Friday 21 October 2011

Liria dhe Barazia nuk shkojne bashke!!

Kete fjali degjova mbreme ne fundin e intervistes te Pat Bukanen ne CNN. Fliste per fundin e "perandorise" USA rreth vitit 2025, si pasoje e dobesise se Obames dhe Amerikes, si dhe rritjes se vazhdueshme te Kines. Qellimisht? Te trembin miletin amerikan qe mot te mos votoje Obamen, por te votoje per kandidatin republikan?
Bukanen nuk eshte idiot, megjithese i djathte disi ne ekstrem. Mbreme, megjithese nuk e shprehu eksplicitisht, pak a shume tha qe "Liberte, Egallite, Fraternite" eshte nje ide e vdekur, qe nuk mund te funsionoje. Dhe e thote pikerisht nje politikan qe mburret se mbron Kushtetuten amerikane, te krijuar nga "eterit themelues", Kushtetute e cila bazohet pikerisht ne idete e revolucionit Francez. Dhe e thote ne nje vend ku edhe pse nuk ka Vellazerim, ka me shume Liri dhe Barazi se ne te gjithe vendet e medha te Perendimit e te Lindjes.
Ndonese per dicka ka te drejte, qe "Liria, Barazia, Vellazerimi" nuk jane ne harmoni me Ekonomine e Tregut, nuk eshte ajo cka thote Bukanan. Ai kembengul, qe neqoftese nuk nxitim diferencen ekonomike midis klasave, do fillojme te humbasim Lirine. Ose po u bene perpjekje per rregullime ne Wall Street dhe rritje te taksave per super te pasurit, atehere vendi do shkoje poshte e me poshte, se nuk eshte klasa e mesme motorri i ekonomise te nje "perandorie".
Une nuk kam njohuri te thella te makro ekonomise, per te shkruar te kunderten. Edhe shume ekonomiste te njohur, ende zihen me njeri tjetrin per kete. Shpesh here, per nxjerjen e vendit nga ngecja duhen ulur taksat dhe here here, po per te njejten gje duhen ngritur. Parimisht, jam per nje qeveri te vogel, sepse shoh qe ne Kanada dhe Amerike ikin shume fonde shteterore kot dhe punohet shume pak ne zyrat e shtetit, por jam edhe per nje qeveri efikase, te ciles nuk i dalin nga kontrolli abuzimet qe ben Wall Street me "flluskat", qe shpik cdo 4-5 vjet, per t'ju mbledhur parate "budallenjve".
Sa me shume jetoj ne kete kontinent, sa me teper i njoh keto dy vende, me teper me shtohet besimi se Amerika eshte garantuesja e Lirise dhe Demokracise ne bote. Ka dicka shume te cuditshme ne "trupin" e asaj shoqeri, qe nuk e le te semuret, edhe pse ka shume probleme te brendshme. Liria eshte nje nga arsyet qe vendi vazhdon te funksionoje mire. Bushi edhe mun dte zgjidhej i pari i vendit ne France, Angli, Rusi apo Japoni. Po Obama jo!!! Edhe Sarah Palin nuk mun dte kishte popullaritetin qe ka ne Amerike, ne asnje vend te madh te Europes, se do ta mernin me domate te kalbura, e megjithate une kete e konsideroj nj eplus per Lirine dhe Barazine qe ka ne Amerike. Mund te kete shoqeri te tjera ku ka te njejten Liri dhe ndoshta me shume barazi, si vendet Skandinave apo Izraeli, por jane shoqeri te vogla dhe me shume pak peshe ne jeten e Globit.
Per fat t ekeq, Europa e Bashkuar jo vetem nuk po arrin te behet si Amerika, por shenjat e sotme jane teper tepr negative. Ka nje gjallerim te levizjeve te ekstremit teDjathte, prirje per copetim shtetesh dhe shenja te deshtimit te Eurozones. Perse? Miliona arsye. Ndaj nese duam te kete Liri e Barazi ne bote, nuk na mbetet gje tjeter, vetem te therresim:
GOD BLESS AMERICA!

No comments:

Post a Comment