Sondazhet e djeshme kanë vetëm një të re- Libra do jetë forcë
parlamentare dhe Ben Blushi ka për të qënë edhe një dhjetvjeçar në politikë.
Arsyeja është vetëm një - Eshtë i vetmi politikan i karrierës,
që “nuhati”, se çduhet bërë për të krijuar një lëvizje të re
“anti-establishment”. Në rast se dikush tjetër, i papërzjerë më parë në politikë
do kishte krijuar një lëvizje të tillë vjeshtën e kaluar, mendoj se në
sondazhet do ishte pranë 20%, por kjo mbetet një situateë hipotetike, që nuk
ndryshon asgjë për çastin.
Blushi është një politikan me plot mëkate, të cilat edhe unë
i kam përmendur në disa shkrime të mijat në blog, mëkate që nisin me mbështetjen
totale ndaj Ramës në ngjitjen drejt kreut të PS-së, vazhdojnë me “aferat” jo të
paqme kur ka qënë ministër dhe mbyllen me mbështetjen , që i ka dhënë Peleshit
në planet ndërtimore të Korçës, pazaret dhe marëveshjet me Ridvan Boden e të
tjera më të vogla se këto.
Megjithatë (kjo lloj megjithatë-je ngjan shumë e sforcuar)
duhet respektuar, që në një kohë të shkurtër, pa fonde të konsiderueshme, pa qënë
karizmatik,arriti të bëjë atë, që nuk e kanë bërë dot Genc Polloja, Dash Shehi,
Neritan Ceka, Petro KoçI dhe plot politikanë të tjerë, që u larguan nga dy
partitë e mëdha me shpresë të ngrinin partitë e tyre, me të cilat do përfaqësoheshin
në Parlament. (Rasti i Metës nuk është i ngjashëm, pasi ai kishte një “buxhet”
shumë të madh, me të cilën mbështeste ndarjen.)
Eshtë shumë e vështirë të parashikosh nëse LIBRA do ngrihet
në sondazhe në javët, që vijnë dhe nëse rezultatet e zgjedhjeve do përputhen me
sondazhet. Gjithsesi, Blushi ka hedhur një hap të mirë dhe nuk ka pse gjatë
fushatës elektorale të humbasë pikë. Lufta elektorale mes tre partive të mëdha,
do bëjë,që ai mos preket nga sulmet e të tjerëve dhe vetë do jetë në pozicionin
komod, ku mund t’i sulmojë të tërë, për të përfituar edhe një votë më shumë.
Pozicionimi në qendër i jep edhe mundësinë të mbledhë vota të pakënaqurish.
A do jetë në gjendje të entusiazmojë elektoratin në moshë të
re dhe të thithë prej abstenuesve?
Këtë gjë e ve në dyshim, sepse jo vetëm nuk ngjall shpresë
me retorikën e tij (dhe me fytyrën prej kalorësi të vrerosur), por ka bërë pak
në këto 7-8 muaj të evidentojë figura të reja.
Në rast se nuk ka ndryshime në sondazhet e ditëve, që vijnë,
atëhere votat për partitë e vogla janë vota të humbura, se ato nuk e kalojnë
dot pragun elektoral.
I vetmi mbetet Blushi, që nëse I afrohet 10 përqindshit,
mund të jetë “risi” në jetën politike shqiptare. (Kuptohet, nëse nuk do hyjë në
marëveshje qeverisëse me asnjë parti.)
Politikanët tanë nuk kanë durim.
Vjen nga mungesa e përvojës, nga etja për sukses të menjëhershëm,
nga frika e stigmatizimit si humbës, apo nga dëshira për “të ngrënë lëmin” sa më
parë, a ndoshta nga të gjitha sëbashku, kjo kërkon një studim
psikologjoki-social të thellë.
Blushit do i uroja të ishte i duruar, se vetëm Kohën ka
aleat tani për tani. (Po përsëris për sqarim
diçka që kam shkruar edhe më parë, jo Kohën e Nikollë Lesit.)
Gjithsesi nëse do votoja vetë, për të mos e shpënë dëm
votën, do luhatesha të shkruaja në fletën e votimit “Poshtë Hajdutët!” apo të
votoja Libra-n e Ben Blushit.






Ajo botë, të cilën e lashë pas, i detyruar, dhe që i kthehem
shpesh e më shpesh ishte e vogël. Ishte e vogël, se duke qënë një qytet me dendësi
të lartë, por dhe jo i madh, gjithshka zhvillohej brenda një trekëndëshi me
brinjë më të vogla se një kilometër. Aty ishte shkolla, puna, stadiumi, teatri,
biblioteka, shëtitorja, klubet, vajzat, Komiteti i Partisë, kinemaja, banka e
vetme, Dega e Punëve të Brendëshme, gjykata, Radio Korça. Vetëm varreza ishte më
larg se një kilometër. I gjithë vendi ishte i izoluar, por herë herë shikonim
edhe njerëz, të cilët vinin nga një botë tjetër, kryesisht të moshuar, veshur
me ngjyra të çelura dhe pak të dala mode. Ishin korçarët, që kishin emigruar
para Luftës së Dytë dhe që shpesh me përçmim i quanim “qyngjër Bostoni”.






Mediat janë përqëndruar sot në arrestimi i bujshëm në Tiranë
i Kastriot Myftarajt dhe nuk kanë arritur ta lidhin me dy ngjarje të tjera, që
kanë ndodhur në të njëjtën orë në Shkup dhe Uashington. Bëhet fjalë për arrestimin
e gazetares Velinovska dhe shkarkimin e menjëhershëm të Drejtorit të FBI, Xhim
Komi.



Debati i fundit mes Kadaresë dhe Lubonjës më duket më shpresëbjerrës
për Shqipërinë se sa kriza politike e fundit dhe gati e pambarimtë. Ne jemi mësuar
me “kokëngrëniet” e politikanëve tash dhe 120 vjet, pa u formuar ende shteti
shqiptar. Të pranishme kanë qënë edhe grindjet e të mëdhenjve të letrave, por
jo aq të egra dhe absurde sa në këto 25 vitet e fundit.