Sunday 16 October 2011

Sa burre i mire ky Drejtor Agolli!(vijim e ndoshta fund)

Driteroi i fillimit te viteve '60, me disidencen e tij ne mjediset e njohura dhe te sigurta, nuk ishte me i tille 10 vjet me vone. Ne fillimin e viteve '70, ne saje te cilesise te veprave, Driteroi kishte kaluar ne profesion te lire dhe kishte mare edhe nje apartament shume te mire, se bashku me Ismailin, ne pallati i famshem i Maks Velos. Jetonte i lumtur me te shoqen dhe dy femijet, pinte sa behej dhi kudo qe shkonte, por njerezit e deshin, se nuk ishte i bezdisur as i pire. Vec vjershave, te kesaj kohe jane edhe veprat ne proze dhe kryevepra e tij "Zylua". Pasi ishin likuiduar Poradeci, Kuteli, Xoxa, Spasseja, Markoja bile dhe Shuteriqi, ne Panteonin e Letrave shqip brenda vendit kishin mbetur vetem Maloja i ndjekur ne vend te dyte nga Drejtori. Dhe kjo u konsolidua me shume pas Pleniumit te IV, kur edhe shume te talentuar te tjere, ne poezi apo proze, humben te drejten e botimit, u internuan ose u burgosen. Driteroi zuri vendin e Shutes, si i pari mes Shkrimpareve dhe Artisteve te Realizmit Socialist. Sigurisht, qe nuk ishte nje vend qe mund ta zinte kushdo. Per te vendoste vete Dulla, bile pa mare as miratimin e Ramizit, i cili ate vit i kishte "te mbushura breket" nga kusuret e miqve te tij Fadil Pacrami, Todi Lubonja, Nefo Myftiu e te tjereve me me pak pushtet.
Ngjau si nje zgjedhje jo e pritshme, sepse ai njihej per sarahoshllekun e tij legjendar dhe per qendrime me asnjeanese ne luften mes "modernisteve" dhe "tradicionalisteve". Bile edhe ne poemat dhe vjershat e tij kishte shume me pak Enver dhe Parti se sa ne ato te Ismailit. S'besoj te kete qene shume i gjere rrethi i krijuesve mes te cileve u zgjodh Driteroi, por duhet te kene qene antaret e Partise Llazar Siliqi(analizuesi i veprave te F.Pacramit para Pleniumit te IV), Fatos Arapi, Mumtaz Dhrami, Kristaq Rama, Dalan Shapllo, Nikolla Zoraqi e ndonje tjeter, te cilit i kishin shpetuar edhe fshikullave te "modernizmit", nga te cilat ishin te pakte ata qe kishin shpetuar. Venia e Driteroit, konsolidoi poziten e tij si shkrimtar i klasit te Pare dhe njeri qe mund te gezonte privilegjet e Pushtetit, sepse tani konsiderohej si njeri i Nomenklatures e per me teper pas nje spastrimi. Sigurisht e kishin porositur mos e tepronte me te pire dhe ai kishte premtuar qe do e kufizonte. Sepse ishte burre i mire ky Drejtor Agolli!
Mund te kete debate te pafund, nese ne rolin e caktuar, Driteroi mbajti me shume ekuiliber se ndonje shkrimtar apo artist "dogmatik", qe do kishte ngritur nje Inkuizicion te gjalle ndaj krijuesve dhe veprave te tyre. Une nuk jam i ketij mendimi. te qenit i balancuar, jo shume aktiv, qe dinte te bente leshime etj. ishte pre Dullen dhe Ramken e te tjeret figura me e mire per te pasur ne krye te vathes se artisteve. Ne kohen qe drejtonte Drejtor Agolli, krijimtaria ishte "rrup sup", bile edhe vete Ismailit i shkonin te dridhura, ose i tingelluan ne veshe hekurat e burgut. Prej 1974 e deri me 1985 u goditen dhjetra shkrimtare e artiste dhe u futen ne burg bile u ekzekutuan jo pak. Driteroi mbeti burre i mire edhe per Komitetin Qendror si dhe per artistet, qe e dinin qe nuk do ju bente zarar. Ndonese me duart e te tjereve dhe asnjehere vete, edhe pse duhet thene qe regjimi mund ta kryqezonte, por Driteroi nuk shpetoi dot njeri edhe nese donte ta shpetonte dhe nuk e ndihmoi letersine dhe artin shqiptar edhe nese donte ta ndihmonte. Ne kohen e tij lulezuan shkollat e poeteve te Tropojes, Lezhes e Devollit. "Drita" gelonte nga shkrimet e Bucpapajve apo Skendereve te Devollit dhe vete driteroi ngrinte ne qiell prozen e Koco Kostes, nje tregimtari te rendomte. Po perse e bente Driteroi gjithe kete? Nuk kishte nga ja mbante? Ishte djegur Shutja njehere dhe ai po i frynte kosit, apo kishte pak Ismail bektashi nen lekuren e tij dhe ai me dinkaerine e kolonjarit dinte ta fshihte?
Apo thjesht se ishte burre i mire ky Drejtor Agolli?
(vijon per fat te keq)

No comments:

Post a Comment