Monday 24 October 2011

E shkruar me 23 gusht 2004

Hem. Neper skutat e kompjuterave, ndonjehere mund te gjesh dicka qe e harruar, si te ndodh te gjesh ndonje monedhe ne xhepin e pantallonave qe ke vite qe s'i ke veshur. Vargjet qe do ve me poshte, nuk kishin as titull dhe nuk di as perse i kam shkruar dhe kujt ja kam shkruar... Ne fund te gushtit 2004 kisha 6 jave qe isha kthyer perfundimisht nga aventura e projekteve tiranase dhe sikur isha ne pritje te filloja ne St.Catharines. Nuk me kujtohet as nese keto vargje ishin nisur me pare dhe mbyllur ate dite. Nuk ka edhe shume rendesi dhe nuk mund t'i lidh as me te shkuaren dhe as me te sotmen. 23 gushti nuk me kujton asgje. Nje jave para fillimit te shkollave ishte zakonisht zbrazja e plazheve, blerja e librave, fundi i pjeshkeve dhe fillimi i rrushit....Vajzat?...ne fund gushti fillonte ju binte lekura me ngjyre e plazhit dhe dukeshin si te rrjepura( ne ndoshta dukeshim me djall, po sepse kerkonim perfeksionin ne trupat dhe fytyrat e tyre)...

KU JE?


Ku je?
Tani që dua diçka të them,
Tani që mëri s’mbaj dot,
Tani që dua të pëshpëritësh ëmbël,
Tani që më vjen të hargalisemi kot.

Ti ike.
Pa dashur të kthesh kokën të shohësh kë le,
Pa lënë pas shpresën e kthimit një ditë,
Pa  puthur,
            Pa më prekur ballin,
                        Pa nënqeshjen e ngrohtë,
Pa varrosur ëndrrat,
            Pa nxitur mëritë.

Unë mbeta.
I akulluar prej tmerrit të ikjes pa kthim;
I murrëtyer prej pabesisë të braktisjes nën diell,
I turpëruar nga pafuqia për të fshehur plagën,
I qeshur nga llumi që mbi dashuritë vjell.

Kthehu!
Jo për mua,
            As për endrrat,
Aq më pak për mbrëmjet plot drithërim.
Kthehu të rigjesh vetvehten,
                        Frymëzimin,
                                    Këngët,
Ktheu të ringjallësh ç’ka le në harrim.

No comments:

Post a Comment