Sunday 23 October 2011

Figura e cuditshme e rondokopit Koci Xoxe!!(vijim)

Koci Xoxe ishte gjate viteve te Diktatures, figura me e urryer mes te gjithe atyre qe kishin vdekur. Edhe me shume se Hamza Kastrioti, Ballaban Pasha,Esad Toptani apo Ahmet Zogu. Dhe jo thjesht se kishte tradhetuar Shqiperine dhe Udheheqesin sikunder thuhej se kishin bere 4 te permendurit, por se kishte qene autori i terrorit me te madh qe kishte njohur vendi ndonjehere. Terrorit te kuq te pasluftes. As shkarazi, nuk me kishte zene veshi ndonje koment te dyshimte per te. Dukej sikur nga te gjithe pranohej qe Shqiperia kishte patur fat qe shpetoi nga rondokopi dhe nga Xoxizmi.
Meqenese kam filluar te mos ju besoj edhe te vertetave qe mund te kete thene e shkruar Dulla e te tjere pasues te tij, nuk e besoj me plotesisht, legjenden e trockisteve me Koci Xoxen ne krye. Nga c'kam lexuar se fundi, me duket se behej fjale per lufte per pushtet brenda llojit dhe sidomos disa klaneve, qe ishin ravijezuar ne krye te PKSH-se.
Ne nje pjese te botuar tani, te nje bisede te ambasadorit rus me Hoxhen, kuptohet qarte qe jo vetem ishte vendosur pushkatimi i tij, por nje grup njerezish ne krye, duke filluar me Enverin dhe Bedri Spahiun, kishin pergatitur fjalen e prokurorit Spahiu qe do kerkonte denimin me vdekje te Kocit para trupit gjykues. Po cilet ishin te tjeret? Me siguri Mehmet Shehu dhe ndoshta edhe Hysni Kapua, nese ky i fundit ishte kthyer nga detyra e ambasadorit ne Jugosllavi. A mos behej fjale per nje "lufte" per marjen e frenave te Partise nga "grupi i Zones Operative Vlore-Gjirokaster" kunder "grupit te komunisteve te Pazarit te Korces"?
Mbase ka njerez qe e kane bere nje analize te tille dhe e kane botuar, por une kam kapur vetem grimca te vogla ne shtyp qe me bejne te dyshoj per kete. Gjithshtu me bejne te dyshoj shkrimet anti-Xoxiste te Kadarese dhe Liri Belishoves, si dhe perkrahja e hapur qe i jep kesaj te fundit Ismaili.
Para se te hidhem ne analizen e situatave konkrete te veprimtarise Hoxha-Xoxe, prej lirimit te Kocit nga burgu i Tiranes e deri ne diten e pushkatimit te tij, duhet te them nje fakt te njohur, qe ma kane thene njerez jo te lidhur me komunizmin:
"Koci Xoxja i ndihmonte shume dhe haptazi korcaret". A ishte kjo nje perpjekje djallezore e Kocit per te patur pushtet, dashamiresi e tij ndaj te njohurve apo vendosje neper vende te mira sipas aftesive, kete duhet ta shohim ngadale, gjate ketyre shkrimeve rondokope rreth rondokopit Xoxe.
(vijon)

No comments:

Post a Comment