Dje Trump shpalli “Ditën e Clirimit” për SHBA duke vendosur tarifa (të ashtuquajtura reciproke) për prodhime industriale dhe bujqësore për mbi 60 vende të botës. Tarifat u shpallën në Kopështin e Trëndafilave të Sktëpisë së Bardhë, mes një tirade me ”akte alternative” nga “the Donald”.
Në darkë, në disa qytete të shtetit Tenerike (sipas shumë bashkëatdhetarëve tanë), Trampisti Selim dhe shumë trapista të tjerë dolën duke kënduar:
Se sot çlirim,
Se sot çlirim,
Se sot çlirim,
Se sot çlirimi i ka ardh’
SHBA-së nga Trump i saj...
Marshimi çakërrqejf i shoqëruar me këngë, raki dhe hudhra të njoma të prodhuara në SHBA vazhdoi deri pas mesnate, sepse një pjesë e trampistëve shkuan të flinin se punojnë dy punë të ndryshme gjatë ditës.
Po nga kush u çliruan Shtetet e bashkuara të Amerikës?
Sipas Trump, gjatë 50 viteve të fundit, kapitalizmi amerikan ka qënë kapitalizmi mçë budalla dhe zemërgjërër që ka ekzistuar në botë. Të gjithë vendet kapitaliste, socialiste, feudale si dhe primitive e shfrytëzonin Amerikën dhe popullin amerikan duke i vendosur tarifa në tregëtinë që bëhej mes tyre! Të gjitha! Pa asnjë përjashtim!
Por tani, Sherifi i ri që ka ardhur në Uashington ka marrë vendim që Drejtësia të rivendoset. Nuk do jenë më administratat syleshe të Reganit, Bushëve, Klintonit, Obamas dhe Bajden, që lejuan që vendet e përparuara dhe të ptrapambetura të “plaçkisnin” Amerikën.
Pa ditur shumë nga makroekonomia dhe mikroekonomia, këtë supergënjeshtër, që të gjithë ja hidhnin Amerikës nuk ka njeri në botë ta hajë. Amerika jo vetëm që është vendi më i pasur i botës dhe që përcakton rregullat e lojës, por mban edhe 700 baza ushtarake nëpër botë, vetëm re vetëm, që gjithë të tjerët t’ja hedhin në tregëti!
Duket që një krizë e madhe ekonomike po vjen këtë vit.
Mirë Trampisti Selim se aq mend ka, por ne të tjerët ç’taksirat kemi të vuajmë!

No comments:
Post a Comment