Wednesday 30 November 2022

Kohën thërmoj

Kam marrë çekiçin e çarturisë

Dhe kohën thërmoj në të vogla pjesë

Të arrij në të Pandashmen.

Mbi kudhrën e shpresave absurde

Gjithshka këtu të mbesë,

Të përjetësoj të Tashmen.

Edhe pse cfilitëse

Eshtë e vetmja gjë që më ka mbetur.

U tretën javët pritëse,

Edhe muajt e dëfrimeve;

Murit të fortë të Absurdes,

Me vështrimin tej tretur

Gjithësive të tejhumbjes

Me shpresën e kotë për të mosfjetur.

Koha nuk mund të grimcohet

Përtej të Pandashmes

Dhe as e pandodhura të kthehet.

Nën ritmin e goditjeve të mija të çrregullta

Edhe si ndahet në miliona pjesë

Ajo nuk mund të zhbëhet

Pjesë e të pafundmes është,

Ndaj ka qënë

Dhe e tillë do mbesë.

Monday 28 November 2022

Një "putanë" e kohës sonë


Eshtë disi e çuditshme , që fjala putanë nuk tingëllon aq keq në veshët tanë sa sinonimet e saj- kurvë, lavire, e përdalë, gjyvende apo një e dialektit gegë, që ka nisur të përdoret së tepërmi këto kohë -baxhellë. Ndoshta kjo ka qënë arsyeja që edhe në kohën e supercensurës, dy më të guximshmit e letrave tona e patën përdorur në romanet e tyre dhe pikërisht Kadareja me "Che putana!" tek Kronikë në gur" dhe Dritëroi me "Mos ma shkel syrin si putanë Zarik!" tek "Komisari Memo". Ndoshta ka të bëjë edhe me origjinën e saj në Frëngjishten e vjetër. Ishte një prapashtesë ndaj fjalës latine “puta”, e cila ka kuptimin “vajzë“, që shpinte kuptimin në një drejtim të errët dhe të dyshimtë. E njëjtë si të ndryshonim fjalën tonë “gocë“ në të themi “gocare” dhe kjo të për ato goca që janë të gatëshme për “pak qejf” kundrejt një shpërblimi në monedha ose favore të tjera.

Po a ka me të vërtetë një “putanë e kohës sonë“, që është tipizimi i gjithë putanave bashkëkohore?

Përgjigja është Jo. Pak a shumë flitet për një ose disa vajza të caktuara, që për të mos i fyer, nëse janë mes atyre që lexojnë blog-un, po e quaj “gocare” dhe nënkuptoj “putanë“.

Gjithashtu më duhet të shpjegoj për ata që lexojnë këto rrjeshta, se nuk jam as konservator dhe as përbuzës i “gocareve”. E kuptoj që edhe pse është rritur numuri i marëdhënieve seksuale jashtëmartesore ose i atyre me interes, për këtë nuk kanë faj as “gocaret” as “çunarët”, por dhjetra e dhjetra faktorë biologjikë, shoqërorë dhe psikologjikë.

Por për të mos u hallakatur le të kthehemi tek “gocarja/et” jonë dhe të renditim nëse kemi të drejtë ta quajmë të tillë dhe cilat janë arsyet që e shtyjnë të bëhet nëse vërtet është e tillë.

Le të supozojmë, që jeton me familjen e saj në një nga vendet e zhvilluara të Europës veriore dhe herë herë viziton vendlindjen. Atje e mirëpresin mes të tjerëve dhe një çift miqsh, të cilët shpesh e ftojnë për kafe dhe dreka në shtëpinë e tyre. “Gocarja”, që udhëton e vetme, sepse të shoqin e “ze makina, avioni dhe vapori”, me shumë dashamirësi mirëpret ftesat e tyre dhe nuk harron të shpjerë edhe dhurata të vogla për vaftet miqësore me verë, gjellë të shijshme dhe muzikë. Por meloditë, vera dhe pjatat e shijshme e bëjnë të tundohet nga djalli për të fjetur me njërin prej tyre. Dhe jo se ka dëshira të mëdha seksuale, pasi për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale në pjesë të caktuara të trupit ato i janë ftohur. Thjesht dëshëron të jetë e dëshëruar dhe mund të shkonte me cilindo prej tyre, ose dhe me të dy, nëse do i ofrohej një “menages a trois”.

A kemi të drejtë dhe ta quajmë me një lloj përçmimi “një gocare e kohës sonë“?

Vetë e kam të vështirë të bije në kurthin e moralistëve të shpifur, që hidhen menjëherë :”Paska qënë një putanë dhe bukëshkalë ajo!!” Por edhe të gjej shumë simpati dhe mbështetje për një veprim të tillë ndaj dikujt që të ofron mikpritje, e kam gjithashtu të zorshme. Sepse tregon që nuk çan asnjë nga organet që mund të përdoren seksualisht, nëse çifti mikpritës ndahet për shkak të saj.

Diçka e tillë pat ndodhur disa vjet më parë në kryeqytet me një çift VIP-ash, që përfundoi në martesën e Mashkullit VIP me gocaren përkatëse. Kishte dhe shumë rrethana ekonomiko-politike në atë veprim. Gocarja në fjalë (kjo të cilës i ze makina të shoqin) nuk ka asnjë prirje as të kthehet në Shqipëri dhe as të martohet me mikun, që ka grua miken, por do të kalojë disa javë pushimesh të mbushura me këngë, udhëtime, ushqime të mira dhe seks që nuk e ndjen.

Prandaj dhe është “një putanë e kohës sonë“!

 

 

Mbrëmje më rimerr në kaltërsinë tënde

 

Mbrëmje më rimerr në kaltërsinë tënde

Dhe më shpjerë ku përçmim nuk ndjej;
Nëse vërtet ka të tilla vende,

Me pak zymtësi,

Dhe me shpirtra që ndrisin si diej.

Mbrëmje më rimerr në tënden fshehtësi

Dhe më degdis diku larg

Ku nuk ka ndërgjegje të rrënuara

Sepse kanë kuptuar që ferr nuk ka.

Edhe pse nuk do shkruaj dot asnjë varg

Edhe pse mund të ngjaj me një asket

Nuk do jetë hata.

Mbrëmje më rimerr në realitetin tënd miks

Ku nuk gjen më zemra që sy magjikë kanë

Për të parë kush ju troket.

Ndoshta hirit të dashurisë do ringrihem si feniks

Dhe do kërkoj të tjera mëngjese,

Të qeta,

                Të paqme,

                                Të dlira

Ku të mos të duan nuk do jetë më dert.

Qentë, macet dhe pëllumbat


Nuk di përse gjatë "turneut ballkanik" u mora me foto kafshësh në Korçë, Stamboll dhe Athinë. Në Korçë fotografova një sërë qenër, rrugësh duke lehur ose duke fjetur trotuareve, në Stamboll mora foto të maceve të shumta, ndërsa në Athinë- pëllumba. Nuk ka asnjë simbolizëm në të, sepse nuk mendoj se ka ndryshime thelbësore në shoqëritë shqiptare, greke dhe turke. As në politikat e tyre të brendëshme dhe të jashtëme. Thjesht këto tre kafshë binin në sy më shumë rrugëve , kur bridhja. Në  Stamboll shihje shumë rrallë qenër, qoftë dhe të shoqëruar nga të zotët ndërsa në Athinë ishin të pakta macet. Pëllumba kishte në të tre qytetet, por në Athinë i shihje kudo.

Në zinxhirin e të ngrënit (food chain), macet hanë pëllumbat, qentë shqyejnë macet,por kjo nuk do të thotë se Turqia mund të gëlltitë Greqinë, apo më keq akoma Shqipëria të gllabërojë Turqinë. Për arsye të pakuptueshme, në tre qytetet që formojnë një trekëndësh me brinjë jo më të mëdha se 1000 kilometra sejcila kafshët e zbutura që "predominojnë" rrugëve janë kaq të ndryshme.Të binte në sy që pëllumbat dhe macet njerëzit i ushqenin, ndërsa për qentë, këto kafshë shumë besnike, nuk çante kokë njeri. Të shkalafitur, të palarë,të ushqyer keq dhe me një matrikull të "mbërthyer" në vesh, ata të kujtonin njerëzit e kampeve të përqëndrimit të Luftës së Dytë Botërore. Vërtet nuk i detyron kush të punojnë dhe as i djegin krematoriumeve, por të krijohet përshtypja që "ekzekutimi" do ishte spëtim për ta. Ndoshta animalistët duhet të bëjnë diçka më shumë për të ndërtuar strehëza qenore, se sa të bëjnë "gam gam" përtë mos lejuar bashkiakët t'i vrasin. Më mirë t'i vrasin si qenër rrugëve, se sa t'i lenë të bëjnë një "jetë qeni".

Kundërshtarët e Qeverisë mund të thonë duke gërthitur: "Këtu nuk po çan kokë kush për njerëzit, ti po na shet dëngla për kujdesjen ndaj qenve!" Por "çështja Qen" është më shumë tregues i gjendjes së shoqërisë se sa i qeverisë së një vendi. Njerëzit në prehistori ditën të trajtonin mirë ujqërit dhe arritën të kthenin një pjesë syresh në "canis familiaris". Ju dhanë dashuri, ushqim dhe përkëdhelje, sa që egërsirat pranuan të jetonin me ta dhe në të njëjtën kohë t'ju shërbenin duke i mbrojtur nga vëllezërit e tyre "canis lupus". NJëzetmijë vjet më vonë në qytetin më të përparuar të Shqipërisë, ka rrezik të ndodhë proçesi i kundërt-ai i kthimit të qenve në ujqër.

Dhe nëse ndodh vërtet kështë, do jetë mirë, që të ketë nga një qen për çdo korçar (përfshirë edhe mua), që të na çajë një orë e më parë.

Sepse jemi jo vetëm për njëri tjetrin ujqër, por edhe për qëniet e pambrojtura.

 

Sunday 27 November 2022

Sharlatani, Nastradini dhe Arkitektja

 

Nuk qëllon shpesh të takoj në një ditë tre arkitektë, të cilët punojnë në Shqipëri , por nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin. As brezash, as shijesh arkitekturore dhe as personale. Por atë ditë më ndodhi. Nuk di se nëç’vijë kishin qëlluar planetet dhe yjet që lidhen me arkitekturën. Dhe këta të tre janë vërtet arkitektë-arkitektë, se shpesh mund të takosh edhe urbanistë që vetëquhen arkitektë, sepse kujtojnë (nëse perifrazojmë të mënçurin Ruzhdi Pulaha) që “arkitekt është një shkallë më lart”.

Po le të përqëndrohemi në dita fatlume e takimet me tre arkitektët, të cilët po i quajmë Sharlatani, Nastradini dhe Arkitektja, për të ruajtur etikën e mbrojtjes së identitetit të tyre.

Sharlatanin e takoja për të parën herë edhe pse kisha folur dhe shkruar shumë rreth stilit (ose mungesës së stilit) të tij në arkitekturë. Qëlloi që e u përballëm në një nga veprat e tij më të dobëta, gjatë një turi që bënte në qytet bashkë me të bijën. I thashë troç mendimin tij për veprat e tij dhe ai sin jë sharlatan i sprovuar u mundua të mbrohej me arsye jashtë arkitekturës, si psh politika shqiptare. Takimi i shkurtër u mbyll me një shtrëngim të sforcuar duarsh dhe një ndjesë (për të larë gojën) nga ana ime.

Disa orë më vonë qëlloi të takohesha me Arkitekten. I shpjegova se ç’kishte ndodhur me Sharlatanin dhe pasi më kritikoi për mungesë etike, që kritikat ja kisha bërë në sytë e vajzës, ajo shtoi se nuk i kishte studiuar thellë veprat e Sharlatanit, për të dhënë një mendim objektiv dhe profesional rreth tyre. U mundova të mbrohesha duke shpjeguar që ishte ndoshta rasti i vetëm që mund ta takoja gjatë jetës dhe do më dukej vetja burracak nëse nuk i thoja diçka në sy, si dhe shtova që vajza ishte pranë të dyzetave dhe në vendin ku jetoj nuk është shumë e rëndë të kritikosh dikë profesionalisht në praninë e një familjari. Arkitektja nuk u bind , por si e ka në natyrë, nuk më kundërshtoi më gjatë.

Dhe më pas u shfaq ai, Nastradini. Me zgjuarsinë dhe pragmatizmin e gaztorit të Buharasë, pasi dëgjoi të njëjtën histori të shkurtër tha “Dhe ai u trondit shumë nga kjo ?!”, që lehtësisht përkthehet në shqipen e anëve tona “Dhe atij i plasi by… se ç’i the ti!” Nuk doja të prishja një pasdite të njohurish me nga një gotë përpara ndaj nuk i thashë atë që mendova në atë çast.

Edhe se pak ndryshon nga një kritikë e thënë në sy, është shumë më mirë se ta lash e ta lyesh pikërisht se Sharlatani është i përkëdheluri i Ramës dhe i pushtave të tij në Korçë. Edhe Sharlatanët kanë një fije ndërgjegjeje, e cila vepron më mirë ose më keq nga reaksioni që kanë të tjerët dhe aq më shumë kur vjen nga kolegët. Nëse do ju thurrim lavde, kur dimë dhe e themi pas krahëve se punët e tyre janë mizerabël, atëhere dëmtojmë këdo për hir të disa tufave me kartmonedha që do fusin në xhep, tek të cilat ka dhe ndonjë fije të hequr nga pjesa që ju takon të tjerëve.

Friday 25 November 2022

Kë mashtronte ai?


Ishte ende shumë simpatik edhe pse kishte shumë vite në kurriz. Në rini mund ta merrje për një aktor filmi gjerman prej flokëve të verdha, tipareve nordike dhe një pardesyje shumë të gjatë, që nuk di nëse ishte prej lëkure apo imitimi të saj. Prej tij , por dhe prej mashtruesve të tjerë që mbanin pardesy veçanërisht të gjata, krijova përshtypjen se pardesygjatët janë të gjithë mashtruesa. Ndoshta e lidhja veshjen e sipërme me mantelin e një prestigjitatori, i cili mund të nxirrte në çdo çast prej mëngëve dhe kindave lepuj, pëllumba dhe deri në njerëz të vegjël. Kisha njohur disa mashtruesa që mbanin pardesy të tilla në një vend ku kishte pak pardesy dhe meshkujt përgjithësisht mbanin “xheke meshini”.

Ai kishte studiuar në të njëjtin fakultet, ku kisha studiuar edhe unë, por nuk jam i sigurt nëse kishte mbaruar para meje apo më pas. Nuk isha I sigurt edhe nëse kishte përfunduar studimet. Dija që kishte përsëritur vitet. E megjithatë pohoja me kokë, kur në prani të të tjerëve më thoshte se unë e dija që kishte qënë pedagog i Rezistencës Materiale në Universitet, lëndës më të vështirë për studentët e atij fakulteti. Asokohe mendoja se ishte një “imazhine” i pa të keq, që gënjente veten.

“Pedagogu i Rezistencës Materiale” nuk e përdorte pamjen e tij, të theksuar bukur nga pardesyja e gjatë, për të shtënë në dorë vajza që aspironin të shkonin për studime, ose që kishin ëndërr të martoheshin me një pedagog. Fusha kryesore në të cilën “operonte” ishte ajo e karrierës profesionale dhe në të kishte suksese jo të pakta, po qe se merrje në konsideratë se sa kishte në kokën e tij që dukej prej gjermani, por që ishte shumë larg një të tille. Kishte një të folur të qetë dhe një buzëqeshje të pafajshmi, gati idiote, që nuk e kuptoje dot në e kishte të lindur apo e kishte përshtatur gjatë viteve të studimeve dhe të punës. Nuk e ngrinte zërin dhe nuk hynte kurrë në debate të asnjë lloji. Vetëm thoshte me siguri atë që i pëlqente të dëgjonte bashkëfolësi dhe kur kuptonte që bashkëfolësi donte të dëgjonte të kundërtën merrte një kthesë tepër të butë edhe pse 180 gradëshe.

Si të gjithë paraidiotët, thuajse idiotët dhe idiotët e plotësuar e njihte mirë vlerën e parave. Mund të konvertonte pa makinë llogaritëse sa euro vlente një shërbim i caktuar për një ndërhyrje, se sa jen vlente një ekspertizë e favorshme gjyqësore, madje edhe se sa rupi duhet të paguante viktima për një konsultë në fushën e urbanistikës. Dinte edhe të dallonte se cilët fshatarë të një zone të caktuar paguanin më shumë rryshfet dhe se cilat shtresa të qytetit nuk duhet t’i merrte nën sqetullën e tij problemzgjidhëse se dyshonin edhe atëhere kur nuk duhej.

Rrallë, kur e takoja për disa minuta dhe më shpaloste disa nga gënjeshtrat e tij të ripërsëritura, pyesja veten nëse vërtet i besonte apo sa largohej thoshte me vete “Edhe ky koqja i besoi!”. Por ndoshta sa ndahej nga unë apo të tjerë si unë ai as mendonte për kë kishte takuar se shihte para, atje në horizontet e karrierës, atje ku shkëlqente ylberi i formuar nga ngjyrat e kartmonedhave të vendeve të ndryshme.

E takova edhe këtë rradhë dhe dukej më shumë një lloj Heminguej se san jë gjerman në krizën e andropauzës. I buzëqeshur dhe optimist më tha se po punonte për SPAK dhe për Vetingun, në bashkëpunim me FBI-në. E pyeta se deri kur e kishte mandatin, pyetje që i pëlqeu se dukej që nuk e kishte përdorur më parë afatin e mandatit. Më tha edhe disa vjet të tjera deri sa të përfundonte trainim e specialistëve të rinj, një detyrë që FBI ja kishte besuar vetëm atij. I entusiazmuar doja t’i thoja se sa dollarë kanadezë duhej t’i jepja për këtë informacion tepër të rezervuar, por mendova se do dyshonte dhe në të ardhmen nuk do më tregonte më rreth sukseseve të tij në fushat juridike, urbanistike, ndërtimore dhe të disiplinave të ndërmjetme.

“Të gjithë jemi vdekëtarë me dobësitë tona!” mendova ndërs u ndamë “por dobësitë e disave janë shumë të dëmshme për njerëzit e tjerë!”

Wednesday 23 November 2022

Bardhoshja

Ajo kishte një kurm të bukur

Edhe të madh,

Ndaj nuk mund ta quaje kotele.

Sytë ëmbëlsisht përgjumur

Ndërsa lehtas në prehër më vinte

Ngrohtësi kërkonte dhe…dhele.

Në të gjatat qime të bardha

Gishtat më mbeteshin

Dhe rrallë, shumë rrallë

Në të djathtin vesh të saj,

Që lehtas palosej,

Pëshpërisja mjaullima plot rimë

Me shpresën që të ndjente se poezitë nuk vdesin.

Bardhoshja lehtas kokën tundte

Ndoshta nga tingujt e ftohtë të zërit tim

Dhe jo nga mjaullimat e çartura.

Trupin shtriqte e përmbajtur

Sikur nuk donte të prekte të dyshimta sende

Dhe mos ndryshonte ritmin

E rrokjeve të zvargura.

Ishte gjithshka ngadalësisht e ëmbël

Pragmbrëmjeve në të ndënies kthinë.

I lodhur nga marrëzitë e njerëzve

Ndënjëses së rehatshme plandosesha

Prisja në prehër të vinte e mira Bardhoshe

T’I flisja për gjithshka,

Ndoshta dhe për dashurinë.

Kështu deri në një mbrëmje me cingërimë

Kur edhe shpirti më kishte ngrirë.

Në qafë thonjtë e saj m’u ngulën

Thonj që nuk i pata dalluar kurrë

Edhe kur kisha përkëdhelur putërzat e saj

Ndërsa shquaja të lehtën lëvizje të veshëve plot dëshirë.

Kurrë nuk kuptova ç’pat ndodhur.

Në kishte dalluar të moshës acar,

Nëse nga miqësia me një të rrjedhur ishte lodhur,

A diku e priste një dac

Të bridhnin pullazeve në janar.

Mbrëmjeve të gjata të dimrit

Ndërsa dëgjoj të mënçurin Kohen,

Sytë shpesh më shkojnë në një qoshe.

Dikur atje më priste mikja ime

E viteve të fjetura të pragplakjes,

Viteve kur dhe Urtësia nuk ka më vlerë,

E bukura, e mira Bardhoshe.

 

Një milion e një macet e Stambollit


E kam fjalën për macet e rrugëve. Macet boheme. Të tjerat, ato të llastuarat e shtëpive të të pasurve apo ato të privilegjuara të shtresave të mesme mbase dalin rrallë në rrugë. Shtriqen salloneve dhe dëgjojnë muzikë dhome ndërsa turkeshat nazelije ju drejtohen me fjalë të bukura.

Nëpër rrugë sheh shumë mace dhe nëpër shitore dhe restorante sheh të shërbejnë shumë burra. Burrat të presin tek dera dhe mundohen të të bindin të hysh; burrat marrin porositë, sjellin pijet dhe pjatat dhe me siguri në kuzhinë gatuajnë po burrat. Burrat gjithashtu kujdesen për macet e panumurta boheme të Stambollit. Ju venë ushqime dhe ujë në disa enë plastike dhe ato shkojnë pranë tyre pa zhurrmë. Janë të vogla në trup dhe shumë miqësore macet e këtij metropoli. Të qeta dhe duket sikur njuk kreshpërohen kurrë.

Ka një lloj misteri mesjetar në sjelljen e tyre. A ndoshta e bën të tillë prania e kalldrëmeve. Ose përfytyrimet e mija nga përrallat e "Muku i Vogël". Nga ai kujtoj opingat që i jepnin një shpejtësi marramendëse, macet e shumta dhe minaretë.

Por në orët e vona të natës. macet e vogla më kujtojnë më shumë se çdo gjë tjetër një poezi të bukur të Bodlerit, të titulluar "Rrëfimi". Ka brenda pak strofave një dashuri magjepëse, një përshkrim të mrekullueshëm të Parisit dhe një filozofi ekzistencialiste mbresëlënëse.

Nuk di se cili nga poetët e shquar shqiptarë ka thënë se "mace" nuk është fjalë poetike. Vërtet ka një tingëllim të çuditshëm dhe është vështirë ta rimosh me një fjalë të bukur shqipe. Në shumë gjuhë e përdorin shpesh poezive. Tek "Rrëfimi" unë e zëvendësova me kotele dhe më mbetën në mendje macet e vogla që na shoqëronin në Parisin e përgjumur.

Stambollit të përgjumur, të fjetur dhe të ngritur gjumit, sheh mijëra mbase gati një milion e një kotele. Të të gjitha ngjyrave.Eshtë e vështirë të dallosh maçokë. por unë nuk jam felinolog, dhe për maçokët di vetëm që kanë kurm disi të madh dhe kokë disproporcionalisht të madhe. Nuk jam shqyrtues shumë i kujdesshëm sa t'ju dalloj organet gjenitale.

Bodleri ka edhe poezi veçanërisht për macet dhe poezi klasi, sikundër dinte të bënte ai. Tek poetët tanë më të mire zor se mund të gjesh vjershërime për to. Ndoshta në letërsinë e re, si është letërsia shqipe, poezia mbetet në fillesat romantike, ku mund të shkruash bukur për shqipet, luanët, kuajt, bilbilat, delfinët, e të tjera kafshë dhe shpendë me virtyte të veçanta, por jo për macet. Bodleri ka edhe një poezi të pëkryer për kukuvajkat me që jemi tek kafshët dhe poezia.

Nuk gjej asgjë poetike në macet dhe kotelet "boheme" të Stambollit. Më duken edhe shumë "proletare" dhe vargje revolucionare nuk dua të shkruaj. Madje nuk më vijnë.

Mund të stërholloj në kokë një lloj eseje gjysëm ironike për marrjen në kontroll të Stambollit prej tyre, por edhe kjo mund të lëndojë ndjenjat e lexuesve turkoshakë, që mund të krahasojnë komplotin e një milion e një maceve me marrjen e Konstandinopojës prej Mehmetit II. Ndoshta i ndikuar nga Kadareja mund të shkruaj pasazhe të tipit: " Macet tashmë kishin kapur edhe Kullën e Gallatës, që ishte pika sunduese e qytetit të lashtë për të vendosur plotësisht sundimin e tyre prej amazonash, pa ditur edhe vetë se ç'do bënin me të. Në Kullë kishin vendosur shtabin e tyre, ku prisnin kumte nga macet e ardhura nga mëhallat e tjera të Stambollit. Tek dera e Kullës një nga një ato hynin. Ishte një stinë e çuditshme, krejtësisht e re, mes dimrit dhe pranverës, ashtu sikundër ishte i çuditshëm edhe sundimi i tyre që posa kishte nisur."

Do duhen të tjera vizita në qytetin e pazakontë mes dy kontinentesh, për të kuptuar përse janë aq të shumta macet rrugaçe dhe rolin që luajnë në disiplinimin e shoqërisë turke. Diçka duhet të jetë se në të kundërt Erdoani do i kishte likuiduar.

 

 

 

Monday 21 November 2022

Një tip

 

Në një kafene, ku shkoja shpesh, një ditë më foli një tip i ulur pranë tavolinës, tek e cila më pëlqente të ulesha. I thashë "Mirmëmgjes!” dhe ma ktheu me: "Përshëndetje, kënaqësi që të shoh arkitekt i talentuar!" Më edhi mirë që më njihte dhe për më tepër , që shtoi cilësorin “i talentuar", sepse janë të pakët ata që më njohin në vendlindje dhe më të pakët ata që më quajnë "të talentuar".

Porosita salepin e zakonshëm pasi e falenderova dhe nisa ta rrufisja, kur tipi filloi sërish: "Je kthyer në një legjendë me shkrimet tënde, probleme të cilat të gjithë i dimë, por ti je gjithnjë dy hapa para!" E ndërpreva duke i thënë se kjo vjen nga mosha ime e shtyrë, por tipi nuk e pranoi këtë dhe vazhdoi të theshte se ishte fatkeqësi që njerëz si unë ishin larguar nga vendi, se sipas tij isha arkitekt, poet,piktor, bloger dhe mund të më quante pa frikë që isha kthyer në një institucion. "Do më kërkojë para borxh"-mendova i ngutur si gjithmonë dhe i ofrova për ta "platitur" një dopio raki, por tipi e refuzoi, sepse nuk pinte alkol. I çorientuar mendova të ngrihesha sa më parë, që mos ndodhesha para ndonjë të papriture, por më vinte keq të linja pa pirë, salepin bio, që sipas avokatit tim është dhe një substancë afrodiziake.

Fati e solli që të ishte po avokati im, që do më shpëtonte nga ajo situatë e sikletshme. Ai erdhi në kafenenë "e preferuar" përshëndeti me kokë të pranishmit dhe m'u drejtua mua me ofezën e zakonshme përshëndetëse. Nuk di nëse tipi e dëgjoi, por ju drejtua me emër duke i thënë, që gëzohej që na shihte bashkë dhe se i porsaardhuri ishte një legjendë në qytet, si jurist, pedagog, autor dhe përkthyes dhe ishte kthyer në një institucion.

Unë i shkela syrin avokatit, për t'i lënë të kuptonte që nuk ishte një rreng i sajuar nga unë dhe që edhe vetë kisha dëgjuar plot lavde të këtij lloji. Avokati e falenderoi dhe I ktheu kurrizin, për t'i thënë me mirësjellje "mos na çaj gajden si shumë!, por tipi nuk ndalej në elozhet e tij. "Nëse ju të dy do garonit për kryetar dhe nënkryetar bashkie, unë do ju siguroja të paktën 3000 vota!" Nuk dinim si t'i përgjigjeshim se vërtet na erdhi mirë për votat, por tipi nuk kishte përcaktuar se cili nga ne do ishte kryetar. Se nënkryetari kyçet e kashtës ka në sistemin tonë idealo-kleptokratik.

Nga "pushimi" i përkohshëm që solli kthimi i kurrizit të avokatit na ndërpreu ardhja e një mikut tim të vjetër. Tipi, që e njihte, nisi menjëherë nga lavdet duke e përcaktuar si ndërtuesin më të mirë, konstruktorin më të talentuar dhe drejtuesin më të ndershëm, që kishte njohur Korça, që ishte kthuyer në një institucion i mbrojtjes së qytetit nga ndërtimet e paligjshme dhe që ishte një garanci e mbijetesës së qytetit. Miku im i dha vështrimin e tij karakteristik, të inklinuar, por tipit nuk ju bë vonë për shikimin qortues. Vazhdoi" Ngazëllehem , kur shoh sëbashku tre institucione të qytetit, që në bashkëpunim mund të sjellin Korçën në të kaluarën e saj të lavdishme, të përdhosur nga bastardët e majtë me prirje të djathta.

Cuditërisht edhe ne nisëm të ndjeheshim të mikluar nga ligjërata e tipit. Po ndjeheshim gati si kompleksi i ministrive në Tiranë- njëri i Kulturës, tjetri i Drejtësisë dhe i treti i Ndërtimit. Vetëm ne mund ta shpëtonim këtë vend! Sigurisht me ndihmën e tipit, të cilin nuk guxuam ta pyesnim për emrin. Nga gjendja imagjinare na nxorri konstruktori, i cili këmbënguli të ngriheshim, por unë pas disa minutash u ktheva se kisha harruar mbi tavolinë celularin me aplikimin regjistrues të hapur, një marifet të mësuar nga i mirënjohuri Xheri Luis. Ndërsa dëgjonim me dy shokët e mij rregjistrimin e zërave pasi kishim lënë kafenenë dalluam zërin e tipit që ju theshte të tjerëve: “Këta tre k...janë ca megallomanë, që ju duket vetja kush e di se ç'janë!"

Nuk kishte se si mos e admiroje!

 

 

 

Diell ne nentor

 

Nuk jemi te sigurt nese duhet t'i gezohemi apo jo diellit te nxehte te nentorit.

Plazhet e Mesdheut jane plot me vendas dhe turiste, qe perfitojne nga keto dite

tejet te pazakonta te vjeshtes se trete. 110 vjet me pare, diplomati shqiptar

Ismail Qemali, e pati te veshtire te kalonte per ne Vlore, mes shirave te shumta

dhe nga fotot e Shpalljes se Mevetesise duket se te gjithe jane te veshur me 

pallto dhe guna. Nuk ka te dhena se sa ka qene temperatura ne Vlore ato dite, por

me siguri duhet te kete qene dhjete grade me pak se ne keto dite nentori.

A eshte kjo rrjedhoje e veprimtarise se pakontrolluar njerezore ne keto 150 vitet e fundit?

Me te shumtet e shkencetareve jane te bindur se kjo eshte arsyeja kryesore, por

ka edhe nga ata qe mundohen te provojne te kunderten. (E kam fjalen per shkencetare dhe jo 

per Trump, Alfred Cako dhe nje qerre me idiote te tjere, qe zbulojne komplote

atje ku nuk jane.)

Etja per t'u pasuruar me cdo kusht, ne cdo lloj permase, solli veprimtari ekonomike

te pakrahasueshme me asnje periudhe tjeter te historise se Njerezimit. Njeriu u kthye

ne nje sundues jo shume i mencur i Globit.Eshte e cuditshme se kjo nisi ne ate qe

quhet Shekulli i arte, kur universitetet u zhvilluan me shume se kurre, kur shkenca

filloi te hidhte hapa gjigande, kur artet po shkelqenin. Gjithshka behej nen frymen

e Zhvillimit dhe te Perparimit. Ende sot shumica e banoreve te tokes i besojne mithit

qe jetojme ne epoken e Zhvillimit dhe te Perparimit.

Sigurisht qe eshte idiotizem te mohosh arritjet e Shkences dhe te Teknologjise, qe kane

bere te mundur lehtesimin e jetes se miliardave, por ne te njejten kohe kemi bere hapa pas

ne cilesite kryesore te jetes.

Ngrohja e panatyrshme ne kete nentor eshte nje prej tyre. Te mencurit e ketij globi

paralajmerojne kataklizma te tmerrshme nese nuk merren masa.

Por ka edhe shume tregues te tjere te perkeqesuar ne epoken e Zhvillim-Perparimit.

Pergjithesisht cilesia e ushqimeve le shume per te desheruar dhe nuk dihet se c'pasoja

mund te kene ne genet e Homo Sapiensit ushqimet e modifikuara, apo ato te rritura

me kimikate. Nuk ka te dhena per te. Ka vetem shembuj te permasave te vogla, 

si rasti i Danimarkes, kur per shkak te krizes se gjalpit po perdorej pa kursim margarine, 

gje qe rriti ne menyre te frikshme lindjen e femijeve te verber.

Cilesia e ajrit ne qytetet e vendeve ne zhvillim eshte jashtezakonisht e keqe. Ndikon

ne jeten e te gjitheve, por me shume akoma ne te porsalindurit apo ne ata qe do lindin.

Dhe te gjitha keto nuk i pengojne te pasurit e te fuqishmit (por edhe te varferit mendjelehte si une),

qe te rrine e te shellehen plazheve ne nentor duke rrufitur tekila, pa e vrare shume mendjen

se c'duhet bere per niperit dhe niperit e niperve,

Saturday 19 November 2022

Lavdemarresit e qytetit tim


Askush nuk ka peshoren e persosur per te percaktuar vlerat

e njerezve, apo kontributin e tyre ne jeten e nje qyteti te ri

apo te vjeter, por bashkekohesit si dhe brezat dine t'i japin kujtdo

vendin qe i takon. 

Jo administratat shteterore. Ato per njeqind e nje arsye mund te 

ulin dhe ngrejne artificialisht vlerat e njerezve. Ka ndodhur ne

sisteme administrative me racionale, ka bere vaki shume ne administratat

totalitare dhe ndodh ne menyre te shemtuar ne administraten e sotme.

Flitet qe koha i shpie gjerat ne vend, por edhe per kete nuk jam shume

i bindur, se me largimin nga jeta te bashkekohesve, eshte me e veshtire 

te vleresosh si duhet figurat e caktuara.

Ka nje tregim anekdotik per Mihal Gramenon, i cili nuk u angazhua me

politike ne kohen e Zogut dhe merrte nje pension shume te mire per

kontributin e tij patriotik. Gramenoja pinte dhe moshatare te tij i

kujtonin se dhe ata kishin kontribuar per Shqiperine, por vetem ai kishte

perfituar. Plaku i mencur ju pergjigjej: "E po une luftova me mend!"

Kishte ne ate pergjigje edhe shume pervoje se si duhej t'i mbaje 

maredheniet me "ata qe kishin ne dore".

Korca ka qene nje qytet "i mbledhur", ku njerezit e njihnin mire njeri

thetrin, madje me "soj e sorollop". E megjithate, shume e shume patriote,

njerez te letrave, korcare te devotshem, bamires te qytetit thuajse jane

fshire nga historia e tij dhe dora dores edhe nga kujtesa kolektive. Mund

te perpilohen lista te tera.

Kryesisht kjo ndodh se administratoret ose perpiqen te marrin lavdet e

pamerituara, ose per shkak te lidhjeve te tarafeve dhe miqesive me njerez

te caktuar japin tituj dhe merita, para ose pas vdekjes ndaj njerezve qe

nuk ju takon ose mund t'i kene bere keq qytetit.

Kaloja ne nje rruge te lagjes 11 dhe shihja qe emertohej "Myftar Grabocka".

E kuptova se kishte te bente me regjisoren e njohur Vera Grabocka, vajzen e tij,

se Myftari nuk ka asnje lidhje me ate rruge dhe kontributi i tij si partiak dhe

si kryetar komiteti ne Korce, ka qene pergjithesisht negativ. Ishin vitet '50

dhe '60 nen Diktature dhe nuk kishte si te bente mire Myftari.

Ne qender te qytetit mund te shohesh nje cezme qe mban emrin e Behar Kocibellit,

dhe brezat e rinj, qe degjojne emrin e Hotelit ose kane pare varrimin e tij

madheshtor, krijojne pershtypjen se behet fjale per nje Hero te Korces.

Dhe shembuj te tille jane pa fund, kur jepen cmime per aktore te deshtuar vetem

se kane arritur te kalojne te 80-tat apo te 90-tat, per sportiste qe nuk

kane shkelqyer ne kohen e tyre, apo per akademike, qe ne gjimnaz renditeshin

ne fund te klases.

Falsifikimi i historise dhe manipulimi i kujteses se pebashket eshte nje dem i

madh qe ju behet te rinjve. Ata shpejt do e kuptojne qe te behesh i lavdishem

eshte e mjaftueshme ta mbash mire me Niko Peleshin apo me nje delenxhi tjeter

me pozite dhe te rrjeshtohesh ne te lavdishmet e qytetit.

Dhe nuk ka gje me te demshme per nje bashkesi njerezish! 

Friday 18 November 2022

Dialogje te perseritura

-Kur ke ardhur?

-Kam nje jave.

-Mire?

-Mire.

-Shtepine e ke?

-Jo e shita.

-Po apartamentin?

-...kam dy femije. Thuajse te gjithe nuk me pyesin per ta.

- Po pastaj te pyeta per shtepine dhe apartamentin, se nuk

isha i sigurt nese ke ndonje femije ketu apo i ke andej.

-E kuptoj qe nuk te bie ndermend per shtepine dhe apartamentin...

-Do kthehesh ketu?

-Jo.

-Po c'do besh andej vete?

-Ka disa vite qe jam vete.

-Ke ne plan te bashkohesh me ish-gruan?

-Jo.

-Po si do besh ne pleqeri?

-Kam prenotuar ne nje shtepi pleqsh.

-Azil o?

-Po.

-Nuk do te mbajne femija?

-Nuk besoj.

-S'e ke muhabetin?

-E kam.

-Po andej e ke gjetur veten?

-Nuk e kam humbur qe ta gjej.

-Hehehehe...nuk hoqe dore nga keto rromuzet!

-Nuk hoqa.

Thursday 17 November 2022

Fundi i nje shoqerie


Ka shume e shume tregues per gjendjen e nje shoqerie, por une do

vecoja nje, qe eshte tregues i rrenimit te nje shoqerie te caktuar.

Kur me teper se gjysma e poeteve kthehen ne hajdute atehere duhet thene

me siguri se ajo shoqeri ka marre fund.

Me te shumtit e lexuesve te ketij blogu e miratojne kete perfundim timin

se eshte e pamundur te shoqerizosh ne mendje poetin me hajdutin. Mund te kete 

hajdute qe kane arritur nje shkalle persosmerie ne vepren e tyre kriminale

sa mund te thuash "Vjedhjet e tij jane poezi!", por e kunderta nuk eshte

e natyrshme. Nese do ishte keshtu nuk do lexonim dot as Homerin, as Lorken,

as Danten dhe as Migjenin. Jane dy cilesi njerezore diametralisht te kunderta. Te

thurresh vargje duke qene i perkedheluri i Muzave dhe te vjedhesh duke qene

i frymezuar nga gjirizi.

Avokati im, qe per te me kundershtuar perdor argumenta filozofike, te perzjere

me juridike, letrare dhe morale do hidhet e te thote "Varet se c'lloj vjedhje eshte,

cilat kane qene rrethanat dhe se sa jane demtuar viktimat nga veprimi vjedhes

i poetit." Deri ne njefare pike ka te drejte, se per shembull "vjedhja" e vargjeve

te tjetrit quhet plagjiature, por une e kam fjalen per vjedhjen-vjedhje, qe eshte

marrja e parave te dikujt tjeter, ose te taksapaguesve, ose dhe te nje kompanie.

Per shembull nese nje poet ble me parate e shtetit 70 kopje te nje libri te

nje poeti tjeter dhe i ndajne bashke, kjo eshte vjedhje e paster dhe te dy poetet

mund t'i quajme pa frike hajdute. Avokati im perseri do e justifikoje se "eshte

nje vjedhje ne permasa te vogla, se varet nga gjendja ekonomike e dy poeteve, se

ne fund te fundit librat jane libra etj, etj", por kjo ndodh me panairet e librave,

me shitjen e librave nga mesuesit-poete tek nxenesit poezi-dashes, me revistat poetike

dhe kush e di se c'djall veprimtarish te tjera ne sektorin shteteror dhe privat, 

ku perfshihen poetet dhe poetucet.

Nder lexuesit e mij, mund te kete dhe nga ata qe thone: "Po normal, edhe Naimi po te

jetonte ne kete sistem do ishte korruptuar!" Une nuk di se cdo t'i kishte ndodhur

Naimit, Lasgushit apo Asdrenit, po te jetonin mes nesh, por di qe poetet duhet

te jene antitrupezat qe mbrojne nje shoqeri nga infektim-kalbezimi. Kjo eshte sot arsyeja 

qe ne vend te Mjedes kemi Perc Zogaj dhe ne vend te Lasgushit, Dhimiter Pojanakun.  

Tradicionalisht poetet kane qene martiret e cdo shoqerie. Jane burgosur, perndjekur, 

varur, fyer, internuar, stigmatizuar nga pjeset me te fuqishme dhe me te felliqura 

te te gjitha shoqerive ne shekuj, por kane mbajtur te ndezur flaken qe hedh drite mbi 

te metat e nje shoqerie.

Poeteve tane hajdute nuk ju duhet drita.

Ne errresire eshte gjithnje me e lehte te vidhet,


Wednesday 16 November 2022

Nje mashtrues me buze te trasha


Ai nuk eshte afrikan edhe pse buzet i ka ne permasat e nje nigeriani.

Ka qene nje mashtrues i qete, i terhequr dhe i suksesshem edhe para

se te dilnin skemat perfituese te Nigerise. Keto te fundit konsistojne kryesisht

ne gjetjen e viktimave qe besojn se dikush ju ka lene nje trashegimi.

Me pas sterhollohen duke ju kerkuar "trashegimtareve-viktima", disa

shuma te vogla per procedurat, shuma keto te paperfillshme nese krahasohen me shumen

kolosale qe "trashegimtari" ka perfituar nga nje xhaxha i pasur, te cilin

nuk e njihte. Mashtruesve nigeriane ju mjafton edhe 1% e njerezve qe

kontaktojne, te bien ne rrjeten e tyre te ngritur me mund, qe te arrijne

te sigurojne ca llokma te mira per nje kohe te shkurter.

Mashtruesi jonigerian, ka tjeter "modus operandi". Ka nje arritje 100%

me viktima te deshperuara, por qe kane te ardhura. Pergjithesisht keto

viktima jane beqare ne moshe pakez te shtyre, te cilat bien ne dashuri

me buzetrashin. Me pas viktimat shfrytezohen financiarisht ne vite, sigurisht

me shuma te vogla, te vazhdueshme, te marra me shume marifet. Thuajse

nuk i pranon leket Marifetxhiu, por femrat e rena koke e kembe brenda,

ofrojne te japin "peshqeshe" ne leke, te cilat ai detyrohet t'i ptranoje.

Per ta bere skemen edhe me te besueshme, ne rol eshte dhe bashkeshortja

e tij, qe nuk ka asnje lloj xhelozie per dashurite, pasi buzetrashi

eshte nje njeri shume familiar dhe te gjithe te ardhurat e marra nga

"karasevdaja" i perdor per familjen. Madje bashkeshortja ka edhe miqesi

me viktimat. Sepse ne fund te fundit duhet te jemi mirenjohes. Pa

mirenjohje jeta nuk ka asnje kuptim.

Por. c'pune i prish shoqerise nje marifetxhi i tille, ose nje marifetxheshe,

qe per vite shfrytezon financiarisht nje beqar te pasur me dijenine e te shoqit?

Kur e mendoj thelle thelle, ASNJE.

Thjesht e bejne jeten me te larmishme dhe shtojne fabulat interesante per

novela, romane dhe pjese tragji-komike.

Mos u bej cinik me viktimat - mund te me thoni me te drejte.

Me vjen keq per ta dhe per to dhe e mira eshte t'ja u them ne fytyre

mashtruesve, qe jane te tille. Por per te do duhej edhe bashkepunimi i 

viktimave, te cilat pergjithesisht e kane te veshtire te pranojne, qe

i kane mashtruar.

Nderkohe heroit buzetrashe te kesaj skice i kane rene tulet, por buzet

prej shushunje vazhdojne t'i rriten.

Tuesday 15 November 2022

"Ciqitemizem" i paster


Nese mund ta karakterizoja me nje fjale shoqerine shqiptare qe "zbulova"

gjate vizites sime te fundit pa nguruar do thoja qe eshte nje "shoqeri

ciqitemiste". E ngjashme me shoqerite haitiane, kubane, venezualiane dhe 

te tjerave si ato. Te dukej sikur pjesa me e madhe e njerezve thoshin 

hapur me veprimet e tyre "I don't care!"

Nuk ju behej vone as per veten dhe as per te tjeret, 60% te njerezve ne nje taksi,

qe tymosnin papushim duhan. Dhe kjo ishte nje nga vecorite qe me rrane me shume

ne sy kete rradhe. Thuajse te gjithe pinin duhan kurdohere, kudo, te cdo lloji

dhe pa ju bere syri terr se po demtonin veten dhe ata qe kishin prane.

Dhe te gjithe e dine se c'deme ju sjell, por shkojne me "ciqitemen".

Me dukej e cuditshme qe nuk kane nxjerre ende ndonje teori komplotiste,

"nuk eshte e vertete qe duhani demton", "kete e kane shpikur Sorosi dhe 

Bill Gates, qe te na dobesojne mushkerite tona te paprekura tashme nga

tuberkulozi". 

Duhan pihej ne zyra, kafene, restorante, korridore, banjo kolektive, spa,

mengjesore, pika karburanti, pallate sporti, salla bilardosh dhe ne shume vende te tjera.

Pinin pleqte e regjur, grate shtatzena, ato qe presin te behen shtatzena,

burrat qe kolliten pambarim, te rinjte qe ngjiten cdo dite kodrave, adoleshentet,

mesuesit e adoleshenteve dhe vecanerisht femrat qe kane bere botoks dhe

gjerbin kafe ne bare "trendy".

Nuk pata rastin te shkoja ne spitale, por nuk do me kishin habitur mjeket,

infermieret dhe pacientet qe tymosnin.Se ne fund te fundit, si me thoshte

nje duhanpires "une pi me shume kur jam i stresuar". Dhe me te stresuar

se mjeket, infermieret dhe pacientet nuk ka ne nje "shoqeri ciqitemiste".

Ndryshimi i vetem nga kohet kur pihej "mahorka", ishte qe cigaret ishin

shume te holla dhe kjo i qetesonte ata qe pinin nga dy-tre "baqeta" ne

dite, se "duhani ishte me i i bute dhe ne sasi me te paket". Ishte njelloj

sikur tymosnin me shume leter se duhan.

Te gjithe me ofronin cigare dhe kur ju thoja se nuk e pi me pergjigjeshin:

"ben shume mire dhe une them ta le, por tani nuk e le dot, se e lashe para

gjashte muajsh, por e zura prape dhe tani ne dimer eshte e veshtire ta le,

po me siguri para Pashkeve do e le dhe them ta le per fare!" Une i veshtroja

me habine e nje njeriu qe nuk eshte i sigurt nese duhet te ike nje ore e

me pare apo te filloje duhanin dhe te shtrohet kembekryq ne kete vend ku

ezistenca nuk kuptohet dot pa kafe dhe duhan. (Nje evolim kishte ne Korce

se tashme kamarieret nuk thoshin me kafe me theksin ne e-ja, por kaaafe

me nje a te zgjatur si ne "Tiron">)

A do e shfrytezoje kete situate qeveria jone, per te bere nje PPP per 

skanimet e detyruara te mushkerive dhe semundjeve kanceroze, kjo vlen per

t'u pare? Se nje "shoqeri ciqitemiste" duhet te kete nje "qeveri ciqitemiste".

Dhe e ka nje te tille per te gjitha gjerat e domosdoshme te popullsise

duke perjashtuar ketu vjedhjen e hapur qe ju ben "shqiptareve ciqitemiste".


Sunday 13 November 2022

...dhe nderi nuk na u di!


Kemi pasur nje shprehje shume vulgare, por qe duket se i shkon per shtat

ndjenjave te mia kur kaloj para "Bashkise me koncept te hapur", ose me mire 

ta quaj si eshte quajtur gjithnje - Bibliotekes se Kolevices.

Ka nje gjetje arkitekturoro-instalative-propagandistike, qe duhet te jete

gjetje e arkitektit sharlatan Peter Uilson.

Eshte ngritur nje mur ne lartesine e nje avllie, atje ku ka qene fasada e 

kishes se Shen Gjergjit. Them qe duhet te kete qene ide e tij sepse eshte

nje matrapaz i shkelqyer per te shitur mallin e tij kallb. Pikerisht kjo 

cilesi e spikatur e tij duhet t'i kete rene ne sy Edi Rames, qe ja shiti

australianin Peleshit dhe na detyroi ne korcaret te kalojme perdite para

shemtive te tij. Ne murin e lyer me te zeze(pa asnje lidhje qofte ngjyrore,

qofte si material, eshte shkruar me germa te medha se c'fare te mira i 

ka sjelle firma e australianit Korces. Nje palo hartim i shkruar qarte, e bardha mbi te zeze!

Nuk i njohe te gjitha "bemat" e Uilsonit ne qytetin tim, por mund te permend

Kullen Vrojtuese, "Derrin e Lerosur", nje hotel te zi, nje banese me dritare

te rrumbullta vapori, kaskaden ne kembet e Luftetarit Kombetar, rikonstruksionin

e Teatrit, kopeshtin japonez per te bere te qarte per lexuesit qe nuk jetojne

ne Korce se cilat jane disa nga "dambllate" e ketij arkitekti sharlatan.

Si mjeshter i mashtrimit, australiani paraqet veprat e tij ne Korce ne shume 

web-site kot arkitekture, qe gjoja e nominojne midis 80 veprave me te mira te vitit,

gje qe i vjen pas hesapit Mashtruesit te Mbrojtjes dhe agjentit te tij

Ligavecit Gollash. Me to mund te mbrohen pra patronazhisteve te tyre se c'te

mira i solli Uilson qytetit te Korces.

Duke pasur fuqine e vendimmarrjes, duke mos patur reagim te intelektualeve, duke

futur ne thes arkitektet dhe urbanistet qe punojne ne Korce, dy qehahajte e

Rames kane paturpesine qe t'i ngrene Bolles+Wilson edhe nje permendore pikerisht

ne vendin e shenjte te ortodoksise dhe shqiptarizmes. Te shkruajne emrin e tyre

tek vendi i Shen Gjergjit, duke fshire emrat e Lakces, mjeshterit Naum Opari qe

e ndertoi dhe ate te Kolevices, qe u detyrua te projektonte nje objekt tjeter

pas prishjes se Kishes.

Kesaj i thone tamam "edhe ....... dhe nderi nuk na u di! Kjo per korcaret e ketij

brezi qe turfullojne kur kalojne para Kulles dhe Biblotekes te percudnuar dhe

duhet te nderojne edhe perdhunuesin e tyre, studion Bolles+Wilson. Ne murin qe

duhet te ishte Muri i Nderit dhe ne te vertete eshte Muri i Turpit!


Thursday 10 November 2022

Marrëzia e Hajnisë


Nuk di se nga lind ky zell për të përçudnuar veprat më të mira të arkitekturës shqiptare. Petraq Kolevica, arkitekti korçar më i spikatur i shekullit të kaluar, ka projektuar në Korçë disa nga veprat më të mira të arkitekturës shqiptare të pasluftës së dytë. Mes tyre, shkëlqenin projekti i shkollës “Themistokli Gërmenji” dhe ai i Bibliotekës së Korçës. Padyshim që mund të qëndronin të dyja në çdo qytet perëndimor të viteve ’60-’70.

Veçanërisht shkolla “Th. Gërmenji” ishte mishërimi i një arkitekture racionale moderne, e projektuar thjesht, me shirita horizontale dritaresh, me një qarkullim të thjeshtë dhe të pastër, si dhe me një përdorim të kursyer të sipërfaqeve, në të cilat binte në sy zgjidhja e palestrës në katin e dytë. Projekti ishte padyshim shkolla më e mirë e projektuar në Shqipëri gjatë shekullit të XX. E zbatuar mirë edhe nga specialistët korçarë të ndërtimit, ajo mbeti projekti një ndër veprat më të mira të arkitekturës shqiptare të realizuara nën Diktaturë.

Prej vitesh ky objekt duhej të ishte shpallur si monument i arkitekturës shqiptare dhe duhej të mbrohej nga shteti. Në të vërtetë sot, në vitin 2022, po ndodh diçka që personalisht më duket tepër absurde. Në projekt po ndërhyet jo vetëm me një shtesë, por edhe me transformim të plotë të saj. I kam të qarta cilat janë arsyet, Dikur ishte planifikuar që kjo shkollë të prishej, ndërsa tani, pasi nuk u arrit shkatërrimi, po ndërhyet për të përfituar disa fonde nga pushtetarët lokalë dhe ndoshta edhe nga ata të Ministrisë së Arsimit.

Nuk mund të vidhen këto para diku gjetkë? Eshtë e domosdoshme të shkatërrohet edhe ky projekt i Kolevicës?

Babëzia e njerëzve që merren me politikë për të vjedhur nuk njeh cak. Pasi kanë ndërhyrë në çdo pjesë të qytetit duke e transformuar për keq, tani po ju kthehen çdo objekti të projektuar mirë dikur për ta transformuar vetëm e vetëm që të fusin diçka në xhep. Eshtë një Marrëzi që për fat të keq e vuan qyteti, arkitektura shqiptare dhe vepra të veçanta të saj.

Deri kur do marrë fund kjo Marrëzi?

Deri kur mund të marrë fund heshtja e qytetarëve korçarë ?