulleshkash, shperthyen ne kolegjet dhe universitetet e panumurta qe ka ne Ameriken e Veriut. Te gjithe te paret! Bile edhe ne nje kolegj ku ka te themi 5-6 shqiptare ne te njejten klase, te gjashte jane te paret! Eh te ishin gjalle Skenderbeu dhe Ali Pashe Tepelena e te gezoheshin me xhinsin qe lane pas!
Dy paragrafet e meposhteme jane nga e njejta leter, po suksese te tilla te femijeve mund t'i gjesh sa here qe takon nje bashkeatdhetar nga ata te brenda kufijve. (Kosovaret jane me koketrashe!)
"...Ne jeten familjare nuk kam ndryshime sociale. Vajzat po ecin shume mire me shkollen. E madhja pervec universitetit punon ne bashkine e Torontos qe prej tre vjetesh si administratore dhe ka nje te atdhme te sigurt ne goverment. Jam i bindur se nje dite do jem krenar per cfare u kam dhene dhe cfare ato do japin per jeten e tyre.
            E vogla eshte cilesuar si nje talent i madh ne acting. Erdhen nga Los Angelo dhe u vleresua talenti me i mire ne konkurim dhe fitoi te drejten te shkoje ne Hollywood me nje te ardhme ambicioze me shume benefite! U menduam gjate dhe pas shume dilemave vendosem te gjithe perkohesisht te mos shkojme sepse ne nuk e ndjekim dot pas ne kete moment dhe ajo nuk do te ndahet nga ne. Pas kaq kohesh perpjekje Toronto na eshte bere shume e dashur, po shijojme frytet e perpjekjeve tona..."
Une e lexoj 1 here ne 6 muaj kete leter se me jep force te perballoj veshtiresite e kurbetit. Deri tani eshte bere nje dyzine me lexime, po vazhdon te jete po aq e fresket sa edhe para 6 vitesh. Sigurisht, qe sukseset do jene shtuar, por ende nuk na ka rene ne dore vellimi 2 dhe deri atehere duhet te vazhdojme e te merremi me te parin.
            Ndodh nje dukuri e pergjithshme me emigrantet qe kane levizur me gjithe familjet. Koha e gjate ne pune dhe ne makine, shembulli i vendasve, lenia e te dashurave ne memedhe bejne qe burrat shqiptare te ndryshojne hyqet. Rrallojme duhanin se nuk dalim dot shpesh jashte vendit te punes, thuajse heqim dore nga alkoli se nuk mbetet kohe dhe kemi friken e policise, si dhe behemi mjeshtra BBQ-sh. Me nje fjale nuk jemi me ata "machot" e Atdheut qe dergjen kafeneve ose zyrave te basteve. Behemi si te thuash "per tu pire ne kupen e hudhrave"! Me te miret "prej nesh" kane edhe nga nje qen, qe e nxjerrin dy here ne dite shetitje, po keta jane me te paket.
Po si cdo gje e mire, qe shoqerohet edhe me dicka tjeter jo dhe aq pozitive, tregojme nga keto meselete e mesiperme, qe me pare kane qene monopoli i grave. Letra qe po shtjellojme eshte pikerisht nga nje prej nesh qe ka lene alkolin dhe duhanin. Ja c'shkruan ne te njejten leter per gruan e tij te dashur:
"...A..... eshte rregulluar me pune si assisstante managere ne nje company ushqimore, pasi mbaroi colegje pas colegjesh me perspective per me lart dhe me benefite shume te mira. Nuk ka ecur si do deshim ne lidhje me shendetin, por gjerat kane ndryshuar per mire kohet e fundit dhe ne po dalim edhe me te forte pas veshtiresive qe na dolen perpara. Ketu duke qene me nje mentalitet tjeter, check up-et e rregullta nxjerrin ne pah shume tendenca te organizmit dhe parandalohen shume semundje. Doctori te con ne specialisti per ndryshimet me te vogla qe shikon ne treguset e analizave! Jemi ne duar te sigurta. Do jetojme shume gjate me kete kujdes mjekesor qe kemi ketu."

- Prit te vdes une ne keto duar qe kemi rene!- tha nje e moshuar tjeter kur degjoi kete paragraf.
            Meqenese u apasionuam shume pas BBQ-ve dhe bankat ne kohen e flluskes te "mortgages" te jepnin kredi sa te doje, ne, emigrantet bleme shtepi, ose me mire futem kokat ne ca kredi marramendese(kete epitet e pelqen shume Lideri i gjate i Anas) dhe u beme me tapi. Sigurisht qe marja e tapise eshte gje me rendesi dhe prandaj duhet edhe nje dore e mire me para per Noterin qe ta jep tapine, por ama ndjehesh i lumtur nen catine tende me leter katrama dhe i rrethuar nga mure gipsi dhe pllake zdrukthi. Po ngrohte ne dimer dhe freskllek ne behar eshte! Dhe jemi me shtepi dhe katandi! Kemi edhe nga nje bashteze te vogel prapa ku veme BBQ-ne dhe pjekim kernace e berxolla per miqte qe vijne e na urojne. Jane castet me te mira per te pritur lavdet per shtepine tende dhe per shtepite a tyre qe ta urojne. Ne, shqiptaret kemi nje nuhatje te cuditshme edhe per tregun e shtepive. Zgjedhim ne vendet me kyce e te preferuara! O do kemi  akses te shpejte ne autostradat, o do jemi larg oqeanit a liqeneve meqe sjellin lageshti, ose do kemi rreth e rrotull vetem te bardhe! Hajvanet e kombeve te tjera marin shtepite e mbetura!
Edhe autori i letres se famshme, e prek problemin e Tapise pas paragrafit te gruas, ndonese me ndryshimin qe gruan e ka, por tapine ne proces:
"...Se shpejti do marre shtepine time. S'kam vendosur akoma ku duhet te ngulemi ne varesi nga punet tona dhe shkollat e vajzave. transporti eshte full time job dhe te merr shume kohe ne keto hapesira qe jane ketu. Se shpejti e vogla do vendosi ne cilin Universitet do shkojedhe do vendosim per zonen ku do ta blejme shtepine. Ne te vertete jemi duke menduar te blejme land dhe ta ndertojme vete sipas gustos tone dhe me pak shpenzime. Materialet nuk kushtojne shume, jane puna dhe licencat qe te rendojne. Ne ato i kemi te gjitha dhe eshte koha t'i perdorim per veten tone."





Tuesday 20 December 2011

Kurbeti kjo plage e madhe!!

NE, EMIGRANTET.

Kam permendur ne disa raste, gjerat qe me bien ne sy tek bashkeatdhetaret, kur vizitoj Shqiperine dhe ndoshta duket, se ne, emigrantet i shohim disi nga lart miqte tane qe kane qendruar ne atdhe. Ose se ne jemi xhveshur plotesisht nga kusuret qe kemi patur si shqiptare dhe kemi veshur mantelin e perendimoreve.
Nuk eshte keshtu!
Ne kemi mbetur ata qe jemi, me te mirat dhe dobesite tona, por kemi ulur disa thepa te karakterit(ose me mire na i ka ulur jeta) dhe kemi mare ca tarbiete me te pranueshme ne nje shoqeri me tolerante. Dhe megjithate kemi plot "qyfyre", qe lidhen me formimin tone ballkanas, me kushtet e veshtira dhe ndryshimet qe sjell c'vendosja ne nje vend te ri e te panjohur. Mund te shkruhen libra te tera me "budallalleket" qe kemi bere e bejme nga veshtiresite e pershtatjes ne nje vend te ndryshem nga i joni.
Si karakteristike te pergjithshme kemi "krenarine" tone prej kungujsh, qe e kemi zor ta ulim sepse kemi ardhur ne shumicen e rasteve kunguj te arrire. E kemi pak te veshtire te ushtrojme nje lloj "autoironie", e cila te shpeton nga shume gjera. Bisedat tona prane BBQ-ve, shpesh jane te mbushura me sukseset ne pune, gjenialitetin e femijeve, zonen ku e kemi blere shtepine, vendin ku kaluam pushimet nje javore ne Karaibe(qe gjithnje eshte vendi me i mire) dhe veshjet e firmave, qe i gjetem me cmime shume te mira! Marrezite i tregojme ne ndonje rreth shume te ngushte, ose i mbajme per ti treguar kur te na mbajne pocen ne ndonje shtepi pleqsh. He po, kemi mesuar nga keta mos tregojme rrogen!
Ja psh une, nuk kam rrefyer, qe pasi punova dy jave ne nje linje qe mbushte "gazoza", me ngriten ne pergjegjesi dhe me bene "assistant palletizer". (Kete edhe po ta tregoja ne atdhe do ma mernin si nje lloj grade shkencore.)
Nuk mund te them me saktesi, se c'ju mburremi bashkeatdhetareve tane qe na degjojne gojehapur kur veme ne Shqiperi.( Le qe dhe ata hic s'degjojne gojehapur se i dine te tera.)
Po ve me poshte nje fragment te nje letre, qe nje i njohuri im mori vite me pare nga nje i njohuri jone ne Kanada. E ruaj si xhevair te korrespondences te kurbetit dhe nuk po e ve te tere. Nuk ka asnje presje te shtuar apo te hequr:
"...Vendimet e rendesishme duan mend dhe force te kthehen ne ate realitet me rezultate qe do kenaqnin autoret. Une te kisha thene se per sa kohe do te rrija ketu do te beja maksimumin per te vertetuar se ne nuk jemi te humbur dhe ne nje bote tjeter. Nga rezultati do te varej vendimi per te ardhmen. Profesionalisht arrita te punesohem si Building Inspector dhe By-law Enforcement Officer, ne nje nga Bashkite rrotull Torontos, me objektivin e shpejte te arrije nje vend pune te tille ne GTA. Pervec kesaj ti e di qe une u certificova per gjuhen frenge ne "Aleancen Franceze" vlerat e te ciles ne canada jane shume te medhaja dhe mundesite qe te ofrohen jane te panumurta. Backgroundi dhe kualifikimi inxhinierik bashkangjitur me frengjishten me ka dhene jo vetem kenaqesi personale, por dhe oportunitete nga te cilat rrjedhin shume benefite ne jeten sociale, profesionale, familiare dhe sidomos financiare. Benefite mjekesore te mahnitshme deri ne masazh per trupin..."
- Deri ne masazh per bythen!- tha nje i moshuar qe e degjoi para disa vitesh kete pjese.


Monday 19 December 2011

Iku po na la te forte Partine!

TRUSHPELARJA DHE VAJI PER UDHEQESIN

Nuk di nese e gjitha ze fill me konceptin tone te cuditshem per jeten. Nje rrugetim i gjate e i mundimshem i nje turme ne krye te se ciles eshte nje udheheqes ose nje grup i tille. Duket qe shoqerite njerezore, kane mbetur akoma ne formen e shoqerise primitive izraeilite, qe ndiqte nga pas Moisiun, per 40 vjet, per te arritur ne Token e Premtuar. E pare ne kete menyre, sigurisht qe turma ndjehet e humbur, nese ne mes te rruges, per arsyen me te natyrshme, vdekjen, humbet Udheheqesin. Nuk ka per te ngrene, e kane mesuar qe eshte e rrethuar nga armiqte, ka besim qe nen Udheheqesin dhe idete e tij te medha , cdo gje do behet me mire ne te ardhmen dhe kur eshte e vuajtur, por plot shprese, ai bie dhe Vdes!
Coroditje, kuje, rrahje gjoksesh, cjerrje fytyrash dhe pasiguri , shume pasiguri. Deri sa kalon java e pare, Udheheqesin e mbulojne ose e ballsamosin dhe njerezit kuptojne qe jeta vazhdon. Nje pjese ju qeshet me marrezine kolektive, e nje pjese tjeter sulen e dalin fotografi ne varri apo mazoleu i Udheheqesit.
Ne vija te trasha, keshtu ka qene ne marsin e '53 ne BS, shtatorin e '76 ne Kine, prillin e '85 ne Shqiperi dhe keto dite ne Kore. Duket qe do jete e fundit. Nuk besoj te kete te tille histeri ne Kube. E kam pare me syte e mij, qe njerezit atje mezi prisnin qe Mjekren ta merte Perendia!
Ndoshta kam shkruar diku, qe me 11 Prill, po shkoja ne Bozhigrad te shihja gjendjen e nje shkolle. Ishim se bashku me shoferin e QEA-se dhe ne Bilisht, ai ndaloi se pa ne rruge te kunaten, qe qante. Doli dhe bisedoi per disa minuta dhe u kthye ne kabinen e ZIS-it. "Ka vdekur shoku Enver" me tha. "Si ka mundesi?"- i thashe se nuk dija si te reagoja. Nuk eshte se mezi po prisja te na linte shendene sho Enver, po kisha nje siklet te madh ne shtepi dhe kjo ngjarje po me vinte sipas hesapit, se me bente te fitoja ca kohe. Nuk kishim hapur akoma fejesen(per ata qe nuk me njohin une jam fejuar vetem nje here dhe llafet qe me jane hapur per heret e tjera kane qene krejt te pabazuara) dhe te dy palet insistonin qe duhet te vinte pala tjeter per tu bere hapja zyrtare. Sekelldia ishte se ishin nja 350 km per tu bere dhe ne ate kohe me tren deshe nje dite te vije nga Korca ne Shkoder.
Vazhduam rrugen per ne Bozhigrad duke mos folur shume me njeri tjetrin, po duke thene ndonejhere "Humbje e madhe!" se nuk kishim aq siguri ne njeri tjetri. edhe ai . S'besoj se sekelldisej shume per Humbjen e Madhe. Ne shkolla arritem 5 minuta para se te vinte ora 12-te dhe nuk kam per ta harruar ate kuje qe vinte nga klasat. Ishte tamam sikur frynte nje ere qe fshikellinte gjithshka. Dhe ne nje fshat ku 90% e familjeve kishin qene me Ballin. Me 12 degjuam komunikaten dhe e qara sikur u nderpre, e pasdite vone u kthyem ne Korce. Dy jave me pas u hodhem e u perdrodhem ne dasmen e Tikas se Bozhit, qe duhet te kete qene dasma e pare ne Korce si na la sho Enver. Ne disa rrethe te Jugut, me inisiativen e popullit, dasmat u ndaluan per 6 muaj deri ne 1 vit. Pati dhe shume e shume marrezi te tjera. E megjithate, jo te gjithe vune kujen. Ndoshta ende dinjiteti nuk ju kishte shkuar te gjitheve deri ne fund te kembeve. Kishte edhe shume qe u gezuan. Me 1990, pyeta Gole Papen, se c'beri kur mori vesh qe vdiq Enveri. "Sa vajta ne shtepi, vura tenxheren e madhe dhe bera hallve!" me tregoi ish Liceisti, qe kishte qene i denuar per tentative arratisjeje dhe punoi gjithe kohen si karpentier. Vdiq jo i pasur, por me nder!
Por megjithate, njerezit i kapi histeria kolektive.
Shpesh, kur laj makinen me bezdi, them si eshte e mundur te lash e te shpelash trute e njerezve. C'lloj shkence aplikohet? Cila eshte receta?
Nuk behen dot paralelizma me Italine e Musolinit dhe aq me shume me Gjermanine e Hitlerit, se ne ato vende, propagnda edhe pse e shfrenuar, bazohej ne nje permiresim ekonomik te jetes. Po ne BS, Kine, Shqiperi, Kore, edhe jeta e perditshme kishte zbritur ne nivelet e ulta te mbijeteses, per te mos permendur mungesen e lirive dhe burgosjet apo pushkatimet.
Izolim dhe propagande. Shume propagande. Njeriu ka kujtese afatshkurter. Me e shkurter akoma eshte kujtesa kolektive.

PS. E megjithate ngandonjehere eshte mire kur qajme ne grup. Sic me theshte vite me pare rruges Spanja Pipa "Aman mo sa na qahet! Ke marre vesh per ndonje qe ka vdekur!"

Sunday 18 December 2011

Trillet e Fejsbuk-ut

Ne menyre te cuditshme, llogaria e vjeter e FB, u bllokua si per te me ndeshkuar per fjalen e shkelur. Kisha shkruar qe do kthehesha me 2012 dhe e shkela per dy jave. Ridalja ne skene e Nanos me terboi dhe rifillova te shkruaja ne temen e Presidentes. Dy dite me vone, ne vend te hiqja dore serish per shkak te bllokimit te llogarise, me hyri krimbi i "me the te thashe, i tha i thane" e FB-se.
Shoqeria shqiptare vazhdon te me cudite me plogeshtine dhe fatalitetin e saj, me brockullat qe shkruhen ne shtyp, me sharjet qe bejne njerez te ndryshem anonime ne komentet e shtypit dhe me hipokrizite e FB.
Nje shoqeri 5-6 milionshe(po te futim ketu edhe emigrantet dhe nje pjese te kosovareve, qe interesohen per ceshtjet e Shqiperise) dhe sa e larmishme ne kuptimin e keq te kesaj fjale.
Ne FB gjen te pasqyruar nje pjese te mire te kesaj shoqerie. Njerezit, qe kujton se i njeh dhe kupton qe nuk i ke njohur mire, te panjohur kokemushka ne pozicionet e tyre politike, nacionaliste nga frika se mos i quajne tradhetare, kengetare qe kujtojne se me shume rendesi se zeri kane siset dhe te rinj, qe duke mos e njohur boten, mendojne qe ajo eshte thjesht nje organ stermadh seksual.
"E po eshte bote virtuale" e ka hazer xhevapin ndonje qe e njeh fill e per pe boten reale.
Po si eshte valle bota reale?
I lashe te pesedhjetat dhe nuk kam mundur ende te kuptoj, boten shqiptare, qe nuk eshte me shume se nje e mijta e te gjithes!

Saturday 17 December 2011

E shtune corbe.

Cdo gje(thuajse cdo gje) shkoi rrokopuje sot. Per te humbur mendjen shkrojta ne darke keto brockulla.


Më ka rënë në sy, që gjuha e njerëzve në Shqipëri është ndikuar shumë nga gjuha e përdorur në media dhe kryesisht nga politikanët. Ndodh disi e kundërta e asaj që ndodh në Amerikëm e Veriut, ku gazetarët, politikanët e analistët mundohen të përshtatin një gjuhë të qartë e të kuptueshme për teleshikuesin, dëgjuesin apo lexuesin mesatar. Më vinte për të qeshur, kur pyesnja një 72-vjeçare dhe më përgjigjej "Nuk ju është dhënë akoma drita jeshile...", apo një mësuese 40 vjeçare, që disa herë gjatë një diskutimi që bënim në kafene më theshte "Po nuk është i tillë aspekti o zotëri!". "Unë e mbështes projektin e filan grupimi politik", " kam mendimin që disgresiviteti përkatës duhet..." apo "i mbetem borxh mikut tim për atë mëngjes-mrekulli që na krijoi" i dëgjoja nga njerëz me të cilët pija kafe ose ndonjë pije alkolike gjatë ditëve të fushatës zgjedhore 2011. Në muhabete kafenesh!
Dukej që një pjesë e mirë e njerëzve ndjeheshin si në studiot televizive, ku fjalitë e gjata e të pakuptueshme, plot me klishe dhe fjalë të huaja nuk rreshtin.
Më duhet të bëj me faj kryesisht dy njerëz për këtë: Nanon dhe Ramën. I pari krijoi prototipin e fjalive të gjata, me shumë veprime brenda tyre dhe që kur vinte fundi harroje se ku kishin nisur. E bënte qëllimisht për të impresionuar dëgjuesit apo për tu mbrojtur pas mjegullës të atyre që kishte thënë, këtë nuk e kam kuptuar deri më sot.
Shembullin e tij, me fjali më të gjata e më të çoroditura e ndoqi Rama, i cili në mënurë të cuditshme ndryshoi stilin e të shkruarit, që kur hipi në fron. Pasuesit e tyre në forumet e Partisë, nga injoranca a nga dëshira për të imituar udhëheqësit, përshtatën një gjuhë të ngjashme me ta. Dhe kështu shkoi deri poshtë.
Po ve 4 fjali të shkëputura nga një email, nga një artikull i një gazete, nga intervista ne tvKlan e Nanos dhe nga libri "Kurban" i Rames. Nuk ju është ndryshuar as edhe një gërmë. Lexojini në kini durim dhe po patët mundësi të dashur miq, m'i përktheni.

Fjalia e parë është pjesë e një emaili që më dërgohej nga Tirana:
"... Nuk eshte nje elozhe mediatike por e vertet e madhe qe populli Shqiptar i cdo kategorie eshte 100% pro -U.S.A,ky eshte nje element shume i qensishem,duke e shtuar optimizmin ne cdo skaj."

Fjalia e dytë ka për autore një avokate dhe ishpolitikane të quajtur Brizida Gjikondi. Analiza e saj, rreth veprimeve të PS për Avokatin e Popullit, e mbushur me fjali të ngjashme me të mëposhtmen ishte botuar pardje në një gazetë shqiptare:
".... Por nuk është kjo cka mua më shqetësoi dhe më uli të shkruaj këto rradhë pasi kjo ka të bëjë kryekëput me performancën e calët të zotit Rama ne raport me ndjesinë e shqiptarve dhe Kushtetutën, ç’ka mua më shqetësoi ish referimi dhe në c’bazë kushtetuese dhe ligjore bazohej zoti Rama kur filloi të kapte për flokësh këtë Institucion kaq demokratik dhe dinjitoz."

Ja edhe një xhevair i pardjeshëm i Nanos, që spjegon ndryshimin e tij nga udhëheqësit komunistë. Të paktën ai nuk e ka shkruar, por me gojë në intervistë:
". Pra, ndarja ime me historine dhe ndikimet eventuale te ish-nomenklatures komuniste ne historine e Partise Socialiste, sintetizohet, me lejoni te them se kryetari i kesaj force te re, per shkak te tradites, qe nuk eshte vetem tek e majta, edhe tek e djathta eshte krijuar kjo tradite tashme, qe kultivon autoritetin ne raste vendimesh te rendesishme politike, te padiskutueshem te kryetarit, te udheheqesit."

Fjalia më e gjatë i takon më të gjatit. Eshtë e udhëheqësit të sotëm të PS, e nxjerë nga "Kurbani" i tij:
"... Të gjithë këta njerëz e shpëtuan votimin e 8 majit në kryeqytet nga akti fundor i një manipulimi të fazuar si një operacion kriminal disavjeçar, i cili në photofinish dështoi t’u jepte pushtuesve të rinj satisfaksionin e patrazuar të luftës së pabesë, por edhe rivendosi në majën më të lartë në sytë e shqiptarëve reputacionin e cenuar publik të komunitetit ndërkombëtar pas ngjarjes së përgjakshme të 21 janarit, ku këndvështimi i botës demokratike mbi Shqipërinë s’ishte i kthjellët si zakonisht në leximin e përgjegjësive për një demonstratë të jashtëzakonshme opozitare që u kthye në një tragjedi kombëtare nga derdhja e 2326 plumbave luftarakë prej grykës së pushkëve të pushtetit mbi protestuesit e agjituar prej keqqeverisjes varfëruese, shtypëse, dëshpëruese e ato ditë, edhe prej një videoskandali të pashoq korrupsioni në kupolën e qeverisë, të cilin Saliu e quajti sajesë të një çakalli mediatik, duke anatemuar gazetarin e madh Filip Çakuli, rebelin shpotitës të të gjithë regjimeve e qeverive në Shqipëri qysh prej kohëve më të vjetra, që e publikoi me guximin e tij shembullor videskandalin në emisionin popullor, Fiks Fare, si edhe duke kërcënuar Sokol Ballën, gazetarin e njohur ekscentrik e kurajoz, bërë halë në syrin e Saliut prej emisionit komod që drejton prej vitesh me sukses popullor në të njëjtin ekran, ekranin e pabindshëm të Tanit të Topit, ku u thirr e pyet për dy orë para publikut të shokuar dëshmitari i videoskandalit."

Mirë këta, po ti kaq gomar je që i lexon dhe shkruan rreth tyre?, mund të më pyesni me të drejtë.
Nuk jam dhe aq.
Eshtë njëlloj si të zgjidhësh fjalëkryqe, me ndryshimin që të bëjnë edhe të qeshësh.



Friday 16 December 2011

Parashikime te erreta.

10 VJETET E ARDHSHME TE BALLKANIT


100 vjet më parë Ballkani ishte përfshirë në vorbullën e luftrave të ashtuquajtura ballkanike, nga të cilat u përcaktuan kufijtë e 6 shteteve: Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë,Greqisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Të nisura si luftra midis shteteve të pavarura gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIX dhe Perandorisë Otomane, më vonë ato përfunduan si luftra ndërmjet Bullgarisë në njërën anë dhe Rumanisë, Serbisë dhe Greqisë në anën tjetër për zona të diskutueshme. Përfundimi i Luftës së Parë Botërore, solli një përcaktim më të qartë të kontureve të Ballkanit edhe si pasojë e rënies të një Perandorie tjetër, asaj Austro-Hungareze.
Nuk është e thënë që pas një shekulli, problemet e Ballkanit të rihapen, sepse historia e popujve dhe vendeve nuk funksionon në mënyrë periodike. E megjithatë, ngjarjet e fundit në Europë dhe në Ballkan dhe kriza e zgjatur që pritet, të bën jo vetëm të mendosh, por edhe t'ju trembesh ekuilibrave shumë të brishta. Më shumë se një "fuçi baruti", Ballkani i sotëm i ngjan një kazani me një çorbë të qelbur, e cila vlon e vlon deri sa të shpërthejë.
·        Papunësia - eshtë jo vetëm më e larta në Europë, por në shumë vende dramatike. 45% ne Bosnjë, 40% në Kosovë, 32% në Maqedoni, mbi 20% në Sërbi dhe afër 20% në Greqi. Vetëm tek ne, ku gënjejmë veten tonë ështe 14%!
·        Borxhi publik- Në shkallë të paimagjinueshme në Greqi, Kroaci dhe disi më pak në vendet e tjera. Me siguri shumë i lartë edhe tek ne, ku ndërtohen rrugë e tunele më të shtrenjtë se kostoja reale.
·        Korrupsioni- E panevojshme të komentohet.
·        Problemet etnike- Të vjetra, të gërshetuara, të manipuluar nga politikanët bastardë janë ndërmjet të gjitha vendeve ballkanike pa asnjë përjashtim.
·        Krimi i organizuar - I pranishëm në të gjithë vendet dhe nje nga fushat e pakta ku problemet etnike kapercehen, ose nuk ekzistojnë. Bandat koordinohen me njëra tjetrën dhe shpesh ekzistojnë rrjete shumëkombëshe.
Në vija të trasha, kjo është gjendja e Ballkanit sot. 5 vende anëtarë të Bashkimit Europian, vetëm dy në Eurozonë(njëri në rrezik të përjashtohet) dhe 6 antarë të NATO-s.
Si mund të mbahet në kontroll e gjithë kjo hapësirë turizmi, rrugë trafiqesh ilegale, fisesh të pasur e mafiozë, administratash e gjykatash të korruptuara?
Përgjigja është shumë e vështirë. Edhe ajo që dukej se mund ta mbante në zap, Europa nuk di se si të ngrerë sot poturet e rëna të saj.
Gjendja apatike dhe fataliste e vetë popullsive të vendeve të Ballkanit, e bën më të frikshme të ardhmen. Duke përjashtuar Slloveninë, kudo mund të pëlcasë!
Zoti e shpëtoftë Ballkanin në 10 vitet që po vijnë!

Thursday 15 December 2011

Dimri i Terrorit (vijim III)

Dhjetori vazhdoi me te njejten atmosfere arrestimesh dhe frike. Te gjithe ndjeheshin te tensionuar. Nje pjese nga frika e persekutimit te mundshem e te tjeret nga idea qe "armiku vepron". Edhe pse vala e luftes "kunder shfaqjeve te huaja" kishte bere te sajen dhe adoleshentet ishin me te kujdesshem ne prirjet per "te ndjekur moden", serish vazhdonin kontrollet dhe terheqjet e vemendjes nga mesuesit, apo dhe kontrollet jo te shpeshta nga instruktoret e Komitetit te Rinise dhe veprimtaret qe i ndiqnin pas. Ate vit kishim mesuar qe njeri nga shoket e klases, ishte rekrutuar nga Dega, per te ndjekur te huajt ne qytet. Edhe pse nuk ishte njeri i zararit, perseri ishim me te kujdesshem te flisnim ne syte e tij. Bisedat tona nuk kishin ndonje fare te disidences politiko-ideologjike, por ishin kryesisht komente rreth programeve te televizionit jugosllav, te cilat i ndiqnim ne oret e lira te pasditeve dhe mbremjeve. Korca kishte qelluar "me fat" se zhurrmuesit, qe ishin provuar te mbivendoseshin me valet e TVSKOPJE-s, kishin frekuence te njejte me radare apo aparatura pergjimi te sektoreve ushtarake, keshtu qe lufta kunder stacioneve te huaja ishte e kufizuar vetem ne luften kunder antenave. Ne Bonboneria mungonte brezi i '55-es, qe kishin shkuar ushtare ose studente ne Universitet. Edhe ata te brezit '57 ishin ne mature dhe rrinin me gjate brenda per te nxjere mesatare me te larte. Kishte filluar te shtrengoheshin te drejtat e studimit dhe askush nuk e dinte nga se vinte. Nga pucistet ne ushtri qe s'kishin shume kohe qe ishin pushkatuar, nga grupi i Koco Theodhosit dhe Abdyl Kellezit, qe ishin te arrestuar, apo nga "rrethimi imperialisto revizionist".
Cdo gje dukej e pasigurt per me te rriturit, por ne adoleshentet, nuk arrinim te ndjenim thellesisht rrezikshmerine e atij dimri terrori. Te rriturit ishin te kujdeshem me ne dhe mungonin shoket tane me te rritur, te cilet mund te kishin degjuar ndonje fjale me shume. Goditjet e dhena lart nuk na benin pershtypje se nuk kishim simpati per asnje nga te denuarit. E cuditshme sa pak influence kishte Koco Theodhosi ne qytetin e tij, ku kishte qene edhe udheheqes kryesor ne kohen e Luftes.
Ndjenim dhe peshperisnim me njeri tjetrin qe padrejtesite ishin te medha, sidomos per internimet, por akuzat nuk shkonin me larg se njerezit e urryer te Deges dhe partiaket ne rreth. Nuk di ta donte njeri Mihallaq Zicishtin vec pasvaneve te tij me te cilet dilte per gjah dhe benin ahengje.
(vijon)

Wednesday 14 December 2011

Dimri i Terrorit (Vijim II)

Ditet e atij nentori, ishin te gjata dhe shume te shkurtra gati per te gjithe. Njerezit prisnin me ankth arrestimet e para me rendesi pas internimeve. Kishin ndodhur disa, por ishin arrestuar jo njerez shume te njohur ne qytet dhe fjalet nene ze, te hapura me siguri nga Dega e Brendshme dhe Komiteti i Partise, ishin qe ende nuk ishte kapur "banda e parrullave". Deri sa u arrestua Kico Venetiku me te motren, familjet e mesuesve te internuar, ishin me te njohurat ne qytet. Dhe te gjithe e dinin, qe Kolacet, Merlikat e te tjeret, nuk kishin ngritur as gishtin kunder pushtetit, te cilin mbase dhe nuk e donin.
Arrestimi i ish drejtuesit te Orkestres Frymore te qytetit dhe mesues muzike ne shkollen "Tefta Tashko" ishte e papritur dhe e peshtjelle me shume mister, per vete natyren e te arrestuarve. Kicua ishte nje njeri i nderuar, por jo i shoqerueshem. Dinte disa gjuhe te huaja dhe ishte edhe nje matematikan i lindur, por nuk dihej shume rreth jetes se tij private. E motra, me te cilen jetonte, ishte akoma me pak e njohur dhe nje figure disi e pershtatshme per te qene agjente e huaj.(Nisur nga librat dhe filmat e bllokut lindor, qe kishim lexuar e pare deri ate kohe per grupet e agjenteve imperialiste.) Vete, kisha nje lloj respekti te perzjere me frike per Venetikun. Nuk e kisha pare kurre te buzqeshte, neper korridoret e shkolles, apo kur drejtonte Banden e Muzikanteve Rome(e vetmja bande qe drejtoi ne jeten e tij i shkreti, ndonese u denua me 25 vjet per organizim bande). Por e dija mire, qe kishte ndihmuar ne matematike, shokun tim, Taqken e Patros, i cili nga nje nxenes i dobet i klases se shtate, filloi te ishte me i miri ne algjeber, saje metodave te Kicos, te cilat ne nuk i mesonim ne shkolle.
Te pasnesermen e arrestimit, Taqka po me priste para shtepise kur dilja per ne shkolle. Ai ishte ne vitin e dyte te shkolles Industriale, por kishte dale te me theshte dicka. "Kane rrestuar Fredi Bitincken"-me tha dhe une mbeta pa fjale. Nuk arrita as ta pyesja si dhe nga e dinte. Ndenjem edhe pak pa folur duke pare njeri tjetrin dhe duke menduar "c'behet keshtu?" dhe u ndame per te shkuar sejcili ne shkolle. Me Fredin, kisha ruajtur maredhenie shume te mira edhe pasi kisha mbaruar 8-vjecaren dhe ai me trajtonte mua dhe disa nga shoket e mij, gati si te barabarte, ndonese ishim 16 vjecare. Po mundohesha te kujtoja rrembimthi, muhabetet  qe kishim bere, dhe se sa larg kishim shkuar me komentet rreth filmave, marrezive te aksioneve apo sportit te huaj. Po mendoja(mbase si cdo adoleshent qe do te vihet ne qender te nje aksioni)se shpejt do me therrisnin dhe mua ne nje zyre si e drejtorit te Shkolles dhe njerez te tjere, qe perfaqesonin Autoritetin do me pyesnin me ore te tera e une do rezistoja. Fredi nuk ishte ne shkolle dhe u binda qe ishte e vertete. Vite me vone, ai do me tregonte, qe vertet e kishin thirrur dhe e kishin pyetur me ore te tera, por asnjehere nuk kishte ekzistuar rreziku i arrestit.
Arrestime te tjera vazhdonin te beheshin dhe njerezit filluan te kuptonin se Dega s'kishte gje ne vije me Parrulleshkruesit. Ishte terror i organizuar mire, i menduar mire dhe i ekzekutuar sistematikisht me arrestime te bujshme ne publik. Nje mesues tjeter i njohur, u arrestua ne Shtepine e Pionierit, ku bente kurse te zdruktarise. Faji i vetem, vellai i nje gjenerali te arrestuar me pucistet dhe nje serbe per bashkeshorte. Pa bere asgje u arrestua Jani Gjinoja dhe familja e tij nuk vojti tmerresisht, vetem ne saje te karakterit te forte te te fejuarit te vajzes, basketbollistit dhe inxhinierit Zhani Zengo. Arrestimin e tij e beri vete kryetari i Deges, Rakip Hoxha, qe duhet thene qe qelloi ne mes te asaj vorbulle pa qene ne katilat e Ministrise se Brendeshme, por nder me liberalet. Po makina e tmerrit ishte kurdisur mire dhe askush mund te bente dicka, qofte edhe nje liberal si Rakipi(i cili ndoshta trembej per vete ne ato kohe).
Brenda muajit nentor, kapaciteti i qelive te izolimit ne Dege ishte kaluar me te gjithe te dyshuarit si propagandiste kunder rregjimit. Mbase gjysma e qytetit, dridhej kur degjonte porten qe trokiste heret ne mengjes ose naten. Ndoshta gjysma e kesaj gjysme, tmerrohej kur shihte ndonje gaz sovjetik, qe i kalonte ngadale prane. Kostumsat me jaka te bardha jashte dhe pa kravata, ishin sunduesit fuqiplote te qytetit. Me siguri, me zuzaret prej tyre, po shtinin ne dore plot gra te trembura.
(vijon)

Dimri i terrorit (vijim I)

Pasditja e asaj dite te vrejtur ishte edhe me e rende. Te kthyer ne shtepi, prane tavolinave te bukes, njerezit tregonin te tmerruar se c'kishte ndodhur ate mengjes nentori. Nuk besoj se kishte njeri qe mos kishte njohur te pakten nje nga familjet e internuara. Ime me tregonte e zbardhur ne fytyre, se si me 7 pa nje cerek, kur ngjitej per ne pune, nuk kishte guxuar as te afrohej ne dera e kusherires se saj  te pare, ku prane kamionit te mbushur me placka, kishte civile dhe ushtare, qe nuk te linin te afroheshe. "Kush t'ja u kete bere kete te keqe?"ishte refreni ne shumicen e familjeve per pjesen me te madhe te te internuarve, pa thene me plot goje, ose pa e shkuar ne mendje se ishte diktatura vete ajo qe ja u bente. Disa ore me vone, hollesi me te tmerrshme mesuam per te afermit tane. I kishin ndare ne dy fshatra ore larg nga njeri tjetri. Degaxhinjte(qe ndoshta s'kishin gje ne dore)nuk donin te degjonin as per lutjet e nenes 65 vjecare, qe kerkonte ta internonin me djalin e madh, i cili ishte i semure. Pas dy muajsh, ai, nje nga njerezit me  te mire qe kam njohur, vdiq ne spital, duke patur prane vetem disa nga njerezit me te afert. Ishte 43 vjec dhe nuk dihej nese do kishte edhe shume vjet jete apo jo. Shoket e shumte qe kishte, nuk guxuan as te shkonin per t'i dhene lamtumiren e fundit, por shkonin fshehur pas varrimit e qanin me te afermit e tij per ate fat te keq.do ndalem me tej, per ate pasdite te hidhur dimri, se dua te rikthehem ne terrorin qe ndjehej ne adoleshentet, qe nga natyra jane edhe me te thyeshem, por dhe qe harrojne me shpejt rrezikun dhe pasojat qe mund te sjelle.
Kurioziteti i diteve te para, pas shkrimit te parrullave dhe lajmet e rreme se kane qene 10-15 veta, ose grup i organizuar i ardhur nga Tirana, u lane menjane dhe jeta rihyri ne rrjedhen normale. Pasditet dhe mbremjet e ftohta te nentorit i kalonim si zakonisht, djemte ne xhirro, ping pong dhe ne ndonje qoshe duke folur per vajzat dhe keto, si me te kufizuara, ne shtepite e njera tjetres e ndonje xhirro te shkurter pasi kishin bere detyrat e te nesermes. Kishim filluar te ndiznim fshehurazi ndonje cigare, ndersa vetem shume pak prej nesh, ne mbremje vone, shkonin ne shkolla te benin paralele. Ato perpjekje, sot do ja u kishin zili ndjekesit e shumte te palestrave fitness. Ne nje nga ditet e para te nentorit, kater nga ne i thirren te benin roje ne shkolle, nje praktike e paaplikuar deri ne ate kohe. Ne ishim te paret "fatlume" qe do nisnim nje tradite te gjate ruajtje dhe gallate, fjetje mbi banga dhe numurim pllakash, te vrapuara ne shkollen e zbrazet dhe degjim radiosh dore ne stacionet e huaja.
Dy te paret do benin roje prej ores 3 deri me 11 dhe te dytet 11 deri me 7. Instruksionet qe na dha drejtori i degjuam veresie, se as na shkonte ne mendje se mund te shikonim apo zinim te tjere parrullashkrues, por ishim te gezuar se do luanim sa te dendeshim ping-pong ne tavolinen qe ishte ne hollin e madh te shkolles.tani e mendoj, qe perzgjedhja ishte krejt e rastesishme, se ndersa shoku im i turnit kishte te jatin komunist, njeri nga ndruesit e kishte patur ne burg per agjitacion dhe tjetri vinte nga nje familje e pasur korcare. Pergjegjes per dezhurnin do ishte nje pedagog frikaman i fiskultures, i cili gjithashtu duhet te ishte zgjedhur krejt rastesisht. Pas largimit ne mbremje vone te drejtorit pardesytundes me nje shpure servilesh nga pas dhe refuzimit te tij per te luajtur ping-pong, rinim ne nje dhome te vogel, qe sherbente si salle mesuesish, me te ndjerin fiskulturist frikaman qe donte te flinte. "Po ju pse s'luani ping-pong"na pyeti. Aq deshem dhe u leshuam, morem tavolinen lart ne hollin prane palestres qe mos na shikonin nga komiteti ekzekutiv dhe u dendem me ping-pong deri sa erdhen shoket tane ndrues. Ju thame qe drejtori nuk deshte dhe duhej ta zbrisnin tavolinen poshte para se te vinin pastrueset e shkolles. Ikem te dy me shokun tim te flinim te kenaqur pas 4 ore e ca ping-pong, ku me siguri ai do me kete shqepur se ishte i mire ne gjithe sportet. Te nesermen, me mbarimin e ores se pare perfunduam ne mbledhjen e jashtezakonshme te keshillit pedagogjik, ne nje si lloj "gjyqi" per fajin e bere. Si edhe nje viti me pare, une isha i akuzuari kryesor si "kapobande" per tre krime "Mungese vigjilence, Thyerje te urdherit te drejtorit dhe Demtim te pasurise socialiste". U ngrita, dhe si zakonisht derdellisa fjale kot, ku nuk mernja gje persiper, ndersa dy shoket ndruesa, qe nuk i kishin rezistuar dot tundimit per te luajtur gjate dhe ishin kapur nga Fatimja duke zbritur tavolinen poshte me nxitim, rrinin pa bere ze. Shoku im ishte nje djale shume i pergjegjshem dhe i drejte dhe mbi te zakonisht nuk binin akuza. Pas justifikimeve per te ardhur keq te pedagogut frikaman, na nxoren jashte dhe ne pushimin e madh u komunikua verejtja me paralajmerim per thyerje note ne sjellje vetem per mua. Me kishte shpetuar nga ulja e notes, profesorja kujdestare, qe ishte e mencur e trime, e qe te them te drejten na e bente rrup-sup. Nuk di nese me kishte mbrojtur se e quante jo te drejte, apo se ndjente qe ne situata te tilla nuk ishte mire te kishe nje lloj mase disiplinore ne kurriz. Ne, adoleshentet qe kishim shpetuar paq ndjeheshim te gezuar dhe une akoma me shume se isha trajtuar si kapobande dhe mund te mburresha mes shokeve dhe shoqeve si "cool". (Pak a shume sic po bej tani). Po stina e terrorit sa kishte filluar. Per gjithe qytetin dhe disi edhe per ne gjashtembedhjetevjecaret qe fluturonim me presh ne ato vite.
(vijon)

Dimri i Terrorit.

Keshtu e titullova nje shkrim, te hedhur shpejt e shpejt ne FB, ndoshta edhe i nxitur nga kujtimet qe shkembeva me shoket e shoqet e gjimnazit. Po i ve ketu 3 pjeset e "publikuara" ne FB, per t'i lexuar edhe vete dhe sidomos per ta mbyllur me pjesen ose pjeset e fundit. Tani qe e bera copy/paste, me ra ne sy, qe te gjithe qe kishin komentuar ishin ose shoket e mij me te ngushte, ose ata qe jane rreshtuar ne krahun anti-komunist. A thua te tjeret e kujtojne ndryshe ate dimer?




Ndoshta ka patur shume stine terrori ne Shqiperi, por nje dimer, ai i vitit 75-76 ka qene teper trondites. Gjithshka kishte filluar me pare, me goditjet e pucisteve ne ushtri dhe me spastrime ne rradhet e oficereve te larte, po per kasten e ushtarakeve, nuk me behej shume vone, se nuk me kishin pelqyer kurre. Per me teper, ne rrethin shoqeror, nuk kishim shoke ,prindrit e te cileve te ishin goditur nga ato spastrime.Pergatitje ushtarake kishim nisur nje vit me pare me mesuesin e letersise Dh.K., qe ishte me oficer(ne kuptimin e keq te fjales)se Makaronka, oficeri n/drejtor i shkolles.Hollesite mbi denimin e pucisteve kaluan edhe gjysem me humor, se materialin tepr sekret na  e beri lopka, magazinieri Selke, i cili deri vone kishte besuar, qe gjate luftes nacional-clirimtare kishte bombarduar Kavajen me kunguj!Viktima e vetme pas atij spastrimi, ishte Dudi i fankes, i cili humbi gjithe veren e 1975, per te mesuar ushtaraken, se i kunati i Giggggos, e kishte mbetur per mospjesemarje ne mesim dhe rezultate te dobta ne qitje.
Viti i ri shkollor filloi me te njejtat capkenlleqe, me nje transferim timin e te benit, ne nje klase tjeter, per "turbullira" ne klasen e mesuese Elit, e cila vertet na duronte shume. Ndonese ne B-ja ishim ndjere shume mire, se ishte e plote "banda e rebeleve" me djem e cupa, edhe ne A-ja, qe ishte me nxenes me te rregullt, kishim gjysmen e klases shoke e shoqe nga muzika. e gjithe kjo deri nje mengjes, pas nje nate te frikshme , me shkrepetima e ere te forte, qe na kishte lene zgjuar ndonese ishim vetem 16 vjecare.Ate mengjes te vrenjtur, dicka e pazakonte kishte ndodhur ne shkolle, se na futen nga hyrja kryesore, qe perdorej shume rralle. rreth e rrotull kishte degaxhinj me kostume kafe dhe jaka kemishesh te bardha te nxjera jashte, pa kravata.(Tamam nje uniforme, nga e cila mund t enjihje njerezit me bosh po edhe me shume pushtet te asaj kohe.) Deri sa hyme neper klasa nuk na lane te shihnim nga dritaret e korridorit, te cilat shihnin nga sheshi prapa shkolles.Morem vesh se ne muret e pasme te shkolles ishin shkruar parrullat e tmerrshme "Vdekje Partise" dhe "Poshte Enveri". sigurisht qe mesimi filloi, por shume ishin te shqetesuar e s'prisnin sa te dilnim ne pushimin e madh e te flisnin me shoket e besuar. Per nje adoleshent, edhe pse jo kundershatar te regjimit, duke qene i prirur per aventura dhe gjera te guximshme, gje qe ja diktojne hormonet per te manifestuar pjekurine seksuale karshi seksit tjeter,shkruarja e parrullave te forta dukej si gje e nje grupi te rinjsh te guximshem, ndoshta te veshur ne te erreta, e qe shkruanin me boje vaji ne muret e nje shkolle ne qender te qyettit(ne pushim u mor vesh se ishin shkruar edhe ne 6-7 shkolla te tjera).Pyetjet ne publik ishin"kush ta kete bere?","do i zene shpejt besoj?", "te kene ardhur nga jashte?" e te tjera te ketij lloji. Askujt nuk i shkonte ndermend se mund t'i kishte bere vete regjimi, duke perdorur modelet e djegies te Raishtagut dhe vrasjes se Krilovit. Nuk na u kerkua ndonje solidaritet me Partine dhe me sho Enver dhe nuk pati asnje inisiative nga brenda shkolles per te bere deklarata apo manifestime. Dukej qe regjimi ishte hutuar nga kjo ngjarje e pazakonte, ose si u kuptua me vone desheronte ate lloj misterioziteti per ngjarjen. Dy jave me vone, filloi "terrori i kuq" qe i pergjigjej "terrorit te bardhe"(s'mu ndane keto syzet e Malos). Kamiona mbriten pas mesit te nates ne rreth 60 shtepi ne qytet dhe brenda 5-6 oresh, gjithe ato familje(shume prej tyre te njohur ne qytet)perfunduan me njej pjese te plackave ne fshatrat e thella te Korces, te internuara. Listat kishin kohe qe pergatiteshin. Mes tyre edhe disa te afermit e mij, me te cilet ishim ndare 3 ore para se te arrinte i plotfuqishmi i lagjes, dikush nga dega ose hetuesia dhe kamioni me ushtare.
(vijon)

Tuesday 13 December 2011

Edhe nje here per gjendjen e politikes shqiptare.

Nuk shkruaj dot per vitin 2012, nje parashikim te tipit, qe kisha bere per vitin 2010, sepse me mungon sensi i humorit apo i satires, qe eshte aq i nevojshem per nje lloj shkrimi te tille.
Gjendja eshte vertet shume e erret dhe gati e pashprese. Nuk pritet asnje gje nga lojtaret kryesore. Te gjithe jane ne gjendje pritjeje, me letra te dobta ne duar. Sigurisht, kjo gjendje favorizon Berishen qe ka pushtetin dhe gjithashtu di te luaje me mire edhe me letra te keqia.
Ne rast se Nano, do gjeje rrugen per t'i mbushur mendjen Rames, se nga nje kompromis me te vetem mund te fitoje ne te ardhmen, atehere gjendja behet edhe me e pashprese.
Eshte e pabesueshme, qe qysh prej vitit 1998, kur Rama u zgjodh Kryetari i Bashkise, ne politiken shqiptare nuk ka asnje karriere te nje politikani tjeter ne asnje krah. Mbeten vetem 4, per te luajtur lojen e tyre te felliqur. Dhe qe mbeten vetem 4, per kete nuk mund te fajesojme asnje prej tyre dhe as te gjithe bashke, por klasen e pasur shqiptare, median dhe te gjithe shoqerine. Eshte vertet per te vene duart ne koke! Ne 13 vjet asnje politikan nuk mund te ngjiste shkallet dhe te ndjehej ne kete loje politike!
Viti qe vjen, pritet te jete nje vit levizjesh te kujdeshme. Berisha per te mbajtur gjithshka nen kontroll; Rama per te fituar terren edhe brenda vendit dhe ne arenen nderkombetare; Meta ne pritje te kalimit te kohes dhe te rehabilitimit te plote. Levizjet me te medha mund t'i beje Nanua me klanet e Klanit, nese Berisha e ka me komode te pranoje lojtarin dembel dhe te korruptuar, te cilin eshte ne gjendje ta parashikoje se c'levizje do beje.
Ne rast se Nano behet President, per Shqiperine vijne edhe 5 vjet te tjera te humbura ne jeten politike. Vertet, qe ne jeten e vendeve te vegjel, 5 vjet jane shume, sepse nuk jemi ne gjendje te parashikojme mire as vitin e ardhshem e jo me larg, por 13 vitet e kaluara te bejne te jesh pesimist.
Nje vit qe filloi me videon e Metes dhe mbaroi sikur mos kishte ndodhur gje. Zjarrevenesit qe jane vete edhe zjarrfiksa, kane shpallur paqen mes tyre. Nje Paqe, qe eshte edhe me keq se Zjarri qe ndezin shpesh!

Dicka e shkruar kete vere.

Vargjet e meposhteme u shkruan shpejt e shpejt, duke degjuar kengen e Haxhis "Nje guace nga Egjeu". I kisha vene ne FB dhe nuk i kisha lexuar qe kur i kisha shkruar. Kishin mungesa te medha ne ritem, ndoshta dhe ne figurat e perdorura. U mundova t'ju beja nje ripunim jo rrenjesor, sepse doja te percillja ate ndjenje te dites kur u shkruan. Eni eshte shkurtimi i fjales Enigme dhe permendet edhe ne disa poezi te tjera te shkruara me pare, te botuara ose jo. Eshte nje emer qe tingellon mire ne vargje dhe njekohesisht eshte i mbeshtjelle me nje lloj misteri. Ndoshta me ka lene mbrese qe ne vitet studentore, kur Thanas Torja, kendonte nje kenge te bukur dashurie per Enin qe nuk kishte dale ne takim tek Ura!

PERSE NUK SHKOJME DOT NE EGJE?


Unë dua t'i vidhem vdekjes,
Se nuk do shoh më diellin,
Që buzeqësh mbi re.
            Frikë kam shurrdhimin
                        Zbehjen e puthjeve
Pamundësinë që duart të lidhim
            E  të nisemi larg në Egje.

Harroj ç'bëra kohës së humbur,
            Netëve të largëta,
Kur ti prisje
            E une i marrë lodroja më nge.
Se preka dot kët' dashuri të pamundur,
Që nuk do na shpjerë bashkë në Egje.

Ti mos më prit Eni!
As mendjes sime mos kalëro,
Kur mugëtirës prehesh dhe fle.
Në krahë ëndrrash
            Shko hapësirash
Lotë mos derdh kot
Mbi detin Egje.

Monday 12 December 2011

Xhorxh Tenet, shqiptari qe nuk di qe eshte shqiptar!


Duket pak e cuditshme, qe ish-drejtori i CIA-s, njeriu qe di shume te fshehta te kesaj bote mos dije qe te dy prindrit i ka shqiptare.

Ne librin e tij jeteshkrimor, te botuar para disa vitesh, Shqiperia permendet vetem nje here. Kur tregon se si e jema, pasi kishte mbaruar lufta dhe komunistet i kishin vrare te jatin dhe dy vellezer, u arratis nepermjet detit ne Itali dhe prej aty shkoi ne Athine.

Me tej tregon se si flisnin greqisht ne shtepi me prinderit dhe kur e jema me te jatin donin te mos i kuptonin femijet, flisnin shqip.

Eshte shume e habitshme, se si ky njeri i shkolluar dhe shume inteligjent, nuk i ben pyetjen vehtes:"Si kishin mesuar shqip prinderit?".
I jati i tij, Jani Tenet(po qe se Tenet eshte mbiemer i patransformuar)ishte lindur ne Athine ne nje familje emigrantesh shqiptare nga nje fshat i Bregut, ngjitur me fshatin e te jemes. Kur ishte 11 vjet i jati ekishte debuar nga shtepia dhe ai ishte degdisur ne France.(Duhet thene qe nje pjese e mire e Bregut emigronte atje). Pra ai fliste shqip edhe pa jetuar ne Shqiperi.

Vertet nuk eshte faji i Xhorxhit , qe e di vehten Greko-Amerikan. Ashtu i kane thene prindrit e tij te pashkolle, te cilet vete nuk e kane ditur mire se c'populli i perkasin. Kjo gje ka ndodhur me shume shqiptare te tjere ne emigracion.

Ajo qe eshte e papelqyeshme, eshte se sa pak punon diplomacia jone per te gjetur ura bashkepunimi ne bote dhe sidomos ne Amerike.

Xhorxh Tenet eshte padyshim Shqiptaro-Amerikani , qe eshte ngjitur me lart ne Administraten Amerikane. Eshte njeri me nje intelekt te shkelqyer dhe me cilesi te tjera pozitive. I hapur ndaj ideve te reja dhe gjetjeve te pikave te kompromisit.

Po a tenton shteti yne te hyje ne kontakte dhe lidhje me kete personalitet? Kam frike se jo.
Fakti, qe Edit Harxhi, e cila kishte shkruar per perzjerjen e CIA-s ne ngjarjet e 1997-s u propozua per Ambasodore ne Amerike dhe tani eshte zv-ministre e jashtme flet ne te kundert.

Ka shume raste ,qe shqiptaret e kane harruar Shqiperine. Por Shqiperia, e cila ka shume nevoje sot per ta, nuk duhet t'i harroje.

A eshte shenje e mire fikthi i Berishes?

Nuk eshte gjithshka.
E megjithate nuk eshte shenje e keqe. Edhe moralisht ju kujton politikaneve te paskrupullt, qe jane vdeketare.
Nuk esht ee pazakonte ne jeten e politikaneve te angazhuar dhe ambicioze, te cilet harrojne moshen, ose kufirin qe ka kapaciteti fizik i njeriut.
Ne kete muzg te keq te ketij viti, te fiktit e Berishes eshte nje shprese per te deshperuarit.Ata qe kane humbur cdo shprese. Eshte gjendja me e keqe e vendit, ne keto 11 vjet te shekullit t eri. E mbyllur nga te gjithe anet. Vetem pak dite me pare, ridel ne skene Nano me ambicien e tij per nje post te larte. Tre super bastardet e politikes shqiptare jane gati ta pranojne mes tyre edhe bastardin e katert.
meqe nuk ndodhi as largimi i Metes dhe as menjanimi i Rames, nje semundje e Berishes eshte e vetmja shprese per dicka te re ne politiken shqiptare. Nese Berisha largohet, Partia Demokratike shperbehet dhe rifillon formulimi i te djathtes. Sgurisht, qe ne fuqi do vije nje e Majte me nje rame po aq bastard, vetem qe ai nuk ka as vullnetin dhe as karizmen e Berishes per te mbajtur te konsoliduara rradhet. Shperberja e PS-se nuk do vonoje nese ka nje riformulim te se Djathtes.
E megjithate, keto jane endra ne nje dite te ngrohte Dhjetori. Jemi ende shume larg nje semundje serioze te tij.
Nuk dua te sherohet Berisha dhe as te hiqem si i qyteteruar e te them per sy e faqe!

Sunday 11 December 2011

Muzika jone e lehte dhe tekstet e kengeve.

Tema eshte shume e gjere dhe ka shume vite qe trajtohet. Pesedhjet e ca vjet me pare, ne nje artikull te gjate ne Nentori, babai shkruante per cilesine e dobet te teksteve te kenges se muzikes se lehte, qe kishin vershuar ne fund te viteve '50. Ne nje kohe te shkurter, ishin shkruar kenget "Postieri", "Shitesja", "Minatori" "Skoda ime", "Tekstilistja", "Kamarieri", "Gjeologja" dhe disa te tjera, ndoshta me nje orientim nga lart, per te pasqyruar jeten e bukur dhe socialiste. Mes ilustrimeve per to, ndoshta me shume ndalej tek kenga "Skoda ime" me tekst te Aleksander Banushit, i cili i mbajti koken menjane tere jeten per te. Pothuajse i gjithe teksti me kujtohet edhe sot,  kenga jepej se shume shpesh ne Radio ne vitet '60, por po ve disa vargje per te dhene idene "Nje raki, nje got liqeri/Qafsha ty shpirti ma do/Ta pij shpert se erdh togeri/Dhe menjeher me ljamero... dhe refreni: Tytyty bie buria/ Me ngadal se bagetia/ E kan mbushur rrugen plot/ Mos u trembni dhent e mia/Skoda ime ju do fort!"
Dhe keto vargje beheshin kenge, ose me mire kompozitoret kompozonin nje melodi te lehte dhe ju visheshin pastaj vargje nga artizanet e fjales. Vetem pas 20 vjet te botimeve te poezive te Lasgushit dhe Migjenit!
Sigurisht qe nuk eshte e lehet te kompozosh mbi nje poezi te mire. Ne te kundert do kishte qene shume e lehte. Kompozitoret do lexonin poezi te bukura dhe do frymezoheshin prej tyre. Ndaj edhe ne bote gjate shekullit te fundit ka pak kenge me tekste te poeteve me te medhenj.
Por kenget me te sukseshme jane ato te shkruara nga kantaautoret e lexuar, te cilet shkruajne edhe tekste te mire. Nje shembull i 20 viteve te fundit psh eshte "Karuzo " e Luco Dalles. Por ka edhe dhjetra te tjera te tilla per te mos thene qindra.
Shkas per keto rrjeshta, u be nje interviste e Devis Xherahut ne nje gazete shqiptare sot. Atje tregonte qe kengen e fundit te tij, e ka kompozuar Paola Kondakciu(e shoqja) dhe i jane veshur fjalet e Jorgo papingjit. u tmerrova, se mendoja qe pas 40 vite si teksist kengesh. Papingji do dint ete shkruante me mire. Vargjet me kishin "bllaftarisur" kur e degjova kengen per here te pare. Me erdhi keq se muzika ishte e ndjere dhe e bukur, ndonese me kujtonte dicka te degjuar me pare. Po teksti...Oh my God! Me i keq se tekstet me te keqija te ABBA-ve. me te cilat qeshnim disa jave me pare me Erisen. Nuk jane vetem naive dhe te rendomta! Jane bajate! Te vjen me mire ta degjosh kengen ne variantin italisht.
Nuk jane te vetme....edhe Shakira kendon "me keto gjinjte e mij te vegjel..."

Saturday 10 December 2011

Na mbyten fshataret!

Kam harruar nese kam shkruar me pare(dhe kur them me pare, jo me larg se 5-6 muaj) rreth ketij refreni qe degjohet shpesh ne Shqiperi. E megjithate, le ta perseris. Nuk besoj se do kundershtoj ato qe kam shkruar ate kohe.
-E ku ka mbetur korcar tani! Na mbyten fshataret! Juve iket te tere!- te thote me keqardhje nje i njohur dhe shpreh me disa fjali bjerrjen e qytetit dhe kultures se tij. Ti qe vjen nga nje vend i larget dhe ben pjese ne ata "qytetare", te cilet jane larguar, ndjehesh i perkedhelur ne seder. "E ikem ne dhe shiko se si katandisi!" ithua vetes duke harruar dy gjera me rendesi. Qe gjithnje ka qene si mos me keq dhe qe vete ke nje origjine jo te larget nga fshati. Per me teper, ai ose ajo qe ta ka thene, ka te nje origjine te ngjashme me ty dhe mezi e mbaroi te mesmen kur shkollohej. Por eshte qytetar dhe i vjen keq qe qyteti i tij po shkaterrohet nga fshataret!
Ne Tirane, e njejta gje degjohet ne cdo hap, se te gjithe kane harruar, qe Tirana ishte 15 mije banore me 1938 dhe ne 50 vjet u njezetfishua. Sigurisht qe me njerez te ardhur nga fshati. Tradicionalisht, ne filllimin e shekullit te XX dhe me pare, 90% e popullsise shqiptare ishte fshatare.
Po c'te keqe ka nese njerezit qe jane lindur ne qytet ankohen, se shume gjera po prishen nga ardhja e atyre qe deri dje jetonin ne fshat dhe ne fshatra te prapambetur?
Ka disa te keqija.
E para eshte qe ne nuk e kerkojme fajin ne vetvetja po mundohemi ta gjejme tek te tjeret per cdo gje te pakendshme qe ndodh.
E dyta eshte prirja per stanjacion. Tendenca e migrimit te popullsise nga nje vend ne tjetrin(brenda te njejtit shtet)ka shume te mira. Pjeset e popullsise qe zhvendosen kane energji te jashtezakonshme. Kane nevoja te medha. Jane te prirur te punojne me shume se ata qe jane te stabilizuar. Edhe kur emigrojne jashte shtetit, fshataret arrijne te ngrene ekonomine e familjes se tyre me shpejt se qytetaret.
E keqja me e madhe eshte ne carjet e panevojshme dhe artificiale te shoqerise. Ne te gjitha qytetet shqiptare deri ne Luften e dyte boterore, pjesa me e madhe e popullsise merej po me bujqesi dhe blegtori dhe vetem nje pjese merej me zejtari, tregeti ose punonte ne administrate. Kjo ishte Shqiperia jo me larg se 70 vjet me pare. Por tani mund te degjosh ne te gjitha anet "Na mbyten fshataret!"

Kreu V i "Perdhunimit"

                                    KENGETARJA



            Nevila mbeti në shtratin e ngrohtë, pa ditur ç’të bënte, të perpiqej të flinte apo të ngrihej e të bënte banjë, për të vazhduar më vonë me ritet e tjera të mëngjesit. Nuk vendosi për asnjërën, por vazhdoi të rrinte me shpatullat e xhveshura, mbështetur në kresoren e shtratit, duke ndjekur kanalin 24/24. E ndjente se për disa ditë, nuk kishte për ta parë Fredin. Pati një lloj pasigurie të përzjerë me ankth. Më se një muaj ishte ndjerë mirë me të. E sigurt. Pas lidhjes dy vjeçare me Presidentin e Real Konstruksionit dhe gjithë skandalin, që mbushi faqet e shtypit Thashethemnor, me Fredin ndjehej e qetë dhe e mbrojtur. I ishte kthyer e qeshura e kumbueshme. Bile edhe albumi i fundit, ai me titullin qesharak “Nuk të le as me ma hyp”, ishte cilësuar më i miri i vitit. I dukej se jeta i kishte filluar një tjetër rrugë, më të qetë, pa shumë udhëtime dhe intervista, me më pak koncerte në Sallat e Sporteve, por më pranë njerëzve. Kishte çaste kur mendonte, që kishte ardhur koha për të mbajtur diçka brenda trupit, diçka të mirë të atij që donte, atë farëzë rreth të cilës magjia do ndërtonte mrekullisht, fëmijën e saj të parë. Tashmë ishte 29 vjeç. Shumë gjëra i ishin dhënë me bujari: bukuria, zëri, miqtë. Ishte rradha e saj për të sjellë në jetë një qënie të bukur, ndoshta dhe të zgjuar si Fredi.
            “….Hazarian, do bashkëbisedojmë rreth ngjarjes së mengjesit të sotëm. Për ata që nuk kanë patur mundësi të na ndjekin... sot, në orët e para të mëngjesit, në dhomën e tij në hotel Ardiana, është plagosur rëndë pasi është përdhunuar Leon Gurazi, një nga liderët e opozitës. Në këto çaste dimë  vetëm që Gurazi është futur në gjendje kome, brenda sallës së operimit në Spitalin Qendror… I drejtohemi zonjës Hazarian… Kur  mësuat  për ndodhinë?
             - Ishte një telefonatë e një vartëses sime, që më zgjoi. Unë punoj në kavalet deri ndaj të gdhirë. Më ka mbet ky zakon qysh kur isha studente. E ke parasysh… si të thuash pështjellimet…
            - Më falni, cili ishte reagimi juaj i parë?
            - Hëmmm,…reagimi i parë... Reagimi i parë është në çdo rast pak i çuditshëm, disi nervoz do thoja.
            - Ju bëri përshtypje më shumë përdhunimi, tentativa për vrasje apo rëndësia e personit dhe roli i mundshëm i kësaj ngjarje në jetën politike?
            -…Përdhunimi? Nuk mund te them se perdhunimet nuk më bëjnë më pershtypje pas qindra rastesh, të cilat i kemi të evidentuara dhe i kemi bërë të njohura nëpërmjet dokumentacionit të përgatitur me shumë kujdes dhe që ju është përcjellë  të gjitha insti….”
            Nevila nuk po kuptonte asgjë nga ç’po thuhej në ekranin e vogël, ndaj u ngrit dhe hyri në banje. Hapi ujprursin për të mbushur vaskën dhe më pas, duke mos dashur të presë, u shtri mbi porcelanin e lagur. Më vonë e ktheu nga dushi dhe lëshoi ujin e nxehtë mbi trup. Ju duk sikur ju rikthye ngrohtësia, që vinte nga trupi i Fredit. Filloi me kujdes të fërkonte pjesët më të ndjeshme  dhe humbi në një kotje të ëmbël. Vazhdoi gjatë të ledhatonte fundbarkun deri sa vetëtimthi ndjeu një lloj pendimi, që e kishte shtyrë Fredin në çastet e fundit të dashurisë. Kishte menduar se ishte ende shpejt për një femije. Dhe e kishte shtyrë. Tamam në ato sekonda, kur duhej ta kishte tërhequr fort e më fort, atje, thellë, brenda trupit të saj. U tmerrua kur mendoi, që mund të kishte qënë hera e fundit e seksit me të. Në dhomën e gjumit, kanali 24/24 vazhdonte të jepte bisedën me Majda Hazarian.                                                                                                           
            ”….larg nga shtjellimet politike dhe nga ndonjë lloj anësie ndaj spektrit politik bashkëkohës. Ajo çka na intereson nga ngjarja e sotme, ashtu si kemi theksuar edhe për raste të tjera të ngjashme, është individi në gjithë shtrirjen e personalitetit të tij dhe të ushtrimit të të drejtave themelore, të cilat jo rrallë i shkelen nga institucionet qeveritare dhe nga ato, që i quajmë shtyllat e tjera të pushtetit…
            -Më ndjeni që ju nderpres, por pyetja ime kishte të bënte me Gurazin dhe mundësinë e implikimit të pozitës në këtë krim.
            - Pikërisht këtu synonte edhe pergjigjja ime, në raportin e individit Leon Gurazi, që perpiqet të luajë funksionin e tij dobiprurës në zhvillimet shoqërore  në planin kombëtar e më gjërë, me shtyllat e shtetit këmbëngulës në ecjen përgjatë rrugës së vështirë të riinstalimit të Ekonomisë së Tregut, si e vetmja mënyrë komplekse dhe njëkohësisht efikase e harmonizimit të raporteve pushtet-individ dhe anasjelltas, si dhe….”
            Nevila po fantazonte me gjak të ngrirë se si do ishte periudha pas Fredit. Do dëshironte të ishte sa më e largët. E dinte, që do e kishte shumë të vështirë për të ndenjur më tepër se tre javë pa pasur një burrë pranë, për tu ndjerë e mbrojtur, e perkedhelur nga dikush që dalldisej për të, për ti pritur në shtrat agimet, e mbërthyer fort nga krahët e lakuriqtë, nën peshën e epshtë të qënies së tij. Nga të gjithë ata, që i vinin rrotull, nuk gjente askënd që mund zinte disi, vendin e mbetur bosh të Fredit… Mbase Nënkryetari i Bashkisë. Ai që mbante gjithmonë kostume të çelur, pa përfillur shume modën… Kanakari i medias elektronike. I pathyeshmi i debateve televizive. Ai që në telefon i thërriste: ”Mos thuaj, qe ke një zemër nën ate gjoks magjepses… vec nje gur eshte aty, nje gur I akullt…” Për  te thuhej se ishte drejtuesi ne hije I Bashkise. Ishte ai qe kishte patur idene dhe vendosmerine per ta lyer te gjithe Qytetin te bardhe, per t’I larguar disi nofken “I Perbalturi”. Ndaj dhe vazhdonte te bridhte me kopjet e Projektit “White City”sa ne nje kontinent ne tjetrin, per te bere binjakezime te reja, te cilat mund te sillnin me shume dhurime ne boje te bardhe, boje te pashlyeshme nga shiu, qe binte pareshtur ne qytet.
 “….te pare, kontaktimin e drejtperdrejte me viktimen dhe familjaret e tij,gje qe do beje te mundur nje njohje me dimensionale te dhunimit qe ju eshte bere lirive baze te individit, ne konteksin e cekuilibrimit total te raporteve aq themelore pushtet-individ,te cilat mendojme se kane qene ne rrenjet e filleses ideore te procesit te shemtuar te perdhunimit jo thjesht fizik, por te atij ideor dhe spiritual, si dhe te….”
Nevila ishte mbështetur në murin e dhomës, mbështjellë gjoksin e më poshte me një peshqir të verdhë, që e bënte të dukej edhe më bukur nën krifën e gjatë të flokëve të saj të zinj. Nuk po arrinte të kapte fillin e mendimeve, që Hazarian po shtjellonte dhe ndjeu zili për piktoren. Sa mirë dinte te sajonte ate mjegull fjalesh. Vete fliste gjithnje pak, thjesht dhe ate qe I befte ne mendje. Shpesh here deshironte te thosh dicka me te komplikuar, me me teper ngjyrim dhe enigme, dicka qe ti bente te tjeret ta admironin edhe per fjalet, jo vetem per zerin dhe hiret. Ndaj ndjente zili per Majdan. Ndaj mendonte per Nenkryetarin e Bashkise. Ate qe fitonte gjithe debatet televizive. Qe kish nisur te lyente Qytetin ne te Bardhe.

Friday 9 December 2011

"Miqte u zemeruan"(vijim 2)

Une njoh mire dy menyra te jetes ne shoqeri, sepse ne te paren jam lindur dhe jam rritur, e ne te dyten jetoj prej vitit 1997. Njoh perciptazi edhe tre menyra te tjera te funsionimit te shoqerise, te cilat kan filozofi te ndryshme per jeten. Nuk kam jetuar asnje dite si antar i atyre shoqerive, por kam njohur njerez qe ju perkasin, ose kam lexuar. Jane bashkesite nomade te ciganeve, bashkesite ne rezervate te indianeve te Amerikes dhe bashkesite neper fshatra ose grup fshatrash te amisheve.
Le te analizojme nje njeri qe lind dhe fillon te formohet ne nje shoqeri "te kolektivizuar" si shoqeria shqiptare e viteve '60.
Femija mirepritet nga familja, qe mund te jete dy ose tregjeneratash me nje numur nga 4 deri te themi 9 antare. eshte ne qender te vemendjes te te gjitheve, perkedhelet nga te gjithe dhe e ushqejne mire dhe e ruajne nga semundjet. Deri sa vjen nje dite e fillon te perceptoje, se ku eshte, cilet e rrethojne dhe cilet jane qeniet qe e duan dhe e mbrojne nga rreziqet. Kjo krijese e vogel, arrin te kuptoje qe jane disa njerez shume te dashur te cilet i sheh shpesh, jane me dimensione te medha, por mund ta mbrojne nga krijesa me te medha ne rruge, si psh kuajt qe terheqin karrocat e plehrave cdo mengjes. Ka edhe njerez te tjere qe i shikon shpesh. Disa jane te medhenj e disa te vegjel, bile edhe me te vegjel se ai. Ju meson emrat dhe krijon dashuri, kureshtje, frike ose i harron. Ka prej tyre qe i duken te cuditshem se kane hunde te medha ose veshe me shume qime, ose i lene nje lloj ngitesi te kuq ne faqe kur e puthin. Po ai ende nuk arrin te kuptoje ku eshte dhe pse eshte. Cuditet edhe pse nuk e lene t'i afrohet nje kutie te madhe metalike nga e cila vjen gjithnje e ngrohte.
(vijon)

Lind Coco-Antonella, ekzekutohet nje Kryekodoshe ne Kine dhe Berisha do sundoje deri ne vdekje.

Keto jane lajmet e sotme, ne dukje shume te ndryshme nga njeri tjetri, por edhe te perbashketa ne thelb. Thelbi jane PUTANAT.
Une nuk kam pasur kurre nje qendrim ekstremist ndaj tyre, bile keto 10-15 vitete e fundit, me eshte shtuar keqardhja dhe respekti per prostitutat, si nje nga shtresat me te dobta dhe me vulnerabel te shoqerive edhe te zhvilluara edhe te prapambetura. Sigurisht qe nuk eshte mire te prostituosh, por kur eshte nje zgjidhje e detyruar nga rrethanat, atehere revoltohem me teper me shoqerine qe nuk ju ofron zgjidhje vajzave apo grave, qe zgjedhin kete rruge ne dukje te lehet, por shume te rrezikshme.
Nese ju bejme nje diferencim ne kete shkrim prostitutave me putanat, duke perfshire ne cilesimin e dyte, te gjithe ata qe shesin cdo gje per para, pushtet apo per te jetuar me mire atehere duhet te them qe me vjen keq per prostituta ,por i urrej putanat.
Nje putane e quajtur Inis Gjoni lindi keto dite nje vajze qe e quajti Coco-Antonela, sepse keshtu mund ta kujtoje me mire te dashurin apo burrin e saj, nje kapobande droge i ekzekutuar disa jave me pare, Arian Selimin. Por me putane se lehona, e cila si shume "zonja" te tjera te spektaklit, u lidhen me kapo droge per te jetuar me mire, ose per te notuar ne para, eshte kryeredaktori i Gazetes Shqiptare, qe boton sot nje shkrim ku ngrihet ne qiell princesha e porsalindur nga mbreteresha , ne dejet e te ciles rrjedh edhe gjaku i te ndjerit Selimi!
Po keto dite, ne nje vend hibrid komunisto-kapitalist, u ekzekutua nje Putane, qe drejtonte nje rrjet prostitucioni. edhe pse jam kunder vendimit me vdekje, i urrej Kodoshet e Kodoshkat, sepse jane ideatoret dhe shfrytezuesit e te dobteve. Per me teper, shume prej tyre, si kinezja e ekzekutuar, perdorin dhunen per te detyruar vajzat t'ju jepen klienteve.
Putana nr 3(os eme mire nr 4) per sot eshte Sali Berisha. I paskrupullt ne makinacionet qe ka bere per te arritur ku eshte, i paepur edhe kur eshte fjala per jete njerezish, Berisha eshte edhe me i pacipe se Putini, ne deshiren per te mbajtur pushtetin per jete. Ne nje interviste ne Tv francez, kishte deklaruar dje qe do ri kryeminister, deri sa shqiptaret te me thone "Adieu". Qe ne shqiptaret jemi burracake dhe s'kemi ne gjendje ta bejme per Adieu, Berishen pas asaj qe beri me '97, ky eshte fakt i njohur. Por Putana Berishe sikur po e kalon masen ne cdo gje dhe jeta ka treguar qe shume gjera ekuilibrohen ne natyre, kur teprohet zullumi. Ndoshta nuk do kete fatin e Selimit, apo te Kryekodoshes kineze, por...