Wednesday 30 November 2011

Kreu i III i Perdhunimit.

                                    HETUESI



            Hetuesi Fred Metani vazhdonte të shihte ëndrrën e shpeshtë, ku nuk arrinte dot të merrte celularin, që tingëllonte papushuar. "E di që jam në ëndërr, ndaj bjeri zambares sa të duash.." mendoi dhe i shtërngoi në gjumë sytë fort, si për ta larguar ëndrrën e bezdizshme. Melodia e njohur vazhdonte të tingëllonte, deri sa Fredi ndjeu një prapanicë të xhveshur, që e godiste në pjesen e poshtme të trupit. ”Celulari jot Fred,…merre ose mbylle fare” dëgjoi dhe u permend. Zgjati dorën dhe arriti aparatin zhurmonjës. Dalloi emrin e shefit të madh dhe foli. Nga ana tjetër u dëgjua një e sharë dhe me tej: ”...po ku mutin je futur Fred. Nisu menjehere! Jam në hotel  Adriana.” Tjetri kish mbyllur telefonin, kur Fred Metani donte të pyeste se ku ndodhej hoteli. Kërkoi në errësirë telekomandën dhe ndezi televizorin.
            - Mbylle Fred! As dy orë gjume s’kam bërë- thirri trupi i lakuriqtë nga nënmbulesa - vishu dhe ik atje ku të duan…do ketë hedhur trutë në erë ndonjë koqe tjetër!
            Ai vazhdoi të kërkonte kanalet deri sa dalloi një pamje të qytetit ku mund të lexohej tabela HOTEL ADRIANA. Ishte kanali 24/24. Ngriti zërin dhe dëgjoi folësen:             …është e pamundur në këto momente të mësosh gjë nga punonjësit e organeve kompetente. Ne do vazhdojmë të jemi të lidhur drejtpërdrejt me të derguarin tone ne vendin e krimit….Me degjon Arban?… Arban... C’të reja ke mundur të mesosh në vendngjarje?
            - Nuk ka asnjë të re. Të gjithë refuzojnë të intervistohen. Nuk lejohet asnjë gazetar në një distancë 100 metra nga hoteli… Edhe një gazetare e Gazetës Amtare, që mundi të depërtonte kordonin rrethues, është ndalur dhe shoqëruar për në Rajonin Policor të Qendrës… Masa të tilla, nuk janë parë, qysh nga vizita  e Kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Europës. Duket krimi është i lidhur me ngjarjet më të fundit të politikes dhe në të mund të jenë implikuar persona shumë të rëndësishëm…”
            "Edhe një dosje tjetër." mendoi Fredi. "Dosje muti!" Për habinë e tij, edhe Nevila, që pak interesohej për kronikën e zezë, kishte nxjerre kokën nga mbulesa dhe po ndiqte të dërguarin në vendngjarje.
            - Vil, unë po bëj një dush e po nisem.
            - Mir…ti e di …duket serioze….po s’merret vesh ç’është…
            - Duhet ta thonë tani. Mbase kombinimi drogë me politikë.
            Fredi hapi dushin. U rrek ta kishte menjëherë të nxehte, për t’i lehtësuar kapitjen e natës së gjatë. Ishin kthyer rreth orës katër e gjysëm në apartamentin e saj. Kishte pritur deri sa ajo të mbaronte edhe këngën e fundit, në banakun e Klubit të Natës “Amazonat” duke pirë Chivas, dhe uiski në vend t'i sillte gjumë, kishte bërë të kundërtën. Orët e para të mëngjesit i kishin kaluar të dy xhveshur në shtrat duke u argalisur. Ai e puthte dhe i pëshpëriste në vesh: ”..do më lesh vall me ta hyp...” si per tu tallur me albumin e saj të fundit “Nuk të le as me ma hyp”. Ajo qeshte e giciluar nga fryma e ngrohtë në vesh dhe bërtiste “...jo,jo,jo... kurr s’të le më me ma hyp...” Kishin vazhduar të benin dashuri pa shkëputur buzët. Pastaj, të lodhur, kishin rënë në gjumë të thellë.
            - Fred, kush është Leon Gurazi?.-u degjua zeri i saj nga dhoma e gjumit.
            - Kush?- pyeti ai i çuditur, që dëgjonte emrin e njohur atë mëngjes.
            -Leon Gurazi….Keshtu po thone….ate kane perdhunuar.
            -Si…perdhunuar?! - thirri si në llahtarë Fredi dhe doli i qullur nga banja.
            - Fshihu Fred, se mos të përdhunoj edhe unë ty tani.
            Hetuesi nuk po e dëgjonte me Vilën, por u përqëndrua i gjithi të dëgjonte korrespondentin.
            ”…jemi njoftuar se sapo kanë arritur antarët e stafit të Gurazit, për të kërkuar dosjet dhe kompjuterin e tij portativ. Kjo gjë ju është ndaluar nga Kryetari i Zyrës së Përgjithshme të Hetimit. Dhoma e Leon Gurazit dhe gjithshka ndodhet atje, konsiderohen për momentin si skena dhe prova të krimit. Nuk ka asnjë koment nëse ka gjëra, të cilat mungojnë. Nuk duam të spekulojmë, se informacioni që marrim është tejet i cunguar dhe herë herë kontradiktor… Një gjë mund të thuhet me siguri; ç'ka i ndodhi Gurazit nuk është aksident, ndonëse e pazakontë… Mund të vazhdoni ju në studio…”
            Fredi ende s'arriti të kuptojë saktësisht, se ç'farë i kishte ndodhur Leos. C'ishte ky përdhunim? Të ishte hakmarrje për historitë e tij të dashurisë? Kishte patur një lloj simpatie të veçantë për të. Që në vitin e parë të Fakultetit. Leon Gurazi asokohe ishte studenti më i njohur i Juridikut. Ndoshta dhe më i miri. Flitej se do e mbanin në Fakultet, ndonëse bënte fjale vazhdimisht me profesorin e të Drejtës Kushtetuese, i cili ishte edhe Dekan. Përflitej edhe për disa histori dashurie, mes te cilave dhe një me vajzen e ambasadorit italian, gjë që i kushtoi dhe emërimin. E caktuan Kryesekretar në Gjykatën e qytezës malore Sh., tete orë me makinë larg Katedrave dhe Institucioneve të tjera Qendrore. Tre vjet më vonë, Fred Metani u emërua ndihmës gjyqtar në të njëjtën gjykatë. Leonin e gjeti po atje, të ngritur në rangun e Ndihmës gjyqtarit. Kishte filluar edhe të pinte. Ishte kthyer në nje rakidashës zuzar, i afruar me njerëzit dhe jo konformist. Mbrëmje të tëra i kaluan në të njëjtën dhomë, pranë gotave të rakisë, duke qeshur me historitë e Kryetarit të Gjykatës dhe duke sharë Byronë Politike. Në qytezë i quanin "ndihmës gjyqtar Gurazi dhe ndihmësi i tij". Fredi nuk rrekej te fshihte nënshtrimin e plotë ndaj personalitetit të Leos. Nuk i vinte zor edhe kur përpiqej ta imitonte se si vishej, si pyeste gjatë proçeseve gjyqësore dhe deri në gjestin se si Gurazi kruante pjesën e sipërme të kokës, kur nuk donte të përgjigjej. Nuk zgjati shumë kështu.  Leoni u martua dhe iku nga dhoma. Një vit më vonë edhe Fredi u martua dhe u transferua në një qytet tjeter. Nuk ishin takuar më.
            “…mbriti nje lajm nga Selia Vjollcë. Pas një ore Kryetari i Partisë do japë një konferencë shtypi rreth  çështjes Gurazi. Ky ishte i vetmi njoftim i zëdhënëses të Partisë. Pa asnjë koment tjetër. Ne do ta japim drejtpërdrejt konferencën e shtypit. Pas pak, do kemi te ftuar në studio, piktoren Majda Zaharian, Presidente e Unionit të Mbrojtjes të të Drejtave të Njeriut. Ajo do japë opinionin e saj dhe të Unionit, që drejton, mbi krimin e fundit politik …”
            "...e i gjori Leo," mendoi Fred Metani "hyrë dhe në gojën e Majdas tani", dhe vazhdoi të vishej shpejt. Arriti të lidhë kravatën pa patur mendjen tek Nevila, e cila po e ndiqte e shqetësuar me sy. Në këto tre muaj që jetonin bashkë, asnjëherë nuk i ishte dukur kaq i preokupuar. Ndoshta ajo lloj shkujdesjeje dhe qetësie ndaj çdo çudie, e kishte bërë të shkonte për herë të parë me të në shtrat, e muaj më pas ta ftonte të rinte në apartamentin e saj. Tani po i dukej i ndryshuar, thua se ky përdhunim absurd e kishte prekur në diçka të shenjtë, në egon e mashkullit, që s'mund të pranojë të përdhunohet. ”Mire t’ju bëhet!" mendoi, "të shihni dhe ju njëherë se ç'çshtç të zenit me zor… se vetëm dini të zini”, por pastaj ju duk vetja fajtore, shumë e vogël, që e perfshiu dhe Fredin në grupin e përdhunuesve të mundshëm. Ai ishte tepër i butë me të dhe ndoshta i tillë kishte qënë me të gjitha femrat. Atë çast ai kishte veshur edhe pardesynë e gjatë dhe dukej më i hijshëm në trishtimin e tij. Nevilës i erdhi ti turrej dhe t’ja hiqte sërish gjithshka, që kishte në trup, ta merrte në shtrat, dhe t’ja mbante kokën në gjoksin e saj të bukur. Deri sa t’i kalonte trishtimi dhe të fillonte të qeshte.
            - Ika Vil..-dhe hapi derën, që të nxirrte në dhomën e ndenies.
            -…Mmmm…po …mmmm…puthja…- u përkëdhel vajza dhe zgjati buzët e hapura.
            - Po. Tani.- tha pa asnjë lloj ngjyre në zë Fredi dhe u përkul ta puthte. Ishte një puthje pa shije, pa asnjë provokim, nje çikje buzësh, që nuk thoshte asgjë dhe nuk priste asgje në këmbim. Dukej e gjithë qënia e tij ishte diku gjetkë, larg, ndoshta në një dhomë të vogël hoteli. Në atë të qytezës malore Sh. ose në këtë të llahtarshmin me emrin Adriana.
           



Tuesday 29 November 2011

29 nentor 1969

Prej atij viti, 29 nentori ka qene nje dite gjithnje e zymte dhe e trishtuar per mua. Sigurisht, qe shume here kam harruar se c'ndodhi kur isha 10 vjec, por shpesh e kam kujtuar. Sidomos 4-5 vjetet e pare.
Shkuam dy dite para ne Lushnje, bashke me mamane dhe motren e saj te madhe, per t'i kaluar festat me familjen e teta Dhorkes, e cila kishte rreth dy vjet qe vuante me kancer. Gjithnje shkoja me shume deshire tek ta, se ishin 4 femije me te rritur se une dhe te gjithe me donin, si donin edhe kusherinjte e tjere te pare. Kishim kaluar dy jave te gushtit bashke ne nje kabine ne Divjake dhe ndonese motra e mamase ishte e semure dhe rinte me shume shtrire, na qeshte gjithe kohen dhe donte te kenaqeshim te gjithe. ishte vetem 46 vjec.
Kurt rritem ne shtepine e tyre, morem vesh(ose me mire te rriturit moren vesh) se ajo ishte renduar. Une nuk hyra ne dhomen e ndenies ku rrinte teta Dhorke. Nuk me lane. Nga hyrjet e daljet e shumta te njerezve kuptova qe dicka nuk ishte mire. E megjithate, nje femije i vogel gjithnje shpreson. Nuk kisha para deri ate kohe te vdiste njeri i aferm. Dukej qe vdekja ju perkiste me shume te tjereve.
Te neseremen ne mengjes, me Ilirin dhe Pirron, dy me te vegjelit e femijeve, shkuam ne apartamentin r njr doktori, i cili rinte ne nje pallat ne nje hyrje tjeter. Doktor Nova e kishte te shoqen rumune dhe kishte edhe televizor. Atje pashe paraden e 25 vjetorit te clirimit ne Tirane. Ishte hera e pare qe shihja televizor. Kuadratet me ushtare dhe armet e medha apo tanket qe parakalonin, nuk kishte se si te benin te na kalonte trishtimi. Pirrua ishte 13 vjet ndersa Iliri 16.
Ne darke, te mbledhur te kater bashke me Pandin, ndenjem ne dhome depo. Kishte shume levizje dhe shume njerez qe vinin e shkonin, ndoshta edhe mjeke. Nuk di ne i kishte kerkuar femijet t'i shihte, apo ndoshta vetem Pandin qe ishte me i madhi, por ata e kishin kuptuar qe ishin oret e fundit te se jemes dhe filluan te qanin. Qame te gjithe gjate, pa ditur c'ti theshim njeri tjetrit deri sa nga ora 9 na shtruan perdhe te flinim. Na ngriten pas dy oresh. Tetua ime e dashur dhe e qeshur kishte mbaruar. Une nuk e pata pare dot per here te fundit.
Te nesermen nuk rreshti shiu. Shi vazhdoi edhe dite te nesermen gjate gjithe rruges, kur kthehesha ne Korce me Zuk-un qe sillte te afermit qe nuk qendruan per ditet e para te zise. Para pallatit priste e brengosur ime moter dhe Maqua, te vetmit nga te afermit qe nuk i kishin mare per te qene ne varrim.
Muajt e zise dhe probleme te tjera te pasvdekjes se saj, e bene me te rende akoma largimin.
largimin qe ndodhi me 29 nentor 1969, kur isha 10 vjec. Qe ate kohe, i ndoqa gjithnje pa gezim paradat ushtarake te 29 nentorit. Bile jo vetem ato, po cdo lloj parade ushtarake qe kam pare ne TV. E kujtdo qofte!

Monday 28 November 2011

Bac u kry!

Kosova eshte shqiptare! Tani nuk ka mbetur tjeter vetem te realizohet edhe idea e Kreshnik Spahiut "Bac do e bajm kuq e zi!"
Per t'i lene menjane denglat e endrrave te te qenit te lire, te cilat i degjojme prej dhjetra vitesh nga politikanet e diktatures apo keta hajdute te Demokracise, le te mendojme se c'po sjell koha per njerezit qe jetojne ne trojet ku flitet shqip.
Ne pjesen me te madhe te trojeve ku jetojne shqiptare ka tani administrate shqiptare, qofte kjo qendrore apo vendore. Si jetojne shqiparet e administruar po nga shqiptare? Kjo eshte pyetja me e rendesishme ne jeten e njeriut, i cili nuk ngop dot as barkun me denglat e lirise, ne rast se largimi i administrates se huaj nuk i kane permiresuar gjendjen. Duhet thene, qe ne Kosove. permiresimi eshte "automatik", sepse i gjith e Ballkani eshte tejet i korruptuar dhe sigurisht eshte me mire te kesh nje administrate me njerezit tend qofte edhe te korruptuar. Trojet qe jane nen Maqedonine kane nje lloj tollovitje, qe vjen jo vetem nga politika e kombit te pare e maqedonasve, por edhe nga percarja e konfuzioni i politikaneve shqiptare. Shqiptaret qe rrojne prej gati 100 vjetesh nen nje administrate shqiptare, kane kaluar nje periudhe rremuje deri me 1925, me vone nje lloj diktature mbreterore aspak perendimore, nje diktature komuniste nder me te ashprat e njohura deri me sot dhe prej 20 vjetesh administrohen nga qeveri te korruptuara. Sot shkruhej, qe ka nje permiresim 4 here te jetes ne krahasim me 1912, por te tjeret  e kane permiresuar me me shume ne te njejten periudhe!! Nuk di se si maten dhe c'tregues perdoren, por duke konsideruar qe e fituam te fundit pavaresine, trasheguam shume pak infrastrukture, kishim qendra banimi larg deteve dhe patem te pakten 20 vjet izolim te plote, nuk eshte cudi qe krahasimi te qendroje. Pra e gjitha ajo qe proklamohet me buje, qe hoqem qafe zgjedhen turke dhe me pas do vinte begatia, mua nuk me rezulton e tille. Le te supozojme se do ishom ende nje province e larget e shtetit turk. Do ishim po nje mut ekonomikisht!
I vetmi ndryshim(jo pa rendesi) eshte qe kemi nxitur zhvillimin e gjuhes dhe kultures shqiptare.
Atehere le te vazhdojme te supozojme se c'ndryshime t emira dhe c'begati do kemi kur te bashkohemi, te pakten me Kosoven dhe po qe se do na ece, te marim edhe nje pjese te Maqedonise.
Do jemi 8 milion shqiptare, pothuajse sa greket dhe serbet dhe me shume se boshnjaket, kroatet, malazezte dhe maqedonasit. Do na sjelle kjo ndonje avantazh? A eshte kjo qe i mungon ketij populli? A mund te ndertojme nje shtet e shoqeri moderne e te qyteteruar?
JO.
Ne nuk jemi aspak te afte ta bejem kete gje.
Arsyet mund te je ne shume, por duhet t epranoj nje gje. Po njelloj, nuk jane ne gjendje te formojne shtet modern asnjeri nga popujt e Ballkanit, ndoshta duhet te perjshtojme Bullgarine. Ngjarjet e Greqise e deshmuan qarte kete.
Vecoria jone edhe me negative eshte ajo qe ne themelet e dy shteteve po mbizoteron jo ideologjia e qyteteruar dhe modeste e Rugoves, por ajo e "yxhymit dhe rrembimit" e Adem Jasharit, Azem hajdarit, Sali Berishes, Hashim Thacit, Edvin Rames, Ramush Hajradinajt, Ilir Metes dhe banditeve te tjere.
Sot, ne 99 vetet e ekzistences te shtetit te pare shqiptar, ne jemi me larg se kurre nje administrate dhe shoqerie te ndershme dhe te qyteteruar. Hapat prapa jane te medha. Nuk ka nevoje per shembuj.
Po cdo ndodhe?
Eshte shume e veshtire te parashikohet, sepse shoqerite, si qeniet e gjalla, kane nje rruge shume t e komplikuar te rritjes, semurjes, shendoshjes, ringjalljes apo vdekjes. Me e papercaktuar behet sot, ne kuadrin e nje Bashkimi Europian ne krize te thelle ekonomike dhe politike.
Thirrjte "do e bejme kuq e zi", me duken thirrje jo te dobishme per shqiptaret kudo qe jane. Ne rastin m ete mire, krijojne pershtypjen e gabuar, qe bashkimi do na sjelle lumturine!!
Ne nje kohe kur te gjithe duhet te ngrihemi e me duart e vena ne koke te therresim:"Nuk mund te shkohet larg duke qeverisur keshtu!"
Jane dy shtete rremuje, ku krimi nuk ndeshkohet, perkundrazi. Ku asgje nuk eshte plotesisht e sigurt. Tamam ashtu si do e deshte Adem Jashari qe i pire te perfitonte ng anderet qe do i bente shteti per sherbime patriotike, apo Azem Hajdari, qe me statusin e njeriut qe solli Demokracine, te shinte ne para dhe ne orgjira!
Keto jane dy Shqiperi te vagabondeve!
Thuhet se kusuret shoqeria jone i ka nga Turqia, por per fat te keq, duhet te pranojme qe trasheguam nga Turqia nje shoqeri shqiptare me te ndershme. Ishte per turp t'ja hidhnin njeri tjetrit shqiptaret dhe pikerisht e kunderta eshte turp sot!
Bac u dhi!

Kreu I i "Perdhunimit"

Edhe ne librat e shkruara ne shekullin e ri, u dashka qe kreu I te jete para atij II. Duhet t'i nenshtrohem ketij rregulli dhe te vendos pa vonese te parin.

                                    LAJMI



            Atë mëngjes Qyteti i Përbaltur, u zgjua si zakonisht. Në fillim hapën sytë endacakët e pastrehë, ata që flenë pranë zjarreve në kuartallet e pasura, pak më vonë rojet e lokaleve lluksoze dhe të komplekseve të banimit, më pas bukëpjekësit dhe shoferët e taksive pa liçencë, e me rradhë policët, gazetashitësit, barmenët, punëtorët e ndërtimit dhe më pas gjithë të tjerët. Të fundit u ç’përgjumën këngëtarët e klubeve të natës dhe veprimtarët e forumeve për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Thuajse të gjithë ishin ngritur. Të pakët qenë ata, që punonin gjatë gjithë natës dhe flinin në orët e fundit të mëngjesit. Pjesa dërmuese kishin mbushur kafenetë dhe pinin kafen e dytë, të shoqëruar me cigare dhe ripërsërisnin zgjidhjen e vet origjinale për zhdukjen e korrupsionit. Ata që ishin ngritur më shpejt, ndërprisnin njëri tjetrin gjatë bisedës, ndërsa të përgjumurit pohonin duke tundur kokat. Gjithshka ishte në rrjedhën normale deri sa Kanali televiziv 24/24 ndërpreu programin për të dhënë lajmin:
            ”Sot, në orët e para të mëngjesit, në hotelin “Adriana”, u gjet në gjendje kome, i përdhunuar dhe plagosur rëndë, kandidati  për kreun e Opozitës, Leon Gurazi. Nuk dihen ende rrethanat dhe autorët e këtij krimi të shëmtuar. I plagosuri është çuar urgjentisht në Spitalin Qëndror dhe ndodhet ende brenda sallës së operacionit. Zona përreth hotelit është nën kontrollin e Grupit “Task Force”…Do e ndjekim nga afër, për të dhënë lajmet më të reja rreth kësaj ngjarje kaq të rëndë dhe pa preçedent…”.
            Sekondat që pasuan, në baret e të gjitha kategorive, ishin krejt të heshtura, thua se një shtangie totale kishte përfshirë Qytetin. Ishte krejt e pazakontë për një shoqëri, e cila nuk çuditej më për asgje dhe në tre vjetët e fundit kishte parë grushte shteti nga civilët e Pozitës, hapje të burgjeve nga gardianët, shuarje fisesh për vijën e ujit, vetëhelmime kolektive me fotoksinë e deri në shitje të organeve të fëmijëve të palindur.
            Në barin “5 Borigat”, të shtangurit ishin punonjësit e Bankës së Detit të Zi. Nuk ju lejohej të pinin duhan brenda mjediseve të Bankës, ndaj shpesh gjatë orarit, ktheheshin per “kafe dhe duhon” tek “5 Borigat”. Pezullimi i bisedave, aty dukej edhe më i përzishëm, ndoshta për shkak të veshjeve të tyre tepër serioze. Po të hidhje sytë poshtë, mbi majat elegante të këpucëve, do shihje hirin e porsarënë te cigareve, që nuk thitheshin më. Gjithshka dukej e stepur. Veç tymi ngjitej drejt hapjeve të sistemit ajrosës të Barit.
Heshtjen e theu sportelistja e sportelit të këmbimit valutor Alba:
- Ku bi ky hotel “Adriana”?- pyeti duke hedhur vështrimin nga meshkujt  me kostume të zinj. Ata ngritën supet duke vështruar përreth. Askush brenda barit nuk e dinte ku ndodhej hoteli. Hoteli enigmë, ku kishte ndodhur e padëgjuara hata.
- Ka mundesi të jetë andej nga Kopështi Botanik- ja futi kot Informaticieni me kontratë.
Vajzat e panë me një lloj kureshtje të veçantë djaloshin, që dinte  vendndodhjen e Hotelit të mistershëm. Djali i ri u kap keq, mblodhi supet si për të thënë, që kjo ishte thjesht një hamendie, një mundësi dhe aq. I kuqi i lehtë në fytyrë, ja pohoi fajësinë e deklaratës së nxituar. E nxori nga situata zëri i folëses:
”…të gjitha kërkesat tona për deklaratë nga Selia Vjollcë, apo dhe nga stafi i Gurazit nuk kanë marë përgjigje. Te gjithë këmbëngulin, se ajo që ju intereson është gjendja shëndetsore e kandidatit për kryetar partie, por edhe rreth saj, theksojnë se janë në pritje ç’do thonë  mjekët e Spitalit Qëndror. E dërguara jonë pranë spitalit njofton, se operacioni vazhdon prej tre orësh dhe në sallë kanë hyrë edhe dy kirurgë të huaj, të cilët punojnë pranë trupave të NATO-s. Ndërkohe flitet, por nuk ka konfirmim, që në mjediset e spitalit, ka arritur dhe Kryeministri i shoqëruar nga ministrat e Rendit dhe të Shëndetsisë. Këto jane te rejat e fundit rreth zhvillimeve të ngjarjes së mëngjesit të sotëm, kur u përdhunua dhe u plagos rëndë, politikani i opozitës Leon Gurazi. Më vonë, do ndiqni nje përmbledhje të shkurtër të karrierës politike të Gurazit, i konsideruar nga shumë analistë si politikani me më tepër ardhmëri në vend. Nga regjia njoftohemi se materiali është duke u përgatitur, ndaj ne po përpiqemi të vendosim në mënyrë kronologjike ngjarjet e mëngjesit të sotëm. Ashtu si na kanë ardhur në redaksi:
08.47’ nga një telefonatë pa emër në redaksinë e informacionit, njoftohemi se diçka e rëndë ka ndodhur në  Hotel Adriana; 08.52’ kërkesat tona pranë Ministrisë së Rendit për të konfirmuar ose kundërshtuar lajmin janë kthyer pa përgjigje; 08.59’ grupi ynë i xhirimit vendoset pranë hotelit tashmë të rrethuar nga forcat e policisë dhe nga ato të “Task Force”; 09.06’ arrin telefonata e dytë pa emër ku njoftohet se është përdhunuar dhe më pas është vrarë Leon Guraziu, në dhomën e tij në hotel Adriana; 09.25’ pasi këmbëngulim për konfirmimin e lajmit, nga Ministria e Rendit përgënjeshtrohet vrasja dhe pranohet se bëhet fjalë për një plagosje të rëndë, por jo për perdhunim; 09.28’ Ministria e Rendit pranon se ka ndodhur edhe përdhunimi, pa dhënë hollesi të tjera, se si janë kryer krimet e nëse ka ndonjë të ndaluar; 09.34’ nga grupi i Kontrollit Statistikor të Programndjekjes, njoftohemi se kanali ynë është ndjekur nga një numur i paparë teleshikuesish; 09.36’ bllokohet sistemi i yne i telefonisë për shkak të mijra telefonatave,nga njerëz që kërkojnë të dinë më tepër rreth ngjarjes. Ju përsërisim kërkesën e Departamentit teknik - Ju lutemi, deri në një njoftim tjetër, mos telefononi në numurat tanë. Gjithshka dimë, po e përcjellim tek ju. Pa asnjë rezervë…”
            - Dëngla!- u dëgjua të thoshte Drejtori i Departamentit të Kredive- Po i mbytin kotelet edhe këtë rradhë…
            -C’hyjne kotelet ketu?!-pyeti e çuditur Alba dhe ju hodhi një vështrim pyetës  vajzave.
            -Mbylle të shkretën Alba, na lerë të degjojme! -ju hakërrua manaxherja e DKV-së, si e quanin shkurt Departamentin e Këmbimit Valutor. Alba ngriti vetullat dhe perëndoi sytë, por asnjë nuk i hodhi ndonjë vështrim përkrahës. Të gjithë, me sytë e ngulur lart, atje ku ndodhej i vetmi televizor i barit, mundoheshin të zbërthenin me mendje këtë rebus krimi politik, të ngatërruar edhe më tepër nga renditja kohore e sapo dhënë. Asnjëri nuk ishte në gjendje të ngrinte ndonjë hipotezë, që ti dukej aq e logjikshme sa ta ndante me të tjerët. Bile as Alba. Ajo, që ndronte mendje më lehtë seç këmbente valutat në sportelin e Bankës së Detit të Zi.

Sunday 27 November 2011

Ua lere!

DO ME KUJTOSH

Do më kujtosh
Sepse me furi hyra në festën e shtruar
Dhe çorra muret e kujtesës
I paftuar,
I padashur nga askush
As nga ti
Që zënë nën peshën e besës
Belbëzove:
            "Nuk e di..."
E unë të shihja ngultas
Me sytë, që flakërronin nga ethja e marrë
E jo nga dashuria.
Betohesha ëndrrash të kisha parë,
Në gjelbërime fushash,
            Vesë mëngjezesh
                        Në harlisje gëmushash.
E ndonëse s'më zure besë
Pranove edhe ti të shkoje shaluar,
Mbi atë hamshor të bardhë e fluturak
Të më falje buzë e duar,
Të kapërxeje dhe të fundit prag.
Ti,
Prej rruzullit tënd të largët
Ku tjetër gjuhë flasin të afërmit e tu,
Erdhe,
Në botën time jo të rrumbullt,
E gjunjë e bryje ndrydhe,
Thepave të mendjes së turbullt
E mbete sërish këtu.
Prej ku unë kam ikur,
Në hapësirën që gjithnjë ishte bosh,
E ti e vetme,
            Lëkurë zbehur,
                        Fytyrëligur,
Dhe pa më dashur,
Do më kujtosh.


Saturday 26 November 2011

Kreu i dyte i "Perdhunimit".

                        BANKA E DETIT TE ZI



            Pranë Barit “5 Borigat”, ndodhej godina Qëndrore dhe e vetmja degë në qytet e Bankës se Detit të Zi. Askush, në fillim, nuk i kishte kushtuar vëmendje hapjes së gropës së madhe  pranë lokalit në periferi, pasi kjo ishte gjëja më e zakonshme në Qytetin e Përbaltur. Hapej në fillim një gropë stërmadhe, rrethohej me fletë llamarinash të valëzuara, dhe pas 6 muajsh mbinte nje skelet shëmtaq prej betoni të armuar. Më pas skeleti mbushej me tulla dhe dritare duralumini dhe në fund, pasi suvatohej, ballkonet mbuloheshin me rroba të ndera.
Kalimtarët kalonin indiferentë pranë tabelës me pamjen e një ndërtese gjithë xham e metal,  me mbishkrimin gërmëmadh “KORPUSI QENDROR I BANKES SE DETIT TE ZI”, dhe më poshtë Afati i përfundimit – 9 muaj. Se si ju dukej një bankë kaq larg qendrës së qytetit. Dhe pastaj e Detit të Zi…C’djall Banke mund te ishte kjo?! Pas  asaj që kishin hequr nga shoqëritë e Shumëfishimit të Investimeve, një Bankë me një emër të tillë, të ngjallte frikën se dhe kursimet e fundit do shkonin në det, dhe për më tepër në cilin- në atë të Ziun. Vetëm një pijanec plak, vërtitej i gëzuar përgjatë rrethimit metalik dhe këndonte me zë të lartë një këngë të vjetër ruse, qeë mbaronte ”…çrnoje more maja..”. Si për të zhgënjyer dyshuesit, ndërtesa përfundoi pas 9 muajsh dhe ishte vërtet e hijshme. Bile në ndryshim me shumë të tjera, kishte edhe nje shesh parkimi prapa. Edhe gjelbërim. Gjelbërim që fillonte atje ku mbaronte balta e rrugës. Ishte e mbuluar me xham të errët dhe fletë metalike në ngjyrë të kaltër. Dukej tamam Bankë. Ndonëse e Detit të Zi.
            Qytetaret kureshtarë nuk kishin arritur të merrnin vesh cilët ishin pronarët e Bankës, bile shumë pak shkruhej edhe në shtyp. Dihej vetëm, që 70 % e kapitalit ishte e huaj dhe 30% vendas. Kishte shumë thashetheme. Disa thonin se pjesa vendase i takonte ish-Ministrit të Rendit, të tjerë bënin be, që ishin kapot e klaneve të drogës, ndërsa një pjesë e vogël, me fantazi më të shthurrur, pëshpërisnin, se bëhej fjalë për organizatën terroriste “Drejtësia e Vonuar”. Veçse thashethemet nuk e pengonin bankën të vazhdonte veprimtarinë normale, dhe punonjësit e saj të pinin shpesh kafe tek “5 Borigat”.
            Drejtori i Departamentit të Kredive u largua i pari nga bari. Kishte marë një mesazh nga sekretarja e Drejtorit të Përgjithshëm. E kërkonin urgjentisht. Hyri nxitimthi në holl dhe pa hequr pallton, ngjiti vrapthi shkallët, që të shpinin në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm. Pa trokitur, hyri në paradhomën e sekretares, lëshoi pallton mbi një nga ndenjëset dhe hyri duke kërkuar të falur për vonesën. Nuk kishte të tjerë në zyrë ndaj u ndje më i lirshëm. Drejtori i Pergjithshëm qëndronte më këmbë në mes të dhomës dhe ndiqte lajmet në kanalin 24/24.
            - Hajde Ard- i foli anglisht- më përkthe, se nuk i kuptoj dot të gjitha.
            Ardi u mundua të përqëndrohej në ato që thuheshin dhe filloji të përkthejë shpejt:
“……kur konsiderohej si një nga juristët më të mirë të së Drejtës Ndërkombëtare. Pas marjes të titullit Doktor i Filozofisë nga Universiteti i Miçiganit, punoi për dy vjet në Detroit, pranë firmës avokatore Spielberg dhe Borman. Gjatë gjithë kësaj periudhe ishte edhe konsulent juridik i Partisë Vjollcë dhe përfaqësues i saj në shumë veprimtari të Bashkimit  Ndërkombëtar të Reformistëve. Në fillim të këtij viti u kthye në atdhe për të punuar për pergatitjen e Kongresit të Partisë dhe projekt-ligjin mbi pronat. Stafi i tij po punonte për një program të ri të Partisë, i një fryme tjetër, gjë që detyrimisht shpinte në kandidimin e tij për Kryetar. Nga sondazhet e pavarura, rezultonte politikani më i besuar në vend… Pas pak do rilidhemi me  të dërguarin tonë në vendngjarje…”
            - C’mendim ke Ard?
            Ardian Bega u zu i papërgatitur nga pyetja. Nuk kuptoi nëse pyetej për krimin apo për Leon Gurazin.
            -…Nuk di ç’të them. Ka shumë pak informacion për ç’ka ngjarë…
            - E njihje Gurazin?
            - Jo. Eshtë shumë më i madh se unë. Pastaj, ka vite që është jashtë…
            - Po përdhunimi? C’kuptim ka në kulturën tuaj?
            -…Përdhunimi?!! E ç’hyn kultura jonë këtu? Përdhunimi është përdhunim në çdo lloj kulture… Eshtë i pazakontë tek meshkujt dhe se kuptoj se si ka ndodhur… Duhet të kenë qënë disa vetë. Nuk ma merr mendja që Gurazi të jetë homoseksual… Më parë, ka qënë i njohur si qejfli femrash.
            - Thua të bëhen zgjedhje të parakohshme?
            - Nuk e di! Të presim.
            - Më telefonuan nga Frankfurti. Aksionet nuk po rriten më.
            Ardi ngriti supet dhe mendoi që aq i bënte për aksionet. Më shumë i trembej një revoltë në vend.
“….shumë lëvizje… Më shumë dallohen makinat e Zyrës së Përgjithshme të Hetimit, e cila si duket ka marë nën kontroll vendngjarjen… Eshtë e pamundur të shkëputesh ndonjë intervistë të shkurtër nga oficerët e ZPH-së… Nga larg kemi dalluar, që në Hotel ka hyrë dhe një punonjës i Ambasadës së SHBE-së, gjë që na bën te mendojmë se ka një lidhje të krimit me segmente të caktuara ndërkombëtare, ose ndoshta edhe me organizatat terroriste të Lindjes së Mesme…..”
            - Po kjo ç’të jetë Ard?
            - Edhe këta kishim mangut…
Tjetri nuk kuptoi nese Ardian Bega e kishte me Ambasaden e SHBE-se apo me organizatat terroriste.
            - Po mar Ambasadoren. Ajo është gjithmonë e mirëinformuar.- shtoi sakaq Drejtori i Pergjithshëm dhe formoi numurin. Përtej flitej. E kërkoi edhe tre katër herë të tjera dhe pastaj hoqi dorë. Si dukej Ambasadorja e SHBE-së ishte përfshirë në një bisedë të gjatë.
“…përreth kordonit sa vjen e rritet. Dallojmë kolegët tanë, të të gjitha gazetave, radiove dhe kanaleve televizive… Qarkullojnë zëra, që në aeroport sapo kanë mbrritur edhe gazetarë të huaj si dhe disa ekipe xhirimi të kanaleve më prestigjioze … Nga ju në Studio mund të marim vesh më mirë nëse rrjetet televizive MMC dhe Al Xhevapi, kanë dhënë ndonjë njoftim për ç'ka ndodhur sot në mëngjes në hotel Adriana… Linja tek ju…”
            -Më sill një raport të gjendjes së kreditimit. E dua shpejt.
            -Mirë.
            -Prit, shiko dhe këtë.
            Në ekran dukej Selia e Kryeministrise dhe një tufë gazetarësh, që kishin rrethuar një makine luksoze, të errët. Prej saj doli rrëmbimthi Drejtori i Zyrës së Përgjithshme të Hetimit dhe duke hapur rrugën mes trupave të gazetarëve, nisi të ngjiste shkallët. Dëgjoheshin një mbi një pyetjet e gazetarëve dhe zëri i tij, që përsëriste: "...ju lutem mos më pengoni…ju lutem….Kur ndodhi? A mund të quhet akt terrorist?….ju lutem…Po fqinjët…ju lutem…ç’rol kanë?…Eshtë gjetur arma?…A ka pistë politike?…ju lutem….Të ndaluarit… ju lutem… cilët janë?… ju lutem…Eshte ngritur Grupi?… ju lutem..”.
Kishte arritur në shkallaren e fundit dhe befas u drejtua nga gazetarët: “Ju siguroj se do ketë një hetim shumë profesional… Ajo ç'ka ndodhur është tepër e rëndë dhe delikate… Po shkoj ti raportoj personalisht Kryeministrit. Eshtë ngritur Grupi i Hetimit me njerëzit më të përgatitur që kemi.” dhe vazhdoi drejt derës së madhe. Gazetarët e ndoqën edhe disa hapa duke lëshuar parreshtur pyetje, por ishte e kotë. Ai po kapërcente pragun e Kryeministrisë.

A eshte mire te shkruajme cdo gje troc?

Pardje, ne kundershtim me keshillen e avokatit tim qe eshte ne Paris, dergova tek Tema e Meros, shkrimin e shkurter "Hudhri, Kadarete dhe genjeshtaret". Isha gati i sigurt( i sinjalizuar prej avokatit) qe Merua nuk do e botonte dhe nuk do kthente pergjigje, por nuk doja te meresha me te tjere redaktore te shtypit shqiptar, te cilet as i njoh dhe as me njohin. Te pakten Mero Leshi Baze, me ka botuar 4-5 artikuj edhe pa me njohur.
Isha munduar te tregohesha i permbajtur ne sulmet kunder Kadareve dhe isha mare kryesisht me botuesin Hudhri, i cili nuk ka asnje faj qe eshte puthadores si tyre dhe qe sulmon Vincen dhe Fatos Lubonjen.
Problemi im i djeshem dhe i sotem eshte qe perse shpesh here, une dhe te tjere, permbahemi ne gjuhen e perdorur ne publik. Per tu treguar me te mencur e tolerante? Per te ndjekur shembullin e Perendimit? Per te krijuar simpati tek lexuesit qe nuk na njohin? Apo se eshte me e veshtire te shkruash te verteten ashtu si e mendon?
Po qe se do ishte shkruar per kete blog, ose nese do isha ne nje tryeze te ngushte shokesh e miqsh, do thesha:
Hudhri jo vetem nuk ka cipe e turp qe boton nje liber me genjeshtra, por sulmon edhe ata qe demaskojne genjeshtrat.
Do thoja edhe:"Perse le Is Lenin, qe nuk di te genjeje bukur dhe nuk shkruan vete memuare ose refleksione mbi ate periudhe, kur dihet qe eshte mjeshter i perdredhjes dhe mashtrimeve?"
Duhet edhe te therrisja:
"Ju te rinj, qe nuk e keni jetuar ate kohe, mos e besoni snoben nga Elbasani, qe jo vetem qe nuk di te shkruaje e te genjeje, por besoj se i ngjan edhe pak te shoqit, qe nuk ka asgje te shenjte vec fames e parave."
Por po t'i shkruaja te gjitha keto, jo vetem qe rrezikohej botimi i shkrimit, ose duhej ta dergoja ta botonte Kastiot Myftaraj, ose do vihesha ne rradhen e te tjere njerezve qe akuzohen se derdhin mllefin e tyre kunder Kadareve. Ndaj zgjodha goditjen me pambuk, si e kam bere edhe shume here te tjera.
Sot, Merua kisht ebotuar nje shkrim palavi te njefare Ilir Yzeiri, i cili e ngrinte ne qiell Lenin dhe librin.
Ndoshta, kur te shkoj ne Shqiperi, do e mar per ta lexuar kete liber 700 faqesh, per te pare se deri ku arrin hipokrizia dhe poshtersia e Is dhe Isgrua.
Ndoshta athere do shkruaj dicka vertet TROC!

Friday 25 November 2011

Kur mbarohen kenget.

MBARIMI I KENGEVE

Ne i mbaruam të gjitha këngët
E zbrazët i lamë tingujt\
Nga fjalët që gëlltisnim,
Kur buzët takonim në një pjesë rime,
Të flakur nën një fund muri
Ku pikturat e pambyllura qajnë me lot terpentine.
Pastaj u kthyem tek tempujt
E qelqe të mëdha ju veshëm për t'i ngritur ajrish
Kolonat e mermerta pa kapitele
E të vrisnim ëndrrat e akrepëve që gëlonin poshtë tyre
Vrimave futeshin e dilnin sërish.
Por ndodhi që ishin mbaruar retë
Dhe era frynte kot se nuk kishte ç'të shtynte
Në atë qiell të paciflosur
Ku ngrirë kishte gjithshka që pritej të vlonte.
Diell i akullt
Dhe një hënë që nuk ngrihet,
Po gozhduar ri në të horizontit hije.
E ti heq të vetmin sy të bukur
Për ta futur në zgavrat e kafkës sime.

A eshte shume e rendesishme puthja?

DICKA E THJESHTE


Mes nesh ndodhi diçka.
Po ç’farë thurrej asaj rrëpire hapësire,
Në cakun e mbrëmjes,
             Që hynte
Dhe derdhej poshtë pambarim,
Kur tingujt e një lire
Dritën dëbonin në dëfrim?
E shpirtrat në maja rrezesh mpleksur
Mpiksur nektarë dlirësie
Trembeshin të luanin çastin e mbetur,
Stepeshin të linin atë trill lirie.
Përzjerë ishin etja,
Deliri,
                        Vështrimi i varur në një lutje
Si dyllë i tretur qiriri
Ne buzë mbeti e nxehta puthje.

Per ata qe ikin.

SI LAHEN TE VDEKURIT?



Dihatjet vazhdonin prej ditësh
Edhe flakëza e qiririt
    Herë lëkundej
        Herë shkonte drejt.
Kishim harruar
        prisnim vdekjen
A donim t’a mbanim në jet’.

Në atë mërzi paramortore,
Kur padurimi për ardhjen e fundit
Eshtë më vrasës se fundi vetë,
Krahun duke më prekur lehtë,
Ti pyete:
-Si lahen të përgjumurit?

Pata frikë të të shihja në sy,
Më shumë se atë që jepte shpirt.
Ty, që në këtë prag misteri
Nuk shquan dot dritën nga terri
Përuljen prehëse nga një rit.

Doja të bërtisja:
“-Të pastër janë ata që flenë
Të ndritur si rrezja e kulluar,
Në çastin kur janë larguar,
Njollat në frymët tona lenë.”

Heshta dhe mbeti ngulitur
Flakëza e qiririt e mekur,
Dritarja nga shihej një pjesë rruge,
Dhe ti me pyetjen absurde:
-Si lahet një i vdekur?

Thursday 24 November 2011

"MILOSAO", Fishta, Kadare dhe raportet shkrimtar-pushtet. (vijim)

Nuk po hyj ne historine boterore te letersise, per te permendur rastet e shumta te maredhenieve nga me te ndryshme te shkrimtarit me pushtetin, ose ndryshimet ne qendrimin e tij te themi politik apo edhe patriotik. Nuk ka as rendesi te krahasojme nese dikush ka qen servil e dikush tjeter kolaboracionist, kush e ka bere per interes e kush per bindje, kush ka qene i trembur e kush ka qene stoik etj etj. Shkrimtaret, jane njerez si te gjithe te tjeret, bile edhe m ete thyeshem, sepse e tille eshte natyra e persiatjes, e gjallerimit te ideve qe ju qarkullojne ne koke, e shprehjes se figurshme te asaj qe mendojne thjesht te tjeret dhe per dhjetra arsye te tjera. Me te miret prej tyre perjetojne disa dhjetra jete dhe dashurojne ,luftojne e vdesin bashke me heronjte e tyre. Ndaj gjyqi me i mire per ta eshte gjyqi i ndergjegjes se tyre, apo i te barabarteve me ta. Doemos, te gjitha keto ne gjyqet tokesore. Ndonese jam perfshire ne nje lloj gjyqi ndaj Kadarese keto vitet e fundit, nuk e bej se dua te gjykoj ate cka bere deri me '90, por te gjykoj menyren se si po mbrohet ne menyre te paskrupullt sot.
Po le t'i kthehemi Fishtes, Konices dhe Kutelit, veprimtarine e te cileve e njoh pak me mire. Per Koliqin di shume pak dhe thuajse s'kam lexuar asgje nga ato qe ka shkruar.
Mesova shume per Fishten, nga nje liber voluminoz i shkruar pas vdekjes se tij, te cilin e zbulova nje dite te fshehur ne biblioteken e babait. Nuk e kisha pare asnjehere dhe u cudita qe e kishte ruajtur, se libri ishte botuar ne kohen e luftes dhe permbante edhe foto te nderimeve qe i kishin bere fashistet italiane. E lexova te gjithin dhe u cudita me dijenite dhe angazhimin e tij ne shume fusha te jetes, perfshi ketu edhe projektimin e katedrales se Shkodres(Kishes se Madhe) dhe disa kishave te tjera katolike te Veriut. Mesova shume edhe per veprimtarine e tij patriotike dhe u cudita qe Fishta jo vetem kisht eshkuar ne Vlor eper varrimin e Avni Rustemit, por kishte mbajtur edhe nje fjalim t ezjarrte, krejt te pazakonte per nje prift.
Ndonese nuk me kane pelqyer pjeset qe kam lexuar nga Lahuta e Malcis, duhet thene qe figura e Fishtes jo vetem eshte e barabarte me ate te Nolit nga pikpamja e veprimtarise patriotike, por ne fushen e letrave, une do e renditja Fishten me lart se Peshkopin. Edhe pse nuk jam dakord per titullin Poeti Kombetar qe i ishte dhene ate kohe, duhet me doemos te vihet ne kalsen e Pare te Panteonit shqipatr dhe ndonje lajthitje e viteve te fundit te jetes, nuk ka asnje arsye t'i permendet.
E njejta gje vlen edhe per Konicen, te cilit tani se fundi, po i permendet nje mareveshje me Shtetin Italian per pagesen e nje borxhi te Ambasades qe ai drejtonte, ne kembim te nje propagande proitaliane. Edhe?!
4 vjet para se te vdiste, beu i Konices i studiuar ne universitetet me te mira, shqiptari me me kulture qe kisht ebere aq shume per Shqiperine dhe shqipen pa asnje interes, per shkak te jetes se tij prej njeriu qe do t a shijoje, kishte hyre ne borxhe! Pune e madhe! i kerkoi Zogut t'i dergonte ng aparate qe i mori me vete dhe ai i dergoi vetem 20% te borxhit. E c't ebente? Te kalonte vitet e fundit ne burg per mosshlyerje te borxheve, e te mos i gjynjezohej Italise Fashiste, qe te tjeret i kishein dorezuar Shqiperine?
Njerez qe germojne e botojne te tilla gjera, ose nuk kane kuptuar se c'eshte jeta, ose qellimisht duan t'i paraqesin te gjithe si batakcinj!
(vijon)

"MILOSAO", Fishta, Kadareja dhe raportet pushtet-shkrimtar.

Me erdhi shume keq, qe ne kopertinen e "MILOSAOS", te se djeles se kaluar, ishte vendosur nje portret i Fishtes me dy sepata te Liktorit ne te dy anet dhe me titullin e artikullit qe vijonte "A ishte Fishta fashist?".
Me erdhi keq per Admirina Pecin, e cila si me ka thene vete, e ka ngritur me shume sakrifica, nga hici, suplementin artistik dhe letrar te "Gazetes Shqiptare". Kam krijuar pershtypje pozitive per ate botim te perjavshem dhe per vajzen qe e drejton. Nuk di nese ka patur edhe artikuj te tjere te ketij karakteri me pare, apo nese tani, me ndryshimin e pronareve te GSH, ajo eshte e detyruar te botje artikuj e me teper foto te tilla, te denja per nje gazete thashethemesh. I kuptoj edhe veshtiresite per te pergatitur vazhdimisht nje gazete te perjavshme prej 24 fletesh, sepse eshte me e madhe se gazeta "Drita" ne kohet e saj me te mira dhe ne "Drita" punoni 5-6 redaktore te pergatitur, si dhe personel tjeter ndihmes.
Po le te kthehemi ne raportin pushtet-shkrimtar dhe te gjykojme nese behet mire apo keq, kur flitet per kompromiset me pushtetin te Fishtes, Konices, Koliqit, Kutelit, Kadarese apo Agollit. Vete mendoj, qe ne nje gazete letrare, duhet lejuar me pak hapesire shkrimeve, qe merren kryesisht me perbaltjen e nje shkrimtari apo artisti, per qendrimet e tij politike. E megjithate, perderisa eshte nje "mall" qe shkon, nuk mundemi ta eliminojme, vetem ne rast se do kemi nje reviste krejtesisht "elitare" e cila meret me seriozitet me vepren e artistit.
Probleme te tilla, me shkrimtare te shekullit te XX ka patur ne te gjithe vendet e medha, por te tjeret, si ne cdo rast, i kane zgjidhur me gjakftohtesi dhe me nje qendrim zyrtar te Akademive perkatese.
Gjergj Fishat vdiq nje vit e gjysem pasi kishte hyre Italia fashiste. Ishte gati 70 vjec dhe i semure. Dhe nje njeriu te perkushtuar per Shqiperine dhe gjuhen shqipe i kujtohet brohoritja per largimin e Zogut dhe hyrjen e italianeve. Mbi te gjitha, njeri nga akuzuesit isht eedh eKadareja me gjoja patriotizmin e tij te shpifur. Nje shkrimtar, qe pervec levrimit t emire te gjuhes shqipe nuk ka asnje merite tjeter as per Shqiperine dhe as per njerezimin.
(vijon)

Te gjithe ikin papritmas.


IKJA E BASTARDIT MAKS



S’e pata goditur,
As sharë
S’di pse iku e vetëm më la,
Atë mbrëmje të marrë.

Ec i lodhur trotuarëve,
Karron e ftohtë e heq pas,
Hije të vogla shquaj larg;
Thërres:
-Mos je ti Maks?

U lodh nga udhëtimi pa kuptim,
Pëshpëritjet përsëritëse,
A ajri gjith’ kripë që muzgut të përplas?
…E vetmja qënie që më desh’
I urti,
            I përloturi,
            Bastardi Maks.

Wednesday 23 November 2011

Kemi kohe e s'kemi c'bejme dhe meremi me "kohen e Pamjaftueshme"

Hudhri, Kadaretë dhe gënjeshtarët.


Nuk di nëse botuesi i Kadaresë, Bujar Hudhri ka mësuar nga parimi i reklamës, që zbatohet në jetën e VIP-ave të Hollivudit, " Edhe publiciteti i keq është i mirë", apo do vërtet të mos lerë asnjë njollë mbi jetën e veprën e autorëve të tij specialë, kur shkruan kundër Agim Vincës dhe sidomos kundër Fatos Lubonjës, në lidhje me librin e fundit të Elena Kadaresë. Nuk e njoh Hudhrin dhe e vlerësoj për përkushtimin, që ka për veprën e Kadaresë. E kam parë vetëm një herë, që e tepronte në një intervistë për një televizion shqiptar, gjatë panairit të librit 2009 në Tiranë, ku në prani të Ismailit që jepte autografë, tha: "...ndjehem krenar që jam botuesi i shkrimtarit më të madh në botë...". Mendova që do ishte naiviteti i një botuesi provincial, i cili pak e njeh letërsinë botërore dhe është i dashuruar me idhullin e tij. Përbuzje ndjeva për Ismailin, i cili e dëgjonte dhe e kisht e lejuar botuesin e tij të bënte deklarata të tilla.
Po le të meremi me zhurrmën e tepërt, që ka mbizotëruar shtypin tonë këtë muaj dhe të cilën po mundohet ta mbajë gjallë botuesi Hudhri.
Problemi kryesor është në ka të pavërteta në librin e zonjës Kadare dhe nëse ka a janë të qëllimta. Në një libër voluminoz kujtimesh prej 700 faqesh, sigurisht që do ketë edhe shtrembërime, edhe lustrime të ngjarjeve edhe theksime të anëve të favorshme edhe interpretime të gabuara. Nga kjo mund të shpëtojnë vetëm autorë shumë skrupulozë, të cilët riqëmtojnë çdo paragraf të librit, duke e krahasuar me të veërtetën e pranuar nga shumica. Në autorë të tjerë, ku bie në sy shkelja e të vërtetës, ose një interpretim shumë "i përdredhur" i ngjarjeve, ndërhyn botuesi ose redaktori dhe nuk le të dalë në shitje, për hir të suksesit të librit dhe kredibilitetit të autorit e të shtëpisë botuese.
Për fat të keq, Bujar Hudhri ose nuk ka aftësinë për ta bërë këtë, ose marëdhëniet e tij me çiftin Kadare janë ato të një nënshtrimi të plotë.
Kam lexuar në internet vetëm pjesë të librit, të botuara në gazetat shqiptare dhe në të gjitha pjesët e botuara kam hasur të pavërteta(për të qënë i kujdesshëm ndaj zonjës Kadare). Herë herë kam menduar që kujtesa e saj nuk është e shkëlqyer dhe mund të ndodhë, që të jetë përzgjedhëse e të mbajë mend vetëm ato që i shërbejnë figurës së Ismailit ose asaj që quhet "persekutimi që Diktatori i bënte shkrimtarit". Por kur të pavërtetat jo vetëm janë të shpeshta, por teprohen, atëhere s'më mbetet gjë tjetër, vetëm t'i jap të drejtë Fatos Lubonjës.
Lexuesi francez, edhe ai që e njeh mirë realitetin e vendeve të ish- Bllokut Lindor, mund të bersojë ato që shkruan zonja Kadare, por jo lexuesi shqiptar dhe sidomos njerëzit që e kanë jetuar atë kohë. Të pavërtetat fillojnë nga dramaticiteti fallco i ikjes së familjes Kadare në "azilin politik", në vjeshtën e vitit 1990. Kishin kaluar 9 muaj nga pushkatimi i Causheskut dhe kur të gjithë e dinin dhe prisnin, që ndryshimet në vend të ndodhnin shpejt, pikërisht se qeveria i kishte arkat bosh, një njeri i mirëinformuar si Kadareja, qoftë nga c'shkruanin të huajt ose nga kanalet e miqve të tij në Francë, por edhe nga miqtë e tij pranë Bllokut në shqipëri, ishte në ankth se ç'do ndodhte me familjen  e tij, para largimit dhe pas largimit!
Të pavërteta të tjera ka rreth vizitës së Ismailit në Kinë e Vietnam, kur çifti çlirohej nga përfshirja që i "bëhej Is në delegacion", se mos sigurimi kishte kuptuar që Ismaili donte të shkonte në Perëndim, kur ishte disa vite më parë në Pragë! Ismaili ishte në atë kohë në kulmin e famës së tij si poet. "Përse mendohen këto male" jo vetëm ishte vlerësuar me çmimin e parë në konkursin e 20 vjetorit, por recitohej në çdo qoshe të Shqipërisë në çdo lloj veprimtarie. Kadareja nuk ishte në atë delegacion si shkrimtar, por si gazetar i "Zërit të Popullit, ndaj dhe delegacioni kryesohej nga Resul Bedo, që ishte kryeredaktor i një reviste të Ministrisë së Mbrojtjes.
Të pavërteta janë tregimi rreth vizitës në shtëpinë e Enver Hoxhës e "gafave" të Ismailit, rrëfimet rreth "persekutimit" që do i vinte për shkak të agjitacionit që bënte e motra e Is, tregimi për njerëzit që vinte sigurimi të "shtinin me gurë në dritare e të thërrisnin Kadare- agjent i Mehmetit", kur dihej, që në atë kohë në Tiranë, që njerëz të Ministrisë të Brendshme ishin brenda shtëpisë të Kadareve, për t andihmuar që të zgjidhte problemet e vajzës. Të pavërtetat bëhen të bezdisshme edhe kur janë për gjëra pa vlerë si "udhëtimi gjithë natën me taksi i të jatit të Elenës nga Elbasani në Tiranë, i shqetësuar që ajo do merte një poet firifiu dhe do linte të fejuarin"!
Të pavërtetat shtohen kru tregohet rreth "Dimrit të Vetmisë së Madhe", "Pashallarëve të kuq", dërgimit në një kooperativë të Beratit etj etj.
Ajo që më nxiti të shkruaj këto rrjeshta, është heshtja e atyre që kanë qënë pranë Kadareve në atë kohë, ose mjediseve që ata frekuentonin. Vërtet që në shoqërinë tonë po bëhet sunduese kultura e rrëfimit ndryshe të asaj ç'ka ndodhur. Nuk ngrihen e të shkruajnë as Dritëro Agolli, as Fatos Arapi, as Tefik Caushi dhe as të tjerë njerëz që i dinë gjërat si kanë qënë e të thonë: "Dale Elena, se sikur nuk ka qënë kështu!" I shkreti Gim Myftiu është larguar nga jeta dhe Bashkim Shehu jeton larg. Mbetet vetëm Meri Lalaj, që të konfirmojë të vërtetat e zonjës Kadare dhe gjenialitetin e zotit Kadare e të shtojë"Ismaili i shkruante nga Bashkimi Sovjetik Elenës të lexonte shkrimtarët amerikanë!"
Mbase ka ardhur koha, që njerëzit të shqetësohen shumë edhe për të pavërtetat e vogla apo ato që lidhen me të kaluarën. Se nuk mund të thuhet "Meqë politikanët shqiptarë gënjejnë si derri, mediat po ashtu, le të thonë ca të pavërteta edhe këta të tjerët e vilës së Malit të Robit."
Të pavërtetat e kujtimeve të zonjës Kadare janë me rëndësi jo vetëm se lidhen me Ismailin dhe jetën e tij, jo vetëm se lidhen me nje pjesë shumë delikate të historisë së Shqipërisë, jo vetëm se kanë të bëjnë me një pjesë të rëndësishme të historisë së letërsisë, por edhe për faktin që vlerësohen me cmim në një panair ku u përfshinë qindra tituj. Eshtë një medalje që i jepet letërsisë të shtrembërimit. Në ka apo jo rol botuesi Hudhri në prapaskenat që kanë sjellë atë medalje, këtë mund ta dijë vetëm ai. Për të tjerat, se kush gënjen e kush thotë të vërtetën Hudhri nuk di gjë hiç!

Tuesday 22 November 2011

Edhe nje tjeter parashikim i gabuar.

Para dy vjetesh, pikerisht ne fillimin e javes se fundit te Nentorit, duke mbartur ende emocionet e nje vdekjeje aksidentale, e cila turbulloi jo vetem familjet e te shkretes qe humbi jeten, por nje pjese te mire te qytetit tim te lindjes, shkrojta keto vargje e ja dergova kolegut e mikut tim. Qellova atje kur ndodhi aksidenti dhe perjetova nje stuate jonormale, me televizionet qe jepnin lajmin e aksidentit pa u njoftuar ende familjet, me familjaret e tmerruar qe nuk mernin vesh kush ishte i plagosur rende e kush kishte shpetuar dhe njerez qe flisnin kot duke bere hipoteza dhe komente nga me te cuditshmet. Kishte ndodhur nje aksident i shmangshem, por kishte ndodhur me pasoje te rende edhe pse e ndjera kishte neglizhuar te vinte rripin, sic ndodh rendom ne Shqiperi.
Ditet pas aksidentit, parashikova, qe ish ortaku im do e kaperxente dhimbjen, nisur nga natyra e tij optimiste, gjendja e mire ekonomike dhe sherbimet e gjithfarellojshme qe do i ofroheshin.
Koha tregoi qe isha i gabuar. Largimi i parakohshem i se shoqes do ndryshonte jo per mire jeten e tij, e megjithese i mesuar te kalonte ore dhe dite larg shtepise, tani e ndjen dhe nuk po e shtyn dot lehte vetmine. Gjen me shume se sa duhet ngushellim ne gota dhe dihet qe kur kjo menyre jetese vazhdon per vite, nuk ka asgje te mire vec fillimit te fundit. Do Perendia dhe ndryshon!

TETOR I VDEKUR



Eshtë e vërtetë.
Jo si zgjim i tmerruar
Pas jermeve të majit.
Gjethet e hardhisë oborrin kanë shtruar,
Vajtojca pa pagesë fikthin luajn’ në dhomën e vajit.

Mbi gurë dhe gjelbërim të tharrë,
Ne të veshur si për martesë,
Nën një qiell të pagërvishtur,
Ndërsa ti zbret ngadalë në të panjohurën e marrë,
E heshtur,
            E zbehtë,
                        Fytyrën e bukur prishur.

Une ngutem të ik nga kjo tablo sureale
Me lotë,
            Orë plasteline,
                        Priftërinj mjekërkrehur,
Dhe tujën që rri mbi shtratin e fundit të atit tim
Si dhimbja e këtij tetori të vdekur.
Nuk përsërit me pyetjen pakuptim:
 -Përse?
Tek dëgjoj llomotitjet përballë.
Parkuar jemi në këtë dhe,
Para nisjes për rrugën e madhe.
Ku do na shpjerë vallë?

Ftohte

SHKRETETIRA


Sa shumë të desha,
E ti më shkrumbove!
Më more lëngun e jetës,
Limfën e dashurisë.
Shpirtin në grima rëre ktheve
Me tekën tënde të nxehtësisë..

E  s’më mbetet
Veç te gjalloj pak kur ti ik,
Yjeve t’ju falem,
E të shtriqem mbi ftohtësinë e natës
Pa pritur vesën
(E fundit ishte mijra vjet më parë).
Dhimbjen ta shpërndaj grimcave,
Mos shdëfrej dot duke qarë.

22.11.1963

Keshtu titullohej libri i sapobotuar Stefen King, te cilin nisa ta lexoja mbreme ne Chapters. Mu duk cudi, qe King meret me nje teme historike. Kaq intriguese eshte atentati ndaj Kenedit, sa edhe pse jane shkruara e shkruar shume, ka interes te shkruaje edhe nje shkrimtar i kalibrit te S.King.
Atentati ndaj JFK, nuk ishte i fundit atentat ndaj nje presidenti amerikan. Ishte vetem i fundit, qe perfundoi me vdekjen e Presidentit te SHBA. Dhe ishte ne nje dhjetevjecar atentatesh ne Amerike, ku pati shume figura politike te vrara dhe me shume akoma te plagosur. Po keshtu vazhdoi edhe ne vitet '70 ne Amerike dhe ne Europe, sidomos ne Itali te ashtuquajturat "vitet e plumbit".
U rrita me simpati per figuren e Presidentit te ri te vrare, sepse ishte i vetmi President amerikan bashke me Rusveltin, per te ciln im ate me kishte folur me simpati. Dhe jo thjesht se ishin Demokrate. Psh ai nuk honepste dot Trumanin, qe kishte dhene urdhrin per bomben ne Hiroshima dhe po aq edhe Xhonsonin, qe ishte pasues i Xhon Kenedit. Kishte nje simpati te madhe per Kenedet dhe keqardhjen qe ndjeu per vrasjen e Bobit e kujtoj fare mire. Shpresonte se nje politike e re do vinte ne Amerike po te zgjidhej me '68 Robert Kenedi president. Sigurisht, ai ndikohej nga RAI, lajmet dhe komentet e se ciles i ndiqte mengjezave dhe mbremjeve ne vitet '60. Ishte perseri nje informacion jo i dores se pare, sepse edhe sot, kur shoh komentet qe bejne gazetaret italiane qe jetojne ne Amerike, kane nje kendveshtrim disi te cuditshem dhe jo krejtesisht real.
Keto vite qe jetoj ketu kam lexuar shume rreth familjes Kenedi. Jo thjesht se jam rritur me simpati per ta, por edhe se jane(ne renie keto vitet e fundit) familja me me ndikim ne politiken amerikane. Nuk kam te njejten konsiderate dhe simpati per Xhonin dhe nje lloj perbuzje per makinacionet qe perdori i jati per te krijuar kete dinasti politikanesh te pasur. Figura e Xhose, patriarkut te Kenedeve, eshte tipike figura e biznesmenit te sukseshem amerikan, qe mund te perdore cdo lloj gjeje per te fituar. Eshte nje lloj Randolf po disi me i permbajtur. Si rezultat kemi nje dinasti te cuditshme te pasurish qe mbrojne te drejtat e njeriut dhe luftojne per drejtesi sociale. Mundet qe fare mire, i jati mos ishte rrjeshtuar me FDR, por te hidhej ne krahun tjeter dhe Kenedit mos linin vend per dinastine Bush.
Po le te kthehemi ne atentatin ndaj Presidentit, qe ishte nje nga fatkeqesite e shumta qe goditen ate familje duke filluar prej viteve '50 e deri ne ditet e sotme. Nuk ndjej ndonje keqardhje te madhe per politikanet qe vriten ne atentate. E konsideroj si pjese e riskut qe mer dikush i dashuruar me pushtetin. Ka raste, qe vec atentati shkul kolltukofaget nga pushteti. Per fat te keq, veprime te tilla violente dhe kriminale, shpesh sjellin dobi per shumicen. Kenedi nuk ishte Hero. Ishte nje i pasur, i rritur me idene per te pasur sukses ne karrieren politike dhe aksidenti i vellait me te madh, i cili ishte vertet i zoti, beri qe Xhoni te hynte ne rrugen e blerjes te pushtetit me parate e shumta te te jatit. Merita e tij ishte se solli nje fryme te re,e nje kaste te re njerezish ne pushtet, njerez te cilet nuk mun dte pajtoheshin me mentalitetin e mykur te brezit te Ajzenauerit. Ka me shume hije ne figuren e tij se sa drite. E megjithate, vrasja e ktheu ne Hero. Kenedi i sherbeu Demokracise ne bote, me shume me vdekjen se me gjalljen e tij. Disa vjet me vone u hodhen hapa gjigande ne arritjen e barazise sociale dhe fitimit te te drejtave baze te zezakeve.
Duket qe nuk do kete me nje Kenedi te kalibrit per President. Kongresmenet dhe senatoret e Masacusetsit qe jane nga familja Kenedi, ose nuk kane intelektin e nevojshem, ose pine shume alkol, per tu bere "beniamine" te se Majtes amerikane.
Atentati ne nje hotel te Los Anxhelos ndaj Bob Kenedit, mbylli perfundimisht endrren e Xhose per te patur jo vetem presidentin e pare katolik, por dhe nje dore me te tjere presidente nga familja irlandeze e Kenedeve.

Monday 21 November 2011

Vjeshte e Trete.

Sot, sipas mendjes time, duhet te kete hyre Vjeshta e Trete. Asnjehere nuk kam pyetur, se si eshte saktesisht ne kalendar nocioni i mesiperm, se me mendje kam bere hesapet nese vjeshta hyn me 21 shtator, atehere i bie qe e dyta te filloje me 21 te tetorit dhe me rradhe. Mbase ja fut kot, po nuk eshte e para here qe e bej kete gje. Duhet te kete qene fund nentori i 2007, kur kam shkruar vargjet qe do ve me poshte. Ishte ftohte dhe pemet ishin thuajse krejtesisht te zhveshura. Frynte ere dhe dy gjethe ndiqnin njera tjetren(ose me dukeshe mua se ndiqnin njera tjetren, se ato mbase i kishin rruget shume larg njera tjetres, e mbase vinin nga peme te ndryshme...Po njerezit po genjejne si derri per gjera qe i kemi pare te tere, dhe une s'kam pse mos genjej per dicka, qe e pashe pa njeri tjeter prane. Fundja edhe poezia fiction eshte.)

 GJETHET E ZVERDHURA


Ato ende ndjekin njëra tjetrën
Ndoshta shtyrë nga era,
Ndoshta se kanë frikë
C’i prêt më pas
Në këtë ditë me ciknë.

Druhen të ngjiten lart
Mos tjetrën humbin
Në atë fluturim spërdredhës
                        Pa kahje,
                                    Marramendës,
Në atë bisedim përçart.

Ende kujtojnë premtimet gjatë verës
Kur fëshfërinin:
-Do të dua edhe zverdhur
Nga dridhjet majë degës,
            Nga rrezet e tmerrit,
                        Nga shiu djegës.

Më pas bashkë ranë
Ngadalë,
            Të lehta,
Trupin e tharrë.
Dy gjethe ndjekin njëra tjetrën;
            Dy gjethe tremben të treten ndarë.

A me vjen turp qe jam shqiptar?

Sigurisht qe JO. Dhe nuk jam ndjere me turp edhe kur kam qene me pashaporte shqiptare ne Greqi dhe Itali, ne dy vende ku shqiptaret ne fillimin e viteve '90 shikoheshin si te ardhur nga xhungla. Nuk ka se si te me vije turp, sepse gjithnje kam qene krenar(ndonjehere me te tepert) se kush jam dhe nga c'prinder vij. Eshte nje lloj krenarie qe ma kane mesuar ne familje ose e kam te trasheguar ne genet e mia. E megjithate, ka dicka qe me largon ose me mire me ben me turp te jem pjese e komunitetit shqiptar ne Ontario. Bile shume pak kam bere qe kete gje mos e ndjene vajzat e mia. Dhe tani, qe afrohen festimet e nentorit dhe mbremjet shumezhurrmshme te bashkeatdhetareve, mendoj perse.
Une nuk di te edukoj femijet, ose te tjere te rinj, me ndienjen e patriotizmit, ose te qenit krenar se jam shqiptar. Bile, me duket nje budallallek me brire. Se nuk e shoh aspak te rendesishme nese ne ishim te paret ne Ballkan dhe pastaj erdhen me rradhe greket apo sllavet dhe na moren tokat apo na kopjuan zakonet. Te ben te qenit te paret ne nje vend me te mire se te tjeret? Si ca kanadeze idiote, qe nuk dine se ku bie Franca dhe me shikojne shtrember, me qe une kam erdhur jo vetem pas tyre, por mund t'ju kem zene edhe vendin e punes.
Une nuk ndjehem krenar as se jam sternip i Skenderbeut, se as besoj te kem ndonje lidhje genesh me Kenon, po nuk di dhe mire se c'ka bere Kenua qe te jem krenar. Keta po na genjejne ashiqare per Saliun, Azemin dhe ndonje legen tjeter, qe s'kane lene gje pa bere e po i nxjerrin heronj ne histori.
Femijeve, ndonese jo shpesh, por ju kam thene qe jemi nje m.. si te tjeret. As me te mire dhe as me te keqinj dhe i kam lene gjithmone te zgjedhin shoqet e tyre si te duan. ka qelluar qe ato kane zgjedhur serbe, ruse, kanadeze, filipinase, bangladeshase dhe asnjehere nuk kam treguar as perbuzje dhe as ndonje admirim. Jam perpjekur t'ju flas mire per to, se me kujtohet fare mire kur isha ne moshen e tyre dhe nuk doja te m'i shante njeri shoket.
Po cuditerisht, ato nuk kane shoke ose shoqe shqiptare. ne fillim mendoja se kishim ardhur shpejt dhe ishim ne nje zone ku nuk kishte emigrante, prandaj dhe nuk kishin mundesi te zinin te tille. Por me vone, kur moshatare te tyre erdhen nga Shqiperia, megjithe sugjerimet tona, ato ndenjen larg bashkeatdhetareve. Nuk donin te flisnin ne sy te te huajve gjuhen tone? Druheshin se bashkeatdhetaret benin figure te keqe mes te tjereve? Nuk kam arritur ta kuptoj dh ee kam lene te rrjedhe normalisht. Ne fund te fundit edhe une nuk shkoj kurre ne mbremjet qe behen me rastin e 28 nentorit. Nga c'kam par ene nje emision shqip te tv vendas, ato mbremje, ju ngjasin atyre me te shemtuarave te kohes se Diktatures, ku njerez te kufizuar(e sidomos grate) shperthejne ne nje orgji djerse, valle napoloni dhe kengesh korcare apo te shqiperise se Mesme. sepse me vjen si te perzjere kur i shoh ne TV, ndaj kam nguruar te behem pjese e tyre. Per te mos me ardhur turp? Ndoshta.
Dhe per tu ndjere me pak patriot!

Sunday 20 November 2011

Plakemi dhe rrjedhim.

Ose me mire moshohemi dhe ne vend te nxeme lajthitim.
A pershkruan edhe vetdija jone nje rreth te mbyllur?
Kete s'mund ta gjesh dot me mendje, edhe po te kesh studiuar ne shkollen "Dituria rrethore".
Duke degjuar nje kenge te Haxhis "Dashuria nuk njeh kufi", fjalet e se ciles nuk i kuptoj, me shkon ne mendje nese duhet t'i veme vete kufij apo duhet ta leme ta mare era dhe ku te ndalet le te ndalet. Atehere nuk i bie te jete nje ndienje abstrakte, por me shume nje lloj balone"tabake" dhe pa bisht , te cilen nuk e kontrollon dot se nga te shkoje.
Kur isha i vogel, pata kuptuar qe nuk duhej te bazoja jeten mbi fjalet popullore apo ne theniet e mencura, sepse ato shpesh kundershtojne njera tjetren, ose me mire, ka nje shprehje te popullit per cdo lloj qendrimi ndaj nje dukurie. Po kjo vlen edhe per theniet e mencura te te tjereve. Ndaj nuk i kam dashur t'i kem as si postulate dhe as per te ilustruar dicka qe duhet te them(E thote bukur Nicja-thote nje miku im- i cili filloi te lexonte filozofi pikerisht me veprat e njerit nga filozofet me te komplikuar.)
Po c'mund te bej kur ndjehem kaq i pafuqishem edhe per sjellje nga me te thjeshtat? Psh ne duhet apo nuk duhet te dergoj diku lule per te kerkuar te falur. C'thote Nicja per kete? Po Sartri? Te kete gjekundi Kadareja ndonje fraze te shkurter rreth dergimit dhe mosdergimit, apo parablerjes se luleve?
Edhe po te veprosh sipas te kengeve qe degjon ne youtube, coroditesh akoma me shume. Dikush thote gjithe ekzagjerim "Dashuria jone eshte pakez me e vogel se Gjithesia, sepse diku duhet te perfshihet" dhe nje tjeter te tjera marrezira "dua qe ti te gezohesh/ e te te them te trashegohesh" dhe nje mendje si e imja, konfuze ne kohet e adoleshences, ne duhet te ruante nje raport me te mire midis peruljes dhe arrogances, turbullohet akoma me shume.
Akoma s'arritem te kuptonim gje nga kjo djall "sevda" dhe me duket se vlen per te sevdallisurit, te pasevdallisurit, per zuzaret dhe virgjereshat, per te rrjedhur e te ashtuquajtuitr inteligjente.
"Sa i vogel me duket deti
Kur e krahasoj me dashurine time per ty...'
Degjo bythe!
Ne fund te fundit kemi rrjedhur pa u plakur akoma!

Te gjithe Hajnat u kenaqen.

Duket qe Ilir Meta e ka siguruar mosdenimin per korrupsion. Videoja e filmuar nga hajduti tjeter Dritan Prifti, eshte konsideruar e manipuluar nga ekspertet e blere. Kaq i duhej edhe trashaluqkes Fullani dhe dy gjyqtareve te tjere hajna, te mernin vendimin ne favor te Metes, xhepit dhe karrieres se tyre. Ne rastin e gjyqtares Fullani, shperblimi eshte ne forme "aristokratike":zgjidhet edhe per 7 vjet te tjera i shoqi(nje gomar me gjithe rroba) guvernator i Bankes Shqiptare.
Te gjithe Hajnat e medhenj kane mare fryme thelle. Ne me pak se nje vit, cdo gje eshte stabilizuar. Edhe kur pazaret dokumentohen me filmime, drejtesia shqiptare nuk eshte ne gjendje, nuk do te veproje, ose ka nje cmim. Ne rastin e Metes, ky i fundit nuk heziton te paguaje cdo gje ,se eshte i pasur boll.
Me shume u gezua Rama, i cili ka garanci qe nuk do denohet kurre, sepse precedentet jane tashme te stabilizuar me njerez dhe rruge veprimi. Mund te luaje politiken e "madhe" me te njejtet lojtare te felliqur e latyrisur si Berisha dhe Meta, e po t'ju duhet edhe nje i katert per te luajtur poker, mund te ftojne edhe Nanaon.
Per arsye te ngjashme jane gezuar femijet e Berishes, se kane pare qe blerja e gjykatesve eshte e sigurt.
Dicka me pak mund te jete gezuar Berrisha, i cili po mendon tani per 2013 dhe i trembet nje pazari te mundshem Meta-Rama.
I deshperuari eshte vetem Dritan Prifti, qe pas prishjes me Nanon dhe Ramen, arrriti kulmin me Meten dhe automatikisht eshte i perjashtuar e ndoshta edhe ne rrezik te jetes pas 2 vjetesh.
Me vendimin e Gjykates se Larte dhe me Kongresin e PS-se, ne politiken shqiptare u hodhen edhe 3 hapa te tjere prapa. Nuk ka me mundesi qe Meta dhe Rama te largohen nga politika dhe detyrimisht do jene personazhet kryesore te se Majtes. E djathta po mbetet ajo qe ka qene, nje Parti e coroditur politikisht , pa nje program te qarte dhe e mbeshtetur ne populizem. Shtresa  pasur e vendit as ka ndermend te levize e te kerkoje njerez te rinj ose grupime te tjera politike, keshtu qe 'koqet" e popullit do jene edhe disa vjet ne bigen PS-PD.
Le t'ju dhembin se ato koqe kane!