Nuk isha i sigurt nëse ekuinoksi pranveror ishte të premte apo të shtunë, por e kisha vendosur të nisesha të shtunë për në Nju Jork. Moti ishte i mirë dhe prashikoja që në më pak se 6 orë të isha tek Molla e Madhe. Di]ka që i ktheu përmbys planet e ardhme për të udhëtuar drejt SHBA ndodhi.
Pas disa pyetjeve normale në kufi, oficeri amerikan e mbajti pashaportën time dhe më udhëzoi të parkoja makinën në fund të ndërtesës së Doganës. Më pat ndodhur dhe herë të tjera, kur zakonisht dy oficerë kontrollojnë makinën nëse ke di]ka të ndaluar, që zakonisht është banane ose mandarina. Por këtë rradhë nuk ishte më një ]ështje frutore. Oficerët më drejtuan në një zyrë brenda ndërtesës ku mu desh të prisja rreth një orë, deri sa një oficer i tretë , me një laptop në dorë erdhi dhe u ul përballë meje. Mendova se pas 10-15 minutash do përfundonte edhe biseda pyetje-përgjigje me oficerin me laptop dhe do vazhdoja me tatëpjetën që të shpie nga Vermonti në Masa]usets dhe më tej në Amerikë.
- Z. Mara ju kini lindur në Shqipëri?
- Po.
-Eshtë Shqipëria një vend islamik?
-Mmmm...është anëtare e Konferencës Islamike...po ne kemi një islamizëm të moderuar, që më mirë se kudo mishërohet në Shtetin Bektashi të Baba Mondit...
-Kush është Baba Mondi – pyeti oficeri dhe unë u nisa të shpjegoja shkurtimisht historinë e bektashinjve, dëbimin e tyre nga Stambolli, “Qerbelanë“ e Naimit deri sa oficeri i bezdisur më brëi shenjë të pushoja dhe tha:
=Kur ke qënë herën e fundit në Gaza?
- Unë në Gaza? Unë s’kam qënë asnjëherë në Gaza?
Oficeri nënqeshi djallëzisht, si për të thënë që nuk mund të gënjeja kaq trashë. Më drejtoi ekranin e laptopit ku dukej një djalë i ri, tipik arab dhe tha:
- C’lloj marëdhënie kini me këtë njeri?
Heshta një ]ast dhe u mundova të kthjelloja kujtesën, nëse arabi i ri ishte dikush që kishte qënë në të njëjtën punë me mua në Kanada, a ndonjë fqinj në një nga shtëpitë ku kisha banuar, por nuk më dukej se e kisha njohur më parë. Më shumë ngjasonte me një politikan shqiptar Alibeaj, që e kisha parrë disa herë në televizor.
- Nuk e njoh këtë njeri!- thashë prerë.
- Je i sigurt?
= Shumë i sigurt.
- Mendohu mirë. Kini të njëjtin emër dhe mbiemër... Sa herë kini qënë i martuar?
- Vetëm një herë ...dhe kam shumë kohë që jam divorcuar.
Oficeri tërhoqi laptopin drejt vetes dhe duke më parë në kokërr të syrit tha:
- Ky është Naim Al Marah ... një njeri shumë i rëndësishëm në rradhët e Hamasit.
(vijon)
No comments:
Post a Comment