Thursday 20 October 2011

Shqiperia e Haxhiqamilsave, Kanuneve, te fyerve dhe padive civile

Absurditeti i debateve Topi-Topalli, ka perfshire tani jo vetem Ramen dhe politikane te tjere, por edhe nje nip te Haxhi Qamilit, i cili ka deklaruar qe Xhozi eshte ne gjak me sojin e Qamilsave sepse ka fyer nje te vdekur!
E ka shtyre Topi, Rama, avokatet apo mendja e tij e gjymte, kjo nuk ka shume rendesi. Sigurisht, nje idiot qe nuk di se nuk mund te hysh ne gjak me nje grua, pas asnje lloj Kanuni, mund te manipulohet lehte nga kushdo. shte i shtyre, se Haxhi Qamili dhe haxhiqamilsat, kane te pakten 20 vjet qe lakohen, pas nderprerjes 20 vjecare, qe i bene Kristo Frasheri e historiane te tjere, sipas porosise se Hoxhe Qamilit nga Gjirokastra. Nuk dua te merrem me Haxhi Qamilin, se thuajse te gjithe sot, pajtohen me qendrimin e patrioteve shqiptare te kohes se Luftes se Pare Boterore. Edhe pasardhesit e tij nuk ka perse te turperohen, se Haxhi Qamili ishte ai qe ishte dhe vepronte sipas mendve qe kishte. Te pakten, per para nuk e bente, por e bente nga nje lloj besnikerie prej njeriu te mykyr nga koka e deri ne kembe.
E keqja qe me shqeteson eshte nje ringjallje e padive civile ne nje vend ku njihet korrupsioni stermadh i gjykatesve. Te jete nje ringjallje e besimit ne ligjet? Nuk ma mer mendja. Njerezit e dine se sa e veshtire te gjesh te drejten neper dyert e gjykatava tona te te gjitha shkalleve.
Po nga se vjen kjo rritje e padive per fyerje? Te paret eqe e kane perdorur jane politikanet qe mundohen me padi civile te mbrojne nderin qe nuk e kane. Kuptohet qe ata e bejne me qellim te caktuar dhe veprimi i tyre eshte racional. Ne shume raste, behet dhe per t'iu mbyllur gojen Mediave, te cilat vertet qe e teprojne me akuza te bazuara vetem ne muhabete kafenesh. Po eshtevetem imitimi i politikaneve, qe e rrit numurin e padive ose tendences per te paditur, nga njerezit e thjeshte?
Para nje muaji, u kercenova se do perballesha me nje padi te tille, nga nje korcar me emrin Ardit Konomi, se ne FB, ne prani te nje grupi prej 300 vetesh e pyeta "Idiot je?" dhe i thashe qe "Te dalesh e te therresesh para 300 vetesh-Une Ardit Konomi jam gomar me gjithe rrobat qe kam veshur- nuk behesh interesant ne syte e vajzave apo djemve ne varesi te orientimit seksual qe ke." Nuk me shqeteson aspak fakti qe do me hidhte ne gjyq. Ai nuk kishte as idene e objektit te padise, vendit ku do me padiste dhe as nese une isha nje person real apo jo. Edhe pse me emer e mbiemer, une isha nje antar i FB, qe shume lehte mund t'i shmangesha padise nese behej.
Ajo qe me shqeteson eshte PERSE NE SHOQERINE SHQIPTARE RRITET NUMURI I PADIVE CIVILE PER FYERJE? Per te vene nderin ne vend? Per t'i dhene nje mesim fyesit? Per te bere para ne menyre te lehte?
Me mire se une duhet ta dije avokati im i kthyer nga Berlini, por ai meret kryesisht me vepra penale dhe nuk do te prononcohet per plage sociale te reja. I mjaftojne plaget sociale qe sheh perdite e qe lidhen me drohe, vrasje apo me krimin e organizuar.
Nuk e di perse me duket qe nga Absurdistan, Shqiperia po behet Absurd-Absurdistan. Vendi ka mijra probleme dhe nje dore me politikanedebile, zihen per dialektin e Xhozit, kur Xhozi duhet varur si Petaci, per shume te keqija te medha qe i ben vendit. Nje sherr qe i vjen per shtat nje tjeter njeriu qe meriton te varet, te pakten virtualisht- Sali Berishes. Kushedi c'qesh Kafsha me keta Kafshet e tjere qe zihen dhe me nipin e Haxhi Qamilit qe do qelloje me pushke snaiper Zonjen e Ndryshkur!
Nuk e kuptoj se si nje nje bure i ri , qe ka mbaruar universitetin(nuk e di perse), pasi konsultohet me ndonje avokat idiot, ne lokalin ku ju shet hamburgera avokateve, jo vetem qe do te hedhe ne gjyq nje te panjohur, po e kercenon se do prese bileten e avionit dhe do e vrase, perdhunoje ose rrahe ne mes te Torontos! Ne nje kohe, qe dikush qe i ka vrare xhaxhane ne tavolinen e bukes, nxjerr gjoksin ne Korce e ne Tirane dhe ai as e rrahen, as e perdhunon dhe as e vret, megjithese nuk ka as ndonje kosto shtese transporti.
Shoqeria shqiptare ka bere shume hapa prapa keto 20 vjet! Nje pjese e mire jane pasoje e hapave prapa qe kishin filluar ne periudhen e Diktatures. Sigurisht qe nuk eshte ne gjendjen e kohes se Haxhi Qamilit, kur mund te vriteshe dhe s'te merte vesh njeri, por ajo ishte nje periudh eLufte, e paqendryueshme, pa shtet, kur nje force nderluftuese hynte e nje dilte. E megjithate, edhe 100 vjet me pare njerezit i permbaheshin nje kodi moral(mos e quajme kanun). Eshte turp te vjedhesh, te mashtrosh, te fyesh, te genjesh, te flesh me gruan e mikut! Eshte krim te vrasesh!
Ne Absurdistan, sot nuk eshte turp te vjedhesh, mashtrosh, fyesh, genjesh apo te flesh me gruan e shokut! Bile keto konsiderohen hynere! Edhe po te vrasesh e mos te te zene prape nuk eshte turp! Ama po i preke ne nderin e familjes dhe sidomos ne publik, atehere beje hesap mire se je ne gjak, ose minimumi do te te duhet te demshperblesh per te pakten 100 mije dollare(me falni Evro)! Ne fund te fundit, per Shtetin ligjor u rrobtuam!

No comments:

Post a Comment