Saturday 30 April 2022

Lehesve te mehallave te botes

Nuk di ku ka me shume qener

Ne guret e qytetit tim

Apo ketu ne Bruklin.

Tanet,

Patriotet lehes,

Jane te lire ne deshperimin e tyre;

Ketu,

Ldihur i mbajne dhe te pasmen ju pastrojne

Qimendriturve,

Pa nje pike lyre

Qe nuk rreken as te me veshtrojne.

Nuk di nese i dua shume,

Apo vec dua te jem politikisht korrekt

Me kafshet me besnike ndaj njeriut,

Qe dikush i vret,

Te tjeret i adhurojne;

Te ftohtit,

Te pasurit banore te Veriut.

Edhe bastardin Maks,

Mikun tim te dhjetra poezive,

E pata shpikur mbremjeve te vetmise,

Kur askush me nuk mu qas,

Mua,

Emigrantit te mjere,

Poetit aksidentar te merzive. 

Ne kerkim te MGJ


Kete rradhe kisha shume shprese te takoja ne Korce Miun e Gjirizave, te cilin me poshte do e permend vetem me iniciale. Shpresoja te me dilte para dhe te me thoshte se sa te dobeta dhe jashte shenjestres jane te gjitha shkrimet e mija te blog-ut. Sidomos ato rreth politikes.

Por MGJ nuk u duk kerkund. Madje as neteve, kur shetisja rrugeve te Korces dhe koleget e tij e kane me te lehte te dalin nga gjirizat

Mu be nje cast se e takova dhe i dhashe edhe doren duke pritur te me sulmonte me guximin e tij prej gjirizuku dhe me krenarine minuke, por edhe ai, qe kryeson listen e te dyshuarve dhe duhet te jete MGJ, foli me gjysem zeri thua se frigej se e kisha kuptuar se kush ishte. Pa asnje deshire per te “me atakuar”.

Por edhe MGJ duhet ta dije se nuk eshte i vetem. Madje eshte me I kenduari mes minjve te tjere. Ka dhe shume te tille, qe peshperisin kafeneve se “po atij c’i duhen keto libra”, “ka rrjedhur ne pleqeri se shkruan vjersha”, “deshtoi si arkitekt dhe i eshte futur shkrimeve” dhe te tjera batuta te kripura si keto dhe me pas gajasen me zgjuarsine dhe humorin qe ju lejon truri i tyre i vogel prej brejtesa te llagemeve.

Bota prandaj eshte kaq e bukur. Kryesisht per shkak te larmise se qenieve dhe sjelljeve aq te ndryshme te tyre. Ne zinxhirin e pafund jetesor (po edhe ate shoqeror) ka vend per luanet, elefantet, balenat, ujqerit, por edhe per brejtesit e vegjel, madje edhe ata te gjirizave, qe jane rrjedhoje e drejtperdrejte e zhvillimit shoqeror. Se pa zhvillim nuk do kishte kanalizime dhe pa kanalizime as minj gjirizash.

MGJ nuk u shfaq kete rradhe, por nuk eshte cudi qe pas te 70-ve (tani eshte 67) te jete i mbushur me kuraje dhe te ma perplase ne surrat te gjithe dufin e tij, qe kundermon ere llagemi.

Ate dite do them me vete: “Po dhe mua c’mu desh qe e nxorra me zor ne driten e diellit?! Ishte me qejf. Ashtu i fshehur dhe me mllefin e tij ererende!”

Friday 29 April 2022

Koha e gjumit


Ndoshta nuk eshte kurre shpejt per te shkruar kujtimet, Vite me pare ngacmoja time me, kur me theshte se s’kam c’te bej sot. “Shkruaj kujtimet”- i thosha, por merrja pergjigjen e saj te thekur dhe qeshja me te madhe. Tani me duhet te shkruaj vete te miat, jo se jane te rendesishem per t’i “nxjerre ne mexhlis”, por se eshte nje menyre jo e keqe per te shkuar kohen. Me e mire se te luash me domino, apo te rrish me gojehapur ne nje “mall” dhe te shohesh te rinj e te reja qe sillen rrotull te ngazellyer.

Kohen kur shkoja per te fjetur e kujtoj mire, se ishte nje mbyllje e dites se gjate (sa e gjate na dukej dita ne femijeri) dhe ndjehesha i perkedhelur nga im ate qe vinte dhe me lexonte deri sa me mbylleshin syte. Keshtu ndodhte deri sa pata mbushur pese vjet, se me pas kisha mesuar mire te lexoja dhe “karavitesha” me revistat e shumta per femije dhe librat per moshen tone, qe nuk ishin te paket ne vitet ’60. Por asgje nuk kishte te krahasuar me zerin e bukur dhe te plote te tim eti, qe i bente te gjalla perrallat e vellezerve Grim dhe te tjera perralla te Lindjes, qe i perkthente menjehere nga origjinali ne frengjisht. Ai me pat lexuar edhe “Lin Madhi dhe Lin Vogli”, qe ka mbetur gjate ne mendjen time.

Me pas, kur kisha hyre ne shkolle dhe picerroja syte ne germat e vogla te librave qe nuk ishin per mua, shpesh ora e gjumit me prishej nga tingujt e violines se sime motre, qe studionte ne te njejten dhome ku flinim. Nuk kujtoj asgje te bukur nga ato gervishtje te qimeve te kalit mbi telat e nje violine shkolle. Vec shtrengoja dhembet dhe mundohesha te flija. Gjumi me kaplonte shpejt se e gjithe dita kishte kaluar duke ndjekur topat “pe 50” te Durresit ne oborrin e pallatit gjate tre stineve dhe duke rreshqitur kolovajzeve te akullta gjate dimrit. Detyrat ishin lene per tu bere ne mengjes(kur nuk beheshin kurre) dhe gjate pushimeve pese minuteshe midis oreve. Kur nuk beheshin, justifikimet ishin ato te njohurat “nuk i kisha shenuar se cilat, harrova fletoren ose kam ngaterruar orarin”. Shume rralle i beja sa kthehesha nga shkolla, qe ishin dite kur e gjithe pasditja dhe darka pershkoheshin nga nje ndjenje e mire e detyrekryerjes. Me te shumtat ishin ato me ndjenjen e fajit dhe te shtyrjes per me darke, ne mengjes dhe ne pushimet.

Gjumi me zinte se isha i lodhur ose se arratisesha lehte ne pyjet e Bavarise, ne Kotorret e Reja apo ne ballonat e Vernit. Me pelqente te jetoja ne nje realitet tjeter, sikunder i pelqente edhe gjithe moshatareve te mij. Realiteti qe niste me larjen e fytyres, ngrenien e mengjesit, lidhjen e shamise se pionierit dhe marrjen e “peces” per te shkuar ne “kazermen shkolle” nuk me pelqente aspak.

Ndaj kishte aq shume rendesi ajo pjese e 24 oreve, pasi kishte mbaruar edhe emisioni me “Muzike te kerkuar”, kur shkoja te lexoja (jo librat e shkolles) para gjumit. Edhe pse nuk dija mire se ku binte Patagonia, apo se kush ishte “Rrethi  kuq” udhetoja ne vende te ketij globi ku nuk kam shkelur kurre dhe takoja njerez qe nuk kane ekzistuar, por kane qene me te gjallle se te gjallet.

“Naten e mire Nucke” – me thoshte im ate dhe une i pergjigjesha “Bucke” dhe ai e mbyllte me “Kolopucke” dhe isha femija me i lumtur ne bote.

Intermexo (Kepucet ciklamin)

 

Ato dukeshin si te derdhura nga i njejti material ne nje forme te axhustuar persosmerisht me pare. Ngjyra ciklamin i bente te dukeshin nje lloj aliazhi lekure sintetike me fibra karboni, por po t’i shihje nga afer ishin te punuara me dore dhe prej perberesve me te hershem te kepuceve te grave- lekure e bute siper, sholle me e forte poshte dhe take druri e tornuar dhe e veshur me lekure. Qepjet ishin bere me spango lini dhe lidhjet e pjeses ku mbeshtetej kemba me haleza druri te holla te vendosura gjeometrikisht te barazlarguara nga dora e nje maniaku te perfeksionit. Edhe pse taka ishte 14.5 cm, ato ndiheshin si kepucezat e nje kercyese se larti, qe ka nevoje edhe per lehtesi dhe shtytje ne vrapimin e saj drejt horizonteve. Nuk dihej nese ajo apo mjeshtri kishin kembengulur per ngjyren ciklamin, qe i bente aq te rralle por njekohesisht edhe spikatese. Cuditerisht dukeshin bukur edhe kur vishte petke smeraldi, gje qe nuk do ja kishte keshilluar asnje stilist mode sado guximtar dhe i krisur te ishte. Kembes se saj i peshtilleshin si nje corap mendafshi, qe e bente te ndjehej mire, e mbrojtur dhe me nje vetbesim habites.

Ndaj mund te dilte mbremjeve vone e veshur vetem me to dhe pasi kishte ngjyruar me te njejtin ton ciklamini edhe fijet e pakta pubike qe kishte lene per te qene e ndryshme. Nuk dilte vetem ne netet me hene te plote. I pelqente te ecte faqeve te ndertesave te qelqta dhe shtellungave te reve. Tek keto te fundit, takat e gjata linin bira te crregullta se te tilla ishin dhe hapat e saj. Te menduara, te paparashikueshme dhe pa nje ritem qe mund t’i bente te dallueshme nga frymoret e zakonshem. “Gjuetaret” e objekteve qiellore te papercaktuara e kishin pagezuar me nofken “jeti ciklamin”, por nuk kishte asgje te ngjashme mes saj dhe njeriut te debores se Himalajeve. Ajo ishte dikush e ardhur nga e ardhmja ne nje bote krejtesisht prozaike, te ciles po rrekej padashje t’i sillte pak magji, te qeshura dhe optimizem.

320 E 79th Street, NY


Kisha qendruar ne kete pjese te Manhatan, pikerisht gjate Festave te Nentorit, por nuk e dija se Konsulata jone ishte kaq prane. Do kisha shkuar per te pare Flamurin, me te cilin na lidhin shume kujtime ne shqiptaret. Dje e gjeta pa shume veshtiresi dhe nga qe ishte dite me ere te forte flamuri valevitej, por jo krenar, me shume si i dhj...

Ne kemi nje shtet te varfer, me shtetare te pasur, qe nuk lene fonde per te zevendesuar sa me shpesh flamujt ne ambasadat dhe konsullatat tona. Flamuri ne NY ishte I daleboje dhe ne anet I rreckosur. Ashtu si ishte e daleboje e gjithe ndertesa e konsullates nga jashte e brenda.

Shkova ne kerkim te diplomates D., familja e te ciles ka jetuar ne ate ndertese. Me erdhi mire qe e gjeta edhe pse Flamuri me la shije te keqe dhe me shume Akoma zyra e e Perfaqesise sone ne Kombet e Bashkuara, ne katin gjysem nentoke te nderteses. Jemi me fat qe e kemi ate ndertese ne NY, te blere dikur ne kohen e Zogut. Dhe do mbetemi me fat deri sa ndonje kryeminister, me idene per te bere dicka te rendesishem ne Bronks, ta shese ate prone te shtrenjte ne Manhatan per te futur ndonje te “shkoqur te majme” ne xhepin e tij.

Deri me tani eshte ende prone e shqiptareve, e perunjur, e zberdhylte dhe gati e braktisur.

Mund te hyje lehtesisht ne ndertese dhe te ngjitje te gjithe shkallet e shtruara me nje tapet te kuq te vjeter, shenje e krenarise kombetare. Ne te kater katet kishte dyer metalike, ku nuk kuptoje nese ishin zyra apo apartamente te vogla te diplomateve. Trokita ne disa prej tyre, madje edhe tek nje qe kishte plot rraqe familjeje ne korridor dhe vetem ne nje u pergjigj me lehje nje qenush aspak patriot. Nuk ishte lehja e nje qeni shqiptar. Nje “kuc” nga Laberia do me kishte kallur daten.

I zbrita shkallet me mendimin se diplomatja D. Nuk jetonte me atje dhe shtyva pa shprese deren ne katin e pare, qe shkruante Zyra konsullore ose dicka te ngjashme. Cuditerisht, ashtu si dera kryesore edhe ajo u hap dhe une me frike vazhdova ta shtyja ngadale i trembur se pas ndonje skrivanije do me shikonte venger ndonje diplomat shqiptar qe do me hakerrehej “Po ti o ku shkon keshtu pa trokitur! (Ne vitet ’50, Shefqet Peci, asokohe minister pa portofol, i kishte thene te ndjerit Palo Themeli: Po ti moj gamile ku vete keshtu pa trokitur!)

Ne zyren e dyte, qe komunikonte me te paren, ishin dy mesogra te qethura shkurt dhe nje tridhjetvjecar me syze, qe rrinin prane por nuk dukej as se merreshin me thashetheme, se ne ndertese nuk pipetinte gje.

“Na gjete keshtu...” tha njera prej tyre dhe une nuk kuptova se si i kisha gjetur. Ata ishin po aq te qete dhe te zberdhylte sa ndertesa e Konsullates. Gjithshka ne harmoni. Diplomate qe paguhen pak dhe nuk kane as mundesi te hane dreke jashte. Qe presin t’ju mbaroje koha e sherbimit dhe te kerkojne strehim politik per te mbetur ne SHBA. Lashe porosine per diplomaten D., pa pyetur nese ishte ende e tille dhe dola i lehtesuar nga mjedisi me i fundit shqiptar qe posa kisha vizituar.

Nje copez Shqiperi ne Manhatan, e varfer dhe me nje flamur gati te rreckosur. (Por ne Keshillin e Sigurimit te gjithe presin fjalen tone!)

Thursday 28 April 2022

Dyfytyrshit


Ky eshte viti i shume dyshave, si e kam prekur ne nje shkrim te shkurtit. Ka aq shume dysha sa vetem pas 20 vjetesh do kalohet nga nje date tjeter dhe qe do jete 22.2.2222.

Nuk di nese kjo ndikoi ne daljen e shume fytyrave te dyta, ne rrafshin nderkombetar, nderatlantik, kombetar dhe vendor. Te dyta sepse ishin te ndryshme nga fytyrat qe kishin paraqitur me pare dhe ju ishin miratuar. Nuk eshte e thene se fytyrat e dyta te ishin me te keqija se te parat, por vec ishin te ndryshme, thelbesisht te ndryshme. Buzeqeshjet vesh me vesh ishin kthyer ne vertikale, ndjellja e hundeve ne krruarje te veshit dhe tulet ishin shtuar me shume se efektet zbutese te rrudhave nepermjet botoksit.

Fytyren me te ndryshme solli Vladimiri i Tmerrshem, qe deri vjet kishte mbajtur nje fytyre pa shprehje, qe nuk mund ta klasifikoje as si te nje spiuni dhe as te nje komsomolasi fanatik. Vladi (jo Drakula) ka ndryshuar veshtrimin, kercellitjen e dhembeve dhe ngritjen e qimeve te paketa te kokes.

Nje fytyre te dyte, te vendosur, agresive, plot synime, te shoqeruara edhe me bole te celikta tregoi Uriah Hipi i Tirons, ose Eri i Luanit. A do e mbaje gjate gjithe vitit per te shmangur humbjen e kandidatures se dyte per Kryetar Bashkie, kjo mbetet per tu pare.

Nje mjelese e dalluar, e njohur per realizimin e planit ne menyre shembullore, per sakrifikimin e te afermeve per hir te idealit te Partise, per nenshtrim ndaj veseve te bashkeshortit deri ne dhimbje, tregoi fytyren e saj plot kuraje, vendosmeri dhe dinamizem duke permbysur te gjithe kovat me qumesht qe kishte mbushur gjate mengjeseve te ketij viti. A u tremben lopet nga veprimi drastik dhe fytyra e dyte e mjeleses kete do e tregojne mengjeset e ardhme. Por mjelesja mund edhe te perfshihet ne politike me te Djathten ekstreme ose te Majten e moderuar. Ne fund te fundit te dy krahet te njejtin qumesht pine.

Fytyren e dyte e treguan edhe shume te tjere, te zote e te mjere, te dhjere e te permjere.

Ishte viti i Dyshit!

Wednesday 27 April 2022

Mesdhe me ere lule limoni

Ne Athine kundermonin rruget nga aroma e limonave ne lulezim.

Ne lulezim ishin edhe qershite dhe bajamet ne vendin tim, por nuk ju ndjeja aromen.

Aromen e paperceptueshme te kartmonedhave e ndjenin te gjithe.

Te gjithe dinin gjithshka ndaj nuk kishte mbetur asgje me per tu zbuluar.

Kr nuk kam mbetur me asgje per t’u zbuluar jeta behet krejtesisht e zberdhylte.

E zberdhylte ishte edhe fytyra me karakteristike e baby boomers.

Baby boomers ne atdhe thuajse nuk ishin me asgje ne dore se ishin te zbritur nga pushteti.

Nga pushteti dhe semundjet e shoqeruara me te vuanin disa breza ne mesin e jetes dhe ne fillimet e saj.

Ne fillim te jetes dhe ne mesin e saj, kur energjite jane me te medha, shume rrekeshin te gjenin menyrat me te lehta dhe me te felliqura per te fituar.

Per te fituar mjaft te vendosh objektin qe do te fitosh dhe me pas perpjekjet e sjellin vete.

Vete ja u sjell “fitoren” atyre qe objekt kane “parane”, por jo rralle ju sjell edhe burgun.

Burgu, edhe nese nuk eshte ai i verteti, eshte ai qe i mban peng edhe ne jeten e perditshme te korruptuarit.

Te korruptuarit nuk mund te jene kurre te lire.

Ndaj me vjen keq per ta se edhe eren e luleve te limonit nuk mund ta shijojne.


Monday 25 April 2022

Qyteti im i lodhur


Pse me dukeshin aq te lodhur njerezit ne qytetin tim?

Aq te ndryshem nga njerezit ne kryeqytet. Klima, menyra e jeteses, pafuqia per te ndryshuar gjerat?

Shtepi te ndertuara bukur, rikonstruksione mjaft te arritura dhe njerez te rraskapitur. Kjo ishte pershtypja e diteve te para, e cila nuk mu nda deri ne diten e fundit. Ndoshta nga qe syte me perqendroheshin me teper tek njerezite moshes se dyte dhe te trete, ndersa perpiqesha te dalloja te njohurit e vjeter. Nese do kisha kaluar prane Universitetit “Fan Noli” do gjeja tjeter portret  te pergjithshem te shoqerise korcare.

Naten, Korca ishte nen mbreterine e qenerve vagabonde, te tukequr, me nje “distinktiv” plastik te “kopsitur” ne veshin e majte. I ngjisnin disi njerezve te tukequr te dites dhe ndoshta me shume mua, qe sillesha pedonales pa ditur se ku te shkoja. Ndoshta e kuptonin dhe ata papercaktueshmerine e dhimbjes sime. Dhimbje qe rridhte shemtuar, si ujrat e “paudhezuara” mire ne kembesoren me gure. Duket qe pusetat kane qene me kosto te larte kur u ndertua kalldremorja. Diku duhej te kursente edhe Ligaveci Gollash.

Ne “24 oreshi” ishte e zorshme te kuptoje ndryshimin e shoqerise. Nje shofer taksie, te cilit rralle i kerkonin sherbimet, nje banakier, qe si me te shumtet e te rinjve te sektorit te sherbimeve vinte nga nje fshat i larget dhe nje nate nje homoseksual qe nuk bezante nen shoqerine e dy sarahosheve te shemtuar. Nuk kishte as artiste boheme, as balerina te lodhura nga striptizat dhe as poete qe nuk i le te flene ritmi i aleksandrinit. Shkreti shpirterore.

Qyteti eshte i lodhur nga nje lufte diku larg, ose ka qene vazhdimisht i lodhur dhe i varferuar nga pandemia. Nuk arrita te kuptoj se ku punohet. Mengjeseve heret, grate e vojtura “te fasoneve” zbrisnin me nxitim, si paten zbritur edhe nenat e tyre ne Trikotazh dhe Leshpunuese. Historia fatkeqe e seksit te bukur te qytetit tim perseritet. Ndoshta kjo eshte arsyeja qe ato thone: Ne djall me floket e gjata. Kush do na i vleresoje!” Dhe i futin nje te prere vrasese me gersheret prej rrobaqepesje qe ka cdo shtepi me nje makine “singer”.

Makina ku do doja te me shkonin dhe mua nje tegel ne shpirtin e rreckosur nga ditet ne qytetin tim.

Sunday 24 April 2022

Malli per guret e sokakut




Nuk di nese vertet te merr malli per guret. Te pakten deri tani nuk kam ndjere mall per to dhe jo vetem per te zakonshmet e kalldremit, por edhe per guret e Shen Gjergjit te mbetura ne kendin sportiv, ku dikur hidhej kryqi dhe as per shatervanet e famshme te gdhendura nga duart e fisnikut Kristaq Papaargjiri. Sa per skulpturat e gurta te rrjeshtuara idiotesisht diku para Pallatit te Sportit “Tamara Nikolla” (nje prej tyre dhe rrotullohet) nuk ka si te me marre malli, se jane vendosur shume kohe pasi kam ikur nga qytetit me kalldreme.

Kadareja ka shkruar dikur “Kronike ne gur”, per te cilen edhe Dulla shkruante se kur e merrte malli per Gjirokastren lexonte vepren e shkrimtarit me te madh gjirokastrit. Nuk me kujtohet me hollesi as vepra e shquar, madje me shume kujtoj intermexot e saj pikante. Per kalldremet e qytetit tim ( me mire per fizionomine e shoqerise se Korces) nuk di te them se kush ka shkruar me mire- Lacoja...Postoli...Natasha Lakoja... Gramenoja apo dikush me i ri, te cilin nuk kam pasur fatin ta njoh. Gjithsesi qytetit im eshte shume kompleks dhe shume i ndryshuar ne 150 vjetet e fundit. I mbetur thuajse pa fizionomi te caktuar. Nuk ka as “kafe me dylbi”, as stere qe tingellojne zera te ferrit dhe as shtepi qe te kujtojne centauret. Qyteti im eshte qytetit I te pakenaqurve.

Mjekra e tij (jo ajo e parruara) eshte shtrire teposhte dhe I ngjan gjithnje e me shume mjekres se gjate te Nicolo Dilanas po pa buzeqeshjen e tij te shtirur. Qytetit tim nuk mund t’i kendosh as kengen “krehmi leshkat leshkat krehemi” sepse i ka prere shkurt, shume shkurt, sa te kujton nje femer te minoritetit LGBT. (Nuk di pse shpenzohet kaq shume per suva dhe duralumine dhe jo per perkujdesjen e flokeve nga femrat.) Ne trup i kane ngjitur me qindra kitara, me te cilat kendohen te transformuara kenget e rinise se prinderve te mij dhe te rinise sime. Ndersa nga mendja ja kane larguar librat dhe i kane ngulitur nje deshire dhe zili per kartmonedhat e gjithsejcilit. {Si i beri parate ai? Po ai qe ishte kripe nga na doli me tere ato prona?!)

Nuk eshte me qytetit qe kam lene dhe per kete shoqeri te perkeqesuar nuk me merr malli. Gjithsesi besoj se eshte kalimtare...Ndoshta do e gjej te permiresuar para se te ik per andej nga plepat!


Pjese nga romani "Kepucet ciklamin"

 ....

Ai e futi me thelle ne kuti pergamenin e molisur. Si per ta fshehur nga vetja dhe drita e diellit ne ate mengjes prilli. Ishte gati i palexueshem dhe njollat kerpudhore shtriheshin tej e tej. Nga pakujdesia kishte humbur thesarin me te madh qe I kishte lene gjyshi. Deshmine se shqipja ishte shkruar shume me pare se latinishtja me disa simbole qe te kujtonin shkrimet kune. E gjyshja i quante “shqipja e kembkave te pules”.

Nuk dinte ku te pyeste per restaurimin. Dhe nese ishte vertet i mundur. Pergameni nuk duhet te dilte jashte bodrumeve te shtepise te te pareve. As ne rast te nje kataklizme. Shprishja ishte edhe me keq se kataklizma. E gjithe e kaluara dhe e ardhmja e Ballkanit ishte ne ate dokument.

Tingulli i mesazheve : “Duhet t’i pergjigjemi drejtores se Muzeut. Kemi kaq muaj qe...”. U mendua c’ti shkruante avokatit te tij, por e shtyu per me vone. Nuk hapi as aplikimin qe tjetri mos mendonte se kishte ndodhur dicka qe nuk po i pergjigjej.

Pergameni ishte mbuluar nga te tjera shkrime te vjetra dhe dukej i qete ne fshehjen perfundimtare te sekretit te madh. Ai hapi mbiprehersin dhe filloi te kerkoje ne google se cilet ishin restauruesit me te mire te pergameneve ne Mesdhe. Nuk donte te hynte ne boten e nendheshme te internetit, ku gjithshka zgjidhej me lehte, por ishte me e pasigurt. Me pas mendoi t’i shkruante Aleksandra Musolinit. Besonte tek ajo...

,,,,

Friday 22 April 2022

Pse ishin te tepert vendoret

Dikush permendi vendoret. Nuk di se kush. Ndoshta e kishte lexuar librin a ndoshta jo. Nese do e kishte lexuar do e dinte se se Andon Mara nuk i kishte patur maredheniet mire me pushtetaret e vendit, ose me vendoret. Ndaj dhe ata s’kishte se si te ndodheshin aty. Per me teper vendoret lexojne pak, sepse nuk kane kohe, sepse takohen me zgjedhesit, sepse duhet te merren gjeresisht me tendera dhe veprimtari te tjera fitimprurese.

Kapitulli i librit per vendoret hapej me nje citat nga Shou (babai e vleresonte shume dramaturgun irlandez) qe thote “Ai nuk di asgje dhe mendon se i di te gjitha. Eshte treguesi me i mire se do te beje karriere ne politike”. Vetem ky citat mund t’i mbante larg vendoret nga nje veprimtari perkujtimore per Andon Maren. I kishte mbajtur larg ne 50 vjetorin, 60 vjetorin dhe deri 90 vjetorin e tij. Ata dhe shume drejtore biblioteke dhe Radio Korce. Do duhej pafajesia apo dashuria per kulturen e nje vajze te re, qe Andon Mara te nderohej ne 100 vjetorin e tij ne Biblioteken qe kishte drejtuar me shume mund dhe pasion. Antikonformizmi e kishte mbajtur larg vendoreve, te cilet i trembeshin dhe ishin munduar gjithnje ta linin ne heshtje. Vajza e re quhet Jorida Tollkuci dhe drejton Biblioteken e Korces. Nuk ka ditur gje se si i kishte raportet me vendoret Andon Mara dhe as se si i ka patur i biri, autori i librit dhe blogeri i “kuendemi”. Mund te kishte hezituar nese do e dinte qe Naum Mara ka kritikuar ashper Kryevendorin e Korces, te cilin nje miku im italianfoles e quan Nicolo Dilana. Pat denigruar edhe kryebashkiakun, te cilin e quan me perbuzje Ligaveci Gollash. Pat kritikuar edhe nenkryetaren Terova per deklaratat idiote te lidhura me koncertin e Bregovicit ne Korce. Dhe jo se ka ndonje mllef me vendoret e Korces, por se i dhimbset qyteti i lindjes. Ashtu si i dhimbsej Andonit kultura e qytetit te tij. Nje dhimbje e madhe qe e shtynte te bente armiq te gjithefuqishmit e kohes. Qe mund te rrezikonte per ate gje edhe familjen e tij.

Kohet kane ndryshuar, por jo njerezit. Antikonformizmi eshte dicka qe nuk te fut ne burg, por te ben te padesheruar dhe te le papune.

Por ka edhe nje arsye tjeter perse nuk doja qe vendoret te ftoheshin ne promovimin e librit. Eshte nje arsye e thjeshte. Librat nuk kane nevoje per presidiume dhe per njerez te rendesishem. Librat kane nevoje per lexues, qe t’i mbajne prane nenkresores ne oret e mbremjes, per te kuptuar se c’ka eshte e rendesishme ne jete. Vendoret nuk kane c’te mesojne. Ata e dine qe te rendesishme jane parate dhe pushteti.

Ndersa une e di qe ata e dine gabim. Ndaj dhe i meshiroj. 

Thursday 21 April 2022

Ne Tempullin e Librave (ose tek “Derri i Lerosur”)


Im ate zbriti tek tempulli me i rendesishem i jetes se tij- Biblioteken e Korces. Me siguri nuk do e kete pelqyer, nese vertet ka zbritur jo ne menyre figurative. Vec nje lloj shkelqimi ne interiere, Biblioteka e re e Korces nuk ofron asgje si zgjidhje arkitekturore. E formuluar shpejt e shpejt, jo ne shembullin e bibliotekave moderne, ky ndertim eshte po aq i dobet ne zgjidhjen e brendeshme sa eshte edhe ne eksteriere. E megjithate ekziston. Nje dite tjeter do do zgjatem me problemet arkitekturore te tij.

Sot po shkruaj per “pershpirtjen kulturore” te se Henes se Madhe. “Pershpirtje” ne vitin e 100 vjetorit te lindjes se Andon Mares.

Idea i pat lindur dikujt qe nuk e kishte njohur as babane dhe as mua. Nje vajze e re, qe duhet te kete qene 7-8 vjece kur im ate u largua nga jeta, por qe duket se do te beje me zell dhe zgjuarsi punen qe i eshte caktuar – drejtimin e Bibliotekes se qytetit. Quhet Jorida Tollkuci. Po me zell jo vetem organizoi ngjarjen, por mbajti edhe fjalen me te mire gjate promovim-perkujtimores. Ndoshta duhet me shume vemendje t’ju kushtojme te rinjve.

Erdhen me shume njerez se prisja per te perkujtuar babane. Disa edhe pa i lajmeruar njeri. Disa syresh folen, te tjereve ju lexoja ne sy dashamiresine per emrin e babait dhe ate c’kisha bere per te, disa u mallengjyen kur ime moter e ngasheryer mbajti fjalen e saj.

Ne qender te vemendjes ishte Klara, bibliotekarja dhe perkthyesja e njohur, qe edhe pse ne prag te  80-ve jo vetem shkruan, por ka edhe nje qartesi mendore te habitshme. Foli per gati 40 minuta, si nje akademike qe ju tregon studenteve se c’duhet te kuptojne nga libri qe kane para. Me dashuri dhe vemendje e ndiqte “i dashuri “ i saj i 60 viteve, futbollisti i shquar Zeni Cela.

Me pas shkelqyen ne fjalet e tyre, e mencura e gjuhe-letersise Loreta Samara, inxhinieri Vladimir Dino dhe mjeku Gjergji Zavalani. Kishte aq shume ide dhe dashamiresi ne fjalet e tyre te ndjera. Mesuesja e shquar Loreta nuk nguroi te me terhiqte vemendjen “ne mesim” ndersa per te shkurtuar kohen une firmoja librat dhe te lartesonte redaktorin e librit, ish-nxenesin e saj Henrik Ligori. Ne sallen me te larte se te gjere dhe gjate nuk pipetinte njeri, ndersa degjohej here here peshperima e mikut tim Niske Pani, qe po afron te 90-tat e ndoshta nuk degjonte mire.

Andon Mara duhet te kete buzeqeshur me dashamiresi, ashtu si dinte te buzeqeshte bukur, me gjithshka korcare ne ate salle, ku perzjehej intimiteti i atyre qe duan Korcen, me keqardhjen e te gjitheve per te larguarit dhe per vitet qe po na ikin.

Libri?

Ishte “sebepciu”, por ngjarja kishte vetem nje emer, ate te ndriturin e babait tim – Andon Mara.

Wednesday 20 April 2022

Erdha, pashe...nuk fitova

Nje vizite jo e shkurter gjate se ciles pashe shume dhe kuptova pak. Pashe Tiranen pas 18 vjetesh, plazhin e Golemit pas mese 40 vjetesh, Voskopojen pas 32 dhe vende te tjera qe i kisha pare gjate vizitave te fundit ne memedhe.

Si perfundim te shpejte do thoja qe liria funksionon dhe ne vend ka ndryshime te medha, qe deshmojne pranine e parave te pastra dhe te ndohtura te investuara ne rikonstruksione, banesa kolektive dhe hotele, rruge dhe lokale luksoze. Pa dashur as t’ju heq dhe as t’ju shtoj meritat qeveritareve te te dy kraheve, ndryshimet e mira jane me te medha se ato per keq.

E megjithate nuk arrita te kuptoj se si ka kaq shume ndertime te reja ne nje vend me industri dhe bujqesi te dobet dhe ku paradite jane plot baret, rruget, restorantet dhe kazinote. “Parate e trafiqeve” me shkon shpejt e shpejt ne mendje, por ndoshta edhe ky nuk eshte spjegimi plotesisht i sakte.

Ne vend sigurisht qe nuk ka demokraci, por kjo jo per faj te Filanit dhe te Fistekut, por se shoqeria nuk ka hedhur asnje hap ne emancipimin e saj, madje mund te thoja se ka bere hapa pas. Shqiptaret pelqejne te grinden para kafese dhe me cigare ne goje (duhani brenda lokaleve eshte i ndaluar) per Ramen, Berishen, Sorosin, Veliajn, ambasadoren Kim dhe dreqin e te birin, qe i ka shpene ne kete gjendje, pa levizur as gishtin. Madje duke kerkuar nepermjet celulareve te shtrenjte se “kujt duhet t’ja japim zarfin”per nje hall qe kane zyrave. Askush nuk beson ne sloganin “Demokracia eshte pjesemarrje” apo ne shprehjen “nese do te ndryshosh shoqerine, duhet ta nisesh ndryshimin nga vetja”.

Duken te gjithe te nenshtruar jo ndaj qeverise, por degjenerimit te shoqerise, qe ndoshta nis tek elita e Tiranes. Por eshte nje nenshtrim idiot, ndoshta dhe i volitshem, sepse eshte shume me i ndryshem nga ai nenshtrim qe kishim ne kohen e Diktatures. Ky nuk eshte nenshtrim nga frika por nga dembelizmi. Nga deshira qe problemet t’i zgjidhin amerikanet dhe europianet, diaspora dhe intelektualet, ndoshta edhe nga Dalai Lama, por jo nga ata vete.

Largohem me konfuz nga vendi im dhe nuk di se sa larg nga shenja kam qene ne shkrimet e mija per politiken dhe shoqerine shqiptare.

Kur te me pyesin femijet “si ishte atje” nuk do di t’i pergjigjem , por do ju them te vijne per nje jave dhe ta shohin vete.

Vendin tim te thjeshte dhe te koklavitur, drejt te cilit vij me qejf dhe largohem me deshire.

 

Thursday 14 April 2022

Në Vila 95


Diçka ndodh në Vila 95, që nuk di me se ka lidhje. Pas 45 vjetësh këndova me këngëtarin Tomi Kondakçin jë këngë që ai na pat mësuar rreth vitit 1977. Ishte kënga “Ai vit” me tekst të Xhuliana Jorganxhiut. Dy tre vjet më vonë nga ajo mbrëmje vjeshte, Tomin e arrestuan për tentativë të kalimit të kufirit (tradhëti ndaj atdheut) kur nuk ishte më shumë se 19-20 vjeçar. Nuk e pashë më deri sa dol inga burgu shumë vite më vonë. Ishte i vetmi bashkëmoshatar i arrestuar për politikë deri në atë kohë. Ndjenim jo vetëm keqardhje, por dhe një ndjenjë fajësie për arrestimin etij. Ai ishte “brenda” se dëshëronte të bëhej këngëtar në botën e lirë, ndërsa ne jo vetëm jashtë, por edhe me studime edhe pse kishim të njëjtin vështrim ndaj jetës.

Kisha hezituar t’i kërkoja Tomit të këndonte me ne pas daljes nga burgu, si dhe gjatë vizitave të mija pasi kisha emigruar. Një lloj stepje edhe për autoritetin e tij si këngëtar i muzikës së lehtë, por edhe se në kokë më qëndronte e ngulur “gozhda” e vuajtjes së tij ndërsa ne jetonim një liri relative. Këtë rradhë guxova ta ftoja dhe ai me kënaqësi erdhi në një tryezë me mua dhe shokët e mij. Kishte një zë të bukur baritoni, të ndryshëm nga ai i 45 viteve më parë.

Tomi këndonte, hiqte nga gota e tij e rakisë dhe nuk hante. Qeshte me ne dhe dëshmonte një lloj ndriçimi mendor që ta japin vetëm përvojat e plota jetësore. Ne të tjerët, bashkëmoshatarët e tij, kishim ende kundërshtitë e adoleshentit në sjellje. Eufori nga pija, stonatura dhe gërthitje. E megjithatë kënduam. Ndoshta edhe më mirë se të ashtuquajturit këngëtarë të serenatave. Kënduam nga Prestley, Cohen, Parios, Richi e Poveri, si dhe nga këngët e Korçës e deri tek Gjebrea.

Kjo ndodhi tek Vila 95 dhe nuk mbeti në Vila 95, se Vava e hodhi pjesërisht në kafenenë e madhe që quhet Facebook. Le të mbetet diku kujtimi i bashkimit pas 45 vitesh.

“Por ja tani ja tani unë kam ngelur

Pa limanin e syve të tua…”

Sunday 3 April 2022

Qentë e qytetit tim

Edhe në grup ata  janë të vetmuar,

Me frikë mëshohin edhe pse afrohen.

Nuk ju dallohen vitet

Se njëlloj sillen të hutuar,

Kalldrëmeve plot pellgje

Dhe strehëve ku nga shiu mbrohen.

Të bardhë, të ndohtur

Dhe me vështrimin e trishtë,

Si tek kënga e njohur e Kalifanos.

Tek porta e kangjellt e një bari luksoz dy presin,

Ndërsa nga brenda vijnë tingujt e pianos.

Ata duan lëmoshë jo të ëmblën muzikë

As shikimin tim mëshirues

Së shpejti do i vrasin

Ndaj ju kalon topitja

Skutave vrapojnë gjithë frikë,

Nga pas i ndjek përçmimi i rrugës.