Monday 3 October 2011

Mbi sistemin arsimor ne bote dhe deshtimin e tij.

DEGJONI KLITHMEN TIME

Munkst nuk ka shume t ebeje me kete qe po shkruaj, se rastesisht jane ne nje dite ne avlline time. Klithja per sistemin e sotem arsimor ne boten e perparuar, ka kohe qe me eshte mbledhur ne gjoks dhe u be gati te shperthente kur lexova fjalen e filozofit Serres te perkthyer e sjelle ketu nga Riku.
Serres konstaton shume gjera rreth brezit te femijeve te BabyBoomers dhe faktin qe mendimtaret nuk po i paraprijne shoqerise ne kete drejtim, sikunder kane bere ne 4 mije vjetet e fundit. Une them jo vetem qe nuk po i paraprijne por ja kane futur me gjume pas orgjive ala Berluskoni dhe nuk ju pjerrdh me b... se ku po shkon shoqerie. Pas meje le te behet qameti!
Une jo vetem qe nuk e fut veten ne mendimtaret, por me veshtiresi e fut tek ata qe mendojne. Se nuk eshte edhe aq e lehte te mendosh. Si ne nje tullumb, duhet hedhur uje me pare, qe te fillosh te nxjerresh nga qypi qe ke dhe nese ky i fundit ka uje per te nxjerre. Per sistemin arsimor kam filluar te mendoj e te lexoj kur punoja per ndertimin e shkollave te reja ne rrethin e Korces, por sidomos kur si "babake" jam perplasur me sistemin arsimor te Kanadase. Dhe qypi im ka kuptuar dicka qe serres nuk e di ose ka frike ta thote: SISTEMI ARSIMOR PERENDIMOR PARAUNIVERSITAR ESHTE I DESHTUAR.
Goxha klithme kjo he? Sidomos per nje zecke si timi, qe nuk ka asnje lloj eksperience apo trainimi ne pedagogji. Po vec ato qe kam bluajtur ne qypin tim gjate diteve te ftohta te dimrit kanadez, kur pres urbanin ne nje stacion te humbur, ka nje deduksion qe rrjedh nga vete ligjerata mbreselenese e serresit para Ligjvenesve Franceze. Po kujt t'ja veme fajin per kete shkeputje ne mentalitet e botkuptim te brezave? Teknologjise? celulareve dhe lap-lokeve(si i quan paturpesisht nje i moshuar)? Lojrave video dhe drogave sintetike? Apo ja u ngjeshim rrembimeve qe bejne alienet, sic bejme zakonisht kur nuk spjegojme dot ndonje gje qe s'mund ta spjegojme?
Si mund te krijohet nje shkeputje e tille mes mendjeve qe jane vec 25 ose 30 vjet larg? Kaq shpejt ka ecur dhenie marja e informacionit dhe Gishtuket nuk kane me nevoje per ne qe te ecin ne jete?
I gjithi esht enje problem shume kompleks dhe qe varion nga vendet europiane tek ato amerikane, nga sistemi arsimor i botes se trete ne ate te se pares, nga ai i vendeve totalitare si Kina e Korea tek ai i vedeve demokratike. Megjithate, sistemi i sotem, sidomos ai prej fillores e deri ne Mature duhet ndryshuar teresisht. Sidomos ne Amerike e Kanada ku eshte per ibret dhe drejt te cilit po shkon edhe sistemi arsimor i europes perendimore. Sigurisht qe nje ndryshim i tille rrenjesor, nuk ka se si te behet pa ndryshime te medha ne menyren e jeteses ne Ameriken e veriut, qe fillon me oret e zgjatura t epunes , me distancat per te shkuar ne pune e shkolle, me ekzistencen e sistemit arsimor katolik, me lirite e parakohsme per adoleshentet e deri tek soccermoms qe klithin fusha ve t efutbollit duke bere tifo, apo hockeydads qe rrihen shkalleve te arenave te akullit, pa menduar thelle se po i shkaterrojne femijet e tyre e po i largojne nga vetja. E sa te ngjiren se klithuri nenat duke bere tifo per bijat ose bijte qe ndoshta shkojne pa qejf ne ato stervitje rropulliperzjerese, memire te klith edhe njehere une. Fundja at qe degjojne do thone "keshtu e ka ky. s'rri dot pa u ngjirur!"
(vijon)

1 comment:

  1. Kam hyre ne nje hulli qe do shume kohe, mund e mend dhe nga te treja keto, vetem te paren kam. Megjithate, meqe i hyra detit me kembe do vazhdoj me nje veshtrim te shkurter te zhvillimit te shkolles, si e di une dhe duke e verifikuar me Wikipedian.

    ReplyDelete