Monday 10 October 2011

A do jene cereku i pare i ketij shekulli epoka e Sulltaneve?

Dje ose pardje kishte ditlindjen Vladimir Vladimirovic Vladimirov Putin. Nxitoi te shkonte ne festime sulltani i Italise Silvio dhe me siguri te ftua kane qene edhe shume sulltanuke te tjere, te ish-republikave sovietike apo oligarke ruse qe jane me te fuqishem se bojaret zuzare te 200-300 vjeteve me pare.
Perfundimi i Luftes se Ftohte dhe sidomos toleranca europiane ndaj seks-skandaleve te Klintonit dhe te poltikaneve te tjere, ka sjelle nje rritje te numurit te Sulltaneve moderne dhe haremeve te tyre. Berluskoni eshte me tipiku dhe Domeniku i FMN-se me i persekutuari, por nunmuri i njerezve te fuqishem ne bote, qe nuk e fshehin oreksin e tyre seksual, por mburren me te eshte shtuar shume. Toleranca e opinionit publik dhe sidomos e mediave te lidhura me ta ose jo, ka bere qe sjelljet prej adoleshenti maniak te Silvios te konsiderohen te pranueshme, perderisa i perballon vete shpenzimet, reklamat e Armates te zuskave Putin te duken te lezetcme dhe gjyqi ndaj ish-shefit te FMN-se, komplot i amerikaneve.
Po c'te keqe ka 'urxhilleku" seksual i udheheqesve politike, ekonomike, fetare apo shoqerore? Perse nje lluks i tille mund t'i lejohet vetem yjeve te rokut dhe artisteve me fame te kinematografise?
Pergjigjet ndaj ketyre pyetjeve nuk jane dhe aq te lehta se lidhen me shume aspekte te shoqerise, me moralin, me lirine seksuale, me te drejtat e njeriut, me rolin edukativ te liderve dhe me te ashtuquajturen "privacy". Shpesh here sillet shembulli i Kenedit ose me mire i Kenedeve per moralin e tyre te dyshimte, por edhe per perkushtimin ndaj ceshtjeve humane dhe te qenit kampioneve te mbrojtjes te te Drejtave te Njeriut apo te Paqes.
Epoka qe u hap me Kenedit, ishte epoka e viteve '60, kur baby boomers kudo ne bote, filluan te ngrihen kunder sistemit te ngurte dhe konservator politik e shoqeror. Xhon Kenedi, e shoqja, i vellai Bobi dhe gjithe shpura e tyre, sollen shpresen se koha e eterve te ashper dhe puritane kishte mare fund dhe duhej varrosur per te hapur nje faqe te re paqeje, arti, zbavitjesh, sporti e seksi ne jeten e te gjithe shoqerise. Ndaj edhe sjelljet palavi te Kenedit me Merlinin apo te tjera te dashura toleroheshin, si tolerohej jeta prej dendi e Onasis apo Xhani Anjeli e plot njerzve te njohur ne bote , qe kishin edhe nje "llaf me shume" ne politike dhe ne maredheniet nderkombetare. Gjithashtu, lavdet per presidentin Kenedi lidhen edhe me faktin qe ishte presidenti i vetem amerikan i shek te XX qe u vra dhe ka shume mundesi t ejete vrare pikerisht nga "establishment", te cilin po perpiqej ta ndryshonte.
Ajo c'po ndodh me politikanet, bankieret, industrialistet, mogulet e medias kudo ne Amerike e ne Europe(me siguri edhe ne Azi e ne Ameriken Latine)qe prej renies se Murit te Berlinit eshte nje orgji e pambarim. Pati nje lloj dridhje te leqeve te kembeve me 11 shtator dhe pas nje viti e dy, u harrua edhe rreziku i ideologjive fondamentaliste dhe partyt me shume seks rifilluan. deri ne 2008, ne Amerike ishin te gjitha shtresat ne euforine e ekonomise se pandalshme. Nje mikeje, i shkruaja me 2007, qe per shume gjera qe po ndodhin ne bote mund te ngreme supe e te themi "Po ku e dinim ne! Ne ishim ne party." Deri sa plasi edhe flluska e lindjes se parase nga paraja dhe fukarenjte e familjet e mesme, i vune pak ne zap organet seksuale, ndersa Berluskoni, Putin, Domenik Kahnshtrase, Sulltan Nurejev, Edi Rama e plot te tjere vazhduan orgjite me kokaine, viagra, bythejashta dhe anekdota banale.
(vijon)

No comments:

Post a Comment