Monday 3 October 2011

Persiatje kot per sheronjesit.

BLUZAT E BARDHA


Nga gjerat qe me mungojne me shume ketu ku jetoj jane bluzat e bardha. Dhe jo ato qe i quajne T-shirt, se mun dte gjesh edhe ketu ne Wal-Mart dhe me cmim te arsyeshem, po "bluzat e bardha", ne kuptimin e figurshem te fjales. Mjeket tone te mencur e te sakrifices. Jo se ketu nuk ka mjeke, e paguhen edhe mire, po sepse nuk e kane nurin dhe potencen ne paraqitje te mjekeve tane. Para se te emigroja, kam qene fare pafat dhe nuk pata kurre mundesi te shtrohesha ne spital e te kisha kenaqesine e pervojes mjeko-spitalore, qe shume njerez e quajne, qe ju ka ndryshuar jeten. Eh si nuk kam mundur te jem qofte edhe nje here te vetme objekt i vizites se famshme te mengjesit, kur me profesorin ne krye, 5-6 bluza te bardha me duar mjekesh brenda xhepave(edhe stetoskop-me falni he)levizin duke u valevitur lehte nga nje shtrat pacienti ne nje tjeter. Ju mund te thoni qe qenke ftohur ne tajare(duhet te them qe kjo eshte krejt e gabuar shkencerisht, se ma ka thene nje mjek nga ata te melcive te bardha, qe nuk njihet ne mjekesi "ftohja ne tajare"), por une e kam fjalen per nje shtrim te shkurter dhe jo per gje serioze. Kur ishte Diktatura pa Diktatorin e enderroja nje jave ne spital, se edhe pertoja te punoja, e per me shume paguheshe 90% dhe rrije tere kohen shtrire e beje llogje me ndonje bashkepacient nga Strelca. Nuk qe e thene te beja llogje me bashkepacientin nga Strelca apo Dobercani dhe per me shume, te kaloja eksperiencen e 6 vizitave mengjezore(atehere sikur s'kishte dale ky modeli me weekend). Kam qelluar te pres jashte kur grupi fatvendoses hynte dhe ekzaminonte kartelat, bente pyetje, shikonte gjuhet e te shtruarve dhe vendoste c'kishin e me pas trajtimin. Nga qe me duhej te prisja sa te mbaronin e te kthehesha prane simeje, qe ate kohe nuk e dinte shprehjen "I am sick", shihja nga xhami veprimet memece te grupit dhe mundohesha te hamendesoja se c'mendonin(zakonisht ato qe thone, ne sy te pacientit, jane fjale latine, kuptohet per ata qe nuk i kane harruar te tera). Me kureshtje thoja si mund te verifikoja qe doktoresha e re bionde, me gryksen e prere pas trupit, mendonte" Skadal. Si jetojn' kto katnaret...e si mos smuren" , ose nje mjek mesoburre, me nje grykese jo fort te paqme, qe shikonte venger e qe me dukej se mendonte:"Ua lere keta profesoret e gajdes...shiko se mos e gjeti diagnozen e kesaj gerxhulkes...ajo me siguri e ka plencin te tere te kalbur". Nuk i verifikova dot kurre hamendjet e mia per mendimet e sheronjesve. Bile eshte veshtire te verifikosh edhe gjera me te thjeshta, si diagnoza, epikriza, prognoza, bruceloza(kjo me shpetoi se sikur eshte per bagetite), se mbrohen nga Urdhri kalorsiak medicinal, ose si quhet per modesti Urdhri i Mjekut.
Po pse kur nuk i njoha thelle, e s'degjova se si i gdhijne netet mbi te semuret, e jo vetem mbi te semuret, po ne ndonje rast edhe mbi infermieret, me mungojne aq shume?
Do ja u them shtruar nje dite tjeter, se edhe vete nuk e kam kristalisht te qarte PERSE?
(vijon)

No comments:

Post a Comment