Tuesday 30 July 2013

Kociante dhe kenget e tij.

Rikardo Kociante eshte padyshim nje nga kompozitoret me te mire europiane te muzikes pop. E ka deshmuar gjate dyzet e me teper vitesh karriere. per me teper duket qe i kushton shume rendesi bashkepuntoreve qe zgjedh per tekstet.
Me poshte eshte nje perkthim i shpejte i nje kenge te tij jo shume te njohur, teksti i te ciles ngjan te jete i Mogolit. Kenge e bukur me nje tekst te bukur.


Qiellorja Nostalgji

 

 

E dashur ti kishe shum' të drejtë.

Një natë s'mund të zgjat' kurrë një jetë,

Ato çaste të një marrëzie

Të pakta e pa gjurm' në vetdije

E më pas...

 

Ajo ç'ka  mbetur midis nesh

Eshtë kjo qiellore nostalgji

Kjo dije e përhershme se

Përsëri imja mbetesh ti

E imja...

 

Nuk mund e thell' ndienjë të rrënohet,

Shuhet pak e më pas gjallohet,

Bëhet i vrullshëm pasion,

Ti mike e mir' më kupton

E më pas...

 

Cdo gjë natyrshëm midis nesh

E dashur qiellore nostalgji

Shoqe e ëmbël e gjith dashurive

Mbetesh ti, mbetesh ti.

 

Të të shoh tek nisesh me një tjetër

Me tren në stacionin e vjetër,

Me atë lloj drite në sy, "pafshim" thua ti,

E di , më vret "pafshim" që thua ti,

Por jo...

 

Thellë në shpirt nuk zhduket jo,

E kaltra qiellorja nostalgji,

Një fjalë e ngrohtë është pak

Për mua e di, por vjen nga ti.

 

E dashura ime, mike e mirë  ti,

E bukur qiellorja nostalgji,

Një orë, një ditë, një jet të tërë

Aq sa të mundësh të jesh
Mes nesh...

Monday 29 July 2013

CESHTJA ZIMERMAN



Pa dashur të kthehem në fanatikët e teorive komplotiste, më ve në dyshim zgjatja për muaj e muaj e vënies në qendër të vëmendjes të kanaleve qendrore televizive amerikane të çështjes Zimerman. Një lloj amplifikimi i bëhet edhe në kanalet europiane, ku shpesh ndodh si për çdo ngjarje të këtij kontinenti, të trgohen disi ndryshe, me "erëza" europiane.

Për t'i rënë shkurt, po tregoj në disa rrjeshta se çndodhi atë mbrëmje shkurti të vitit të kaluar, kur u vra shtatëmbëdhjetvjeçari Trevor Martin.

Në një kompleks me shtëpi të ngjitura me njëra tjetrën (këtej i quajnë townhouse), ku kishin ndodhur më parë disa vjedhje nga të rinj zezakë, një vullnetar roje tridhjetvje]ar ndaloi një adoleshent zezak, i cili po shkonte në shtëpinë e të jatit dhe pasi u përleshën e vrau me psitoletë.

Vullnetari roje quhej Xhorxh Zimerman dhe u arrestua nga policët, që arritën vend të telefonuar po prej vullnetarit, para se të ndalonte e vriste shtatëmbëdhjetvjeçarin, ndonëse nga qendra e urgjencës i ishte sugjeruar të mos e ndiqte, por të priste policët.

Qysh në fillim, Zimerman pretendoi se e kishte vrarë Trevorin, në kushtet e vetmbrojtjes dhe nuk u mbajt gjatë në polici. Pas shumë protestash të familjes dhe të veprimtarëve për të drejtat qytetare, si dhe transmetimit në kanalet televizive, Governatori i Floridas udhëzoi Prokurorinë  të shikonte mundësinë e hapjes të çështjes kriminale ndaj vrasësit dhe të fillonte procesi penal sipas legjislacionit të shtetit të Floridas.

Në fund të gjyqit, juria vendosi që roja vullnetare ishte i pafajshëm për krimin e vrasjes me qëllim apo edhe për vrasje të çdo natyre tjetër. Vrasësi jo vetëm mbetet në liri të plotë, por edhe nuk mund të gjykohet më për këtë krim.

Duket sikur diçka nuk funksionon në sistemin e drejtësisë amerikane, por sipas fjalëve të vetë prokurorit, sistemi funksionoi dhe ndonëse nuk është perfekt, është sistemi më i mirë juridik në botë

Nuk dua të hyj në hollësitë ligjore të procesit, në meritat e dobësitë e avokatëve apo prokurorëve për t'i mbushur mendjen jurisë që e drejta ishte në anën e tyre. Në fund ndodhi ajo të cilës i trembeshin që në fillim prokurorët kur nuk e ngarkonin me faj Zimermamnin se nuk kishin prova të mjaftueshme që ai nuk ishte në pozitat e vetëmbrojtjes, apo në kushtet e ndjerjes të rrezikut që i kanosej për jetën. (Në momentin e përdorimit të pistoletës, viktima Martin ishte mbi vullnetarin dhe po i përplaste kokën pas trotuarit.)

Pyetja, të cilës nuk i jap dot përgjigje është pse në shtetin më të fuqishëm në botë, në këtë periudhë stanjacioni, për muaj të tërë, lajmet hapen e mbyllen me çështjen Zimerman apo më mirë me anën raciale të kësaj çështjeje?

Për të flasin e flasin pambarim veprimatrët zezakë të mbrojtjes të të drejtave qytetare, sigurisht për të rritur autoritetin e tyre dhe mbështetjen në popull, flasin jo rrallë politikanët deri tek Obama, dhe komentojnë e stërkomentojnë gazetarët liberalë e ata konservatorë.

Askush nuk merret me Uollstritin apo me flluskën e ardhshme ekonomike, me problemet e mëdha që rrjedhin nga kriza ekonomike e pakapërxyer dhe me jetët e shkatërruara të miliona familjeve të bardha, zezake apo latine, me protestat e studentëve që kërkojnë uljen e pagesae të Universiteteve etj etj.

Diku, në qarqe të plotfuqishëm pëlqehet tema raciale, që sjell emocione dhe fërkime të kota, sepse edhe pse e pazgjidhur plotësisht, ka për të qënë e tillë për një kohë të gjatë. Ka po aq racizëm mes injorantëve të bardhë sa ka racizëm mes injorantëve me ngjyrë. Dhe nuk është këtu problemi kardinal i shoqërisë amerikane. Por është një çështje që po të pompohet e tërheq vëmendjen bukur nga problemet e vrteta të mëdha.

Trevori i shkretë dhe Zimermani idiot do hyjnë pa dashur në histori. Thjesht se atë që ndodhi atë natë, të fuqishmit po e përdorin për zhurrmë e shumë zhurmë.

Saturday 27 July 2013

ME BLUAJ


Më bluaj,

Vazhdimisht bluamë

Mes mokrash të ftohtësisë tënde

E kthemë në të imët pluhur

Pluhur pafund ku të ecësh këmbëzbathur

Ngazëllimin e fitores për të ndjerë

Në shojet e vetëbesimit

Aq të qelqtë sa dhe frika
 
Për humbjen e ngadhnjimit të posalerë.

Thursday 25 July 2013

Tejshkuarje

Poezia e meposhteme(e pambaruar) eshte ndertuar mbi nje figure te perdorur ne nje leter te nje mikes sime. Nuk di nese variacioni mbi ate figure tingellon poetikisht bukur.



Kuptova që grimcat e pandashme të trupit tim

Përndarë ishin hapësirash,

Humbur kishte ajo,

Që ngjitur i mbante,

Dashuria për ty.

Ndaj mes tyre furitë e erërave tejshkonin,

E frikshëm fishkëllenin

Ndonëse pa u përplasur

Në shenjat e hijes tënde

Të mbetura varur.

Nuk isha më e zbrazët

Dhe as vdekur kisha

Por në nevojën e pamundur

Te gjetjes të asaj lënde lidhëse

Që do më rikthente qënien

E do ndalte rrymat kujitëse të më shkonin tej.

Ju klitha shurrdhshëm më të largëtave

Të riktheheshin,
Të prisnin të ngriheshin të tjerë diej.

Wednesday 24 July 2013

BEBJA MBRETERORE (vijim)


Për tu mbajtur të paktën një javë jehona e një lajmi që nuk zgjat dot shumë, palët e interesuara u menduan tre ditë për të gjetur emrin e Bebes Mbretërore. Eshtë diçka si Xhorxh Aleksandër e ca emra të tjera pas, që diheshin jo vetëm nga prindërit, që nuk kanë shumë gjëra për të bërë gjatë muajve të pritjes, por edhe nga shumë oborrtarë të tjerë që merren me studime, protokolle e të tjera gjëra që lidhen me trashëgimtarin.

E pikërisht kjo e trashëgimtarit të tretë në rradhë për fronin e Anglisë është ajo që përmendin mediat herë herë dhe që DUAN të nënvizojnë. MOSNDRYSHIMIN.

Xhorxhi është i treti në rradhë pas gjyshit Karl dhe babait Williams.

Mbretëresha është akoma në Fron dhe po t'i ngjasë të jëmës do i kalojë njëqind vitet. Edhe po të abdikojë në favor të Karlit të zhurritur për njëçikë Fron, kur të afrojë 99, duhen ende 14-15 vjet. Po qe se do kemi edhe 20 vite të Karlit e ndoshta po aq të Billit, jemi të garantuar që Xhorxhi do bëhet Xhorxhi i Shtatë apo i Tetë pas thuajse 60 viteve. 60 vite të tjera që korporatat, mediat në shërbim të tyre dhe oborret mbretërore europiane nuk duan të kenë ndonjë ndryshim nga vitet e sotme.

"Bussines as usual" ose si thuhet nga anët tona "i njëjti avaz".

Kënga është që "është mirë kështu si jemi ndaj s'kemi përse të bëjmë ndryshime rrënjësore".

Problemi më i madh është që shoqëria në përgjithësi duket si e mpirë dhe pas traumave të mëdha të shekullit të XX-të është disi e gatshme të pranoje statukuonë. Edhe në çështjen e monarkisë( që për hir të së vërtetës është më shumë çështje dekori) është më prapa se shoqëria e viteve '30, kur xhaxhai i Elisabetës e la Fronin për një amerikane të martuar, apo se shoqëria e fillimit të viteve '90 që dukej se përbuzte Pallatin e Bakingamit.

 

Përpara njerëzimit duket se janë kohë jo të mira, të cilat rrezikojnë të përsërisin tragjeditë e shekullit të kaluar. Diçka të tillë kishte përmendur edhe Obama sot në fjalën e tij rreth ekonomisë.

Por a janë qarqet përgjegjëse të shtimit të hendekut mes shtresave të shoqërisë në gjendje të krijojnë reforma për të parandaluar përplasjet e mëdha shoqërore? Apo do lenë që gjërat të rrjedhin në mënyrë automatike? Apo nuk ekzistojnë qarqe të tilla e çdo gjë kushtëzohet nga Makina e Pamëshirshme e Tregut?

 

Ndonëse vite jo të mira për ekonominë në përgjithësi, investitorët e mëdhenj po bëjnë kërdinë në Bursat që po arrijnë rekorde. Janë shtuar disa herë shitjet e makinave të luksit, jahteve, aeroplanëve private dhe banesave luksoze.

Ka shumë njerëz që përsëritin 'kështu e lëntë", se në të vërtetë për ta 20 vitet e fundit kanë qënë vite të arta. Dhe këta janë njerëz që kanë rol në Lojën e Madhe politiko-ekonomike. Nuk bëj gabimin foshnjarak t'i quaj  shushunja apo gjakpirës sepse janë një pjesë e shoqërisë njerëzore dhe pjesë e rëndësishme, e shkolluar dhe e suksesshme.

Vetëm se nuk duhet të harrojnë që edhe tahmaja ka një kufi! Se ha të zonë! Dhe bashkë me të edhe miliona e miliona të pafajshëm. Bebe të porsalindur si Bebja Mbretërore apo edhe ata që ende nuk kanë lindur.

Pas shume solsticesh....


 

                        22 QERSHORI I JURISTES LAURA

 

 

 

 

Kishte fjetur  pak. Ndoshta vetëm dy orë. Sytë i kishte të tejfryrë nga netët rradhazi pa gjumë dhe sidomos nga të qarët atë pragmëngjesi të gjatë. Nuk i kujtohej në e kishte kapluar gjumi duke qarë, apo e lodhur nga të përmbajturit e dënesave për të mos zgjuar Adin, i ishte dorëzuar të fjeturit.

Ndjehej e dërmuar aq sa nuk ishte në gjendje të mendonte për ç'kishte ndodhur. U ngrit ngadalë nga shtrati dhe duke u mbajtur pas murit hyri në banjë. Dritares së vogël hynte një dritë e zbërdhyltë, që shumfishohej tek pllakat e bardha, të cilat vishnin fund e krye muret. Ishte gdhirë. Si rrallëhere ajo nuk ju gëzua agut. I mbajti sytë mbyllur dhe hapi ujëprursin e nxehtë të dushit. Nuk ndjeu përcëllim mbi supet dhe në gjoks, thua se ]do pjesë, aq e ndjeshme deri dje, kishte humbur deshirën t’ju pergjigjej prekjeve. Vetëtimthi i shkoi mendja tek fundbarku dhe mospatja orgazëm gjatë orëve të dashurisë . E shkoi disa herë dorën mbi të dhe ju duk sikur përkëdhelte diçka të huaj, që nuk i përkiste më. Atehere u shkreh ne vaj dhe duke u mbajtur pas pleksiglasit tejdukës të dushit u ul përfundi e më pas futi koken mes gjunjeve. (Dite me pas, do shkruante ne ditar se kishte qare per vehten po aq sa dhe per Adin, per gjithshka qe kishte ikur dhe mbetur e skicuar diku, ne nje sfond teper larg, te paarritshem më.)

 Ashtu mes ngasherimash ndenji gjate, aq gjate sa lotet dhe uji qe rridhte ne fytyre u ftohen.Pastaj u ngrit, e lehtesuar deri ne zbrazeti dhe filloi te fshihej ngadale, pa forcë sa dukej qe uji i ndere ne floke dhe lekure vetem shtyhej neper pjese e tjera te trupit pa u larguar prej saj. E qullur kaloi neper domen e fjetjes dhe pa menduar se mund te zgjonte Adin,veshi rroben e mbremjes dhe hyri ne kthinen e gatimit.

Cdo gje ishte rremuje, si e kishin lene nje nate me pare, pasi kishin pire Chivas dhe kishin filluar te putheshin. Ndjeu nevojen per  diçka të ftohte dhe derdhi ne nje nga gotat e ndotura, cka kishte mbetur ne fund te kutise me qumesht. Shtoi ne te pak sheqer dhe padashje filloi te mermeriste vargjet e nje poezie te Preverit, të cilat i pelqente kur mësonte frëngjisht vite me parë…

….avec une petite cuiller……..sans me parler sans me regarder, et mois mes pris ma tete dans mes bras et je pleurait(*)….Njehere mendoi te mbyllte te gjitha kutite dhe te nisej per ne Korkland me nje ven me qera, pastaj u pendua pasi e dinte qe do ishte shume e lodhshme te ngiste per gjashtë ore makinen deri ne vendlindje. Do nisem me tren vendosi. Dikur, i kishte pelqyer te udhetonte vetem ne vagonat e zbrazet dhe te hamendesonte c’drama luheshin prapa mureve te drunjte te shtepizave te vogla ne fshatrat buze hekurudhes. Ndoshta edhe tani,do ta kishte me te lehte duke menduar se nuk ishte e vetmuar ne ate pjese te hidhur te jetes, të cilën shpesh e quajmë dramë.

-….gjes …c’po ben’; Adi ishte shfaqur lakuriq ne deren e dhomes se gjumit. Gjithmone I kishte pelqyer ta rreshqiste shikimin nga syte dhe buzet e tij te shkujdesura drejt gjoksit dhe barkut  muskuloz. ”O Zot sa i bukur është" tha me vehte dhe i hoqi sytë rrëmbimthi. Nuk donte t’i mbetej në mendje gjithë ditën trupi i tij i zbuluar, mbështetur lirshem pas deres dhe apo syte e tij qe shprehnin pafajesine e te pashmangshmes.

-…do pak….qumesht…?”tha per te prishur magjine e atij casti madherisht te trishte.-…une do nisem me trenin e drekës…kutitë m’i dërgo nesër me korrier..’.-shtoi dhe filloi te ngjiste kapaket e mbetur hapur te kutive me libra. I kujtuan orët e shumta qe kishin kaluar ne kete apartament mbi libra duke zhbiruar çdo paragraf e duke formuluar më pas frazat e temave të Masterit. Adi e kishte lënë në mes temën e tij, pasi kishte vendosur te bashkohej me ekologjistët e Rupa-Rupas në Amazonën Peruane.

Ai piu qumeshtin e mbetur ne gote duke e ndjekur me sy, por pa menduar për të , shumë vite larg asaj ç’po shihte. E gjithë qenia e tij ishte nderur drejt nje aventure te re, më e rëndësishmja në jetën e tij. Të shpëtonte xhunglën. Nga rrënimi. I dukej se kishte mbi supe nje mision biblik, te paparë ndonjëherë, mbase qysh nga koha e Arkës… Ajo kishte hequr rrobën e natës dhe atij ju duk çuditshme që filloi të vishej, tani kur çdo gjë duhej ruajtur si në krijim, pa mbulesë, krejt e lakuriqtë, e blertë dhe primitive . Ndoshta vetëm  nje lyerje e lehtë e supeve, gjinjve ose e mbisyve dhe aq.

Më pas, mundua të përsëriste me mendje që duhet te postonte kutite me libra ne shtepine e saj ne Veri. Vetë duhet te shkonte poshtë, në Jug, atje ku nuk duheshin libra, pasi mund të shkruhej edhe mbi zjarre. I erdhi keq per Laurën, që nuk e kishte ndjekur në atë aventurë-mision, të cilës nuk i dihej fundi. Ndoshta, një dite edhe ajo do zbriste. Atehere kur te mos ishte me vone. Per të, pyllin dhe per cka kishin patur te ndezur mes tyre. I mbështeti buzet mbi floket e saj te errët pa kuptuar nëse po e puthte apo po e bekonte per të fundit herë.

            Ajo zbriti shkallet e thepisura duke menduar se te pakten nuk do ngjite e zbriste me keto shkalle te ndyra dhe ku mbremjeve te vona i dukej se do rrokullisej deri ne fund pa shpresën e ngjitjes më.
Adi e kishte lene ne mes temen e tij,pasi kishte vendosur te bashkohej me ekologjistet e Rupa-Rupas. Me teper se sa nje enderr ekologjike,ajo kishte menduar qe ai ishte tejngopur nga 5 vjetët e bashkëjetesës. Tanime kerkonte dicka te re, ndryshe nga rebuset e permbledhjeve juridike Shteti i Karolines se Veriut kunder Shtainberger, Mekenzi kunder Meklaklin e te tjera histori te mykura ne Biblioteken e Universitetit. E kishte ndjere qyshkur Adi u kthye nga udhetimi, me avionin që e sillte nga Lima. Kishte nje lloj tjetër ndriçimi në sytë e gjelber dhe prekjet ne trup ndonese me pasionante nuk ishin ato qe e kishin bere gjithmone te rrenqethej. Ne fillim mendoi se do ishte mbresa e ndonje vendaseje te bukur,qe mund te kishte shkaktuar ndryshimin........Por me vone e ndjeu thelle Brenda qenies, qe nuk ishte nje femer tjeter. Duhet te ishte dicka mbi maredheniet njerezore, nje terheqje drejt thirrjeve te se kaluares, ose me mire nje perpjekje per te zbuluar magjine e kohes kur ngjizeshin genet. Dhe ai kishte flakur pesë vjetët e tyre, në këmbim të një pyetje mijëvjeçare.
(vijon)

Monday 22 July 2013

BEBJA MBRETERORE


BEBJA MBRETERORE

 

Frika e orëve të para të mëngjesit, kur në një sallë me disa ekrane televizivë shihja "Breaking News" dhe foto të Kejt Midëllton ndiqnin e njëra tjetrën e për një çast mendova se diçka tragjike kishte ndodhur, më kaloi orë më vonë, kur mësova se Dukesha ishte në dhimbjet e lindjes e çdo gjë shkonte normalisht.

Më vonë, gjithë agjensitë e lajmev dhanë lajmin e shumëpritur se ishte lindur Bebja mbretërore, në peshë normale, me një zile mes shalëve dhe me shumë trumpeta. Sigurisht, që magjia e lindjes të një njeriu është nga gjërat më të bukura në këtë botë e sidomos për prindërit e të porsalindurit. Ngjarja më e madhe në jetë sidomos kur është fëmija i parë Në të njëjtën kohë edhe nga gjërat më të zakonshme, se në të njëjtën ditë, në botë lindin qindramijra bebe. Mes tyre edhe gjenij.

Po a nuk ka asgjë tjetër me rëndësi në këtë ditë korriku, që Kryelajmi duht të jetë Pjellja Mbretërore?

A janë mediat që qëllimisht rendin pas këtij lajmi apo vërtet për shumicën e shtatëmiliardëve që jetojnë në këtë botë e ripërtypin lajme, kjo është gjëja më e rëndësishme?

Për 400 milion europianët që po kalojnë një verë të pasigurt nën një krizë të stërgjatur.

Për dy miliard aziatikët, që përpiqen të ngrenë kokën nga shekujt e shtypjes dhe varfërisë.

Për 500 milion amerikanoveriorët, që edhe pse disi më mirë se të tjerët nuk ndjehen të sigurt nëse dekadat e tjera do jenë si tani apo shumë më keq.

Nuk po përmend milionat e hemisferës jugore, që janë më të varfër se veriorët.

 

Dikujt i intereson që të mos flitet për problemet kryesore të jetës së miliardave, por për një gjë aspak të rëndësishme si "kryelajmi i sotëm".

Në këtë dhjetvjeçari të dytë të shekullit të XXI duket se korporatave ju intereson të ruhet sa më gjatë gjendja e krijuar pas rënies së Murit të Berlinit. E për këtë pompohen ngjarje që duhet tashmë të quheshin "demode" në mos qesharake, si abdikimi i Mbretëreshës së Hollandës e Mbretiti të Belgjikës, Dorheqja e Papës Benedikti i XIII, dasma e Princit Uilliams e më pas Lajmi i sotëm. (Mes këtyre lajmeve, më intersanti ishte ai i ciceve te Kejt në Francë, se ju tregonte njerëzve që dhe Dukesha i nxjerr ne diell dhe mund të kishte gra që do e imitonin e do bënin të ulej përqindja e kancerit të gjijve).

Të gjithë ju bien daulleve të ruajtjes të Statukuosë. "ka nevojë për reforma por të vockëla".

 

Por e vërteta është ndryshe.

Janë të domosdoshme ndryshime të mëdha.

Në mënyrë që njëqind vjet më vonë, mos rishfaqet Hija e përgjakshme e Revolucionit të Tetorit. (Dhe ngjarje të atij kalibri Terrori nuk kursejnë as Bebet Mbretërore, e ato më shumë se çdo gjë tjetër.)