Një shoku im konstruktor (jo një koleg) më dërgoi sot shkrimin e ark. Astrit Nixha rreth gjendjes së arkitekturës shqiptare dhe veçanërisht rreth raporteve të arkitektëve me pushtetarin Edi Rama.
E theksova që nuk e morra shkrimin nga ndonjë shok i imi, me të cilin ndajmë të njëjtin profesion dhe të njëjtim qëndrim rreth arkitekturës, edhe pse janë të paktëm 5-6 të tillë, të cilët dinë se ç’ka shkruaj në vite. E dinë sepse herë herë ju dërgoj shkrimet e mija në blog, ose ato të botuara në gazetat shqiptare.
Dhe jo sepse nuk e kanë lexuar shkrimin e Nixhës, ose nuk kanë lexuar kurrë se ç’farë shkruaj, por druhem se ndjejnë peshën e rëndë të “mëkatit’.
Mëkatin- që nuk kanë denoncuar hapur atë që ndodh në qytetet shqiptare.
Mëkatin- që kanë projektuar duke shkelur mbi ndërgjegjen e tyre profesionale.
Mëkatin- që nuk ja kanë hedhur syve kryetarit të bashkisë apo ministrit, apo kryeministrit, liçencën e projektimit sikundër bëri ark. Nixha
Jam i sigurt, se disa prej tyre ende gjejnë “detergjent” të pastrojnë ndërgjegjen duke thënë :”Nixha e bën këtë se i doli huq këtu dhe aty...” ose “ai ka liçencën e Kosovës dhe kjo nuk i vlen” ose më keq akoma “kur shkelen në kallo nxjerrin mllefin!”
Në këto rrjeshta nuk dua të rrah gjoksin “ju kam thënë prej vitesh”, as të thurr lavde për kolegun Nixha (veprat e të cilit nuk i njoh) dhe aq më pak të merrem me miqtë e mij kolegë, që zgjedhin heshtjen dhe jo mbrojtjen e dinjitetit të tyre profesional.
Dua të shkruaj disa të vërteta (për mendimin tim) rreth Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë, të vërteta këto që më sillen në kokë prej disa vitesh. Disa dolën në sipërfaqe muajin e fundit kur u morra me çmimin “Mjeshtër i Arkitekturës”.
SHASH ka shërbyer në 20 vitet e fundit si një leckë ku kanë fshirë këmbët pushtetarët dhe veçanërisht Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Këta dy “myteberë“, veçanërisht ai që ndodhet jashtë burgut, i ka përbuzur hapur arkitektët shqiptarë dhe SHASH-in impotent e ka përdorur për ndonjë shfaqje të shëmtuar si festivali “Bukë e kripë“ ( a si djallin quhej).
SHASH nuk ka bërë as minimumin, të mbrojë të drejtat e anëtarëve të saj, të ngrerë atje ku duhet dinjitetin e profesionistit- arkitekt, të detyrojë përparësinë e arkitektëve shqiptarë në konkurse, të marrë në dorë dhënien e licensave ashtu sikundër ndodh kudo në botë.
Ata që kanë kryesuar Shoqatën janë kënaqur duke ju buzëqeshur “zarbave të pushtetit” për të pasur një vend në ndonjë sofër të vogël, edhe pse kanë qënë edhe vetë të përjashtuar nga të gjitha projektet e mëdha në Tiranë dhe gjetkë,
Në vend të luftonin për të mbrojtur të rinjtë dhe të gjallët (arkitektë) ata merreshin me dhënien e titullit mjeshtër për arkitektët e shkretë të cfilitur në vite, si për tu bërë me ato veprimtari“mbulesa” të pushtetit pasi nuk harroheshin ministrat të thirreshin në to,
Një i mençur ka thënë dikur se Demokracia është Pjesëmarrje.
Ndaj dua ta shtrij kritikën tek të gjithë ne, që nuk kemi qënë në gjendje të luftojmë pët të rifituar dinjitetin profesional të nëpërkëmbur; që jemi tërhequr dhe kemi zgjedhur në krye të forumeve tona kolegët me shtyllën kurrizore më elastike; që nuk kemi dalë në tufë e të protestojmë para selisë të “Përbuzësit më të madh të arkitektëve”, që njeh Historia e Shqipërisë. Të gjithë arkitektët e njohin se cili është.
Edhe një herë mësimin e qytetarisë e morrëm nga Kosova.
Duket
që Mareshali Tito nuk ju kishte shtënë në bark, lepurin që na
pat futur ne Gjeneral Enver
Hoxha
No comments:
Post a Comment