Saturday 15 October 2011

Sa burre i mire ky Drejtor Agolli!(vijim)

Po i kthehem serish Migjenit, i cili ndoshta ishte me fat qe ndroi jete e nuk u kthye ne Shqiperi. Po qe se do ishte i gjalle ne vitet e Diktatures do kishte perfunduar ne burg ose para skuadres se pushkatimit. Migjeni ishte gjeni i letrave dhe njeri i jashtezakonshem! Keta lloj  njerezish nuk mbeten te gjalle nen Diktatura dhe nuk pelqehen as ne sistemet e tjera me pak te ashper. Sigurisht lartesohen me kalimin e kohes, sikunder jane te lartesuar ne kujtimet e bashkekohesve. Ne kujtimet e Petro Markos duket se sa i madh eshte Migjeni, me te cilin Petroja ishte takuar vetem dy here. Mes "Bisedave me guret e rete", nuk zene vend as Kadareja dhe as Agolli, me te cilet anarkisti Petro eshte takuar dhjetra e dhjetra here.
Po perse eshte burre shume i mire Driteroi dhe mund te mos ishte burre shume i mire Migjeni? A ka shume lidhje te qenit te pelqyeshem tek keta poete, te lindur ne nje dite, por me 20 vjet diference dhe ne toka te ndryshme? I pari u lind ne balten prodhimtare te Devollit, te cilen e mori nje dite "ne nje traste leshi nen gune, t'ja shpinte Lidhjes se Shkrimtareve" dhe i dyti ne nje qytet te cuditshem te veriut, ne dyert e shtepive te te cilit "valeviteshin flamujt e melankolise".
Sigurisht, qe koha, shkollimi, origjina familjare, sistemi ne te cilin krijuan ka ndikuar shume edhe ne karakteret e tyre. Per Migjenin duhet shkruar gjate, shume gjate, ndersa per Driterone do mundohem ta mbyll ne tre pjeset e ketij shkrimi.
Driteroi nuk eshte fshatari devolli, me te cilin qellimisht identifikon vehten. Bile ka shume pak karakteristika te devolliut. Ai eshte nje bektashi kolonjar pozitiv dhe i zgjuar. Eshte tamam ajo qe i theshte me te qeshur mjekut Leonidha Ikonomi ne vitet '70 "Tek ne eshte perziere dinakeria kolonjare me budallallekun devolli, e hajde se c'kemi dale!"
Tek Driteroi mbizoteron dinakeria kolonjare mbi trimin e cartur devolli. Megjithate, ai nuk eshte tipik dinak, si mund te quajme Sabri Godon per shembull. Driteroi i do njerezit dhe i ben ta duan, por me nje qellim kryesor ne jete- MBIJETESEN pa shume mundime dhe me shume jete te rehatshme e te lehte. Nuk gjen tek ai jo vetem vuajtjen e Migjenit, por as edhe te nje poeti me te rendomte. Driteron nuk e ben te vuaje padrejtesia sociale apo pushkatimi i te njohurve. Ndoshta filozofia fataliste e bektashizmit luan rol ne te. Tek ai ze vend jeta e qete, dashuria per natyren e njerezit, deshira per te shijuar cdo grime te jetes dhe pa bere keq, po edhe pa u perpjekur per ta ndalur te keqen.
(vijon)

No comments:

Post a Comment