Friday 14 October 2011

Sa burre i mire ky Drejtor Agolli!

Dje e gjithe Tirana festoi 80-vjetorin e lindjes te D.agollit. Festimet sot do jene me madheshtore, kur vete kryetar i PS-se, Edvin Rama do kryesoje koktejin e festimit ne PS. urimin e pare e beri i djathti Basha dhe me pas vazhduan vizita te shumta, qe sigurisht e bene te mallengjehej devolline Dritero dhe gruan e tij Sadije.
Dje te gjithe e harruan 100 vjetorin e Migjenit! Fundja kush mund te kujtohet per nje poet te vdekur, kur nje poet tjeter i gjalle, ka pervjetorin ne te njejten dite!
Une nuk e di se kush eshte i gjalle, Milloshi apo Driteroi, vec di qe i pari eshte poet. I dyti?mmmmm ka shkruar dhe disa gjera i ka shkruar jo keq.
Po pse e duan te gjithe devolliun, qe une prej vitesh e therres ne mendje me kenaqesi Drejtor Agolli? Eshte miresia e tij, te qenit popullor, thjeshtesia, te pirit e rakise, bektashizmi apo dicka tjeter qe e ben kaq te dashur e te pranueshem per shqiptaret?
50 vjet me pare, Driteroi u kthye ne atdhe pas studimeve ne Institutin Gorki, i martuar me nje ruse dhe nje djale te porsalindur. Prishja e maredhenieve solli largimin e ruskes dhe djalit dhe Driteroi i deshperuar e gjeti ngushellimin ne pija. Djali duhet te ishte i datlindjes '59, se D.K. me tregonte, qe qante kur e shikonte duke lare te birin, po te lindur me '59. ate kohe ai ishte gazetar ne Zeri i Popullit, poet i njohur dhe miq me shume njerez te letrave, sidomos me gazetarin V.Zallemi, te cilin e kishte shok edhe te gotes. Sigurisht nuk kishte se si te qe perkrahes i vijes se ashper qe solli ndarjen me Lindjen dhe orientimin ndaj Kines.
Krijmtaria e Driteroit ne vitet '60, qe konsiderohej si nje lloj rivaliteti ndermjet dy menyrave te ndryshme te shkruari poezi, ('modernes" te Kadarese dhe "kombetares" te Driteroit), ishte vetem ne poezi dhe me ndone tregim te shkurter serioz apo humoristik. Vetem ne vitet '70 erdhen "Komisari Memo", "Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo" dhe "Njeriu me top".
Duhet te them, qe "Zylua" eshte ndoshta romani me i mire i shkruarne shqip ne vitet '70 deri ne vitet '90. Por ai roman dhe krijimtaria letrare e Driteroit ka pak te beje me te qenit "i pelqyeshem" per shumicen derrmuese.
(vijon)

No comments:

Post a Comment