Thursday 6 October 2011

Dicka qe e ndjej shpesh, ndoshta nga dashuria per veteveten.

FLAMURI


Unë prej kohësh  flamurët i  kam grisur
Flamurtarët herët i kam urryer.
I përbuz ata që i djegin
Luftra për të nisur,
Qesh kë i puth si gjë të vyer.

Po për ty do i prisja nje copë qiellit të çelur
Te pastër si ajri, që vitesh kam thithur
Dhe një degë të mollës të savjelur
Si dorëz mbajtëse do ja vija ngjitur.
Një lule bliri mbi të do qëndisja
Erëkëndë të mbrëmjeve të qershorit
Nje brez kalldrëmi ngjyrë gri përfundi
Dhe gjysmëhënzën e Mirahorit.

Një bisht kitare për të gjithë do vija
Dhe të kuqin e bukur të vezëve në Pashkë.
Porosi do ju lija të mijave bija
Me të t'më pështjellin,
Me të bukurin flamur e qefin bashkë.

No comments:

Post a Comment