Thursday 13 October 2011

40 vjetori i Universitetit te Korces. (fund me nder)

Gjendja nuk duhet te jete shume e ndryshme nga ajo e periudhes Skende. Universiteti ka me sa di une tre fakultete: te mesuesise, ekonomikut dhe agronomise. Studentet diplomohen ne dege qe fillone nga anglishtja e deri ne gjenetiste ndoshta. Po sa vlere kane diplomat e Universitetit Fan Noli, po t'i krahasosh me universitetet e tjera shteterore dhe ato private shqiptare? Deri diku jam i bindur, qe nuk vlejne mbi mesataren, por jane poshte saj. Dhe perseri i rikthehem katedrave te Universitetit de pedagogeve te saj , sepse vetem ata njoh perciptazi. Nuk di se c'programe kane dhe se si kane rene universitetet e Tiranes.
Rektor i Universitetit deri ne maj te ketij viti ishte ende nje nga Merot e Bilishtit. Koketrashe dhe ndoshta edhe agronom nga te Institutit, rektorin Mero bashke me nje shpure pedagogesh e gjeje cdo dite qe kishte ndeshje futbolli ne kafenene e Shpetimit duke brohoritur e ndoshta duke kontrolluar skedinen. Legjislaturen qe kaloi ishte edhe Kryetar i keshillit Bashkiak duke ruajturen traditen Demokrate te ILB-se, te nisur nga Manushi e te mbajtur gjalle tani nga deputeti Gjergji Papa, ish pedagog e ndoshta ende pedagog i jashtem. Ne disa nga katedrat "militojne' mediokrit Rahim Ombashi, Lenci Ikonomi, Zana Ballco, Berti Stratoberdha, Gjergji Pendavinji, Ali Jashari, te cilet jane vetem disa nga ata qe kujtoj ose edhe njoh. Nje personazh tjeter intersant, qe prej viteve '80, eshte pedagogu i matematikes Sytki, i njohur qe ne fillimin e '90 per marje rryshfeti nga studentet, deputet i PS-se dhe tani se fundi i burgosur per falsifikim-shitje kartash identiteti ne bashkepunim me te birin.
Universiteti Fan Noli, vetem emrin ka te madh ne kete 40 vjetor te tij. Atje gelojne te paaftet, karrieristet, te korruptuarit. Me ndonje perjashtim te rralle, katedrat kane qene e jane te mbushura me studente jo te 10-es, por me ambicioze , qe per te qene te suksesshem mund te bejne cdo gje, sikunder bene ish ministri Manushi, ish Kryetaret e Bashkise Gjergji gjinko e Berti Damo,  ish prefektja Elfrida Dhamo(Zefi) dhe deputeti i sotem, Ligaveci gollash Gjergji Papa.
Jane keta njerez te vegjel, te betonuar me tituj e grada shkencore, tek te cilet duhet te besosh te ardhmen e femijeve, si dhe te ardhmen e qytetit. Jane keta qe mburren se jane "profesore" ne Universitet, ne nje institucion, qe eshte ku e ku sa me larg, se Liceu Francez i hapur gati nje shekull me pare.
A eshte ky nje veshtrim nihilist ne nje pervjetor kaq te madh? Mbase. E megjithate, Korces nuk i vjen e keqja nga veshtrimet nihiliste, por nga institucione butaforike, si ky Universitet , qe mban emrin e Nolit te madh.

No comments:

Post a Comment