* * *
Por Ai i uli flatrat sërish
Dhe më shihte ngultas si të isha një libër i hapur
Që ai e lexonte gërëmë më gërmë
Madje edhe gjithshka që mes rrjeshtash ish’
C’ka kishte të rreme lehtas për të kapur.
Gjithshka që ishte krejtësisht e cekët
Tejet e largët nga e Vërteta Absolute,
Apo një amalgamë xehesh librave nxjerrë
Zakonisht fundin duke përpirë me ngutje
Që nuk është më shumë se një Dituri e mjerë.
Atë po bënte me atë vështrim qortues
Ndërsa gati padukshëm kokën tundte
Nuk ishte më filozofi i errët zhbirues
Por gjyqtari i ashpër i veshur me të zezën togë
Që po jepte më të rëndin dënim që mundte.
“ Nuk dua nga Lartësia jote të kërkoj mëshirë
Padija në vetvete nuk mund të jetë krim.
C’ka më ka rënë në dorë kam lëçitur me dëshirë
Ditëve të fëmijërisë pasi kisha lënë topin
Dhe netëve të adoleshencës deri në agim.
Nëse mendjes të njomë të një djaloshi
Gjatë shekujsh leximesh i mbeti një mishelë
Nuk qe se s’dinte të përzgjidhte më të mirat
A të shijonte mollët prej pemës së dijes vjelë
Por se në të papluguarën mendje të tij binin shirat
Të rrëmbyeshëm shira të dijeve të rreme,
Që rrëmbenin me vrull çdo farëzë të pambirë
Të rremë profetë portat e qiejve të gënjeshtërt hapnin
Dhe rob i Hiçit mbetej, nuk ishte më i lirë.
Nuk ndjente më asgjë thuajse se s’kishte shqisa
Veç valëve që këmbët i përkëdhelnin
Dhe erën që përkundte të gjelbërtit lisa,
Por se çishte mendimi dhe kush e pat krijuar
Përse njerëzit duheshin, por vrisnin duke luftuar
Përse për tu nderuar duhet të vrisnin Atin,
Si ishte e mundur që të përshkueshëm kanë shtatin
Ndërsa ndjehen më të fuqishmit e Pafundësisë
Këto e mjëra pyetje të të tjera mbetën pa gjegje
Nga të Shkencës libra dhe të Filozofisë.”
* * *
No comments:
Post a Comment