Le të themi se çdo lloj investimi i huaj duhet përshëndetur.
Sjell punë dhe zhvillim. Një pjesë e mirë e investimit prej 350 milion eurosh
do qarkullojë në ekonominë lokale.
Sipas njoftime jo të plota në shtyp, në afërsi të Pojanit
dhe Plasës do ndërtohet një termocentral me gas natyral, që do prodhojë energji
elektrike. Pronarët e TEC-it do blejnë gas nga gazsjellësi TAP dhe do e kthejnë
në energji elektrike, të cilën do ja shesin sistemit elektrik shqiptar, shtetëror
a gjysëm shtetëror, si është për momentin.
Le të mos hyjmë në hesapet e investitorëve se dinë t’i bëjnë
mirë dhe as në “hesapet” e qeveritarëve, të cilët gjithashtu dinë t’i bëjnë
llogaritjet e përqindjeve , që hyjnë në xhepat e tyre.
Le të shohim për një moment me entusiazëm këtë investim për
qytetarët e Korçs dhe vendbanimeve rreth saj.
Ka një përpjekje, që të bën të dyshosh, se qeveritarët dhe
administratorët lokalë, po bëjnë përpjekje për ta” shitur” këtë investim sin jë
zgjidhje edhe për ngrohjen e qytetit të Korçës.
Fund e krye gënjeshtër!
Uji i ngrohtë, që do krijohet nga ftohja e impianteve të
TEC-it, as mund të llogaritet se mund të përdoret për qytetin e Korçës. Do kërkojë
investime, për tubacione, që nuk ja vlen barrra qeranë të kryhen. Asnjë
investitor privat nuk do e bëjë këtë gjë.
Qëllimi i kësaj gënjeshtre është për të kaluar sa më lehtë
para qytetarëve, një investim, që është i
dëmshëm për mjedisin.
Norvegjia, prodhuesi më i madh europian i naftës dhe i gazit,
ka ndaluar ndërtimin e TEC-eve dhe pas dy vjetësh, të gjithë energjinë elektrike
do e prodhojë me burime të rinovueshme. Në këtë drejtim po shkojnë të gjitha
vendet skandinave.
Ka shumë studime, që i konsiderojnë TEC-et me gas po aq të dëmshme
për mjedisin sa ato me naftë, bile edhe më tepër për shkak të rrjedhjeve të
paeliminueshme të gazit metan nga tubacionet.
A i duhet zonës sonë një ndotës kaq i madh i mjedisit?
Vërtet gazsjellësi I TAP-it krijon mundësi për të prodhuar
energji me kosto më të ulët, por a duhet konsideruar kjo si një leverdi e madhe
për banorët?
Ne vërtet kemi një ekonomi të varfër, që ka nevojë për
investime të huaja, por nëse këto investime do sjellin dëme në shëndetin e
banorëve në breza a duhet të gëzohemi për to?
Ekzistena e korrupsionit të madh, detyrimisht të bën dyshues
për çdo lloj investimi të madh. Për më tepër kur shoqërohet edhe me prmtime të
rreme, si kjo e ngrohjes së qytetit.
Edhe pse mund të mos jetë e nevojshme një protestë si ajo për
ndalimin e “Skënderbeut” nga Kupat e Europçs, një diskutim i gjërë me pro dhe
kundra për TEC-in e ri është i domosdoshëm.
Mos themi përfundimisht , që jemi katandisur në një turmë, që
do vetëm “panem e circesnes” (kërnace
dhe futboll- përkthim i imi) dhe nuk jemi në gjendje të mendojmë për të ardhmen
tonë.
Le “t’i vemë në fronkë“ qeveritarët dhe kur të bindemi se
nga TEC-i kemi vetëm të mira, atëhere t’i lejojmë ta ndërtojnë.
No comments:
Post a Comment