Sunday 9 October 2011

Nje vdekje jo komode jo vetem per ate qe iku dhe femijet e tij.

Femijet e R.Alise shprehen hapur pakenaqesine per mospjesemarjen ne ngushellime te krereve te PS-se dhe per heshtjen e Partise dhe te Zerit te Popullit. Nuk di nese u shpreh Presidenti apo Kryeministri, se negativeja Zonja e Ndryshkur nuk besoj se ka thene apo do thote gje. E cuditshme eshte sjellja e Ilir Metes, qe mund te shmangej me lehte se Rama. Eshte i deshperuar? Nuk ka shume rendesi, se Meta duket tashme nje karte e djegur, qe mund te beje cdo lloj levizjeje te deshperuar, vetem mos lakohet ne shtyp per korrupsion prej "bualli".
Ajo qe bie ne sy me shume se kurre per PS-ne eshte konfuzioni i plote dhe mospasja e nje linje apo ideje te qarte edhe per reagimin ndaj vdekjes se nje personaliteti me rendesi te politikes shqiptare, te pakten qe nga 1957.
Ka qysh ne Kongresin e ndrimit te emrit, qe PS-ja eshte krejtesisht e coroditur dhe nuk ben asnje veprim politik te qarte. Eshte e cuditshme se si Partia me elektorat me te qendrueshem nuk ka njerez ose struktura te sakta. Prej kohes se hyrjes se Nanos ne burg dhe drejtimit me 4 n/kryetare e nje sekretar te pergjithshem, ajo Parti vazhdon te beje gafa nga me te rendat dhe nuk ka mundur te perfitoje as nga marrezite e Berishes apo korrupsioni i njerezve te tij. Ne referendumin e 1994, vetem idiotlleku i Saliut dhe fushata e tij histerike bene qe PD-ja te humbiste. Me 1996 lane ne mes zgjedhjet ne oren 2 te pasdites te se dieles dhe sollen gjithe ato ngjarje te shemtuara, qe u mbyllen me kaosin e marsit '97. Ne bisedimet e '97 ne Presidence, nuk moren dot maksimumin nga Saliu i gjunjezuar. Po ate vit, ju dhane me shume pushtet se duhet aleateve te tipit Gjinushi, i cili per pak i futi ne nje kllape te keqe Nanon dhe PS-ne, qe nuk diten te parandalonin vrasjen e Zemes. Pas '98 korrupsion e percarje. Lenie e vendit ne doren e super te korruptuarit Meta ose te nje idioti si Majko. Sherret Nano-Meta cuan ne carjen e PS-se. Humbja e 2005 solli ne krye nje Monster tjeter, qe do e shpinte me teposhte PS-ne. Ne 6 vjet Rama ka humbur thuajse te gjitha betejat politike dhe i ka dhene doren e ndihmes Berishes, kur mund ta kishte permbysur.
Tani gjendja eshte e pashprese! Brenda Partise nuk ka as emra per t'i zene vendin Rames dhe as Alternativa. Ajo Parti do minat! Dhe me mire vone se kurre! I duheshin vene me 1992.

No comments:

Post a Comment